GJUHA  SHQIPE

NJĖ MINIERĖ ARI GJUHĖSORE!

 

Shkruan: Fatbardha Demi

 

Lexoni librin e Elena Kocaqit: Roli Pellazgo-Ilir nė krijimin e kombeve dhe gjuhėve Evropiane dhe shikoni debatin me znj.Elena Kocaqi nė zonėn e Lirė, lidhur me kėtė libėr, (nė tri pjesė). ( Moderatori i pashtriku.org)

 

     Shumkush i mban mėnt vitet 90 pėr «revolucionin paqėsor» qė ndodhi nė Shqipėri dhe qė u pėrcaktua, si fillimi i njė ere tė re, «tė demokracisė». Pikėrisht nė atė kohė, kur shqiptarėt kuptuan se ishin tė lirė tė flisnin dhe tė vepronin pa u trėmbur pėr pasojat, pikėrisht atėhere humbėn llogjikėn pėr tė menduar pėr tė mirėn e tyre tė pėrbashkėt. Nė qėndėr tė Tiranės, si njė relike e «modernizmit» socialist, ngrihej Hoteli 15 katėsh ndėrmjet dy simboleve kombėtare: Pallatit tė Kulturės dhe Muzeut Historik. Nė njė nga apartamentet e kėtij hoteli, disa shqiptarė tė shkathėt, tashmė kapitalistė, filluan tė blejnė gjithshka, jo mė tė reja se 100 vjeēare, tė krijuara nga duart e mjeshtrave popullorė. Veshje tė qėndisura me fije ari, varėse dhe vėth me monedha dhe simbole deri edhe ilire, armė sermi, ikona tė mesjetės, mbajtėse fishekėsh tė luftėtarėve tė kahershėm, gjithshka qė, nė botėn demokratike, vlerėsohej dhe shitej me shuma tė majme.

     Ato vite, mė kujtojnė tregimin e Migjenit «A doni qymyr zotni ku malėsorja, duke ecur rrugėve tė Shkodrės, pas gomarit ngarkuar me qymyr, bashkė me mallin ,shiste edhe nderin e saj. Po kėshtu edhe ne, nė ato kohė, bashkė me sendet e ēmuara tė familjes, shitėm edhe kujtimet e tė parėve tanė, kulturėn dhe traditėn shumė shekullore. Shitėm historinė tonė familjare dhe kombėtare!

     A mund ta gjykojmė malėsoren pėr veprimin e saj?

     A mund t’i gjykojmė shqiptarėt e pas vitit 90, qė shitėn ē’ka ishte mė e shėnjtė e trashėguar brez pas brezi? Shumkush, pasi ju ra rruga nė vėndet perėndimore, e kuptuan se nga padituria,  kishte shitur pėr pesė para, pasurinė shumė tė kushtueshme tė tė parėve, qė nė tė ardhmen, nė shtėpitė e tyre, gjatė turizmit familjar apo nė muzeumet e krahinės, apo tė vendit, do tė bėhesh burim krenarije dhe fitimi pėr ta. Jo mė kot populli ynė thotė se « mė mirė tė dish, se tė kesh». Ato relike tė blera zėre se falas, sot i bėjnė krenarė tė huajt, qė pėrveē vlerės artistike, lashtėsisė, dhe vlerės nė para, nuk i njohin edhe vlerat e tyre historike, qė shkojnė deri tek popujt e parė tė Europės.

     Kush ishin ata, qė historiografia e sotme, i quan si „popuj e hershėm“ europianė, e qė ngulet kėmbė se, sė bashku me gjuhėn e tyre, tashmė janė zhdukur? Homeri nė veprėn e tij „Iliada“ (origjinali: „Zėmrimi i Akilit“) i pėrmend shpesh me emrin Pellazgė, dhe nuk kursehet as me emėrtimet e shumė fiseve dhe vėndbanimeve tė tyre. Ata shtriheshin qė nga Gadishulli Iberik, Italik, gjithė hapsirėn posht lumit Danub duke pėrfshirė Gadishullin Ballkanik, pėrreth Detit tė Zi, Azisė sė Vogėl dhe Afrikės Veriore. Sipas Herodotit, historianit tė lashtėsisė: „qe populli mė i madh nė numėr pas indianėve“.(Shikoni: Alfabeti pellazgjik i Dhaskal Todhrit )

     Sipas studiuesit Arif Mati, historianėt e parė grekė, ndėr tė cilėt Hekate i Miletit, Helanikosi i Mitilenit, Herodoti apo Tuqididi, kanė folur vetėm pėr Pellazgėt. Kėto fise pellazge, fillimisht u njohėn nga pėrshkrimi i bėrė nga Homeri, tė njė lufte dhjetė vjeēare qė zhvilluan midis tyre nė Trojė, pėr tė marrė hak kundėr rrėmbimit tė Helenės sė bukur, gruas sė mbretit spartan, Menelaut,  nga princi trojan, Paridi. ( Lexoni: PELASGO - ILLYRIAN langauge the Mother of Indo-Europian languages )

     Sipas thurrjes sė ngjarjes, nė „Iliadė“, kjo qe njė luftė e pėrgjakshme nė tokė dhe hakmarrėse e Perėndive tė Olimpit, nė qiell. Mbi kėtė luftė qė zhvillohej nė tokė dhe nė qiell, sundonte Kryeperėndia, Zeusi - Pellazg. Kjo botė qiellore ishte e ndėrtuar me ngjarje tė shumta qė shpjegonin lindjen, lidhjet farefisnore, cilėsitė e perėndive qė rrethonin Zeusin - Diell. Secili prej perėndive tė oborit tė tij, mbronte dhe kujdesej pėr njė aktivitet tė njeriut nė tokė dhe simbolizonin forcat e natyrės. Kėshtu: Hera - gruaja e Zeusit, pėrfaqėson ajrin (dmth erėn) dhe ishte Perėndesha e Stuhisė. Ajo ose i ndihmon detarėt, ose i mbyt nė det. Afėrdita, Perėndesha e dashurisė dhe e bukurisė, nė lashtėsi, quhej nėna, motra ose bija e Zeusit dhe simbolizonte yllin e parė, qė lajmėronte ardhjen e njė dite tė re, ardhjen e Diellit, etj.

     Shumė nga simbolet e perėndive pellazge, ndoshta tashmė pa e ditur domethėnjen e tyre, qėndiseshin deri nė ditėt e sotme, mjeshtėrisht nė veshjen e zonės sė Malėsisė sė Madhe, Dukagjinit, nė Malėsinė e Gjakovės, Rugovė dhe nė vise tė tjera shqiptare deri edhe nė veshjet e arbėreshėve tė Italisė. Karakteristikė kjo, vetėm pėr etninė arbėrore (shqiptare). Asnjė veshje popullore nė tė gjithė botėn, nuk i ka kėto simbole nė zbukurimet e qėndisura mbi to. Xhubleta e zezė e grave tė Malėsisė sė Madhe dhe e Dukagjinit, me formėn e dallgėzuar tė fundit tė saj, ėshtė e njejtė me veshjen 4000 vjeēare tė figurave tė vizatuara nė vazot e gjėndura nė Mikenė, nė ishullin e Kretės. Kultura e gjėndur nė Mikenė, quhet mė e lashta qė njihet deri mė sot, e qytetrimit mesdhetar (Mikena, shpjegohet me fjalen shqipe “mik” dmth “qytet mik” aleat i Argosit nė luftėn e Trojės). “Tė gjithė studiuesit shqiptarė dhe tė huaj, njėzėri, pranojnė si tė njėjtė, tipin kombėtar tė xhubletės nė Shqipėrinė e Veriut me statujėn e Athinasė gjetur nė Kretėn minoike, e njohur si “hyjnesha me gjarpėrinj” adhuruar qysh nga koha e sundimit tė Knososit” (f 31 “Perėndesha Athina …” L.Dano.)

     Xhubleta shqiptare, e zbuluar nė Bushat tė Shkodrės mė 1984, nė varrin e njė gruaje dentiste (nė varr kishte vegla qė i shėrbenin pėr kėtė profesion) ishte 2000 vjeēare. Por figurat qė vazhdojnė tė zbukurojnė veshjen e Malėsisė, janė akoma mė tė lashta. Nė to, nė formė tė stilizuar paraqitet perėndesha e mbrojtjes dhe e dijes, Athinaja, me sytė e kukuvajkes, si nė gjetjet e arkeologut gjerman Shliman, nė Trojen e famshme tė Homerit. Nuk mungojnė as figura e gjarpėrit (simbol i mėnēurisė, lindjes dhe pjellorisė) dhe meduzės detare, qė e shoqėrojnė nė ēdo statujė tė lashtėsisė kėtė perėndeshė, emrin e sė cilės e mban edhe kryeqyteti helen. Nė veshjet shqiptare, nuk mungon kryqi i thyer (simbol i Diellit dhe i Zeusit), kryqi egjyptian (i jetės) nė shpinė tė xhokes mirditore, ylli me tetė cepa i Aleksandrit tė Madh, stilizime tė figurės sė dragoit dhe tė shqiponjės (njė nga tri emblemat e Zeusit), akrepit, yllit me pesė cepa, lotusit magjik.

     Nė figurat e qėndisura nė xhoken malėsore, dallohet gjethja e lisit, qė pėrfaqėson Dodonėn, qendrėn mė tė herėshme e mė tė rėndėsishme fetare tė botės Pellazge, qė u zbulua nė Thesproti falė kallėximit tė Ismail Qemalit (1878). Veshja e famshme e Malėsisė ėshtė e pakrahasueshme me asnjė veshje tjetėr nė botė, sepse tek xhubleta, brezi, ēorapet, dhe pjeset e tjera tė saj, qė jo vetėm kryen funksionin e saj mbulues dhe mbrojtės nga klima, por ajo flet nepėrmjet figurave tė qėndisura nė to, pėr atė botė qiellore, qė e ka pėrshkruar edhe Homeri (v. 850 para Krishtit) nė dy veprat e tij “Iliada” dhe “Odisea” e qe quhen veprat e para tė historisė njerėzore.

     Kjo botė e jashtėzakonshme, e fiksuar nė veshjen e traditės sė shqiptarėve, pothuajse iu fal tė huajve, nga padituria e tė zotėrve tė tyre. Por, edhe pse kanė kaluar njėzet vjetė nga viti i famshėm i «demokracisė», ne vazhdojmė tė shesim dhe tė shesim, tashmė jo pėr bukėn e gojės, por thjesht pėr njė fitim mė shumė, apo «qyl» siē thotė populli, historinė dhe kulturėn tonė. Arrijmė deri aty, sa vetėm pėr njė pension (300 euro) nga shteti grek, tė shesim edhe gjuhėn shqipe, pėr tė folur gjuhėn e botės nė familjet tona, denbabaden shqiptare.

     Ka edhe nga ata, qė kanė emigruar nė tė katėr anėt e botės, dhe iu duket si e pa vlerė dhe e padobishme gjuha e vėndit tė tyre, tashmė qė flasin «gjuhė tė mėdha». Ata, nuk ėshtė se e kanė shitur gjuhėn, si disa bashkombas tė tyre nė Shqipėri, pėr ca kacidhe. Sigurisht qė jo! Ata nga padituria, humbasin pasurinė mė tė madhe qė ka njė popull dhe njė Komb, e sidomos ne shqiptarėt, gjuhėn e parė tė Europės, gjuhė nga e cila u lindėn gjuhėt e vjetra, tė popujve tė sotėm europianė. ( Shikoni pemėn e gjuhėve 1 dhe 2  )

     Gjuha jonė, pellazgo-shqipe, i lindi figurat dhe simbolet e pellazgėve, qė u qėndisėn nė veshjen malėsore. Gjuha (se edhe sipas Biblės: e para lindi fjala) i lindi edhe vetė ato: Perėndite e lashta! (emrat e shumicės se Perėndive tė Olimpit kanė kuptim vetėm nė gjuhėn shqipe). Deri mė sot, historia studiohesh mbi bazėn e materialeve tė shkruara, tė ardhura nga lashtėsia. Arkeologjia, duke nxjere nė dritė objekte tė ndryshme, zbuloi mėnyrėn e jetesės, nivelin e zhvillimit tė mjeshtėrive dhe vėrtetoi shumė nga tė dhėnat e shkruara nga historianėt e lashtė. Por, si shkrimet ashtu edhe zbulimet arkeologjike, shpesh tė komentuara sipas mendimeve vetiake tė studiuesve, tė pamjaftueshme e jo nė vazhdimesi, nuk krijonin njė qartesi, apo pohonin teza jo reale tė lashtėsisė. Shkencat e reja, qė u zhvilluan sidomos gjatė shk.19, dhanė njė material bindės pėr ndėrtimin e Historisė sė popujve europian. Njė rol vendimtar nė kėtė drejtim, luajti studimi i gjuhėve (sidomos gjuhesia krahasuese).

     I pari qė e emėrtoi gjuhėn shqipe si «gjuhėn e Perėndive» ishte gjuhėtari arbėresh, Dhimitėr Kamarda. Nė librin e tij “Njė esse e gramatikės krahasuese rreth gjuhės shqipe” (1864), duke bėrė krahasimin e rrėnjėve tė fjalėve, nė sanskritisht (gjuha e lashtė indiane), persisht, latinisht, greqishten klasike dhe shqipes, ariti nė pėrfundimin se «gjuha e popullit shqiptar, ishte ndėr mė tė vjetrat e tė gjithė popujve tė Europės. Nė kėtė pėrfundim aritėn edhe studiuesi francez Eduard Snader, gjuhėtari danez Holger Petersen, Kristian Sandfel Jensen, etj (f 37 E.J.)

     Studiuesi tjetėr arbėresh, Xhuzepe Krispi (xhaxhai i kryeministrit tė parė tė Italisė) pohon: «Duke gjurmuar origjinėn e gjuhės greke, ėshtė njė gjė e bukur tė shohėsh se si ajo tė kthen, nė pjesėn e saj mė tė madhe, te shqipja…gjuha me tė cilėn flitej nė shekuj para Homerit… Gjuha shqipe, ka qėnė njė nga trungjet e parė, prej nga buroi mė pas ajo gjuhė hujnore e helenėve» (f11,12 Xh.K.)

     Edhe Sami Frasheri, (studiues i lindjes sė gjuhėve nė botė) pohonte nė vitin 1889, se « gjuha shqipe ėshtė mė e vjetėr, se gjuha e vjetėr greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar, ėshtė mė i vjetri». Ky pohim i tij, ishte rrjedhojė e krahasimit tė rrėnjėve te gjuhės shqipe, me ato tė gjuhės sė vjetėr greke, latine, sllave, gjermane dhe gjuhėve tė vjetra europiane si dhe gjuhės persiane, zende dhe sanskrite.(Shikoni: gjuhėt e perėndimit) Studiuesi J.Thomopullos tregon «se si fjalėt etruske (popull pellazg i Gadishullit italian) kishin tė njejtėn rrėnjė me pėrgjegjeset e tyre nė shqip (f.44 E.J.)

     Po kėshtu, Albanologut Otto Blau vėren se “mbishkrimet e lashta mbi pllaka guri, tė zbuluara mė 1897-99, nė Kretė e Lemos dhe pėr njė kohė tė gjatė tė padėshifrueshme, mund tė dėshifrohen nėpėrmjet gjuhės shqipe” (f.45 E.J.) Autori i dy veprave madhore mbi lashtėsinė («Shqipėria…» dhe «Mikenėt=Pellazgėt») Arif Mati, pohon se «Gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė autoktone qė ngjitet mė tej se Neolitiku» (f 280Bop pohon se „gjuha shqipe nuk ka asnjė lidhje zanafillore me asnjė gjuhė tjetėr“ (f.240 A.M.) Pra ne flasim njė gjuhė, qė ėshtė e krijuar pa asnjė model tė mėparshėm, e lindur bashkė me zhvillimin e njerėzimit, dhe ėshtė i befasueshėm fakti, se „Gjuha e sotme shqipe ėshtė ruajtur pothuajse e paprekur gjatė mė shumė se 30 shekujsh nė malesitė e vjetra tė Europės dhe mbi tė gjitha, ato tė Alpeve dinarike shqiptare„ (f.435 A.M.) ( Lexoni: Raca shqiptare nė shekuj )

    Po pėrse studiuesit e dy shekujve tė fundit, e emėrtojnė me togfjalėshin “pellazgo-shqipe”?

    Arėsyen na e shpjegon historiani A.Mati: “Unė do ta emėrtojė me fjalėn „pellazgo-shqipe“, sepse bėhet fjale pėr fillimin (Pellazg) dhe fundin (Shqiptar) tė njė vargu gjuhėsor, vijėmėsia e tė cilit deri nė ditėt tona nuk ėshtė kundėrshtuar as nga historia, as nga gjeografia, as nga arkeologjia madje as nga antropologjia “(f.433) «Shqipėria dhe rajonet nė kufi tė saj, paraqesin njė rast unik nė Europė : njė dhe vetėm njė popull, i cili jeton nė tokat e tij stėrgjyshore, tė paktėn qė nga neolitiku » (f.12 A.M.)

     Pohimi se gjuha pellazge ėshtė gjuha qė flasim ne sot, vėrtetohet nga fakte tė shumta qė na vijnė nga kohėt antike.  “Le tė kenė, pra, parasysh se shqipja barbare ėshtė NĖNA e gjuhės sė Homerit, Eskilit, Herodotit, Tuqiditit si dhe e gjuhės sė famshme, tė njohur si gjuha e Atikės!”(f186 A.K.) “Pėrputhje tė pakundėrshtueshme dhe ngjashmėri gjuhėsore tė pamohueshme gjėnden njėherazi nė gjuhėn etruske, ilire dhe shqiptare. Gramatika etruske nėn njė formė mė pak tė evoluar rigjendet nė gramatikėn shqipe“ (f.176 A.M.) «Pellazgo-shqipja ėshtė e vetmja gjuhė nė Europė qė mund tė ngjitet deri nė mugetiren e kohėrave dhe tė interpretojė gjuhėn antike madje parahistorike tė kėtyre Pellazgėve» (f. 433 A.M.) 

     Gjuhėtarėt e shekullit tė 19 dhe 20, pėr studimin e gjuhėve tė lashta, merrnin pėr bazė: sanskritishten, greqishten dhe latinishten... por jo shqipen, ēelėsin e vetėm gjuhėsor tė botės sė lashtė. Mosnjohja apo mosdashja pėr tė pranuar vlerat e gjuhės shqipe, nė historinė dhe gjuhėsinė europiane dhe atė botėrore, ka sjellė qė studiuesit edhe nė ditėt e sotme, tė mos jenė nė gjėndje tė lexojnė shkrimet e popujve tė lashtė mesdhetarė dhe mė gjerė. Studiuesja Nermin Vlora, vėren: “Kėtė fjalė „yj“ (yj - yjnor - hyjneron) nuk e kam gjetur nė asnjė gjuhė tjetėr, me perjashtim tė shqipes…megjithėse ishte e pėrhapur nė tė gjitha mbishkrimet e lashtėsisė, nga Egjeu deri nė Atllantik “(f 43 N.V.)

     “Nė Muzeun Arkeologjik tė Athinės hasim me njė shtyllė shumė tė lashtė, me njė mbishkrim bustofedik tė shkruajtur me alfabetin pellazgjik dhe me pėrmbajtje vajtimi, zbuluar nė ishullin Lemnos…deri mė sot, nuk ėshtė lexuar…Forma e shprehjes ėshtė primitive, megjithatė, ėshtė pėr t’u habitur se si mund tė zgjidhet e tė kuptohet ky mbishkrim, mbas mė se 3000 vjetėve me anėn e shqipes sė sotme” (f31 N.V.) “Emrat e dy heronjve tė Iliades dhe Odisese nuk shpjegohen aspak nga gjuha greke por nga gjuha shqipe: Achilleus (nė greqisht - „pa buze“) nė shqip „aq i lehtė“ (ash’shpejt-ashte i shpejte) ashtu siē e citon Homeri „Akil i shpejti“ pastaj Uliksi (Ulixes) „i plagosur nė kofsh“ nė gjuhėn greke, i quajtur ndryshe „Odhysseus“ nė greqisht „i xhindosur“ ndėrkohė nė shqip ėshtė „Udhėsi“ pra „udhėtari“ (f464 A.Mati.) «Pella nė Maqedonin e lashtė, ku lindi Aleksandri i Madh,i cili quhej edhe «pelleas »,qė do tė thotė «pelė»…Pella ka qėnė kryeqėndra e Mbretėrisė» (f50 Xh.K.)

     “Gjuha shqipe arrin tė shpjegojė njė numėr tė madh fjalėsh etruske, greke, latine, baske, armene, kelte, rumune etj” (f559 A.Mati.) Sado e pabesueshme qe na duket, por gjuha jonė shqipe ėshtė e pranishme edhe nė Egjiptin e lashtė. Filologu i shquar francez Shampolion, qė zotėronte pothuaj tė gjitha gjuhėt moderne dhe tė lashta, nuk ariti tė shpjegojė se, pėrse njė vizatim i caktuar tek hieroglifet, nė Piramidat egjiptiane, i pėrkiste njė germe tė caktuar, (gėrmės zanafillore tė figures se hieroglifit). Kėshtu figura e dorės, pėrfaqėsonte gėrmen “D”. Studiuesit e huaj nuk e kuptonin kėtė lidhje midis kėsaj gėrme dhe figurės sė dorės. Por Xh.Katapano e shpjegoi me emrin “dora” qė e pėrdorin arbėrorėt. Nė kėtė mėnyrė ay lidhi edhe hieroglifet e tjera egjiptiane, duke u nisur nga emėrtimet e figurave nė gjuhen arbėrore (shqipe). Gjithashtu nuk shpjegohen dot me asnjė gjuhė, edhe emrat e perėndive tė tyre.

     Emėrtimi i Perendise ATEM, qė pėrfaqėson emrin e Diellit-Zot, pėrkthehet me shqipen AT dhe MĖMĖ. Duke kaluar pranė Sfinksit drejt hyrjes nė Piramidėn e Ramsesit tė II, gjėndet trupi i ballcamosur i THOT-it, i cili cilėsohej nė Egjiptin e faraonėve si “i Dituri i tė diturve”, sepse shpiku shkrimin, artet dhe shkencėn nė lashtėsi. THOT-i, (ai qė na thotė) ishte i pranishem gjatė “peshimit tė zėmrės” nė sallėn e Gjykimit, nė prani tė Perėndeshės tė sė vėrtetės MAT-it (unė mas). Studiuesi arbėresh shprehet se, Egjypti i lashtė ėshtė plotė me fjalė shqipe..Vetė emri FARAON, pėrfaqeson njeriun qė i pėrket racės sė popullit tė tij (dmth nga “fara e jonė”). ( Lexoni: “Thoti fliste shqip - mbeshtetur ne librin e Giuseppe Catapano "Thot-Tat Parlava Albanese" - lexoni edhe kėtu: Parahistoria_Ilire - shikoni e lexoni: THOT spoke in Albanian - Sh.B)

     Gjuha e THOT-it, Etruskėve, e Trojanėve dhe Perėndive tė Olimpit, gjuha e tė gjithė Pellazgėve tė bardhė, filozofėve, poetėve, historianėve tė lashtėsise, gjuha e Homerit tė “Iliadės” dhe “Odisesė”, ishte GJUHA PELLAZGO - SHQIPE, qė edhe nė ditėt e sotme flitet e freskėt, e pastėr dhe e re nga shqiptaret e Shqipėrisė, Kosovės, Malit tė Zi, Camėrisė, Kalabrisė e kudo ku ndodhen nėpėr botė. Gjurmė tė kesaj gjuhe, ca mė shumė e ca mė pakė, duken qartė nė tė gjitha gjuhėt europiane tė sotme, dhe kudo ku  Pellazgėt rrugėtuan, luftuan dhe pushtuan...Mė thoni njė monument tė Historisė botėrore, qė mund tė mburet me njė lashtėsi tė tillė? Studimi i gjuhės shqipe ka njė rėndėsi tė madhe pėr vetė gjuhėsinė europiane sepse, siē vėren studiuesja Elena Kocaqi “Fjalėt rrėnjė (tė gjuhėve europiane) pa shqipen nuk kanė pothuajse asnjė kuptim...janė rreth 25 fjalė qė pėrcaktohen nga studiuesit, si baza e kėtij sistemi (europian) dhe tė gjitha kėto fjalė gjėnden aktualisht nė gjuhėn shqipe” (f7 E.K.) ( Lexoni: Linguistic Ancestry of the Albanian Language and People - Jacques, Edwin )

     Kėshtu fjalėt: bie, sjell, pi, ther, ndan, shteg, shikoj, njoh, mal, gur dhe shumė tė tjera, qė ndeshen pothuaj nė tė gjitha gjuhėt europiane, gjėnden nė gjuhėn shqipe si rrėnjė    fjalėformuese, gjė qė nuk ndodh nė gjuhėt e tjera. “Gjuha shqipe, njė numėr tė madh fjalėsh i ka njėlloj si sankritishtja, hitishtja, persishtja, avesanishtja dhe gjuhėt e tjera tė vjetra...Madje shqipja nė krahasim me sanskritishten ėshtė mė e vjetėr, mė e pėrkryer dhe mė rrokore (ka mė shumė fjalė njėrrokėshe, qė tregojnė lashtėsinė e njė gjuhe-shėn im)” (f292,293 E.K.)

     Studimi i gjuhės shqipe ka rėndėsi edhe pėr gjuhėt sllave, sepse shumė rrėnje qė kanė fjalėt e kėtyre gjuhėve, marin kuptim vetėm nėpėrmjet gjuhės sonė. Edhe shumė fjalė tė gjuhės turke rrjedhin nga gjuha shqipe. Latinishtja dhe greqishtja e lashte, u formuan prej gjuhės pellazgo-shqipe, dhe u tretėn gjatė kohėrave. Sot quhen “gjuhė tė vdekura”. Por gjuha, jonė sa e lashtė aq edhe vitale, jeton sot e kėsaj dite. Pėr kėtė, jo pak ndihmuan pėrpjekjet e Rilindasve tanė, qė pėr mėsimin e shkrimit dhe zhvillimin e saj, nuk kursyen jo vetėm pasurinė e tyre, por as edhe jetėn!

     Sot ne, jemi pėrherė mirėnjohės, mėsuesve nė trevat shqiptare dhe tė diasporės, qė me pėrkushtim, po e vazhdojnė kėtė rrugė. Puna e tyre ka vlerė tė madhe edhe pėr gjuhėsinė europiane dhe botėrore, sepse shėrben nė ruajtjen e MUZEUT tė gjalle tė Historisė Njerėzore, siē ėshtė gjuha “Pellazgo-Shqipe”.

     Shumė popuj dhe shumė shtete, mbasi ta njihnin se kush ėshtė kjo gjuhė, do ta kishin lakmuar ta kishin gjuhėn e tyre kombėtare. Ja pėrse ata tė huaj qė e njohėn, u dashuruan aq shumė me tė ,sa pa ndroje i dhanė vite tė tėra tė jetės sė tyre, pėr ta studiuar dhe mbrojtur historinė e saj tė jashtėzakonshme. Studiues si Z.Mayani, R.d’Angely, F.Cordignano, J.G.Hahn, E.Hamp, N.Jokli, H.Krahe, A.Mayer, A.Trombetti, e shume tė tjerė, pa pėrmėndur studiues tė shumtė shqiptarė tė shekujve tė kaluar por sidomos tė viteve tė fundit, te cilėt nuk zgjidhėn vetėm enigmėn e shkrimeve tė lashta, por nxorrėn nė dritė gjuhėn E PARĖ, (siē e pėrmėnd edhe Bibla: “tė gjithė flisnin njė gjuhė”) nga e cila me kalimin e shekujve u formuan gjuhėt e shumta qė flasin popujt europian e mė gjėrė.  Njė prej tyre ėshtė edhe Arif Mati, i cili megjithėse u lind dhe jetoi gjithė kohės jashtė, megjithėse njohu shumė gjuhė tė botės sė vjetėr dhe tė re, i kushtoi jo pak, por tridhjet vjet tė jetės sė tij, studimit tė historisė dhe gjuhės sė shqiptarėve. „Kjo gjuhė, gjuha shqipe - shprehet ai- ėshtė njė miniere ari gjuhėsore!“ (f49 A.Mati) Kjo e vėrtetė historike, duhet nė rradhė tė parė tė njihet nga ne, dhe tė trashėgohet nga fėmijėt tanė, jo vetėm si e folura e popullit tonė, por si njė PASURI qė e zotėrojmė vetėm ne, shqiptarėt (Muzeun mė tė lashtė tė Gjuhėsisė Botėrore), siē ėshtė gjuha jonė e bukur SHQIPE. Gjuha e Perėndive tė Homerit!

*  *  * 

Literatura e shftrytėzuar

Xh.K.- Xhuzepe Krispi „Shqipja Nėna e gjuhėve“  2009

A.M. - Arif Mati  “Mikenet=Pellazget” 2008

A.M. - Arif Mati “Shqipėria, Odisea e pabesueshme njė populli parahelen” 2007

N.V. - Nermin Vlora Falaski “Pellazget-Ilirėt-Etruskėt-Shqiptaret” Prishtinė 2002

E.J.  - Edwin Jacques «Shqiptarėt» v.1995

A.K. - Aristidh Kola “Gjuha e Perėndive” 2003 ( Lexoni edhe  kėtu )

E.K. - Elena Kocaqi „Shqipja ēelėsi i gjuheve indoeuropiane“ 2008

________________________________________________________________________________________________________