Nė fokus

 

 

KRIZA INSTITUCIONALE

NĖ HISTORIOGRAFINĖ SHQIPTARE

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

_____________________________________________________________________________________

 

“Pėr interesa tė veta edhe djalli mund ta citojė Biblėn”( Shekspiri )

 

Fillet e dijes sė historiografisė shqiptare lidhen me zhvillimet e fazės sė dytė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare tė periudhės sė pėrpjekjeve pėr autonominė e Shqipėrisė nė kufijtė etnik shqiptar tė qartėsuar mirė me kalimin nė islam tė shumicės albanofone, pėrfundi­misht deri nga fundi i shekullit tė XVII’tė. Nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe gjatė zhvillimeve historike qė sollėn nė Kuvendin gjithėkom­bėtar tė Vlorės nė Nėntorin e vitit 1912, historiografia shqiptare, e rritur nė rrethana tė robėrisė shekullore osmane, ishte pjesė e pėrpje­kjeve shqiptare pėr tė dėshmuar identitetin kombėtar shqiptar historik tė shqipfolėsve pa marrė parasysh ndarjet krahinore e fetare, nė shėrbim tė pėrpjekjeve pėr ruajtjen e tėrėsisė sė trevės etnike dhe historike tė Shqipėrisė, dhe pėr pavarėsinė e saj.

Nė periudhėn e Principatės sė Shqipėrisė londineze 1913­-­1914, dhe veēanėrisht nė periudhėn e pavarėsisė midis Dy Luftėrave Botėrore, historiografia shqiptare nga tashti nėn ēatinė institu­cionale shtetėrore, vazhdoi tė ishte nė shėrbim tė pėrpjekjeve shqiptare pėr tė dėshmuar dhunėn osmane e ballkanike si edhe padrejtėsitė e fuqive evropiane: tė Francės, Anglisė, Gjermanisė, Austro-Hungarisė dhe tė Italisė ndaj kom­bit shqiptar, qė nga fundi i shekullit XVIII, nė dobi tė interesave gllabėruese tė Malit tė Zi, e nė vijim, tė Serbisė, tė Greqisė dhe tė Bullgarisė. Kėtė rol e luajti dija historiografike shqiptare edhe nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore, me qėllim tė arsyeton­te kėrkesat kombėtare shqiptare jetike pėr ribashkimin e kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė sė copėtuar me dhunė ndėrkombė­tare, si dje edhe sot!?! 

“Problemet dhe sfidat nė historiografinė shqiptare”  ishte referati im qė i priu “Seancės sė historisė” nė Simpoziumin shkencor: ”50 vjet studime albanologjike”, tė mbajtur nė Prishtinė, mė 18 dhe 19 dhjetor 2003, ku ishte pasqyruar rrita e shkollės historiografike shqiptare moderne nė gjirin e “Studi­me­ve Albanistike” shqiptare nga viti 1946 pėrballė koncepcioneve bolshevike leniniste ruse nė Tiranė dhe nga viti 1953 pėrballė koncepcioneve historiogra­fike jugosllave unitare nė Prishtinė[1].

Rezultatet, nė kėto pėrpjekje nuk munguan, kėshtu qė nga fillimi i viteve tė ‘60-ta, Tirana, falė kujdesit institucional shtetėror, do tė ngritėt nė qendėr botėrore pėr dijet Albanolo­gjike nė pėrgjithėsi, me ndikim tė madh nė rritėn e “Shkollės historiografike shqiptare tė Prishtinės”, si qendėr kompetente pėr studimet albanistike e historiografike shqiptare nė Jugos­llavi.

Pėr hir tė realitetit historik duhet tė saktėsojmė  kėtu se rritės sė “Shkollės historiografike shqiptare institucionale tė Prishti­nės” dhe lidhjes sė saj, pėr bashkėpunim, me “Shkollėn histo­­rio­grafike institucio­nale tė Tiranės”, i hapėn rrugė “Udhėzimet direktive” tė Eduard Kardelit, aso kohe kryetar i Kuvendit Federativ, dhėnė, sy mė sy, udhėheqjes partiake e shtetėrore, tė Kosovės, mė 21 mars 1967 nė prani tė dy pėrfaqėsuesve tė Serbisė dhe tė njė pėrfaqėsuesi federativ[2].

 Nė kėtė takim Kardel udhėzoi tė hiqej “tabuja” politike e cila nuk lejonte tė flitej pėr gjetjen e rrugėve pėr ngritjen e statusit shtetėror tė Kosovės  qė mund tė shpinte nė statusin “repub­likė”federative jugosllave. Eduard Kardel, mė tutje, i hapi rrugė edhe kėrkesave poli­ti­ke institucionale pėr afirmimin e plotė kombėtar tė shqiptarėve nė Jugosllavi, duke i udhėzuar edhe pėr nevojėn e zėvendėsimit tė koncepteve “pakicė shqiptare” dhe “Kombėsi shqiptare” me konceptet “popull shqiptar” dhe “komb shqiptar” nė Jugosllavi me tė drejta pėr legalizimin e “Simbolit kombėtar shqiptar” dhe pėr barazi tė plotė me popujt (kombet) jugosllave[3].

Kėtu duhet tė saktėsojmė faktin shfryma e Takimit tė Kardelit me udhėheqėsin e Kosovės ishte trasuar nga Josip Broz Tito nė takimin me udhėheqės federativė e tė Serbisė, mė 20 mars 1967[4].Tė ndalemi vetėm nė kėrkesėn shqiptare pėr ngritjen e statusit tė “autonomisė” sė Kosovės nė statusin “republikė”. Tito Tha: ”Po flitet pėr tendencat qė kjo Krahinė njė ditė tė bėhet republikė. Nė cilėn fjalė janė kėto tendenca, a ka kėrkesa tė caktuara?” Nė kėtė pyetje do tė pėrgjigjet Dobrivoje Radosavljeviq i cili: “tha nė fillim se ka mendime se Kosova do tė duhej tė bėhej republikė, se kėso diskutimesh ka pasur nė Krahinė”[5].

Mbi kėto shtylla tė mendimit politik institucional jugos­llav, vazhdonte “Lufta kundėr devijimeve nė radhėt e Sigurimit shtetėror”, tė filluar nė Plenumin e IV-tė tė KQ tė LKJ-s, nė Brione, mė 1 Korrik 1966, e qė i hapi udhė bashkė­pu­nimit tė persona­li­teteve politike e qeveritare shqiptare me historianėt e punėsuar nė Institucionet historiografike e tė arsimit tė lartė[6].

 Sot e mot, akėcili gjurmues objektiv i historisė ka mundėsi tė argumentojė faktet se sė paku nga “Plenumi i Brioneve”, nuk ka kthesė politike pėr shqiptarėt e Kosovės dhe tė vendeve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi ku nuk mund tė shihet njė “kėshillim” i personaliteteve politike e shtetėrore shqiptare tė Kosovės, veēanė­risht tė atyre qė ishin bartės tė drejtimit politik e ushtarak tė LANĒ-sė nė Kosovė. Ata, sė paku nga takimi me Kardelin, mė 21 Mars 1967, e deri mė 26 mars tė vitit 1981, herė mė hapur e herė “nėn plaf”, prej historianėve kėrkonin tė siguronin fakte, dhe mbėshtetje shkencore pėr tė arsyetuar kėrkesat politike pėr domosdonė e avan­cimit tė statusit shtetėror tė Kosovės nga “autonomia” nė “republikė”, si njėsi federale e Jugos­lla­visė me tė drejtė nė vetėvendosje tė legjitimuar me “Rezolutėn e Komitetit Nacionalēlirimtar pėr Kosovė dhe Dukagjin”, e futur nė historiografi me emrin: ”Rezolura e Bujanit” e 2 Janarit 1944.

Kėto kėrkesa edhe si udhėzime politike konspi­rative, buronin nga disidentizmi patriotik i instituciona­listėve shqiptarė, tė cilėt sa vinte dhe i hapnin rrugėt pėr ngritjen profesionale tė kuadrit shkencorė nė universitete tė ndryshme jugosllave e evropiane si dhe forcimit tė bazės ekonomike tė institucioneve albanistike e historiografike, pėr gjurmi­min dhe inter­pre­­timin shkencor tė fakteve. Kjo mėnyrė e pėrqasjes institucion­ale ndaj dijes historio­grafike e albanistike nė pėrgjithėsi vazhdoi deri me puēin shtetėror tė Serbisė nė Kuvendin e Kosovės mė 1989.

Pėrafėrsisht nga kjo kohė u shėnua filli i shthu­rjes sė dhimbshme i pushtetit nė Tiranė qė do tė sjellė nė defaktorizi­min mbi dhjetėvjeēar, pėr marre, tė shtetit “Shqipėri”. Nė kėtė katrahurė pėsoi veēanėrisht baza ekonomike e dijes albanis­tike, e mbi tė gjitha  me pasoja tė mėdha pėr dijen historiogra­fike. Nė vitet e tranzicionit anarkik “demokratik” tė Shqipėrisė u avullua pėrgjegjėsia e vlerėsimit shkencor tė ngjarjeve dhe tė personaliteteve, qė jo pa vėshtirėsi, me disi­dentizėm patriotik kishte lėshuar shtat nė kuadėr tė historiografisė institucionale gjithėshqiptare nė periu­dhėn e  monizmit komunist.

Pėrzierja e pushtetit  tė “demokracisė pluraliste”,  qoftė ajo e “majtė” apo e “djathtė” (qė nuk ėshtė as “majtė” as e “djathtė”), nė vlerėsimin, pėr interesa poli­tike tė ngjarjeve tragjike pėr kombin dhe dekorimi i per­sonaliteteve kontraverz, tė pa ndonjė rėndėsie gjithė­kom­bėtare nė kohėn dhe rrethanat nė tė cilat ata u futėn nė histori, edhe me ecjen e gaforres, ėshtė me pasoja tė mėdha pėr ndriēimin shkencor tė historisė nė funksion tė kėrkesės jetike qė ajo tė ishte mėsuese e jetės! Jo profesionalizmi historiografik qartė anarkik jashtė instituci­onal qė vazhdon gjithandej nė shtetin e Shqipėrisė, e pėrbalti dhe e zvogėloi rėndėsinė e Qen­drės kombėtare tė dijes Albanistike tė Tiranės nė pėrgjithėsi dhe tė asaj historiografike nė veēanti, qė pėr disa dekada e nderuan kombin shqiptar.

Nė Kosovė gjatė viteve nėn “aparthedin” serbo-jugosllav tė viteve tė ’90-ta baza ekonomike instituti­onale e dijes historiografike shqiptare ra nėn zero, por dinjiteti i “Shkollės historiografike tė Pri­shtinės”  do tė ruhet, pėr faktin se me historiografi vazhduan tė merren kryesisht profesionistėt dhe pub­lik­cistėt me pėrcaktim kombėtar tė dėshmuar. Asnjė vepėr histo­rio­grafike e kėsaj periudhe nuk do tė botohet pa vlerėsim dhe redaktim profesional nė shėrbim tė pėrpjekjeve politike e luftarake pėr ēlirimin dhe ribash­kimin e kombit shqiptar. Tė themi edhe mė qartė: Nderin dhe renomenė e “Shkollės histo­rio­­grafike shqiptare tė Prishtinės” e mbrojti me dinjitet kryesisht Instituti Albanologjik i Prishtinės i mbėshtetur nga bamirės kombėtar gjithandej nė trojet shqiptare nėn robėrinė jugosllave. 

Kėtu e kėrkon logjika tė saktėsojmė  edhe faktin se “Sindromi historiografik” i Shqipėrisė sė viteve tė tranzicionit “demokratik” nisi ta pėrfshinte pjesėn e kombit shqiptar jashtė Shqipėrisė Londineze pas Fitoreve tė UĒK-sė nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore dhe nė Iliridė, e pikėrisht me vendosjen e “protek­totarit” administrativ eksperimental e policor tė KS tė OKB-sė nė Kosovė, i mbiquajtur “UNMIK”. Ky meka­nizėm poli­tik e administrativ ndėrkombėtar qė nga ditėt e para nuk lejoi pėrmirėsimin e bazės ekonomike tė Tempu­llit tė dijes Albanologjike tė Prishtinės, pėrka­tėsisht tė Institutit Albanolo­gjik, e madje planifikoi edhe ndėrrimin e destinimit shkencor historik, pėr ta kthyer nė “Institut pėr kulturėn multi­etnike tė Kosovės” nė njė vend ku mbi 90 % janė shqiptarė etnik iliro-pellazg!?!

Vėrtetė, nuk do tė vonon dhe me animinimin e disa his­torianėve partiak tė tė “moderuarve”, mafioziteti proserb brenda UNMIK-ut arriti qė Luftėn Ēlirimtare tė UĒK-sė ta kualifikojė si “konflikt” tė shqi­p­tarėve tė Kosovės me pushtetin nė Beograd[7], kur­se historianėt e dėsh­muar me vepra historio­grafike kundėr robėrisė serbo-jugosllave, tė anashkalohen gjatė allishveri­sheve Ahtisaariane pėr statusin shtetė­ror tė Kosovės,  madje tė nxirren nga sheshi i fushės sė pėrpjekjeve pėr lirinė e dinjitetshme tė Kosovės dhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, duke mos u lejuar qasje nė media vizuale[8]. Rezultoi, madje qė edhe “Ura e  Jashar pashė Gjinollit“ dhe kalaja e Vushtrrisė tė quhen “monumente serbe” tė njė “Vojnoviqi” inekzistent, “Hero i imagjinuar i “Betejės sė Kosovės”, e cila fare nuk ka ekzistuar si e tillė, si konfrontim ushtarak serbo-turk, as ballkaniko-osman.  

Sė kėndejmi, rrjedhimisht, edhe fakti se historia­nėt dhe albanologėt me njė thesar bibliografik qė i bėnė nder dijes historiografike shqiptare, tė mos pėr­fshihen as nė “Fjalorin Encik­lopedik Shqiptar” tė “Akademisė sė Shkencave” tė Tiranės, kurse shken­cėn historiografinė shqiptare tė Koso­vės, para botės, ta pėrfaqėsojnė “historianėt” institucional, pose­du­es tė njė “doktorate” a tė ndonjė libri historiogrfik me vlera shkencore provin­ciale!?!

Tė zė ngoje, kėtu, vetėm emrin e historianit uēėkėist, Hakif Bajrami, vepra e tė cilit, si pėr nga vėllimi, e veēanėrisht  pėr nga rėndėsia dokumentare, nuk gaboj nėse them se mund tė peshojė sė paku sa trashėgimia historiografike e studiuesve tė “Institu­tit tė Historisė sė Koso­vės”, cilėt u pėrfaqėsuan nė FESH e sigurt, mė shu­mė se vėllimi dhe vlera shkencore e trashėgimisė histori­o­grafike e tė gjithė profesorėve aktual, tė “Depar­ta­­mentit tė Historisė sė Universitetit tė Prishti­nės”, tė cilėt pėrfaqėsohen nė “FESH” tė Tiranės”[9].

Pėrkrah Prof. Dr. H.  Bajramit, ka edhe historian tė tjerė qė me njė veprimtari historio­gra­fike ballė pėr ballė e dhėmb pėr dhėmbi me histo­rio­grafinė dhe pu­sh­tuesin serb e jugosllav lanė nė trashė­gimin histo­rio­grafike vepra, studime, e shkrime qė i kanė hapur udhė rishikimit shkencor tė historisė shqiptare: perio­dizimit tė “Rili­ndjes kom­bė­tare Shqiptare” e tė “Lėviz­jes Kombėtare Shqip­tare”, por meqė nė asnjė kohė nuk pranuan ta pėrlloēnin dinjiteti intelektual tė historianit, “Redaktorėt” e “Fja­lo­rit Enciklopedik Shqiptar” nuk denjuan t’ua “falnin” bile njė “Zė tė vogėl”[10].

Tė pėrmbylli fare shkurtimisht: Krizė aktuale ins­ti­tucio­nale nė historiografinė shqiptare, ėshtė: Baza ekonomike e pa dinjitetshme e institucioneve shken­core nė mbarė hapėsirėn shqiptare. Tė nisemi nga institucioni ku sot gjendemi - IAP: Njė kėshilltar shken­cor, titull ky ekuivalent me titullin mė tė lartė univers­itar, brenda njė viti kalendarik shteti,  eventu­a­lisht, a mund t’i ofroj 300 euro pėr punė kėrkimore jashtė vendit, kurse asistentėt, shpresė pėr vazhdimė­sinė e veprim­tarisė sė  Institu­tit, nuk e gėzojnė as kėtė “mini doping” si mbėshtetje minimale pėr studiuesin e rinj!?!;

 Krizė aktuale institucionale nė historiografi nė mbarė hapėsirėn shqiptare, ėshtė: fabri­kimi i ekspres  magjistrave e tė dokto­rėve tė shkencave historike  nga radhėt e individėve qė u pėrkasin partive politike e qarqeve qeveritare, e tė cilėt nuk kanė kurrfarė pėrvoje nė punėt kėrkimore nė arkiva e nė biblioteka nė vend dhe nė botė. Nė opinion madje flitet edhe pėr tituj shkencor tė blerė me para, si nė Prishtinė, Tiranė e Tetovė, dhe atė si nė universitetet shtetėrore ashtu edhe nė ato hiē “universitete” e “kolegje” tė mafiozitetit ekonomik privat mė pasoja tė mėdha pėr dijen histo­riografike dhe shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi!?!;

Krizė aktuale institucionale nė historiografinė shqiptare, ėshtė: mungesa deri nė absurd, vite me radhė, e histori­anėve nė “Akademinė e Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės” si edhe pozita gati nė falimentim institucion­nal e “Akademisė sė Shkencave tė Shqipė­risė”!?!; 

Pėr krizėn aktuale institucionale nė historiogra­finė shqip­ta­re, flet edhe mungesa e vlerėsimit dhe e kritikės shkencore institucionale tė mirėfilltė ndaj prodhimit historiografik plagjiat tė letrarėve, tė histo­rianėve tė letėrsisė, tė folkloristėve, tė publicistėve, tė juristėve, tė diploma­tėve, e tė gjithfarė “shnaj­deri” pseudo “historianė” pareli. Pėrjashtimet mund tė njehen nė gishtėrinj tė njėrės dorė!?!;

Pėr krizėn institucionale nė historiogra­finė shqip­ta­re aktuale, flet, fuqimisht, edhe njė det pasaktėsish qė ngėrthen “FESH-i” i “Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė”, veēanė­risht nė zėrat qė flasin pėr personalitetet, pėr ngjarjet dhe pėr vendet jashtė Shqipėrisė Londineze, duke filluar nga zėri pėr  komploton Bajazid I- Vuk Brankoviq, e futur nė historiografi si “Betejėn e Kosovės e vitit 1389”!?! Kjo erdhi si pasojė se “Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė”, historianėt e “Shkollės historiog­rafike tė Prishtinės “ i lidhėn vetėm si  argat (ēirakė), e jo edhe si “ustahė”, pa marrė parasysh faktin se kėta, historinė e treva­ve qė ndėrgjegjja shqiptare midis viteve 1913-1999,i quante “Kosovė”, e njohim mė mirė, shumė mė mirė se historianėt e “Shkollės sė Tiranės”!!!;

Pėr krizėn aktuale institucionale nė historiogra­finė tonė, dėshmon edhe injorimi institucional i arritjeve tė mirėfillta shkencore tė historianėve shqiptarė e duartrokitjet e qarqeve publicistike mediokre pėr “vle­rat” historiografike tė diskutue­sh­me tė publicistėve e tė zyrtarėve afarist unmikianė e eulexianė evropianė e botėror !?!; 

Pėr krizėn institucionale aktuale nė historio­gra­finė shqip­ta­re me pasoja pėr unitetin kombėtar shqip­tar flet edhe fryma antiislame e shkrimeve me preten­dime historiografike fantazi folkloristike filokristiane katolike, e saha­n­lė­pirėsve shqiptarė  tė vetėquajtur “perėndimorė”!?!;

Pėr krizėn institucionale aktuale nė historio­gra­finė shqip­tare tregon edhe mospėrfshirja e historianė­ve kom­pe­tent nga Kosova dhe mbarė trojet shqiptare pėr realizimin e projektit institucional “Historia e Ko­so­­vės”, tė themi, “fondament” pėr historinė e kombit shtetėror ahtisaarian multietnik “kosovar” nga parahistoria deri sot!?!?;

Pėr krizėn institucionale aktuale nė historiogra­finė shqiptare me pasoja pėr tė ardhmen e dijes his­to­riografike flasin edhe vlerat e diskutueshme tė shkri­meve fejtonistike nė gazetat e sotme shqipe, kompi­li­me kėto ku nuk adresohet burimi i “fakteve”, as ndihet pėrgjegjėsia morale, politike e materiale pėr autorin dhe pėr botuesin pėr vjedhjen dhe shtrembė­rimin e fakteve!?!;

Pėr krizėn institucionale aktuale nė historiogra­finė shqip­tare me pasoja pėr tė ardhmen e dijes historiografike ėshtė dėshmi edhe prodhimi “historio­gra­fik” i tė ashtu­quajturės “E Djathta shqiptare” dhe i tė ashtuquajturės “Albshkenca” jashtėinstitucionale si edhe shumė shkrime “historiografike” tė shpalosura nė webfaqet e internetit, pa asnjė pėrgjegjėsi morale e njerėzore tė shumė “autorėve”. Tė kėsaj kategorie  pėr pasojat nė historiografi janė edhe librat biografik tė indivi­dėve tė shkruara nga “historishkrues” joprofe­sionistė!?!;

Krizė institucionale shtetėrore aktuale nė histori­o­grafinė shqiptare me pasoja tė mėdha pėr shėndetin e kombit ėshtė politizimi i historisė pėr interesat partiake e pushtetar tė individėve dhe tė tarafeve politike, qė nisur nga mėnyra e shtruarjes shkon nė dobi tė interesave historike kundėr shqiptare tė kombeve nė fqinjėsi natyrore e nė bashkėjetesė tė dhunshme tė shqiptarėve me ta, si rasti “Nait Hasani” nė Prishtinė, “Tivari” nė Tiranė, “Dosjet” nė Shkup etj.!?!;

Dhe, kulmin e krizės aktuale institucionale shte­tė­rore nė historiografinė shqiptare me pasoja tė mė­dha pėr vlerėsimin  real tė epokave, tė ngjarjeve histo­rike dhe tė personaliteteve, me dėme tė rėnda edhe pėr dinjitetin e kombit shqiptar, paraqet dekorimi institucional nė Tiranė e Prishtinė i dy personave me rėndėsi e role tė kundėrta nė tė njėjtėn kohė, ngjarje apo Luftė, siē ndodhi me dekorimin presidencial me dekoratat mė tė larta tė kombit, kushtimisht ta zėmė ngoje, tė personaliteteve tė lagjes sė njė Hasan Prishtine e tė personave tė lagjes sė njė Marka Gjoni, apo tė njė Adem Jashari e tė njė Tahir Zeme!?!?

Krejt nė fund: Njė anekdotė pėr miqtė: “Njani, njė natė me errėsirė tė dendur, dėgjoi njė rrapėllimė nė oborr. E mori push­kėn dhe doli nė derė. Shtiu pėrpjetė “bam!” Hajni bėrtiti: “O mė vrave bre...!”, kurse ky qė shtiu ia ktheu: “Valla veē nė kofshe ka nė dardhė...!?!” E ardhmja e historiografisė shqip­tare ėshtė vėnė nė udhėkryqe tė rrezikshme me fajin e hiē shteteve tona tė sotme, me fajin tonė tė pėrgjithshėm!

Prishtinė, 27 Tetor 2010

 

....

 



[1] Shih gjerėsisht, 50 vjet studime albanologjike, Prishtinė 2004, 516-523.

[2] Nė kėtė takim historik pėr tė ardhmen  institucionale tė Kosovės,  ishin: Veli Deva (Kryetar i Komitetit Krahinor  tė Lidhjes sė Komunistėve tė Serbisė pėr Kosovė e Metohi); Stanoje Aksiq (Kryetar i Kuvendit tė Kosovės dhe Metohisė); Xhavit Nimani (Nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės dhe Metohisė); Ali Shukriu (Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Kosovė e Metohisė); Bllazho Radonjiq  dhe Fdil Hoxhu ( Anėtarė tė Kėshillit Ekzekutin tė Kosovė e Metohisė) si dhe:  Mijallko  Todoroviq ( Sekretar i Kėshillit Ekzekutiv tė LKJ); Dobrivoje Radosavljeviq (Kryetar i KQ tė LK tė Serbisė) dhe Dushan Petroviq (Kryetar i Kuvendit tė Serbisė).

[3] Dokumentin “ZabeleŚka”  o razgoru Predsednika Savezne skupštine E. Kardelja sa delegacijom Autonomne Pokrajine Kosova I Metohije, 21. III.1967.god.” e shkruar nė 37 faqe makine nė gjuhėn serbe me grafi latine, ma besoi Ali Shukriu mė 4 qershor 1968, nė njė zyrė nė Kuvendin  e Serbisė. Kėso kohe qėndroja pėr punė kėrkimore disa mujore nė Beograd dhe ishte takimi im i dytė me A. Shukriun dhe Alush Gashin. Dita kur ma “besoi:  dokumentin pėr lexim, ishte dita e tretė pėrkatėsisht e katėrtė e “Demonstratave Studentore tė Beogradit” tė cilat i pėrcillja nga afėr.  A. Shukriu, ishte nė dijeni se “Njė grup i intelektualėve nė Prishtinė po mendonin pėr organizimin e Demonstratave studentore edhe nė Prishtinė, ku do tė kėrkohej avancimi i pozitės kombėtare tė shqiptarėve dhe i statusit shtetėror tė Kosovės nga ‘Autonomi’ nėn Serbinė, nė statusin ‘republikė’  njėsi federale e Jugosllavisė”. Kjo qė tha Shukriu ishte e vėrtetė. Njėri ndėr ata “intelektual” isha  edhe unė (edhe sot i ruaj shumė komunikata tė “Kėshillit drejtues tė demonstratave”, kurse  shkrimet e mia tė lexuara  nga aktorėt me megafon, pėrmenden nė Aktakuzė dhe ruhen nė dosje “P. 405/81 Arkiva e Gjyqit Komunal tė Prishtinės) , bėja njė hallkė  tė parė midis ”Grupit tė intelektualėve nė Prishtinė” tė drejtuar nga Ismail Dumoshi dhe Tahir Abdyli, e tė dhe frymės fillestare revolucionare marksiste- leniniste tė Demonstratave tė Beogradit.

A. Shukriu e kishte nxjerrė mbi tavolinė dokumentin “ZabeleŚka” tė 21 marsi 1967. E hapi nė faqet ku ishte pėrmbledhur diskutimi i tij. dhe pasi tha “Lexoje!” doli nga zyra pėr njė orė tė plotė. Unė, megjithatė, leximin e fillova nga faqja e parė, duke marrė edhe shėnime tė shkurtra. Kėtu po citoj tekstualisht vetėm fragmentin e shėnuar nga pėrmbledhja e diskutimit tė A. Shukrut e qė korrespondonte me atė qė ma tha gojarisht: “...On je naglasio da u razmatranju čitavog ovog pitanja treba pre svega poći od toga šta u okfiru našeg sistema samoupravljnja radni čovek na Kosmetu treba  da obezbedi, tj. da se stvari gledaju odozdo na gore, a ne odozgo na dole, što je u izvesnoj meri dolazilo do izražaja u nekim dosadašnjim diskusijama na Kosmetu, naročito medju intelegen­cijom, gde su takodje pokrenuta razna pitanja o proširenju prava autonomije, o njenom direktnom povezi­vanju sa federacijom, kao i o njenom eventualnom pretva­ranju u republiku...” Kjo nė shqipėrim tė lirė do tė thotė: “...Ai theksoi se gjatė trajtimit tė krejt kėsaj ēėshtje duhet parasegjithash tė nisemi nga kėrkesa qė nė zuaza tė sistemit tonė vetėqeverisės njeriu punues nė Kosmet duhet tė siguroj, dmth. qė gjėrat tė shikohen nga poshtė- lartė e jo nga lartė-poshtė, qė nė njė masė u vu nė pah  nė disa diskutime tė deritashme nė Kosmet, posaēėrisht midis intelegjencisė, ku gjithashtu u hapėn shumė ēėshtje pėr zgjerimin e tė drejtave tė autonomisė, pėr lidhjen e saj drejtpėrdrejt me federatėn, si edhe pėr shndėrrimin e saj eventuale nė republikė...”(Kėtė dokument nė pėrkthim tė Vehap Shitės e botoi, i pari Prof. Dr. Hakif Bajrami nė: Kosova prej Bujanit nė Kaēanik, Prishtinė, 1997, 327-348.                                                                   

 

[4] Nė kėtė takim ishin tė pranishėm dhe diskutuan pėr kompleksitetin e kėrkesave politike legale nė Kosovė, nė prak tė Vizitės sė Titos nė Kosovė, ishin: Eduard Kardel,Mijallko Todoroviq, Koēa  Popoviq, Dobrivoje Radosavljeviq, Petar Stamboliq, Dragi Stamnkoviq dhe Vlado Popoviq ( Shih Gjerėsisht, Dr. Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit nė Kaēanik, Prishtinė, 1997, 317-326.

[5] Gjerėsisht, Dr. Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit nė Kaēanik, Prishtinė, 1997, 318.

[6] Kėtu tė mė lejohet tė ofroj pak tė dhėna me interes pėr historinė e kontakteve tė personaliteteve politike tė Kosovės me historianė edhe pėrmes pėrvojės sime: Nga tetori i vitit 1967 u punėsova Arkivist pėr hulumtime e publikime  tė lėndės  arkivore dhe fillimisht u ngarkova  me dy projekte kėrkimore: Hulumtimi i lendes burimore pėr Ekspozitat: ” 60-Vjetori i Kongresit tė Manastirit” (Pėr Nėntorin e vitit 1968) dhe  “50-Vjetori i Partisė Komuniste tė Jugosllavisė” (pėr Prillin e vitit 1969). Kėrkesat  pėr e hulumtimin e lėndės burimore e memoriale pėr  PKJ-n qė duhej tė pasqyronte historinė e PKJ (LKJ)-sė nė Kosovė deri nė vitin 1969, m’i hapėn dyert pėr kontakte e njohje me komunistėt kosovarė, midis tė cilėve” Alush Gahin, Mexhid Sylen, Ali Shukriun, Fadil Hoxhėn,  Hivzi Sylejmanin, Sinan Hasanin, Reshat Isenė e tė tjerė. Radhitjen e bėra sipas kontakteve fillestare, kurse “Takimin” e fundit tė kėsaj natyre nė “katėr sy” e pata me Fadil Hoxhėn, mė 4 prill 1981, nė “Hotelin e Deputetėve” nė Gėrmi. Kėtu “rashė nė provim” me pasoja pėr jetėn dhe veprimtarinė time. Nė pyetjen tim se “Pse na shave mbrėmė (nė TVP)  aq rėndė kur dihet se Ju vet i keni  propaganduar kėrkesat qė i theksuan demonstruesit e ’68-tes si edhe kėto tė djeshmet...?!” Fadil Hoxha ma ktheu me bindje prej komunisti idealist i “Linjės sė Titos”: “Mė shkonin 50.000 veta, kurse Kosovėn do ta nxjerrė nga Serbia pa asnjė gjak...!”?! Unė, pa menduar se mund tė jemi duke u pėrgjuar, “volla”: “Bac, a mund ta nxjerrim Kosovėn me 500.000 tė vrarė?!?” Nga kjo ditė isha i pėrcjellė kėmba kėmbės por arrestimi u krye me 4 Gusht 1981, me njė “pusullė” tė nėnshkruar nga Fadil Hoxha si kryetar i njė mekanizmi tė “Kryesisė sė Kosovės” nė rrethanat e shtetrrethimit policor  e ushtarak qė u vu nė jetė. Nga hetimet mizore qė zgjatėn rreth katėr muaj, ekipi i hetuesve tė Sigurimit Shtetėror tė Kosovės, tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė nė mua kėrkonin udhėheqėsin kryesor tė Demonstratave tė mars-prillit 1981, e kjo ma lehtėsonte mbrojtjen meqė nuk isha Ai. Madje kjo ma mundėsoi faktin qė disa herė edhe tu them se “Njerėzit Tuaj i kanė organizuar ato...!” Nė insistimin e tyre qė ta pėrmendja sė paku “Njė emėr tė vetėm...!”, mė se njėherė e zura  ngoje emrin e njė femre tė re me mbiemėr Klokoēi, e cila sė paku  para “Teatrit Popullor Krahinor” e mori komandėn nė duart e veta, pėr t’i afruar demonstruesit para “Komitetit Krahinor”.

[7] Koncepti “konflikt”  ėshtė i pas Luftės sė Dytė Botėrore, pikėrisht i kohės sė projektimit tė “Luftės sė Ftohėt” midis superfuqive SBA (demokraci perėndimore)- Rusi (komunizėm lindor). Realisht, me kėtė koncept hapej rruga pėr ndėrhyrje ushtarake nė  “emėr tė paqes” pėr dominim mbi botėn. Lufta e UĒK-sė ishte luftė klasike nacionalēlirimtare kundėr pushtuesit serbo–jugosllav, nė vitet 1993-1999, kurse ndėrhyrja e NATO-s  kundėr Serbisė  nė Kosovė , mė 24 mars 1999, ndodhi  pas gjenocidit serb nė Bosnjė, qė u krye nė duart  e forca ve tė NATO-s , pėrkatėsisht pėr tė parandaluar  zbatimin e strategjisė “Toka  shqiptare e djegur” qė kėrcėnonte qenien shqiptare historike  jo vetėm nė Kosovė.  Pėr ta plotėsuar kėtė detyrė “Humanitare” fati e deshi qė UĒK tė luante  rolin e “Kėmbėsorisė” e tė “Logjistikės”  sė NATO-s  nė tokėn e Kosovės.

[8] Nė vitin 2003  reagova kundėr futjes sė konceptit “konflikt” nė librat shkollor nė vend tė sintagmes adekuate “Luftė Nacional ēlirimtare  shqiptare nėn udhėheqjen e UĒK-sė” me urdhėr tė “UNMIK”-ut. Kjo nxiti njė polemikė tė pandershme tė autorėve tė “Librave” tė kritikuar, e cila solli nė njė ballafaqim televiziv nė TVP. Pėrballė meje dhe Prof. Dr. Hakif Bajramit ishin nėnshkruesit e “Urdhrit” institucional, nė emėr tė njė “mekanizmi evropianė” -historianė tė punėsuar nė “Ministrinė e Arsimit” dhe autor tė teksteve shkollor tė kritikuar.  Ata njė kohė i lash tė “mbrohen”. Kur e konsiderova tė mjaftueshme mbrojtjen e tyre, e nxora para kamerave dokumentin me nėnshkrimet e tyre. Me kėtė dokument  urdhėrohej “Libri Shkollor” t’i spastronte “Librat shkollor” nga njė serė pėrmbajtjesh qė mund tė nxisnin “Pėrēarje “ ndėrnacionale shqiptare e Serbe, kurse Lufta e UĒK-sė tė konceptohej si “Konflikt” i shqiptarėve tė Kosovės me pushtetin nė Beograd. Fatkeqėsisht, sot edhe institucionalistet aktual tė “Kosovės sė Pavarur” edhe nė “ligje”, dokumente e paraqitje “zyrtare”,  sintagmėn, “Luftė Nacional ēlirimtare  shqiptare nėn udhėheqjen e UĒK-sė” e zėvendėsuan me konceptin “konflikt” tė shqiptarėve me Beogradin pėr pushtet, dhe kėshtu shkaktuan  ehe Krizė institucionale nė historiografinė shqiptare!?!

[9] Tė shėnoj vetėm kėtė fakt: Deri sa frymonte ende Ish-Akademia institucionle e Shqipėrisė, pikėrisht mė 27 Nėntor 1997,  “Me rastin e 85- Vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare” Prof. Dr. Hakif Bajrami u laureua me “Diplomė” nga  Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė” dhe Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve” tė Shqipėrisė” pėr veprėn dokumentare, “Shpėrngulja dhe Dėbimi i shqiptarėve nė Turqi”. Prof. Hakifi ka sė paku edhe mbi tridhjetė vepra  historiografike qė kėtė historian, i cili veproi nė kohė tė vėshtira pėr jetėn (Kuptoje vetėm kohė kur u shpėrblye nė Tiranė(...!?!), kohė kjo kur jeta e njė shqiptari tė sojit tė Profesor Bajramit, uēėkėist i vendosur pėr sakrificė kombėtare, mund t’i kushtonte pushtuesit serb vetėm njė plumb. Pse u  “harrua tashti!?!

[10] Personalisht, qė nė fille tė projektit kam qenė lidhja e “Institutit Albanologjik” me “Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė” pėrmes  Prof. Dr. Hysen Kordhes. Unė H.K.-n e lidha me pėrfaqėsuesit e UĒK-sė( aso kohe drejtyue tė PDK-sė e komandat tė TMK-sė), ia dhashė emrat  e Dėshmorėve tė rėnė nėn flamurin e UĒK-sė, “zėrat” pėr shumė ngjarje tė pėrgjakshme (Masakrave sebembi shqiptarėt) nė periudhėn e Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė,  si dhe tė shumicės sė personaliteteve tė tjera nga historia kombėtare e shqiptarėve si dhe tė ngjarjeve tė rėndėsishme (disa qindra “zėra”, asnjė pėr tė persona tė gjallė), e propozova gjatėsinė: zė i vogėl, i mesėm, i madh. Dhe fillimisht i kam angazhuar disa historishkrues, duke pasur parasysh profesion­alizmin dhe kompetencėn shkencore tė tyre. Meqė ngulja kėmbė qė, thėnė kushtimisht “Tirana” tė mos bėnte dallime diskriminuese ndaj personaliteteve dhe ngjarjeve tė historisė kombėtare tė viseve jashtė Shqipėrisė Londineze, siē kishte ndodhur nė tė kaluarėn,  “Akademia e Shkencave  tė Shqipėrisė” do tė “lirohet” nga telashet qė mund t’ia sillja, u lidh me Prof. Dr. Emin Kabashin,  historian i letėrsisė. Duke e pasur E. K-n kolegė punė dhe mik, ia urova angazhimin me kėto fjalė: “...Hoqėn dorė prej meje dhe lidhen kurorė me Ty, pėr faktin se Ti nuk je profesionist, nuk di shumė nga historia dhe Ata do ta vazhdojnė kėngėn e vjetėr....!” Realisht, Unė i shkrova zėrat e besuar, mora honorarin si tė gjithė tė tjerėt, por sikur ta dija se redaktimi do t’i ēorodiste “Zėrat” nė atė mas, nuk do t’i dorėzoja me asnjė ēmim.