Nė fokus

 

INTEGRIMI NĖ BE PĖR SHQIPTARĖT NUK

ĖSHTĖ BASHKIM KOMBĖTAR!

 

    Frazeologjia e pėrditshme e kastės politike shqiptare (Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni) se bashkimi  do tė ndodhė nė Bruksel, nė kuadėr tė bashkimit evropian, tė sjellė nė dilemė: Janė kėta injorantė apo mashtrues?. Apo edhe njėra edhe tjetra? Nuk po mė pėlqen tė besoj!

 

Shkruan: Dr.Muhamet Aliu - Ferizaj, 29. 04. 2010

 

 

     Duket e pabesueshme nganjėherė, por ėshtė e vėrtetė. Edhe qeveritarėt kanė dalė nga populli. Po pra, disa nga pjesa mė popullore e popullit. Mėnyra patriarkale e tė jetuarit e gjeneratės sė mesme ia mundėsoi njė zhvillim relativisht tė mirė nė dy  drejtime:

·        mundėsoi mbajtjen dhe financimin e brezit mė tė ri familjar pėr shkollim, nė njėrėn anė dhe,

·        ndikoi nė ruajtjen e vlerave tradicionale, kombėtare e popullore, nė anėn tjetėr.

     Ishin kėto dy atribute qė me tė vėrtetė e fisnikėronin rininė. Pushtetarėt kolonialistė serbo-jugosllavė kėtė zhvillime i shihnin si rrezik, dhe pėr kėtė arsye, me ndihmėn e disa vendorėve pėrpunonin forma tė veprimit nė mėnyrė qė ky zhvillim maksimalisht tė  zvogėlohej. Nė funksion tė kėsaj filluan pėrjashtimet prej shkollave, pėrndjekjet, burgosjet, diferencimet ideopolitike, ndarja nė tė ndershėm e tė pandershėm e tė tjera. Edhe pėrkundėr vėshtirėsive tė shumta, karvani ecte. U krijua njė gjeneratė e pėrgatitur mjaft mirė profesionalisht  dhe e edukuar drejt  tradicionalisht. Kuptohet qė pastaj kjo gjeneratė do tė ishte bartėse e zhvillimeve shoqėrore nė Kosovė. Nė rrethanat e reja demokratike u mundėsua qė udhėheqėsit t’i zgjedhė populli. Pra, tė dalin nga populli.

     Modestia, thjeshtėsia, mėnyra e komunikimit me popullin, pėrgatitja shkollore e tė tjera, krijojnė optimizėm tė arsyeshėm nė opinion. Gradualisht fillon “thurja”. Janė kėto nė fillim thurje tė buta, duke filluar nga “ato me kravata”, tėrheqja nė koluare tė ngushta, mandej kjo  thurje forcohet me truproje, kėto vinė duke u shtuar, me pėrcjellės pėr familjarėt e tyre, me vetura me dritare tė padukshme, deri te thurja e hekurt nė automjete  tė blinduara, e kėshtu me radhė.  Duke e ulur komunikimin me masat, tanimė fillon shikimi nga lart.

     Ēfarė shihet nga kjo lartėsi?

     Njė masė e tėrė njerėzish qė merren me punėt e pėrditshme. Qė duhet tė jenė tė mirė e tė sjellshėm, t’i kryejnė obligimet ndaj shtetit, tė mos ankohen kur pėr njė certifikatė tė lindjes, pėr njė certifikatė kurorėzimi ose pėr ta regjistruar njė automjet tė kėrkohen edhe pesė dokumente tė tjera, tė cilat diku lėshohen, e diku tjetėr vulosen, kur i shtohet edhe sjellja burokratike e nėpunėsve (eja sot, eja nesėr), nuk mjafton njė javė pėr ta nxjerrė njė dokument.

     Injoranca shtohet kur nė fjalimet e tyre janė aq tė papėrgjegjshėm; sikur ky popull nuk di ēfarė po ndodh rreth tij e mė larg. Po harrojnė se nė kėtė masė njerėzish janė edhe ish-shokėt e tyre tė shkollės. Tash artistė, piktorė, gazetarė, sociologė, psikologė, mjekė, profesorė, kuadro shkencore, mandej, bujq e mjeshtėr tė mirė, tė papunė qė lexojnė e tė tjerė e tjerė. Mundohen tė na bindin se si toleranca ndaj krimit ėshtė zero, megjithėse nuk dimė pėr ndonjė rast tė gjykuar pėr  keqpėrdorim ose korrupsion. Mandej, sikur kemi rritje ekonomike  tė kėnaqshme  nė shkallė vėndi, pėrmirėsim tė gjendjes energjetike, arsimim tė reformuar, e tė tjera. Edhe tani, kur janė tė  lėnduara nė masė tė madhe vlerat etike, morale e kombėtare, pėr shkak tė kondicionimit patriotik, po na flasin pėr “bashkimin kombėtar,” pėr tė cilin aq shumė po punojnė, dhe i cili do tė ndodhė kur ne dhe tė tjerėt rreth nesh, do tė integrohemi nė bashkimin evropian”.

     Integrimi evropian ofron shumė favore, pėr ne dhe tė tjerėt. Por duhet ta  kuptojmė drejt. Integrimi nė BE pėr shqiptarėt nuk ėshtė bashkim kombėtar! Bashkimi evropian ėshtė asociacion i bashkimit tė shteteve komb, jo bashkim i qytetarėve nė shtetin evropian. Sipas kėtij rregulli, si do tė shpjegohej prania nė BE e qytetarėve shqiptarė jashtė kufijve tė Shqipėrisė sė sotme. Si do ta quajnė Kosovėn anėtare tė bashkimit evropian, shtet i cilit komb? Multietnik?  Pastėrtia etnike nė Kosovė ėshtė 94%!

     Shqiptarėt e Maqedonisė, tė luginės sė Preshevės, tė Malit tė Zi e tė tjerė automatikisht do tė kalonin nė pakica etnike tė kėtyre shteteve, anėtare tė Bashkimit Evropian. Nga kjo del se hyrja nė BE e shteteve ballkanike ofron lehtėsira tė mėdha, nė lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe kapitalit, por e ēimenton edhe mė shumė, ēėshtjen e pazgjidhur tė shqiptarėve nė Ballkan. Do tė ishte e ndershme qė forcat politike dhe intelektuale nė Shqipėri, Kosovė e nė Maqedoni tė akordohen nė funksion tė formimit tė shtetit-komb, i cili do tė ndihej komod nė BE. Komod do tė sillej, edhe nė rast se njė ditė ky bashkim vullnetar i shteteve evropiane do tė shpėrbėhej.

     Frazeologjia e pėrditshme e kastės politike shqiptare (Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni) se bashkimi  do tė ndodhė nė Bruksel, nė kuadėr tė bashkimit evropian, tė sjellė nė dilemė:

Janė kėta injorantė apo mashtrues?. Apo edhe njėra edhe tjetra? Nuk po mė pėlqen tė besoj!