S k a n d a l o z e

 

DARKA SEKRETE E DAMIR FAZLLIĒIT ME

DJALIN E SALI BERISHĖS NĖ TIRANĖ!

 

 

Shitja e energjisė, darka sekrete e Damir Fazlliē me Shkėlzen Berishėn

 

     Roli i qeverisė si shkaktare e pėrmbytjeve nė Veri tė vendit rėndohet edhe mė shumė nga zbulimi i njė takimi sekret tė mbajtur nė njė prej restoranteve luksoze tė kryeqytetit. Protagonistė tė kėtij takimi ishin djali i kryeministrit Berisha, Shkėlzeni, Damir Fazlliē, "miku i familjes" dhe njė nga importuesit e energjisė elektrike nė vend, si dhe njė nga ministrat e kabinetit. Ēdo ditė Shqipėria blen energji elektrike nga kompania "Rudnap" ku ėshtė aksioner Fazlliē si dhe kryen veprime shit-blerje me dy kompani tė tjera serbe pas tė cilave mendohet se qėndron sėrish Fazlliē.

     Takimi nė fjalė ėshtė zhvilluar mė datėn 4 janar 2010, vetėm dy ditė pasi ishin hapur portat e hidrocentralit tė Fierzės dhe kishte nisur derdhja masive e ujit qė po pėrmbyt ēdo ditė e mė shumė qarkun e Shkodrės. Rojet e sigurisė tė njėrit prej pallateve nė zonėn e ish-bllokut kanė parė serbo-boshnjakun Damir Fazlliē tė shoqėruar nga djali i kryeministrit Berisha, Shkėlzenin. Tė dy janė ngjitur nė katin e 24’rt tė pallatit nė fjalė ku ndodhet edhe restoranti luksoz. Pak minuta pas tyre ka mbėrritur edhe njė nga ministrat e qeverisė Berisha. Sipas burimeve tė "Shekullit" nė lokalin ku ėshtė zhvilluar takimi, gjatė tė gjithė darkės ėshtė diskutuar vetėm ēėshtja e energjisė elektrike dhe shitja e saj.

     Burimet pohuan se "vizita" nė restorantin qė ndodhet nė katin e 24’rt ėshtė filmuar nga kamerat e sigurisė tė ndėrtesės sė njohur. Verifikimi i mėtejshėm ka treguar se Fazlliē ka qenė shumė aktiv muajt e fundit nė vendin tonė. Qė nė tetor tė vitit tė kaluar, atėherė kur situata hidrike nisi tė kthehej nė njė temė tė nxehtė pėr shkak tė rezervės sė konsiderueshme tė energjisė qė kishte krijuar Shqipėria nga fryrja e kaskadės sė Drinit. Gjatė tė gjithė kėsaj kohe ai ka qėndruar nė hotel Sheraton nė Tiranė. Kjo ėshtė konfirmuar edhe nga regjistrat e hotelit nė fjalė.

     Ndėrkohė nė postėn kufitare tė Rinasit janė shėnuar tė gjitha hyrje-daljet e biznesmenit serbo boshnjak nė vendin tonė. Vizitat e tij nė Shqipėri janė shpeshtuar sidomos gjatė muajit dhjetor dhe gjithmonė ėshtė parė nėn shoqėrinė e mikut tė tij Shkėlzen Berisha. Damir Fazlliē ėshtė njė nga njerėzit mė tė pėrfolur nė Shqipėri pėr shkak tė dhjetėra aferave tė dyshimta qė ai ka kryer me qeverinė shqiptare.

     Ai ėshtė favorizuar hapur nė tė gjitha rastet duke blerė prona me ēmim tė lirė e mė pas duke i shitur ato me ēmime shumė mė tė shtrenjta. Nė tė gjitha rastet firma qė bėn konsulencėn juridike si dhe pėrgatit referencat qė pranohen nga qeveria ėshtė e vajzės sė kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit.

     Aferat e Fazlliē me energjinė elektrike janė denoncuar qė nė vitin 2008 nga ish-drejtori i KESH-it dhe deputeti Andis Harasani. "Miqtė e mikut qeveritar Fazlliē, kompania serbe Rudnap nė 2006, shiti energji nė Shqipėri me 30 deri nė 35 pėr qind mė shtrenjtė. Arriti tė shesė energji, kur ndryshe nga sa thotė ligji i prokurimeve publike, nuk kishte asnjė eksperiencė tė mėparshme nė Shqipėri. A thua se konsulenca dhe referencat e shkėlqyera legale tė firmosura nė zyrėn e Argitės, vlenin mė shumė se ajo qė kėrkon ligji",- ka thėnė Harasani.

 

Hetuesit dyshojnė se kompanitė e Fazlliē nuk kanė paguar asnjė detyrim

nė arkėn e shtetit shqiptare

 

Prokuroria heton aferėn e Fazlliē me KESH

 

     Skandali i shit-blerjes sė energjisė elektrike nga kompania e Fazlliē apo kompanitė e tjerė tė mbėshtetura prej tij ėshtė objekt hetimi i prokurorisė shqiptare. Nė dhjetor tė vitit 2008 njėsia e task-forcės e Prokurorisė sė Tiranės nisi hetimet pėr atė qė u quajt "ēėshtja Fazlliē" dhe mė datė pesė zbarkoi nė zyrat e prokurimeve publike tė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare duke sekuestruar njė sėrė dokumentesh qė kanė tė bėjnė me kompaninė austriake "Rudnap" nga e cila shteti shqiptar blen energjinė elektrike.

      Sekuestrimi i kėtyre dokumenteve, nė mesin e tyre oferta dhe kontrata mes shtetit shqiptar dhe kompanisė "Rudnap" janė bėrė pjesė e fashikullit tė hetimit tė dosjes hetimore ndaj serbo-boshnjakut Damir Fazliē.

     Me urdhėr tė prokurorit Besnik Cani hetuesit e ēėshtjes kanė hyrė nė zyrėn e prokurimeve publike duke kontrolluar dhe sekuestruar tė gjitha ato dokumente qė mendohet se janė tė nevojshme pėr hetimin e shtetasit Damir Fazliē pėr kryerjen e veprės penale tė "pastrimit tė parave".

     Burimet nga prokuroria, tė pyetur pėr kėto sekuestrime janė shprehur se "meqenėse Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH-i) prej disa viteve importon energji nga kompania austriake "Rudnap" ku dyshohet se edhe personi nėn hetim Damir Fazliē ėshtė pjesė e aksionerėve tė kėsaj kompanie, ėshtė gjykuar e nevojshme sekuestrimi i disa dokumenteve pėr tė verifikuar denoncimet publike pėr lidhjet e personit nėn hetim pėr pastrim parash nga shteti shqiptar me kėtė kompani.

     Janė sekuestruar tė gjitha ofertat e kompanisė austriake, tė dhėnat e ndryshme pėr kėtė kompani dhe kontratat e nėnshkruara nga KESH-i me pėrfaqėsuesit e shoqėrisė sė "Rudnap" qė nga viti 2004". Gjithashtu, sipas akuzės, mėsohet se po verifikohen dhe kontrollohen nė zyrat e drejtorisė sė tatim-taksave pėr tetė kompanitė qė figurojnė nėn emrin e personit nėn hetim pėr pastrim parash Damir Fazilē. "Deri mė tani ka rezultuar se nė zyrat e tatimorėve asnjė prej tetė kompanive qė janė sekuestruar nga Gjykata me kėrkesė tė prokurorisė nuk kanė derdhur asnjė tė ardhur si detyrim tatimor nė arkat e shtetit, qė kanė lindur dyshimet e shmangies sė detyrimeve tatimore, akuzė kjo qė pritet tė ngrihet nė ditėt nė vazhdim"-thanė burimet.

 

*  *  *

Kėrcėnimi i kryeministrit nė Kuvend:

Po tė doni jua sjell Damir Fazlliē kėtu. Kam filmime pėr korrupsionin tuaj

 

Berisha: Po, Fazlliē ėshtė miku im!

 

     Nė shtatė tetor tė vitit 2008, nė kohėn kur Damir Fazlliē sapo ishte liruar me arrest shtėpia pas arrestimit pėr korrupsion nė Bosnje, Sali Berisha mburrej pėr mikun e tij. Kreu i qeverisė jo vetėm qė ka pranuar se e njeh Fazlliē, por nė momente euforie ka deklaruar se ėshtė i gatshėm ta sjellė atė edhe nė Kuvend pėr tė dėshmuar pėr gjithēka flitet nė media dhe jo vetėm nė tė, duke vėrtetuar nė kėtė mėnyrė afrimitetin dhe lidhjet e ngushta qė ka me tė. "Po tė doni jua sjell kėtu edhe zotin Damir Fazliē. Jo e njoh, por dua t'u them kėtu qė nėse s'keni frikė prej tij, pranojeni t'ju dėgjojė se ai ka harxhuar shumė kohė me ju.

     Po s'e doni nuk e sjell", - u shpreh kryeministri gjatė fjalės qė mbajti nė Kuvend. "I falėnderoj dhe do ju dėshmoj gatishmėrinė time tė plotė dhe totale, tė paraqitem para kėtij parlamenti. Tė betohem zonja kryetare qė e pres me kėnaqėsinė mė tė madhe atė mocion vetėm tė pėrgatitemi pėr transparencėn mė tė madhe nė historinė e kėtij vendi, tė arkivės sė krimit. Jam i detyruar tė mbaj njė heshtje qė mezi e kam mbajtur, nuk e mbaj mė", - tha mė tej Berisha.

     Pavarėsisht gatishmėrisė sė tij pėr t'iu nėnshtruar kėrkesės pėr debat, Berisha nuk ka nguruar tė kėrcėnojė edhe njė herė deputetėt e opozitės se disponon dosje dhe materiale filmike qė sipas tij implikojnė ata nė afera tė dyshimta. Sipas tij, dita kur do tė bėhet mocioni pėr debat do tė jetė dita e sė vėrtetės jo vetėm pėr personin e tij, por edhe pėr deputetėt opozitar. "Mos i harxhoni gjėrat tani se siē e dini kjo do jetė ora e transparencės, dita e transparencės. Kaq ju them, do sjell filmime tė vėrteta, fotografi tė vėrteta, do sjell gjithēka tė vėrtetė", - ka kėrcėnuar Berisha deputetėt e majtė. ( Shekulli – Tiranė, 14.01.2010 )