HOMAZH PĖR ALI ALIUN - PRESHEVA

 

Shkruan: Dilaver GOXHAJ (Shpėtim GOLEMI) - Tiranė, 26. 04. 2010

 

 

     Te gjithe ata qė e kanė njohur Ali Aliun - Presheva, ose qoftė edhe sikur tė kenė dėgjuar pėr tė, sot qė morrėn lajmin e ndarjes sė tij nga jeta jam mė se i bindur se kanė heshtur, kanė ndalur punėn apo bisedėn apo ushqimin pėr momentin nė kujtim tė jetės dhe veprės tė kėtij Njeriu tė Mirė dhe Patriot deri nė grahmėn e fundit tė jetės sė tij. Tė gjithė ata qė e kanė njohur nga afėr apo qė kanė punuar me Bacėn Ali Presheva janė krenuar dhe krenohen me atė njohje. Ndėrsa unė kujtoj njė nga momentet mė mbresėlėnėse nė jetėn time kur jam njohur dhe si jam njohur me Bacėn Ali dy vjet pas mbarimit tė Luftės Ēlirimtare nė Kosovė.

     Gjate luftes nė Luginen e Presheves, 2000 - 2001, nga Shteti ame, ne radhet e UĒPMB’se ishte edhe nje djale nga Laberia, tė cilin e ndaloi dhe e denoi qeveri e Tiranes, me kryeministėr Ilir Metėn me 13 muaj burg me motivacionin: dezertoi nga ushtria e Republikes se Shqiperise dhe shkoi e luftoi nė Presheve. Arestimi i atij djali u be dy muaj para se te ndalej lufta ne Luginen e Presheves dhe, pas 9 muajve iu be gjyqi nė Tirane. Ēuditerisht, gati disa minuta pasi pat filluar seanca gjyqesore, vjen nė sallėn ku zhvillohej gjuqi nje polic dhe njofton trupin gjykues se kish ardhur nje plak nga Presheva dhe deshironte te ndiqte seancen gjyqesore. Trupi gjykues urdheroi qe te lejohej plaku. Me te hyre ne salle, plaku, pasi e falnderoi trupin gjykues qe ia mundesoi kėrkesėn, u kerkoi qe mundesisht ta lejonin tė takonte ish luftetarin e UĒPMB-sė. Edhe kete kerkese ia plotesuan. Pasi e puthi ne balle "te pandehurin per tradheti", u kthye nga trupi gjykues dhe u tha:

     U faleminderit shume qė mė dhate kete mundesi qė une tė mund ta njihja e ta puthja ne ballė kete djalė. Dhe, meqenese ma dhate kete mundesi me lejoni t'ua shpjegoj pse. Une tane jeten time kam luftu me menyrat e mia me ēliru trevat shqiptare, sidomos Presheven time, dhe me i bashku me Shqipninė amė. Pėr kete edhe jam denuar, por kur erdhi dita me rremby armet, sikunder e shihni, nuk kisha mė kėmbė. Por ja qe midis te rinjve nga Presheva, Bujanovci e Medvegja erdhen edhe shume djem nga Kosova, Maqedonia e Shqipnia, madje edhe nga Laberia, duke u mundu me bė realitet endrėn dhe deshiren e qindra-mijera shqiptareve te vrare e te burgosur nga Serbia e Jugosllavia. Ju beni ashtu si u thone ligjet apo qeverite tuaja, une i them ketij djali: faleminderit shume nė emer te te gjithe te gjalleve dhe te patrioteve te vrare e te vdekun, qe erdhe per te na ēliruar duke qene i gatshem te japesh edhe jeten per Presheven time. Faleminderit! 

     Dhe ai plaku nga Presheva ishte baca Ali Aliu. Pasi tha keto fjale, baca Ali nderoi me grusht, dhe ashtu, ēuk-ēuk me bastunin ne dore, u largua nga salla. Ne sallen e gjyqit, e cila ishte cip mė cip me njerez dhe gazetarė, nuk degjohej as miza. Edhe pasi doli baca, heshtja vijoi. Ate e theu kryetari i trupit gjykues, i cili me veshtiresi i mbante emocionet, dhe tha: Seanca per sot mbyllet. Ajo vijon neser ne te njejten ore.

     Kjo qe une u tregova, nuk perben as edhe nje te milionten e veprimtarise se baces Ali Aliu, por ajo qe deshiroj te theksoj eshte se vajtja e atij djalit nga Laberia ne lufte nė Presheve nuk ishte rastesi. Qysh ne periudhen e Lidhjes se Prizrenit eshte kenduar dhe vijon te kendohet ne Laberi nje kenge, tekstin e te ciles une e kam kuptuar pasi filloi lufta ne Presheve, kur mesova se kufiri i atij territori me Serbine eshte te Molla e Kuqe.

     Ja se ēfare thotė kenga: "Moj Hanko buzė kutia/ Varu poshtė nga xhamia/ Tė tė shohin djemuria. / O djema mos mė ngacmoni/ Merrni armėt edhe shkoni/ Te Mollė e Kuqe qėndroni/ Me vėllezėrit luftoni/ Pastaj eni e kėndoni".

     Por historia nuk mbaron me kaq. Nė periudhen e ēetes se Ēerēis Topullit pat ardhur edhe nje djale nga Presheva dhe qe reshtuar ne ate ēete, e quanin Hasan Kadriu Presheva, i ati i Arben Presheves sipas librit te Kapllan Resulit, “Tradhetia”, farefis me Bacėn Ali Aliu;  keshtu qe djali i ardhur nga Laberia ne luften pėr ēlirimin e Kosovės Lindore ishte njė domosdoshmeri e caktuar nga fuqi madhore atdhetare dhe jo rastėsi. Domosdoshmėria e ēan rrugėn pėrmes rastėsive. Por kemi edhe nje ngjashmeri tjeter. Ēeten e kohės sė Ēerēizit e luftonte Perandoria e Sulltanit, ndersa “ēeten” - ushtri tė Presheves e luftonte Perandoria e Solanės, ndaj edhe ai djale u denua. Pra, historia perseritet, por ne nje shkalle me te larte. Dhe intuita e patriotit Ali Aliu e thirri dhe i tha: Shko e falnero luftetaret dhe ai erdhi. Sepse patriot nuk eshte vetem ai qe rremben armet per liri e pavaresi, por gjithkush qe e mbron popullin e tij nga padrejtesite, hajnite dhe poshtersite e qeverise se tij. I tille ishte dhe do tė mbetet nė kujtesėn e popullit shqiptar Baca Ali Aliu-Presheva.