Demonizimi i sektorit publik!

 

KENI MĖSHIRĖ JU LUTEM, NA REPNI MĖ ME KUJDES!

 

Shkruan: Avni Zogiani - Prishtinė, 08. 04 2010

 

 

     Tė gjitha kompanitė publike sė bashku mund t’i sjellin Kosovės njė fond prej 500 milionė eurosh nga privatizimi/koncesionimi, sipas rrugės qė ka zgjedhur Qeveria. Kaq para realizohen nga kėto kompani pėr njė ose dy vite punė me gjithė korrupsionin dhe keqmenaxhimin, tė imponuara nga Qeveria me qėllim tė krijimit tė alibit pėr shitjen e tyre. Kjo praktikisht i bie sikur ne po i falim PTK-nė, Aeroportin dhe KEK-un, por akoma mė keq, kjo po merret si njė shitje e tyre. Pra, mė mirė do tė ishte tė thuhej qė prej fillimit, duam t’iu falim pasuritė tona ekonomive tė vendeve qė ndihmuan Kosovėn gjatė luftės dhe tė mos flisnim fare pėr shitjen e tyre. Nė fund tė fundit njė fond rreth 500 milionė eurosh nuk shpaguan as investimet qė janė bėrė nė kėto kompani vetėm pėr vitet e fundit.

     Shiheni logjikėn ekonomike tė Qeverisė sonė. Nė banka tė huaja janė dėrguar 260 milionė euro tė thesarit, nė ndėrkohė qė tashmė po fillojmė tė futemi nė borxhe tek institucionet e huaja financiare. Sė voni Qeveria ka marrė 200 milionė euro me arsyetimin tipik qė bėjnė qeveritė kukulla tė kapura nga interesa tė huaja, “pėrmirėsimin e sektorit publik”. I tillė ishte edhe arsyetimi i Bankės Botėrore nė Irak kur e futi kėtė shtet nė borxhe, “pėrmirėsimi i sektorit publik”. Nė radion ndėrkombėtare “Democracy Now”, njė aktiviste irakiane shprehte habinė se si ėshtė e mundur qė Iraku me tėrė kėtė treg tė naftės tė mos ketė kesh pėr projektet pėr pėrmirėsimin e sektorit publik.

     Logjika pak a shumė ėshtė kjo. Qeveritė e kapura nga interesa tė kompanive tė huaja e fusin vendin nė borxhe nė ndėrkohė qė fondet publike ose i bllokojnė me ndonjė arsyetim banal (fondi i privatizimit, fondi i trustit tė kursimeve, partė e thesarit jashtė vendit) dhe paratė e marra nga institucionet financiare ndėrkombėtare prapė dalin nga vendi nėpėrmjet shėrbimeve tė konsulencave” duke i kthyer kėto para sėrish nė po ato vende prej nga ka ardhė ndikimi pėr kreditė nė Bankėn Botėrore. Ajo qė ngelet ėshtė borxhi i pafund pėr shoqėritė e varfra si Kosova.

     Qeveria e Kosovės nuk e ka as ndjeshmėrinė mė tė vogėl ndaj kėtij procesi. Ajo nuk e ka idenė se pesė vjet prej sot do tė thellojė mė tutje varfėrinė nė vend duke i dhėnė asetet publike me njė ēmim krejtėsisht tė ulėt dhe duke bllokuar pratė e marra nga kjo shitje nė projekte qė nuk kthejnė paratė, apo edhe mė keq nė rrethin e pafund tė pretendimeve pronėsore nga jashtė Kosove. Pra, nė fund tė kėtij procesi ne pothuaj se nuk do tė kemi pronė publike, paratė do tė jenė tashmė tė shpenzuara, e ēdo privatizim ka konsistuar nė uljen e tė punėsuarve nė kompanitė e shitura, qė pėr situatėn e Kosovės mund tė barazohet me njė katastroftė. Ndoshta pikėrisht varfėria ėshtė edhe qėllimi i kėsaj logjike ekonomike, duke qenė se pėr kompanitė e huaja njė shoqėri e varfėr ofron ēmim tė ulėt tė punės.

     Cilat janė idetė qė mbėshtesin kėtė qė po e bėn Qeveria e Kosovės me paranė dhe kompanitė publikė? Arsyetimi pėr futjen nė borxhe tek Banka Botėrore derisa ne kemi para kesh qė rrinė kot ėshtė tėrėsisht banal. Ata thonė, tė marrim borxhe nga Banka Botėrore vetėm sa pėr tė konfirmuar se jemi shtet. Mirėpo, Banka Botėrore nuk e ka kėrkesė tė domosdoshme shtetėsinė pėr dhėnien e kredisė, kurse kreditė e saj nė tė shumtėn e rasteve kanė penguar, nė vend se ta ndihmojnė, zhvillimin e hovshėm ekonomik tė vendeve debitore. Shembulli mė i freskėt ėshtė ekonomia e Shqipėrisė.

     Ideja qė mbėshtet privatizimin dhe dhėnien me koncesion tė aseteve publike ėshtė se ato po dėmtohen nga korrupsioni e keqmenaxhimi. Tė dyja kėto janė leht tė identifikueshme dhe po ashtu lehtė tė parandalueshme. Ėshtė e vėrtet se korrupsioni dhe zhurma pėr tė arrin kulmin nė kohėn kur kėrkohet privatizimi i aseteve tė njė vendi, por nuk ka kuptim qė pėr shkak tė kėsaj thjesht tė heqet dorė nga kjo pasuri.

     Demonizimi i sektorit publik, qė bėhet pak a shumė pikėrisht nėpėrmjet tė asaj politike qė njėherė pėrkrahet e njėherė denoncohet nga ndėrkombėtarėt, ka arritur kulmin pikėrisht nė vitin kur pritet privatizimi i aseteve mė tė rėndėsishme publike. Nė kėtė mėnyrė, njė qytetar “i informuar” ėshtė lodhur nga bombardimi i pėrnjėhershėm me raportet mbi korrupsionin dhe deklarimi mė i shpesht i tij ėshtė “vetėm le tė shiten!”. Pra inkurajohet heqja dorė nga pasuria publike duke ia lėnė qė kėtė pasuri ta shesė pikėrisht ajo elitė qė ka krijuar alibin pėr shitje, korrupsionin.

     Absurdi mė i madh ėshtė se ky demonizim ndodhė nga “konsulentėtė” ndėrkombėtarė tė qeverisė, tė cilėt nė tė shumtėn paguhen me paran e marrė borxh nga Banka Botėrore pėr “pėrmirėsimin e sektorit publik”. A u pėrmirėsuaka sektori publik duke e ekzekutuar atė? Kėsaj nė gjuhen popullore i thonė, kadia tė paditė, kadia tė gjykon.

     Kjo qasje sidomos shihet nė sektorin energjetik. Ne e dijmė mirė qė njė pjesė e mirė e rrjeteve tė distribucionit nė rajon ėshtė blerė nga njė kompani e huaj qė quhet CEZ. Nėpėrmjet agjencive e grupeve tė ndryshme tė konsulencės ky konzorcium ka arritur qė shoqėrive tė ndryshme nė Ballkan t’iu fusė dy kėmbėt nė njė kėpucė. Pėr shembull, Shqipėria sot vetėm ėshtė duke u dorėzuar pėrballė politikave ēmimore tė imponuara nga CEZ nė kohėn kur ky vend prodhon energji nė kuota rekord.

     Ne jemi nė prag tė dhėnies sė sektorit tė energjisė tek kompanitė e huaja. Absurditeti i kėtij procesi qėndron nė faktin se Kosovėn B ėshtė duke e vlerėsuar njė kompani e huaj e gjetur nga “grupet e kosnulencės” qė po e shtyjnė qeverinė tė privatizojė gjithēka. Pra, ata qė tashmė kanė krijuar strategjinė e qeverisė qė sektorin e energjisė thjesht ta transferojė nė duart e kompanive tė huaja, sot janė duke na e vlerėsuar Kosovėn B. Derisa ekspertėt thonė se Kosova B ėshtė e re nė masėn prej rreth 90%, gjasat janė qė vlerėsimi tė nxjerrė atė nė njė kuotė nėn 20% tė vlerės sė projektit Kosova C. Me kapacitetin e saj, Kosova B nė momentin e pėrmbushjes sė tėrėsishme tė projektit Kosova e Re, do tė qėndrojė nė njė raport tė pėrafėrt prodhimi 6:10, por pjesėmarrja e publikut kosovar nė kėtė projekt do tė jetė nėn 20%.

     Qeveria e Kosovės as qė ėshtė duke rezistuar tėrė kėtė pėrfshirje tė konfliktit tė interesit nė pėrgatitjen e procesit tė privatizimit tė aseteve publike. Akterėt qė pėrbėjnė Qeverinė siē duket e kanė tė lidhur qėndrueshmėrinė e tyre nė pushtet me dhėnien e kėtyre aseteve. Pra, nuk ka shumė shpresa nga Qeveria e zhytur nė korrupsion dhe nė ndikime tė sektorit privat sidomos atij tė huaj. Gjėrat tashmė po duken sheshit dhe nuk ka ngelur shumė pėr t’u thėnė. Siē duket nuk ka ngelur gjė tjetėr tė thuhet kėtu, vetėm njė lutje drejtuar atyre qė po na i vlerėsojnė dhe po na e pėrgatisin vetė shitjen e aseteve publike. Ju lutem, rjepnani pak mė me kujdes! Keni tė bėni me kafshatėn e gojės sė njė vendi me mbi 40% varfėri.

Autori ėshtė bashkė-themelues i Organizatės ĒOHU!