Tenderėt e mėdhenj tė PTK-sė jepen me procedurė njė burimore!

 

PTK’ja I’A JEP 5 MILIONĖ € KOMPANISĖ “ALCATEL LUCENT”!

 

Tre tenderė tė Postė Telekomit tė Kosovės pėrmes procedurės njė burimore i janė dhėnė kompanisė franceze “Alcatel Lucent”, e cila ishte vlerėsuar nga drejtuesit e PTK-sė si kompani e papėrgjegjshme. Kjo kompani private kishte shkelur njė kontratė e cila peshonte rreth 25 milionė euro. Ndėrkaq prej vitit 2000 kėsaj kompanie i janė dhėnė rreth 130 milionė euro nga arka e PTK-sė (!!!)

 

Shkruan: Parim Olluri  - Prishtinė, 08. 04. 2010

 

Vizitoni:  Faqen zyrtare tė Kompanisė “Alcatel Lucent”

 

     Postė -Telekomi i Kosovės i ka dhėnė kompanisė franceze “Alcatel Lucent” tre tenderė nė vlerė prej afro 5 milionė eurove edhe pse tė njėjtėn e kishte vlerėsuar si tė papėrgjegjshme.  Kėto miliona kjo korporatė kėsaj kompanie i’a ka ndarė nė dy ditėt e fundit tė muajit mars tė kėtij viti. Kompaninė “Alcatel” drejtuesit e Postė-Telekomit tė Kosovės e patėn quajtur si tė papėrgjegjshme duke e gjobitur me 9.5 milionė euro.  Dėnimi i kėsaj kompanie kishte ardhur pas mosplotėsimit tė kontratės 25 milionėshe, e cila ka pas pėr detyrim ndėrtimin e infrastrukturės pėr zbatimin e fazės sė pestė tė telefonisė mobile “Vala”. Por, kjo nuk i ka penguar  drejtuesit e Postė-Telekomit qė t’i japin edhe njė seri milionash kompanisė franceze e cila qė nga vitit 2002 ka fituar nga PTK-ja rreth 130 milionė euro.

     Tenderi i fundit i fituar nga kjo kompani ėshtė ai pėr “Mirėmbajtjen e pajisjeve te “Vala”-s tė fazės 0-4”, i cili kap vlerėn e 3 milionė e 470 mijė euro. Ky tenderė ka qenė nė procedurė njė burimore ashtu siē ka qenė ai pėr “Shėrbime tė mirėmbajtjes sė HĖ dhe SĖ nė NGN”, i cili kap vlerėn e 430 mijė eurove.

     Ndėrsa njė milionė euro mė 31 mars i ka fituar kjo kompani pėrmes tenderit pėr “Ngritja e kapaciteteve dhe shtimi i funksioneve ne rrjetin IP/MPLS dhe tė qasjes”, i cili ka qenė nė procedurė njė burimore. Pėr, kėtė ēėshtje zyrtarėt e Postė-Telekomit nuk kanė dashur tė pėrgjigjen edhe pse gazeta ka kėrkuar pėrgjigje pėr dy ditė rresht.

     Ndėrsa para njė viti punėt qėndronin ndryshe me kėtė kompani. Mė 8 mars tė vitit tė kaluar Postė-Telekomi i Kosovės pati gjobitur kompaninė “Alcatel Lucent” mė 9.5 milionė euro pėr shkak se ky operator ekonomik kishte shkelur kontratėn pėr ndėrtimin e infrastrukturės pėr zbatimin e fazės sė pestė tė telefonisė mobile “Vala”, e cila peshonte rreth 25 milionė euro. Kjo ishte hera e parė qė dėnohej njė kompani nga PTK-ja dhe dėnimi mė i madh i shqiptuar ndaj njė operatori ekonomik prej njė Autoriteti Kontraktues.

    Kompania franceze tenderin 25 milionėsh e pati fituar pėr tė bėrė zgjerimin e rrjetit telefonik pėr futjėn e mbi 1 milionė klientėve tė rinj nė operatorin e telefonisė mobile “Vala”. Kjo kontratė ishte nėnshkruar nė fillim tė vitit 2008 dhe ėshtė paraparė tė pėrfundonte 10 tetor tė atij viti. Kryeshefi ekzekutiv i Postė-Telekomit Shyqyri Haxha pati deklaruar se pėrveē problemeve me infrastrukturė, moskryerja e kėtyre punėve nga Alcatel`i ėshtė duke i krijuar shumė telashe dhe humbje financiare kėsaj kompanie publike. Haxha pati arsyetuar vendimin e tij me humbjet e mėdha qė i shkaktoheshin “Vala”-s nga mos pėrmbushja e kontratės nga ana e “Alcatel”-it. Problem tjetėr qė kompania franceze i kishte shkaktuar kėsaj ndėrmarrje publike ėshtė edhe cungimi i lėvizjeve pėr zgjerimin e “Vala”-s si dhe humbja e klientėve tė rinj.

 

Kontakt me autorin (parim.olluri@hotmail.com)