Pėrgjigje etiketimeve tė pabaza tė ambasadės sė

SHBA’ve rreth privatizimit tė PTK’sė

 

 

PARAGJYKIMET RACISTE TĖ DELL’it

 

Shkruan: Isa Mulaj - Prishtinė, 01. 11. 2010

 

 

     Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (SHBA) nė Prishtinė duket sikur e ka intensifikuar retorikėn e saj zyrtare kundėr atyre qė nuk shprehin pajtim me mėnyrėn se si po trajtohet ēėshtja e privatizimit tė PTK’sė. Dhuna verbale shpesh pėrcillet me atė reale. Kjo ėshtė vėrtetuar edhe nga realiteti me rastin e pėrndjekjes sė ēifutėve nė emėr tė judeo-bolshevizmit qė e kishte nisur Hitleri sė pari si retorikė nė librin e tij Mein Kampf (Lufta Ime), ( Shikoni: The Secret Life of Adolf Hitler - Sh.B) te Millosheviqi kundėr shqiptarėve nė shumė fjalime tė tij, njė prej atyre rasteve edhe kur ishte takuar me gjeneralin Wesley Clark nė Beograd tė cilit i ka thėnė se do t’i shtyp shqiptarėt siē kanė bėrė ēetnikėt nė Drenicė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (LDB), e shumė raste tjera.

     Kohėve tė fundit kjo ambasadė ka dalė me qėndrimin zyrtar rreth privatizimit tė PTK’sė duke i etiketuar tė gjithė ata qė kundėrshtojnė kriminalizimin e hapur tė kėsaj ndėrmarrje publike si “komunist, nostalgjik jugosllavė, ithtarė tė ideologjisė sė luftės sė ftohtė, revolucionarė judeo-bolshevik” dhe ofendime tjera. Nė ēdo shtet normal etiketimet e tilla nga njė ambasadė e huaj kundėr qytetarėve tė zakonshėm do tė rezultonin nė thirrjen e ambasadorit nga autoritetet e shtetit mikpritės, ose dėrgimin e njė note proteste ministrisė sė punėve tė jashtme tė atij shteti. Ju e dini se ēka do tė ndodhte, por nė rastin tonė do tė thoshit se mė mirė ėshtė tė kemi njė ambasadė tė huaj nė pushtet (ēka juridikisht ėshtė ilegale) se kėta cubat tonė mercenarė. Po, po, ashtu ėshtė. Mė mirė tė jetė mbi cubat e Kosovės qė punojnė pėr llogari tė Serbisė njė ambasadė e huaj, se kėta tė jenė krejt tė pavarur, sepse pasojat pėr ne do tė ishin edhe mė tė mėdha.

 

 

     E shohim tė arsyeshme t’ia bėjmė mė dije opinionit se etiketimet e tilla pa kurrfarė baze si “komunist, stalinist, judeo-bolshevik” mė sė paku i kanė hije njė ambasade sikur kėsaj tė SHBA’ve. Ndaj kėtij paragjykimi tė tillė pak a shumė racist tė ambasadės sė SHBA’ve, kam vėrejtur njė reagim tė Avni Zogianit nė Kohėn Ditore tė datės 27 tetor 2010, me titullin “Ne jugosllavėt”. Ani pse z. Zogiani, unė, dhe shqiptarėt nuk jemi jugosllavė, njė etiketim tė tillė nė asnjė mėnyrė dhe rrethanė nuk do tė duhej ta pėrdorte ambasada e SHBA’ve nė Prishtinė. E vėrteta rreth asaj pse kjo ambasadė i quan mbi 1 milionė shqiptarė (sepse po kaq njerėz, nėse jo mė shumė, e kundėrshtojnė kriminalizimin e PTK’sė) si “komunist, stalinist, nostalgjik jugosllav”, qėndron nė faktin se pikėrisht kjo ambasadė duket se ėshtė shitur te jugosllavėt, mė konkretisht te grupet serbe qė kanė marrė pėrsipėr ta zbatojnė komplotin e “Kristallnacht’in” (uljen e qėllimshme tė vlerės) kundėr PTK’sė nėn maskėn e privatizimit, me qėllim qė t’a zhveshin ilegalisht Kosovėn nga prona e saj legjitime.

     Ja si qėndrojnė faktet e kėtij komploti kundėr PTK’sė ku ėshtė e pėrfshirė kjo ambasadė dhe grupet e errėta serbe tė cilat i ka bėrė publike Rrokum TV nga njė autor anonim (po pse anonim o autor i nderuar!?):

 

“Kompania Telco AG pėrgjigjet shkurt: Pyetni Ambasadėn Amerikane!

 

     Nė pyetje tė tilla apo tė ngjashme Telco AG dhe Ambasada Amerikane kanė pėrgjigje shkurt: Janė pyetje tendencioze dhe e dėmtojnė procesin e privatizimit tė PTK’sė! Hetimet pėr projektin e Privatizimit tė PTK’sė janė zhvilluar pėrafersisht 1 vit gjatė sė cilės kohė janė marrė prononcime zyrtare nga Telco AG, nga Ambasada Amerikane dhe nga Ministria e Financave, Gjykatat etj. Ėshtė konfirmuar se me datėn 09.09.2009 Ambasadori Christopher Dell ka mbajtur takim me pėrfaqėsuesin e kompanisė Telco AG! Tatjana Trzić ėshtė e martuar me Stefan Kucher. Zyrtarisht Tatjana pėrdor mbiemrin e martesės “Kucher”, derisa edhe pasaporta e saj ėshtė me mbiemrin “Trzić”. Ka punuar si Drejtoreshe nė Raiffeisen Invetsment pėr Serbi, Mal tė Zi, Bosnjė dhe Kroaci dhe ka kontakte tė afėrta me familjarė tė Liridon Mavriqit (kėshilltar politik i ministrit  Ahmet Shala) por qė pa ”bekimin” e tij procesi i privatizimit nuk lėvizė. Ai e kontrollon pėr Ministrin tėrė procesin e privatizimit.

     Telco ka paguar 105,000 USD pėr lobim nė Ambasadėn Amerikane nė Kosovė

     Siē edhe ėshtė dėshmuar se Tatjana Trzić ėshtė bashkėpunėtore e njė komploti tė organizuar dhe misionare e interesave Serbomėdha ajo ka organizuar dhe koordinuar pėrmes lidhjeve tė tyre me Ministrin Shala qė anulimi tė pėrsėritet dhe kontrata ti jepet ASP Consulting.” Nėse ambasada e SHBA’ve ėshtė e brengosur se kėta cubat tonė bashkėpunojnė shumė me grupet e errėta serbe rreth fatit tė PTK’sė, atėherė kėtė brengė mund ta heq shumė lehtė duke i denoncuar dhe u distancuar nga tė dyja palėt. Por mua nuk po mė duket se ambasada nuk e ka kėtė brengė fare. Pėrkundrazi, nė opinion aty-kėtu ėshtė krijuar bindja nėpėrmjet teorive konspirative se ndėrhyrja e kėsaj ambasade nė privatizimin e PTK’sė ishte e mirėseardhur pėr gjoja nxjerrjen e kėsaj ndėrmarrje publike nga tandemi i hajdutėve shqiptarė dhe serbė. Mirėpo, faktet flasin krejtėsisht ndryshe. Ambasada e SHBA’ve pėrkrah fshehurazi kėtė grup mafiozėsh pėr njė grusht para ēka nuk i ka hije kėsaj ambasade, dhe publikisht i shpikė komunistėt duke menduar se po e pengojnė biznesin e jashtėligjshėm tė mafiozėve shqiptarė dhe serbė.

     Meqenėse jam njėri nga ata prej mė sė paku 1 milionė shqiptarėve tė Kosovės qė e kundėrshtojnė “Kristallnacht’in” kundėr PTK’sė si “metodė e privatizimit sekret”, mė duhet edhe mua tė reagoj ndaj etiketimeve tė papėrgjegjshme tė ambasadės sė SHBA’ve, sepse me gjasė, edhe unė si Avni Zogiani qenkam nė listėn e saj si revolucionar judeo-bolshevik dhe ndoshta edhe nė regjistėr pėr kampe tė pėrqendrimit (nė bazė tė asaj se dhuna verbale mund tė sjellė dhunėn reale). E them kėtė ngase nuk besoj qė ambasada e SHBA’ve tė jetė aq e papėrgjegjshme zyrtarisht dhe tė mos e ketė seriozisht me “komunistėt, nostalgjikėt jugosllavė, dhe judeo-bolshevikėt” shqiptarė nė Kosovė. Ndoshta kjo ambasadė dhe ambasadori i saj, por edhe ju qė po e lexoni kėtė pėrgjigje, e mbani mend njoftimin tim tė para disa muajve si vijon: “Ambasadori ‘strategjik’ do me ra copa duke na shurdhuar ditė e natė nė tė dy veshėt anė pėrtej pėr domosdoshmėrinė e heqjes qafe tė PTK’sė nga pronėsia publike si gjoja njė kancer i shoqėrisė kosovare. Faljani ju lutem sa mė shpejt se do me na qit fare njeri kur edhe ekzistencėn e kėsaj ndėrmarrje nė pronėsinė e tanishme e sheh si tragjedi pėr neve dhe Kosovėn.” Fatkeqėsisht, hipokrizia krejt absurde e ambasadės sė SHBA’ve ėshtė kur nuk e do PTK’nė pėr amerikanėt por pėr mafiozėt serbė. Kjo ambasadė duhet ta mbaj mend se unė kam propozuar t’ia falim PTK’nė kėsaj, por me kusht qė ta mbajė pėr vete. Jo t’ua falė tė tjerėve, e mė sė paku mafiozėve serbė.

     Pse po u dashka tė etiketohemi ne si komunistė nga amerikanėt selektiv nė Kosovė, aq mė tepėr unė kur nuk kam qenė pjesė e atij sistemi me pėrjashtim vetėm si nxėnės normal i shkollės fillore si ēdo kush tjetėr nė atė kohė? Apo ndoshta kjo ambasadė mendon nė ndonjė prejardhje time komuniste? Nėse kėshtu, e ka gabim. Ne kemi qenė nė anėn e Ballit Kombėtar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (LDB) dhe i kemi luftuar si partizano-ēetnikėt ashtu edhe demokrato-ēetnikėt, sepse ishte luftė kundėr atyre qė sot e kanė angazhuar ambasadėn e SHBA’ve pėr tė shpifur “komunistėt dhe judeo-bolshevikėt” shqiptarė nė Kosovė shkaku i kundėrshtimeve ndaj “Kristallnacht ’it” tė PTK’sė. Njė luftėtar i njohur nga familja jonė ėshtė ekzekutuar nga partizano-ēetnikėt nė Skėnderaj pas mesnatės sė 7 janarit ose mėngjesin e 8 janarit tė vitit 1945, vetė i nėnti, pas sė cilės fillon ofensiva e madhe partizano-ēetnike nė Drenicė dhe kthimi i Shaban Polluzhės nga rruga pėr nė frontin e Sremit, ose ajo qė Millosheviqi ia kishte pėrmendur gjeneralit Clark se do tė pėrsėritet.

     Tjetėr lidhje me komunistėt, aq mė pak me ata tė Serbisė, nuk po mund tė gjejė. Gjatė LDB njė numėr i tė pėrndjekurve nga Serbia e Millan Nediqit apo edhe shtetet tjera, ka kaluar nėpėr fshatin tonė dhe ka vazhduar kah Deēani diku kah kufiri me Shqipėrinė. Sipas disa pleqve tė Istogut, ata ishin cincarė dhe ēerkezė. Me gjasė mund tė kenė qenė ēifutė qė nuk kanė guxuar tė deklarohen si tė tillė, tė cilėt pas njė qėndrimi tė pėrkohshėm nė Deēan kanė kaluar nė Shqipėri. Nuk kanė qenė “revolucionarė komunist ose judeo-bolshevik”, por refugjatė dhe popullsi civile e pėrndjekur. Kaq sa i pėrket nostalgjisė sime pėr komunizmin, stalinizmin, judeo-bolshevizmin dhe termat e ngjashėm tė shpifur nga ambasada e SHBA-ve nė Prishtinė pėr llogari tė biznesit mafioz serbo-ēetnik tek i cili kjo ambasadė e paska shitur bythėn pėr tė na etiketuar neve.

     Derisa ambasada shpif komunistėt, ambasadori i saj del nė media nga zyra e njė UDB’ashi, qė do tė thotė edhe mė i zi se vetė termi “nostalgjik jugosllav, komunist, judeo-bolshevik” dhe na transmeton domosdoshmėrinė e luftimit tė korrupsionit, por jo edhe ndaj atyre UDB’ashėve qė ky i mbron dhe mbėshtet. Kush ėshtė mė nostalgjik jugosllav dhe serbo-komunist? Ata qė kundėrshtojnė “Krtistallnacht-in” e PTK’sė, apo ky ambasador qė mbron komunistėt me pėsojė dhe UDB’ash?

     Nėse njė organizatė publike duhet privatizuar shkaku se aty paska korrupsion, atėherė sė pari ishte dashur ta privatizojmė ambasadėn e SHBA’ve dhe USAID’in. Madje kėto nuk janė as organizata publike, por shtetėrore, qė do tė thotė tipike komuniste. Nga kjo rrjedh se ambasada e SHBA’ve ėshtė komunist praktik dhe faktik ose nacional-komunist, prandaj nuk ka se kujt t’i bėje pėrshtypje etiketimi i saj pėr tė tjerėt si nostalgjik tė komunizmit. A mė shumė u besoni asaj se si duan t’iu etiketojnė njerėzit, apo asaj se si vetė ata njerėz janė zyrtarisht, praktikisht, dhe faktikisht?

     Kėsaj ambasade i bėjmė thirrje publike ta detyrojė organizatėn e vetė komuniste USAID tė na kthejė pronėn private. Pronėn private e merr pėr vete nė pronėsi shtetėrore vetėm komunizmi. USAID’i ėshtė organizatė shtetėrore. Ne jemi privat. Nėse kjo ambasadė do debat konstruktiv rreth privatizimit tė PTK’sė, le tė flas me argumente, e jo tė bėhet cinike duke etiketuar me fjali tė thjeshta e tė shpifura “ti je komunist, nostalgjik jugosllav, ithtarė i luftės sė ftohtė, judeo-bolshevik”, ndėrsa pėr vete “kėshilltarėt tanė strategjik, dhe Il-2 shturmovik!” Dreqi mos mbet pa e hangėr, po a nuk bėnė tė jeni pak mė konkret dhe tė arsyeshėm nė koncepte rreth temės ose analizave tė dikujt por merreni me etiketime shkurt e shqip?!

     Nuk e kemi dashur kėtė “ēlirim” pėr tė na konfiskuar pronėn publike (nėpėrmjet serbėve me komplotin e tipit “Kristallnacht” kundėr PTK-sė) dhe private, dhe tė na etiketoni si komunistė ose revolucionarė judeo-bolshevik. Ky fakt besoj ua mbyll gojėn tė gjithė atyre amerikanėve dhe shqiptarėve, duke i pėrfshirė edhe ata qė ende s’kanė lindur, pėr retorikėn e tyre stėrbajate dhe tė pakripė sipas sė cilės: “Ne u ēliruam dhe bėjmė me juve si tė duam”. Tė veproni si tė doni ndaj nesh! A nuk ėshtė kjo forma e okupimit, apo ēfarė ēlirimi ėshtė kur ju i nxirrni punė vetes tė bėni ē’tė doni me neve?

 

Faleminderit pėr mirėkuptim (dhe etiketim!), dhe duke pritur pėrgjigjen tuaj!

 

 

…