Z A F I R   B E R I SH A

RRUGA IME PĖR LIRINĖ E KOSOVĖS

 

_____________________________________________________________________________________________________________

 

MENDIMI I RECENSUESVE

__________________________________________________________________________________________

 

DOKUMENT HISTORIK PĖR LUFTĖN

E USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS

 

     "Rruga e lirisė" ėshtė mė shumė se libėr, ėshtė edhe njė dokument historik pėr luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i cili do tė zė vend tė merituar nė bibliotekat shqipe. Pėrmes kėtij libri autori dhe protagonisti shpalojnė dhe ndriēojnė detaje tė rėndėsishme, tė panjohura deri mė tani pėr luftėn ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare nė Zonėn Operative tė Pashtrikut, pėrkatėsisht tė Vėrrinit. Brezat e sotėm dhe ata tė ardhshėm do tė kenė nė duar njė botim tė rėndėsishėm nga fusha e publicistikės politike, libėr me tė cilin do tė mėsojnė se me sa shumė sakrificė, guxim dhe vendosmėri u arrit ēlirimi i Kosovės nga sundimi serb. Protagonisti Zafir Berisha, komandant i shquar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe familja e tij, janė vetėm njė nga shumė shembujt e ndritur tė popullit tonė, sesi duhet punuar pėr atdheun.

 

Prof. Dr. Qamil GEXHA - Gjakovė, prill 2002

 

*   *   *

PASQYRĖ REALE PĖR LUFTĖN ĒLIRIMTARE DHE SAKRIFICAT

E TREVĖS SĖ VĖRRINIT DHE LAGJES TUSUZ TĖ PRIZRENIT

 

     Libri "Rruga e lirisė" i Gėzim Ajgeraj i realizuar pėrmes intervistės me Zafir Berishėn , ėshtė libri mė i mirė i kėtij lloji pėr luftėn ēlirimtare tė udhėhequr nga UĒK-ja. Ky libėr me protagonistin, Zafir Berishėn, ka vlera tė shumanshme, veē tjerash ai do tė jetė burim i dorės sė parė pėr ēdo historian, qė nė tė ardhmen do tė shkruajnė pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės pėr trevėn e Vėrrinit. Nė librin "Rruga e lirisė", Zafir Berisha pretendon dhe ia arrin nė mėnyrė tė sinqertė e tė suksesshme tė pėrshkruaj luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė nė tė gjitha dimensionet e saja. Kėtu vend tė merituar dhe vend nderi ka edhe Gėzim Ajgeraj, i cili diti qė protagonistit tė librit me mjeshtri tė hollė t’ia vjelė nga mendja e kujtesa tėrė thesarin dhe bukurinė pėrshkruese tė periudhės mė tė lavdishme tė historisė sonė mė tė re. Lexuesi i vėmendshėm edhe me njė lexim tė librit "Rruga e lirisė" do t’ia arrijė ta formojė njė pasqyrė reale pėr luftėn Ēlirimtare dhe sakrificat e trevės sė Vėrrinit dhe lagjes Tusuz tė Prizrenit.

 

Prof. Jakup KRASNIQI - Prishtinė, prill 2002

 

*   *   *

 

LIBĖR QĖ FLET PĖR RRUGĖTIMIN, I CILI KĖRKON VIZION,

SAKRIFICĖ, URTI POLITIKE, DERI NĖ LIRINĖ E PLOTĖ

 

     Rruga e Lirisė sė popullit shqiptar nga sundimi serb ishte e gjatė, e rėndė, me shumė sakrifica, dhe vuajtje, por edhe me krenari kombėtare. Pėr kėtė na dėshmon edhe rrėfimi i protagonistit tė librit "Rruga e lirisė", Zafir Berisha, i njohur nė radhė tė parė si njė nga pjesėtarėt dhe komandantėt e spikatur tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Zafir Berisha, sipas pėrjetimeve tė kallėzuara nė kėtė libėr, personifikon vetėm njėrin nga shumė atdhetarė tė Kosovės dhe shqiptarisė pėrgjithėsisht, tė cilėt tė frymėzuar me idealin e ēlirimit tė atdheut nga sundimi serb, duke kaluar nėpėr ilegalen politike kombėtare e deri nė luftėn e lavdishme ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, u ngritėn nė heronjtė e ditėve tona. Por, dėshmia e tij pėr rrugėn e ēlirimit tė Kosovės, deri nė pavarėsi dhe mė larg, nuk pėrmbyllet me kėtė libėr. Rrugėtimi deri nė lirinė e plotė ende kėrkon vizion, sakrificė, urti politike, vetėmohim, unitet kombėtar dhe para sė gjithash atdhedashuri. Libri "Rruga e lirisė", le tė shėnojė edhe njė faqe nė shkrimin e historisė pėr luftėn e lirinė e popullit tonė tė prirė nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

 

Prof. mr. Agim ZOGAJ - Prizren, prill 2002

 

*   *   *

P R O L O G

 

     S`ishte rastėsi apo kėrkesė ideja pėr tė shkruar pėr Zafir Berishėn, kėtė luftėtar tė dėshmuar kur e deshti dhe do atėdheu. Ka qenė dėshirė e kahmotshme, qė nė kohėn e ilegalitetit dhe gjatė luftės, por edhe pas saj, etapa nė tė cilat u dėshmua karakteri i lartė i atdhedashurisė sė kėtij luftėtari tė paepur pėr lirinė e atėdheut. Pra, edhe si familje, por edhe si i ri, herėt e kishin dalluar tė bardhėn nga e zeza, lirinė nga robėria, prandaj rruga e tre vėllezėrve tė tij Shaniut, Sheradinit dhe Mujės, ishin frymėzim edhe pėr djaloshin e ri pėr t’u rreshtuar nė rreshtat e vizionarėve tė rrugės sė lirisė, tė cilėn e kishin trashėguar edhe nga tė parėt e tyre.

     Jo vetėm kaq, do tė kthehemi nė vitet e 1912-ta, pasi qė Kosova ishte ripushtuar nga njė pushtues i ri qė quhej Serbi, vetėm pasi kishte ikur Turqia me sundimin e saj pesėshekullor nė tokat shqiptare. Pa u ndalur shumė nė ato vite, nga fshati Kushtrim (dikur Billushė) u vranė dhe u masakruan nga ushtria serbe, mbi 60 banorė civilė tė kėtij fshati dhe u dogjėn rreth 120 shtėpi, masakėr e njejtė , ndodhi edhe nė fshatin Dobrusht.

     Ishte vjeshta e vitit 1912. Kishin shpėtuar vetėm ata qė ishin gjetur tė strehuar, jashtė fshatit, nė ara e vreshta dhe nėpėr male dhe trimat qė luftonin pėrkrah luftėtarit tė shquar tė asaj kohe Qazim Lika. Nė ēetat e kėtij trimi me armė nė dorė luftuan edhe shumė burra nga lagjja e Berishėve, por berishėt nuk u shuan, sepse nga gjaku i atyre qė u vranė, lindėn e u rritėn trimat qė do t’i dalin zot atdheut sa herė qė e kėrkonte nevoja.

     Ngjarjet dhe luftėrat qė u zhvilluan nėpėr trojet shqiptare, pa dyshim edhe Vėrrinin nuk e lanė anash, por ne po ndalemi te Lufta e Dytė Botėrore dhe pikėrisht nė kėto vite pėr t’i dalė zot atdheut nga lagjja e Berishėve nė fshatin Kushtrim (Billushė), pėrsėri doli tribuni i popullit Destan Berisha, udhėheqės i Ballit Kombėtarė nė zonat e Vėrrinit, qė siē dihet nė kėto anė ai pati shumė luftėtarė, qė luftonin pėr ēlirimin e trojeve etnike shqiptare, kundėr tė gjithė armiqėve dhe pushtuesve, tė cilėt synonin tokat e atdheut tonė. Ishte tribuni Destan Berisha- Billusha, i cili e pengoi edhe planin e “qubrilloviqėve” pėr kolonizimin e tokave shqiptare nė Vėrri, pikėrisht mes fshatrave Hoqė e Qytetit dhe Gurrė (Poslishtė) mė 1937-1941, kur kolonėt serbė nga regjioni i Zhupės-Sreckės ishin vendosur nėpėr pronat shqiptare me ndihmėn e xhandarėve tė mbretit tė Serbisė, gjatė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene. Largėpamėsia e kėtij tribuni, burrat trima tė Vėrrinit i rreshtoi drejt shėrbimit tė atėdheut dhe tė ēėshtjes kombėtare.

     Por, pas pėrfundimit tė luftės dhe vendosjes sė komunizmit nė Kosovė, kjo zonė pėr rreth pesėdhjet vite u injorua dhe u diskriminua nga pushteti dhe pushtetarėt. Vėrrinasit nuk qėndruan duarkryq, as nuk iu nėnshtruan pushtetit, por, gjetėn forma e metoda dhe mbijetuan duke ecur krahas tė gjitha zhvillimeve nė Kosovė pėr tė mos qenė asnjėherė larg ēėshtjes sė atdheut dhe nė shėrbim tė saj. Ky ėshtė fati dhe rruga e njėrės nga familjet, qė nė Vėrri ka shumė tė tilla. Pushteti duke e ditur mirė kėtė, asnjėherė nuk e la tė qetė popullsinė e kėsaj ane.

     Pas shpėrthimit tė demostratave (1981) nė Prishtinė, ndiqen edhe shumė tė rinjė vėrrinas, tė cilėt i pėrjetuan kazamatet serbo-jugosllave si: nė Nish, Pozharevc, Krushevc, Beograd, Gospiq, Goli Otok, e ku jo tjetėr. Ndėr kėta djem ishin edhe vėllezėrit e Zafir Berishės, qė ishin frymėzuesit e Zafirit tė ri, i cili pėrveē vėlla, me ta do tė jetė edhe bashkėluftėtarė i tyre nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Burgosja e vėllezėrve (Shaniut, Sheradinit dhe Mujadinit), ishte frymėzimi se si duhet urryer armiku, si tė duhet atdheu, sa e shtrejtė ėshtė liria, etj. Tani mė ideali i tij protestues dhe shpėrthyes nuk ndrydhej dot vetėm nė shpirtin e tij tė pastėr si gurrat e Vėrrinit, por atė ideal Zafiri me kėmbėngultėsi kėrkon ta shpėrndajė si rrezen e diellit tė mėngjesit tek shokėt e tij dhe nė masat e gjėra popullore. Edhe pse shumė i ri, me guximin e pashoq ai gjithmonė ishte shpėrthyes kundėr robėrisė sė popullit shqiptar nė trojet e ish Jugosllavisė.

     Nė ēdo takim, nė ēdo ndeje me shokė e nė ēdo aheng, apo edhe nė aktivitet ilegal. Shpirtin liridashės e kishte tė pathyeshėm edhe pėr kundėr sfidave tė kohės, ndjekjeve, kėrcėnimeve dhe pabesive tė armikut. Si djalosh i njė familjeje me traditė atdhetare, pushtuesi dhe armiqtė e dinin mirė nga u vinte rreziku, andaj e kishin halė nė sy, por guximi drejt qėllimit fisnik, nė rrugėn e lirisė, ishte mė i fortė.

     Tabani kombėtar i Zafir Berishės i kalitur dhe i trashėguar ndėr breza me fanatizėm nė shėrbim tė atdheut, ėshtė rruga e idealizmės sė tij, pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare siē ėshtė kjo e jona e pazgjidhur, prandaj, atdheu i ruan me fanatizėm nė gjirin e vet dhe i mbanė nė piedestalin mė tė lartė kėta flamurtarė tė atdheut, sepse djem me njė sakrificė dhe vendosmėri tė tillė e meritojnė, me ta jo vetėm qė ēahen errėsirat, shkėputen zingjirėt e robėrisė, por thyejnė dhe shporrin armiqė, nė kėtė rast serbėt, janė vigjilentė nė mjegullnajat e erėrave, qė e mbuluan atdheun kohėrave tė liga.

     Rrėfimi i tij i rrjedhshėm pėr aktivitetin nė ilegalitet, gjatė luftės, por edhe pas saj, ėshtė jeta e tij, qė lidhet ngushtė me fatin e kombit e tė atdheut, ndėrsa pėr ardhmėrinė dhe pjesėn tjetėr tė jetės, do tė parafrazoja njė fjalė tė Zafirit: “Lufta s`ka pėrfunduar, sepse ende nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e Kosovės.”

     Pėr shokėt e rėnė nėpėr vijat e frontit tė luftės, siē ishin: Remziu, Xhevati, Salajdini, Bekimi, Agimi, Besimi, Fatmiri, Hyseni, Bashkimi dhe tė gjithė dėshmorėt e tjerė, flet me admirim dhe sa herė e fillon rrėfimin pėr ta, ofshama e tij mė bėhet si njė gjėmė e jehonės sė krismave nėpėr bjeshkėt e Vėrrinit. Pra, i tillė ėshtė Zafiri edhe sot, i qiltėr, me shpirt tė pastėr atdhetari, besnik i idealit tė shokėve, protestues kundėr padrejtėsive dhe sfidave nė udhėtimin drejtė ēėshtjes ende tė pazgjidhur kombėtare, vizionar i ardhmėrisė, i vendosur nė luftė me padrejtėsitė e kohės, njeri qė dhembjen e ndrydhė nė shpirt pėr t’ua falur buzėqeshjen dhe lumturinė tė tjerėve, i kujdesshėm dhe i paharruar pėr shokėt e rėnė dėshmorė, pėr familjet e tyre, pėr invalidėt, shokėt e luftės, i dashur dhe i respektuar ndėr shokė, njeri i shtresave tė vuajtura tė Kosovės.

     Respekti dhe sinqeriteti i tij, reflektohet mė sė miri edhe gjatė bisedės, sepse ai mė me dėshirė flet pėr shokėt dėshmorė, pėr luftėn dhe heroizmat e tyre nėpėr vijat e frontit, pėr ata qė edhe sot i qėndrojnė pranė idealeve dhe vlerave tė luftės. Pikėrisht djemtė si Zafir Berisha, qė bartėn mbi supet e veta barrėn e luftės dhe duke qenė tė pathyeshėm karshi sfidave tė kohės, i duhen edhe mė tej Kosovės, nė rrugėn deri nė pavarėsi dhe bashkim kombėtar.

Gėzim Ajgeraj, Prizren 2002

 

LEXONI LIBRIN: RRUGA E LIRISĖ