Smith: “Abuzimi zyrtarė me paratė e shtetit” varfėron kombet!

 

ĒKA ĖSHTĖ SHTETI?

 

Shkruan: Elife Luzha * Prishtinė, 18. 04. 2010

_________________________________________________________________________________________________________________

 

DISA NOCIONE PĖR SHTETIN

     Shteti ėshtė institucion i krijuar  pėr realizimin e disa qėllimeve. Mė e rėndėsishmja ėshtė ruajtja e sė drejtės dhe rendit brenda kufijve tė tij dhe ruajtja pavarėsisė. Thuhet se shteti ėshtė njė krijim kompleks. Ai ėshtė nyja e institucioneve: politike, ligjvėnėse, gjyqėsore, ushtarake, financiare etj. me tė drejtėn pėr tė krijuar ligje, si dhe pėr t’i bindur tė tjerėt, qė t’u nėnshtrohen kėtyre ligjeve. E ligjet e forta pasojnė pas armėve tė forta thot Machiavelli.

    Aristoteli shtetin e shihte si njė bashkėsi tė krijuar pėr shkak tė ndonjė tė mire e cila pėrfshin nė vetvete tė gjitha tė tjerat. Ai shtetin e paraqet ashtu si njeriun, nga natyra tė pajisur me funksione tė qarta. Platoni, shtetin e shihte tė pėrbėrė nga filozofė qė do tė kujdeseshin pėr ligjet. Ata do tė duhej tė jenė ndėr mė tė zgjedhurit dhe mė tė merituarit, duke marrė nėn pėrgjegjėsinė e tyre edhe punėt e brendshme dhe tė jashtme tė shtetit. Mbrojtėsit e shtetit tė Platonit, nuk do tė duhej tė kenė ndjenja labiale. Shteti ku duhet tė paraprinė drejtėsia, sipas Platonit do tė duhej tė merrte edhe rolin prindėror.

     Hegeli shtetin e identifikon me praninė e Zotit nė kėtė botė. Njė grumbull njerėzish mund tė quhet shtet vetėm kur ai ėshtė lidhur tokė pėr mbrojtjen e pėrbashkėt tė tėrsisė sė pronės sė vet, thotė Hegel. Kurse Immanuel Kanti, shtetin e sheh si bashkim me ligj tė njė grupi njerėzish. Max Weber, ka pėrcaktuar shumė parametra pėr shtetin tė cilat diskutohen nė vazhdimėsi edhe pas njė shekulli. Ai thotė se shteti ėshtė i krijuar nga dhuna. Sipas tij ai ėshtė  edhe burimi i vetėm i tė drejtės pėr ushtrimin e dhunės. Kurse shteti modern ka njė rend administrativ dhe ligjor, i cili mund tė ndryshoj vetėm me ligj.

     Ekzistojnė disa  teori politike qė shpjegojnė se njė politikė e mirė nuk ėshtė ajo qė drejtohet nga vullneti subjektiv dhe arbitrar i njerėzve tė veēantė, por nga veprimi objektiv i ligjeve tė pėrgjithėshme dhe publike. Ēėshtje parėsore pėr shtetin ėshtė organizimi i policisė shtetėrore dhe krijimi i aparatit tė mirėfilltė tė drejtėsisė, thotė Adam Smith. Sipas tij krimi ekonomik ėshtė pasojė e pabarazisė sociale. Ai thotė sė “abuzimi zyrtarė me paratė e shtetit” varfėron kombet, duke shkuar aq larg sa shumica e parave pėrdoren pėr tė punėsuar krah pune joprodhuese.

 

EVOULIMI I SHTETEVE DHE POLITIKA E JASHTME E TYRE

     Shteti i parė i krijuar nė Evropė daton nė shekullin e dymbedhjete. Evoulimi i shtetit ndikoi nė zgjerimin e veprimtarive dhe pėrgjegjėsive shtetrore, duke ndikuar edhe nė ndarjen e shteteve tė mėdha dhe shteteve tė vogla nė veprimtarinė e  tyre ndėrkombėtare. Pėrkufizimi i shteteve tė mėdha dhe shteteve tė voga, ėshtė temė diskutimi nga analistė e studiues tė shumtė tė politikės dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi. Ekziston njė numėr i madh definicionesh pėr shtetet, por dominon mendimi i pėrgjithshėm se nuk ka definicion tė qartė pėr shtetet e vogla. Qė moti ka mbizotėruar mendimi se shtetet e vogla nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, luajnė rolin kryesisht tė vėzhguesit, sepse shtetet e mėdha janė ato qė  tėrheqin perin e zhvillimeve botėrore. Ato vendosin sipas dėshirės sė tyre, duke mos i respektuar interesat e shteteve tė vogla, e bile shpesh here duke marr vendime edhe nė kundėrshtim me interesat e tyre.

     Por sot kjo ka ndryshuar plotėsisht. Shtetet e vogla kanė hapėsirė tė madhe pėr tė shfaqur interesat e tyre, nė mėnyra dhe forma tė ndryshme. Me njė fjalė, sot, pozita e shtetit tė vogėl nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, varet nga vet burimet e tija. Me kėtė nuk kemi parasysh atributet tradicionale, siē janė shtetet e mėdha me shumė popullsi. Para sė gjithash ėshtė nė pikėpyetje aftėsia e veprimit fleksibil nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Pėr shembull, Izraeli pėr nga territori dhe numri i banorėve radhitet nė mesin e shteteve tė vogla, por sa i pėrket armatimit ushtarak qėndron nė maja tė shteteve botėrore. Tė njėjtin shembull mund ta marrim edhe pėr Zvicrėn, e cila me tė ardhurat pėr kokė banori, ėshtė e radhitur ndėr shtetet, mė tė pasura, pra edhe mes shteteve tė mėdha, kurse territori i saj ėshtė i radhitur mes shteteve mė tė vogla.

     Sa i pėrket formulimit tė politikės sė jashtme, padyshim ndikojnė marrėdhėniet e brendshme politike dhe ekonomike tek secili shtet. Kėto arrijnė tė bėhen mė tė theksuara sidomos tek shtetet e vogla, pozita e tė cilit nė marrėdhėnie ndėrkombėtare ekskluzivisht ėshtė e varur nga formuluesit e politikave tė shtetit pėrkatės si dhe nga shkathtėsia e tyre pėr tu pėrshtatur ndryshimeve nė arenėn politike ndėrkombėtare. Politikėn e jashtme secili shtet e realizon sipas strategjisė sė caktuar e cila varet nga shumė faktor. Nė tė shumtėn e rasteve ajo ėshtė e pėrcaktuar nė kushtetutėn e shtetit.

Autori slloven Benko, shpjegon dy strategjitė qė shtetet e vogla i pėrdorin pėr tė zbatuar politikėn e tyre tė jashtme.

·        Strategjia aktive: me qėllimin kryesor formulimin e politikės sė jashtme nė mėnyrė tė pavarur dhe pa u ndikuar nga shtetet tjera.

·        Strategjia pasive: kjo ka pėr qėllim ruajtjen e status quo-s nėpėrmjet politikės sė jashtme.

     Qė politika e jashtme tė jetė e suksesshme, shtetet e vogla duhet tė realizojnė strategji aktive, tė realizojnė marrėveshjet ndėrkombėtare, tė marrin masa pėr njė politikė tė brendshme bashkėkohore, dhe nė mėnyrė tė padiskutueshme tė realizojnė politika integruese, gjithmonė duke ruajtur pacenueshmėrinė e pavarėsisė. Autori kroat Vukadinoviq, Ministrinė e Jashtme e sheh si njė nga mministritė mė tė rėndėsishme tė njė shteti, pasi ajo sipas tij praqet  syrin e shtetit para botės. Gjithsesi, pėr njė qeveri nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė bashkojė opinionin publik nė mbėshtetje tė politikave tė saja tė jashtme. Ajo gjithashtu duhet tė fitojė edhe mbėshtetjen e opinionit publik tė vendeve tjera pėr politikat e saja tė jashtme dhe tė brendshme. Sot politika e jashtme ėshtė duke u zbatuar jo vetėm me mjete tradicionale tė diplomacisė dhe forcės ushtarake, por edhe me armėn e re tė propagandės. Sot forca e njė vendi varet jo vetėm nga mjeshtėria e diplomacisė dhe fuqia e forcave tė saja tė armatosura, por edhe nga bėrja pėr vete e vendeve tė tjera me filozofinė e saj politike.

 

POLITIKA E JASHTME, DO TA SHNDĖRROJ KOSOVĖN NĖ ”TRUP PA IMUNITET”

     Krijimi i shteteve tė reja lidhet kryesisht me luftėn pėr pavarėsi dhe tė drejtė pėr vetėvendosje tė popujve. Populli i Kosovės, luftėn pėr pavarėsi, e ka vazhduar pa ndėrprerė qė nga copitmi i saj nga trungu amė Shqipėria mė 1878 nė Kongresin e Berlinit. Kosova u pushtua nga Serbia mė 1912. Kurse mė 17 shkurt 2008, falė luftės heroike tė bijave dhe bijėve mė tė mirė tė saj, Kosova  shpallet shtet i pavarur. Padyshim shteti i ri i Kosovės ndodhet mes sfidave tė mėdha, si nė planin e brendshėm ashtu edhe atė tė jashtėm, siē janė: sfidat e qeverisjes, administrimit tė institucioneve si dhe sfidat e forcimit tė identitetit shtetėror dhe krijimit tė kėtij shteti si subjekt ndėrkombėtar.

     Sfidat e mėdha, qė kanė tė bėjnė me njohjen e Kosovės nga shtetet tjera, themelimin e misioneve diplomatike, nė vendet ku Kosova do tė pėrfaqėsohet, pastaj, pranimi i misioneve tė huaja nė Kosovė, hyrja nė organizatat ndėrkombėtare, krijimi i njė diplomacie publike dhe serioze e cila do tė kujdeset qė imazhi i i mirė i Kosovės, tė plotėsohet nė arenėn ndėrkombėtare, nxitja e  investitorėve tė huaj qė tė vijnė nė Kosovė, nxitja e tregtisė e sidomos me shtetet e rajonit, rrit nevojėn e krijimit tė njė stafi profesional i cili punon duke u koordinuar me tė gjitha organet kryesore tė shtetit.

     Mė lartė shpjeguam pėr strategjitė e Politikės sė Jashtme tė shteteve tė vogla, tė cilat janė aktive ose pasive. Republika e Kosovės, duhet tė synojė njė politikė tė jashtme aktive, qė tė jetė nė pėrputhje me synimet e popullit tė Kosovės pėr integrime euro-atlantike, ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me vendet mike, thellimin e marrėdhėnieve tė mira me vendet e rajonit, si dhe arritjen e statusit tė njė partneri tė besueshėm nė luftėn kundėr kėrcėnimeve tė sigurisė ndėrkombėtare.

     Politika e jashtme e Republikės sė Kosovės nė radhė tė parė duhet tė jet e orientuar drejtė avancimit tė vazhdueshėm tė pozicionit ndėrkombėtar tė Kosovės dhe forcimin e pėrkrahjes ndėrkombėtare pėr sovranitetin e saj. Sot Kosova ėshtė e njohur nga 65 vende tė botės. Pėrveē Serbisė, Kosova ėsht njohur nga tė gjitha vendet fqinje. Marrėdhėniet e mira ndėrfqinjėsore janė edhe kriter pėr anėtarėsimin nė strukturat euro-atlantike. Gjithėsesi Kosova nuk mund ti ik komunikimeve brenda shqiptare. Bashkėpunimi dhe komunikimi brenda shqiptar duhet tė jetė prioritet i Politikės sė Jashtme tė Kosovės. Shqiptarėt asnjėherė nuk kanė qenė mė tė favorizuar apo siē thuhet nė popull, asnjėherė nuk kanė qenė njė: ''trim i madh me shokė shumė'' se sa sot, pėrqka  keqdashėsit e kombit shqiptarė janė nė siklet tė madh nga ky fakt. Por kjo aspak nuk guxon tė jetė pengesė pėr fuqizimin e bashkėpunimit mbarėkombėtar.  

     Padyshim sprovė e shtetit tė Kosovės, ėshtė anėtarėsimi nė OKB.  Kosova duhet njohur nga dy tė tretat e anėtarėve tė organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrė qė tė ketė legjitimitetin ndėrkombėtar. Megjithatė kjo nuk do tė thotė se Kosova nuk duhet ta bėjė kėrkesėn, pėr aderim nė OKB. Nė kėtė drejtim zbatimi i njė fushate tė fuqishme lobim pa dyshim se do tė sillte rezultate.

     Lobimi pėr njohjen e Shtetit tė Kosovės, duhet tė jetė ēėshtja parėsore pėr tė gjitha institucionet e Kosovės, duke veēuar Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė ėshtė njė nga Ministritė mė tė rėndėsishme tė secilit shtet. Jo rastėsisht shpjegova pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė shteteve tė vogla, pikėrisht qė tė shėrbejė si shembull edhe pėr shtetin e ri tė Kosovės. Pra sot nė kohėn e zhvillimeve globale, edhe nuk luan rol madhėsia e formave klasike tė shteteve. E rėndėsishme ėshtė politika e saj aktive dhe fleksibile qė realizohet dhe zbatohet nga Ministri e Punėve tė Jashtme, me rolin kryesor kryeministrin e shtetit pėrkatės.

     Stagnimi i njohjeve tė shtetit tė Kosovės, e dekurajon popullin e Kosovės se Ministria po realizonė  njė Politikė tė Jashtme tė mirėfillt dhe aktive. Pėrkundėr  disa tė arriturave, pėrderisa Kosova, nuk ėshtė anėtare me tė drejta tė plota nė OKB, dhe organizma tjerė ndėrkombėtar, puna dhe veprimtaria e kėsaj Ministrie do tė radhitet ndėr  veprimtaritė mė tė cunguara dhe mė dėmprurėse pėr shtetin e Kosovės.

     Pa asnjė dyshim, se edhe nė kėtė shkrim ėshtė reflektuar ajo qė reflektohet nė ēdo hap tė politikės dhe shoqėrisė kosovare. Fjala ėshtė pėr mbėshtetjen e madhe qė ka Kosova nga bashkėsia ndėrkombėtare, duke veēuar kėtu SHBA-nė. Ėshtė mė se normale edhe pėrkrahja e Shtetit Shqiptar, pėr Republikėn e Kosovės. Mua personalisht, por edhe shumė atėdhetarėve tjerė, na brengos fakti se mbėshtetja e tepėrt e institucioneve tė Kosovės nė fuqitė e huaja, do ta kthej Kosovėn nė njė ''trup pa imunitet'', qė ēon drejtė paaftėsisė dhe pamundėsisė pėr tu pėrballur, me sfidat, me tė cilat pėrballet ēdo subjekt ndėrkombėtar, e pa dyshim edhe Kosova.

     Republika e Kosovės, nėpėrmjet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme,  duhet, qė me ēdo kusht tė reflektojė para botės, kulturė politike dhe shtetformuese. Tė reflektojė interesat e popullit tė Kosovės, pavarėsinė politike dhe ekonomike, si subjekt i pavarur ndėrkombėtar.

(Marrė nga punimi seminar i vet autores)

* Autorja ėshtė e diplomuar nė Kolegjin Universitar VICTORY - Fakulteti i Politikės Ndėrkombėtare dhe i Diplomacisė.