|
Mungesa
e vullnetit politik tė palės maqedonase dhe agresiviteti i
shtuar i tyre imponon organizimin me urgjencė KONFERENCĖ E RE NDĖRKOMBĖTARE PĖR MAQEDONINĖ Shkruan: Bardhyl Mahmuti *
Tetovė, 19. 04. 2010
Bashkimi
Demokratik Shqiptar shpreh revoltėn e vet pėr indiferencėn e institucioneve
ndėrkombėtare pėrballė arrogancės sė politikės antishqiptare tė
institucionalizuar nė tė gjitha institucionet shtetėrore tė Maqedonisė. Marrėveshja e Ohrit, qė i dha fund
luftės, nuk arriti tė ndėrtojė paqen. Nė vend tė implementimit tė plotė dhe
nė afat tė paraparė tė kėsaj Marrėveshje, pushteti politik dhe gjyqėsor i
Shkupit vazhdoi edhe mė me arrogancė aplikimin e diskriminimit racial ndaj
shqiptarėve. Pėr 9 vite rresht pas pėrfundimit tė
luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, shqiptarėt nė Maqedoni maltretohen,
vriten, burgosen, dėnohen nė procese tė montuara, diskriminohen nė tė gjitha
sferat e jetės politike, ekonomike dhe sociale. Ky diskriminim dhe kjo dhunė bėhet nė
sytė edhe tė misioneve ndėrkombėtare nė Maqedoni. Nė njė numėr raportesh
zyrtare tė SHBA-ve dhe tė BE-sė shprehet brengosje pėr acarimin e raporteve
ndėretnike dhe ndėrfetare nė Maqedoni. Bashkimi Demokratik Shqiptar pėrshėndet
brengosjen e tyre. Megjithatė, brengosja nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė
parandaluar shpėrthimin e revoltės sė akumuluar. Autoriteteve tė Shkupit duhet tu bėhet
e qartė se kanė kaluar tė gjithė kufijtė dhe pėr 9 vite rresht kanė dėshmuar
mungesėn e vullnetit pėr tė hequr dorė nga logjika e politikave diskriminuese
ndaj shqiptarėve. Mungesa e vullnetit politik tė palės
maqedonase dhe agresiviteti i shtuar i tyre kundėr shqiptarėve imponon
organizimin me urgjencė tė njė Konference tė Re Ndėrkombėtare pėr Maqedoninė. Nė kėtė konferencė tė re: ·
tė bėhet bilanci 9 vjeēar i
mosrealizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit; ·
tė imponohet amnisti e pėrgjithshme
pėr tė dėnuarit nė proceset e montuara nga motive tė urrejtjes etnike dhe
fetare; ·
tė riparohen dėmet ekonomike qė u
janė shkaktuar shqiptarėve; ·
tė gjendet forma e organizimit
shtetėror qė do tė garantonte zhvillimin e harmonishėm tė diversitetit etnik; ·
tė krijohet njė mision ndėrkombėtarė
pėr implementimin dhe monitorimin e konkluzioneve tė kėsaj konference; Situata ėshtė tejet dramatike dhe e
tensionuar. Kjo situatė kėrkon qė forcat politike kombėtare dhe ndėrkombėtare
tė veprojnė me menēuri pėr tė dėshmuar kapacitetet preventive. Ēdo
neglizhencė e kėsaj situate na bėn pėrgjegjės tė gjithėve dhe secilin nė
pėrputhje me peshėn e vet politike nė skenėn kombėtare dhe ndėrkombėtare. Bardhyl Mahmuti - Kryetar
Bashkimit Demokratik Shqiptar Tetovė - 19 prill, 2010
|