Akademi pėrkujtimore pėr Shaban Viēajn’Bacin luftėtar i tri luftėrave ēlirimtare: UĒK’UĒPMB dhe UĒKombėtar.

 

BACI - LUFTĖTAR I TRI LUFTĖRAVE ĒLIRIMTARE

 

Shkruan: Afrim Morina - Prishtinė, 13. 04. 2010

_____________________________________________________________________________________________

 

     E nderuara familje Viēa!

     Tė nderuar tė pranishėm!

     Mekanizmat qė pėrdor pushtuesi pėr tė mbajtur nė robėri njė komb, po tė njėjtat mekanizma duhet krijuar pėr tu ēliruar. Kjo moto kishte fillet e para nė vitin 1984, por pėr kohėn ishin tė hershme. Duhej punuar me shumė nė propagandė, sepse propaganda titiste ishte e konsoliduar bukur mirė nga shqiptarėt qė pėrdornin metodat gebelsiane duke i dhėnė pėrparėsi propagandės sė verdhė, qė me ēdo kusht tė ē’vleftėsonin punėn e pa lodhur tė veprimtarėve pėr ēėshtje kombėtare. Kjo kast politike me burizanėt e vet gazetar e njerėz tė letrave, lehtėsonte punėn fashizoide serbo sllave. Ndėrsa numri i veprimtarėve dita mė ditė rritej dhe punohej me vetėmohim pėr tė bindur bashkė -kombėsit pėr tė drejtat qė duhet fituar dhe e kot ishte tė pritnin ndėrgjegjėsimin e udhėheqėsve shqiptarė nė radhė tė parė dhe asaj serbo sllave. Nė kėto rrethana shqiptarėt do tė hyjnė nė vitin 1989.

 

Rrethanat politike nė Evropė dhe Jugosllavi

 

     Viti 1989 paralajmėronte ndryshime tė mėdha nė gjithė Evropėn. Nė Gjermani do tė bie Muri i Berlinit. Nė Rumani do tė bie Ēaushevski. Lėkundeshin themelet artificiale BRSS, nga e cila do tė shkėputėn Estonia e Lituani. Pakti i Varshavės kishte filluar ta zhbėhej dhe gjeostrategjia e gjeopolitika pėsonin ndryshime tė mėdha. Gjithė kėsaj nuk mund t’i ikte edhe Jugosllavia qė mbante gjysmėn e kombit shqiptar tė robėruar me dhjetėvjetėsha, ndėrsa hegjemonizmi serb mundohej qė tė shtinte nėn kontroll klasik edhe kroatėt e sllovenėt. Manifestimi nė Gazi Mestan, pėr gjashtėtqindė vjetorin e Betejės sė Kosovės, nxori nė pah gjithė mllefin serbo sllav kundėr shqiptarėve dhe nga atje jepej mesazh i qartė pėr fatin e tyre nė tė ardhmen. Ky  mesazh vjen edhe nga Lazar Mojsovi pėr “zbulimin” e ekzistimin tė “Shtabit” te shqiptarėt, njė alibi pėr tė rėnduar thundrėn e dhunės dhe bindur njėsit federale pėr rrezikun qė po vinte nga shqiptarėt. Kjo politikė hegjemoniste mė vonė u reflektua edhe nė KQ tė LKJ, nė tė cilin sllovenėt shprehen haptazi qėndrimin e vet kundėr kėsaj politike, ndėrsa kroatėt pritnin ditė mė tė mira.Veprimtarėt e ēėshtjes kombėtare vriteshin, burgoseshin, maltretoheshin nė format mė brutale. Pothuajse gjysma e shqiptarėve ishin tė trajtuar nė forma tė ndryshme nga UDB- ja serbe, malazeze dhe maqedone. Ky brutalitet dhe mospėrfillja e kėrkesave tė drejta tė shqiptarėve shtonte taborin e mos kėnaqėsisė dhe nė vitin 1989 tė gjitha rrugėt e trojeve shqiptare do tė mbusheshin nga demonstruesit pėr realizimin e kėrkesave tė tyre. Me 2 Nėntor do tė vriten Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhe pėr shkaqe shėndetėsor Fadil Vataj do tė detyrohet t’i nėnshtrohet shėrimit intensiv, ku mė vonė edhe do tė vdes nga kanceri. LPRK do tė dobėsohet shumė, sepse humbi tre udhėheqėsit militantet e saj. Vetė rrethanat politike nė kėtė hapėsirė dhe mė gjerė kushtėzonin qė edhe shqiptarėt tė organizoheshin mė mirė, sepse gjasat pėr njė marrėveshje paqėsore ishin varrosur. Prandaj nė kuadėr tė LPRK filloi tė artikulohej edhe mendimi i krijimit tė mekanizmit ushtarak, si mjet i realizimit tė programit politik. Pjesa dėrmuese e kreu tė saj nė tė gjitha nivelet ishte kundėr kėsaj ideje, prandaj njė pjesė e saj do tė shkėputet dhe me 19 Nėntor tė viti 1989 do tė formoj Frontin e Rezistencės dhe Bashkimit Kombėtar. Ata  menjėherė do tė nisin tė punojė nė planin politiko ushtarak, do tė krijoj celulat e veta, do t’i ndaj territoret e okupuara shqiptare nė zona veprimi, do tė tubojė rreth vetės pjesėn mė militante jo vetėm tė LPRK por edhe tė tė gjithė atyre qė shpėtimin e shihnin nėpėrmjet krijimit tė ushtrisė. Veprimtaria do tė zgjerohet edhe nė mėrgatėn tonė dhe kreu i saj do tė merr qėndrim qė tė kontaktojė me organet udhėheqėse tė Shqipėrisė. Do tė priten nga Presidenti Ramiz Alia. Ai bashkė me kabinetin e Tij do tė tumirė kėtė organizim dhe menjėherė do tė autorizohet Perikli Teta, Ministėr i Mbrojtjes, qė tė merret me pėrmbushjen e nevojave tė Frontit. Me kėtė edhe do tė nėnshkruhet njė marrėveshje pėr aftėsimin profesional tė djemve dhe vajzave tė cilėt do tė dėrgoheshin nė Shqipėri. Marrėveshje do tė fillojė tė zbatohej menjėherė nė vitin 1991.

 

Ferizaj do tė bėhet qendėr e pėrhapjes sė platformės sė Frontit

 

     Nė kėto rrethana do tė krijohet edhe BSPK. Nė tė njėjtėn kohė do tė krijohet edhe Dega e SPEVZPK me qendėr nė Ferizaj, e nė krye tė saj do tė jetė veprimtari i pa lodhur i ēėshtjes kombėtar Remzi Hoxha, pėr fatin e tė cilit ende nuk dihet qė nga tetori i vitit 1995, i cili pėrmes Afrim Morinės do tė bėhet anėtar i udhėheqjes sė Frontit. Ky shumė shpejtė, pėrmes bashkėveprimtarėve Basri Zukės, Shefqet Maliqit, Agim Ahmetit, Mustaf Miftarit etj., tė cilėt pranojnė platformėn e Frontit, do tė zgjerojė radhėt, sepse kishin njė tė kaluar ilegale dhe dinin si tė vepronin nė rrethanat e krijuara. Shaban Viēa do tė marri kontakt me kėta veprimtar pėrmes Frontit, me disa prej tė cilėve njihej edhe mė herėt dhe sė bashku do tė bėjnė zgjerimin e radhėve, do tė lėvizin nėpėr qytete e fshatra, do tė tubojnė mjete financiare e tė mira materiale, do tė mundėsojnė dhe sigurojė lėvizjen e anėtarėve tė kryesisė sė Frontit nė zhvillimin e aktivitetit tė tyre. Aktiviteti i tyre do tė jetė i gjithanshėm, pra jo vetėm pėrbrenda sindikatės, duke gjetur bashkėmendimtar, por mė tė dalluar janė Remziu e Shabani sepse u mundėsonte edhe pėrvoja mė e madhe e luftės ilegale nė kuadėr tė LPRK dhe njohjet me veprimtar nė gjithė hapėsirėn kombėtare, qė kishin krijuar gjatė asaj kohe. Ky grup shumė shpejtė do tė zgjerojė rrethin e veprimit nė Shtime, Kaēanik, Gjilan, Preshevė, Shkup, Tetovė, Gostivar etj. Pra ky qytet do tė jetė njė qendėr rrezatuese e Frontit, sepse vet pozita gjeografike do tė mundėsojė kėtė. Shaban Viēa, siē do ta njohin shokėt e veprimit e tė luftės me nofkėn Baci, ishte gjithkund ku e lypte nevoja. Ai qoftė me shok apo dhe vet do tė jetė nė gjithė hapėsirėn kombėtare, pėr tė pėrmbushur misionin e shenjt qė i kishte vu vetės. Nuk ishte rastėsi  nofka Baci, sepse kudo qė shkonte gjente mirėkuptim, kishte aftėsi komunikimi e bindjeje, pėr zgjidhjen e kauzės kombėtare. Edhe pse do tė burgoset pothuaj e gjithė kryesia e Frontit, kėta nuk do tė ndalnin veprimtarinė e vet dhe do tė punojnė me pėrkushtim nė kryerjen e misionit pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Zhdukja sė Remzi Hoxhės nga organet e SHIK, do t’i tronditi tė gjithė bashkėveprimtarėt, edhe Bacėn, sepse kėta dy ishin lidhur shumė ndėr vete, prandaj bėnė gjithēka, herė vetė e herė me shok pėr tė ndriēuar fatin e Tij, para dhe pas lufte, duke shfrytėzuar tė gjitha mundėsit pėrmes lidhjeve qė kishte krijuar gjatė punės sė vetė, pothuaj njėzetė vjeēare. Pas analizave qė i kishte bėrė Fronti situatės politike kombėtare, vendosi qė tė shuaj aktivitetin e vet dhe u morr qėndrim qė tė gjithė anėtarėt tė kyēeshin nė UĒK pa pretendime pėr tė ruajtur pozitat qė i kishin nė hierarki. Pėr Shabanin nuk kishte dilema se si tė vepronte, ngase Ai kishte rrethin e vet tė bashkėveprimtarėve dhe me guxim e pėrgjegjėsi morale do tė kryej detyra tė rėndėsishme. Pas ndėrhyrjes sė NATO- sė nė Kosovė, si shumė tė tjerė edhe Ky, nuk u pajtua me gjendjen e robėruar tė shqiptarėve nė vise tjera, prandaj edhe mė me pėrkushtim do tė jetė nė vija tė para tė frontit nė radhėt e UĒPMB e UĒK. Gjatė vitit 2008 u bėnė disa takime tė ish anėtarėve tė Frontit pėr tė pėrgatitur Monografinė nė njėzetė vjetorin e themelimit tė tij, Baci do tė jetė ndėr tė parėt qė do t’i pėrgjigjet ftesės pėr kėtė dhe ka dhėnė kontribut tė ēmuar nė grumbullimin e materialit i cili pritet tė publikohet mė vonė. E kam thėnė edhe njė herė tjetėr, Shaban Viēa ėshtė radhit nė kolonėn e dėshmorėve tė kombit dhe historia ėshtė pasuruar edhe me njė figurė tė pa kontestuar pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Nuk mjafton qė me pėrvjetorė tė kryejmė misionin pėr ndriēimin e punės sė Tij, por duhet punua me pėrkushtim nė hartimin e njė monografie, se puna afro njėzetė vjeēare nuk mund tė pėrmblidhet me fjalime pėrkujtimore.

Lavdi e respekt punės sė shenjt e tė palodhur tė Shaban Viēajt-Bacit!