Njė rrėfim nė vetėn e parė

 

BURGOSJA

E

RINISĖ SIME

Shkruan: Elife Luzha ( * )

_____________________________________________________________________________________________________________________________

 

     Edhe sot u zgjova nė orėn e zakontė tė mėngjesit sadoqė natėn e  kalova pothuaj pa vėrė gjumė nė sy. Nė pasqyrė  vėrejta fytyrėn e zbehur dhe sytė tė ėnjtur. Kurse nė kokė ende mė buēisnin fjalėt e zėdhėnėsit tė shkollės: “Elife Luzha, pėrjashtohet nga shkolla, dhe humb cilėsinė e nxėnėsit”.

     Pa pyetur pėr hekurat e qelive dhe zinxhirėt e burgut, mėngjesi qe me diell tė ēiltėr, natyrė e bukur pranvere. Cicėrimat e zogjve nė kopshtin e shtėpisė nuk mė bėnė pėrshtypje si ditėve tė tjera. Bota e tyre e ēiltėr prej zogu po mė dukej si e larguar. Nėna po merrej me punėt e shtėpisė. Vėllezėrit kishin vajtur nėpėr punėt e tyre. Kurse unė po pėrgatitesha pėr nė shkollė. Askujt nuk i tregova pėr vendimin e Pleqėsisė sė shkollės tė publikuar dje. Unė dhe vėllai, Kadriu ishim nė listėn e tė pėrjashtuarve nga shkolla, pėr veprimtari  armiqėsore, siē thuhej nė atė vendim. Vėllai ishte nė pėrfundim tė vitit tė fundit tė gjimnazit, kurse unė sa po pėrfundoja vitin e parė.

     Mbrėmė nuk kisha mundur tė hapė gojėn me askėnd. Nuk dija si t’i tregoja nėnės se jam e pėrjashtuar nga shkolla kur ajo po bėnte gjithė ato mundime pėr shkollimin tonė. Si t’i them pėr vėllain, kur i dija ėndrrat e saj prej nėne tė vuajtur Kosove pėr njė tė ardhme tonė tė lumtur? Kadriu me njė karakter tepėr tė veēantė qysh herėt ishte dalluar me horizont tė gjerė  dijeje prej eruditi. Ishte nxėnės i shkėlqyer i gjimnazit Matematikor tė Prishtinės. Por kushtet e vėshtira nė familje nuk i mundėsuan qė tė vazhdonte mėsimet atje, andaj dhe ishte regjistruar nė Komunėn e Kaēanikut, pėr shkak tė udhėtimit mė tė afėrt nga shtėpia, dhe uljes sė shpenzimeve familjare. Me sjelljen dhe zgjuarsinė e tij, krijonte nderim tė veēantė kudo qė shkonte.  Pėrshtypje tė mirė kishte krijuar sidomos nė mesin e profesorėve tė tij. Sa here qė mė thoshin se si motėr e Kadriut do tė duhej t’i kem ngjarė atij, lumturohesha, nga ana tjetėr, nė mua shtresohej njė detyrim se me tė vėrtetė duhet t’i ngjaja! Aq shumė doja t’i ngjaja sa nuk linja vend pa e  pėrgjuar, pėr tė mėsuar tė veēantat e tij. E veēanta ishte, leximi i librave dhe loja me futboll.

     U pėrshėndeta me nėnėn dhe u nisa pėr te shoqja e lagjes Mėrgimja, me tė cilėn udhėtoja pėr nė shkollė. Ajo e dinte se isha e pėrjashtuar nga shkolla, por e kisha lutur tė mos i tregonte askujt. Nė shenjė proteste pėr pėrjashtimin e numrit tė madh tė nxėnėsve nga shkolla, pėr shkak tė pjesėmarrjes nė demonstratat e 05. 05. '81 nė Kaēanik, bashkė me disa shoqe dhe shokė organizuam bojkotimin e mėsimit. Nė mesin tonė ishte edhe Mėrgimja, por ajo disi mė dukej si shumė e luhatur dhe nuk ja kisha fort besimin. Kjo dhe u vėrtetua. Posa u grumbulluam nė oborrin e shkollės qė tė manifestojmė bojkotimin ashtu siē kishim vendosur, ajo u largua..

     Paraqitja ime nė oborrin e shkollės, edhe pasi mė ishte ndaluar, nuk u pa me sy tė mirė nga udhėheqja e shkollės dhe disa bashkėpunėtorė tė tyre. Erdhi njė nga ata dhe mė tha tė largohesha, ose do tė ftonin policinė. Unė prita derisa sa u grumbulluam tė gjithė dhe pak para se tė fillonte hyrja e nxėnėseve brenda nė klasa u larguam. Po ecnim nėpėr rrugėt e Kaēanikut me parullėn:

 

“Ktheni shokėt tanė”,

“Republikė kushtetutė ja me hatėr ja me luftė”,

si dhe kėngė patriotike siē ishte:

“Kaēanik o shkėmb e gurė, vritesh, pritesh pėr flamur...”

 

     Por tani po ndiqeshim nga policia. Filluam tė shpėrndahemi. Unė me njė grup shokėsh ikėm luadheve pėr t’u fshehur nėpėr male. Kisha vrapuar shpesh, dhe isha pjesėmarrėse e garave atletike pėr komunėn. Isha e bindur se nuk do mė zinin policėt pasi mė dukej vetja si vajzė se isha bijė e erės. Vrapoja me tėrė fuqinė duke e lėnė pas grupin. Por e humba betejėn prej rinie. Nga bari i gjatė i luadheve tė pa kositura tė majit, m’u pėshtjellėn kėmbėt dhe u rrėzova. Njė polic me zuri pėr krahu. Kur mė panė shokėt dhe shoqet u ndalėn. Donin tė mė shpėtonin nga duart e tij, duke bėrtitur - lėshojeni, si t’i bėrtisnin njė zagari qė kish zėnė njė thėllėzė tė re! Unė u fola shokėve tė ikin qė tė mos vėreheshin se kush qenė. Polici shqiptar po mė luste qė t’i ndalja shokėt vetėm sa pėr tė biseduar dhe do na lironte! Nuk ju binda urdhrit tė tij. Ai filloi tė bėrtiste pėr tė mė bindur, se do tė mė lėshonte nėse ata do tė ndaleshin. Dhe ashtu u bė. Polici nuk mė lėshoi nga krahu deri sa e mori fjalėn nga ne se nuk do tė dukeshim mė nė shkollė e as rrugėve tė Kaēanikut. Pasi na lėshuan, vendosėm tė shpėrndahemi, pėr tė vazhduar ditėve tjera mė mirė tė organizuar.

     E vetme, u nisa pėr nė shtėpi. Nė kokė mė silleshin lloj-lloj mendimesh dhe gati nuk vėreja asgjė rreth vetes. Vendosa qė posa tė mbėrrija nė shtėpi t’i tregoja nėnės sė dashur pėr pėrjashtimin tim nga shkolla. Pa pritur para meje u ndal njė makinė policie dhe mė futėn fluturimthi nė makinėn e tyre. Po mė dėrgonin nė stacion tė policisė. Na tradhtuan - thash me vete. U tmerrova kur mendova se do tė jenė kapur edhe shokėt e tjerė. Tėrė ditėn mė morėn nė pyetje, herė njėri e herė tjetri. Asnjėrit nuk ja dija emrin. Kėrkonin tė tregoja emrat e atyre me tė cilėt isha bashkė. Nuk thash asnjė. Pėrgjigjesha shkurt: - Jam nga fshati. Nuk e njoh askėnd. - E ndjeja veten nė njė kopėsht zoologjik me tė gjitha llojet e bishave nė uniformė xhandari.

     Nuk e dija saktė nėse i kishin kapur edhe tė tjerėt. Ankthi mė shtrėngonte nė grykė. Nė orėt e vona tė mbrėmjes mė dėrguan nė gjykatore te bashkėfshatari im gjykatės, Muj Luzha. Pas “pėrshėndetjes” me fyerjet mė tė rėnda qė kisha dėgjuar ndonjėherė e sorollatjeve me kėrcėnime, ma shqyrtoi dėnimin me 15 ditė burg. Nė ora 11 tė mbrėmjes me makinėn e policisė mė nisėn pėr ta vuajtur dėnimin nė burgun e Mitrovicės. Rrugės po mendoja pėr nėnėn e dhėmshur, pėr pikėllimin e saj me vajzėn nė hekura qelie! Ēfarė do t’i bėnin vėllait tė dashur, edhe ai i pėrjashtuar? Po shokėt, kush nga ata do tė jetė kapur, ēfarė dėnimi do tė kenė marrė? Ishte pranverė, e rinisė sė Kosovės rrezet e diellit do binin mbi zinxhirėt nė duar.

     Tėrė ditėn nuk kisha ngrėnė e as nuk kisha pirė. Ndjehesha e tejlodhur gjer nė kufirin e vdekjes. Por nuk kishim pėr tė vdekur.

     Pas mesnate mbėrritėm nė burgun e Mitrovicės. Mė vonė mėsova se vetėm unė isha e burgosur atė ditė. Ishte njė ndėr lajmet mė tė mira qė dėgjova pas daljes sime nga burgu. Ndjeva se shokėt i paskisha dashur jo mė pak se veten. Pėrkundėr tė gjitha vuajtjeve dhe torturave asnjėherė nuk mė shkoi mendja t’ju besoj atyre qė mė quanin armike. Isha shumė e bindur se po bėnim njė vepėr tė mirė pėr Kosovėn, e qė Kosova e robėruar e priste nga ne. Isha shumė e bindur se nuk duhej ndalur e as frikėsuar nga kėrcėnimet e askujt. Isha shumė e bindur pėr fitoren tonė. Kjo bindje qe mesazh i jetės qė i pėrballonte mundimet.

 

* ) Autorja ėshtė e diplomuar nė Kolegjin Universitar VICTORY  - Prishtinė, Fakulteti i Politikės Ndėrkombėtare dhe Diplomacisė.

____________________________________________________________________________________

ELIFE LUZHA:

NOSTALGJIKĖT DHE PAKURRIZORĖT

TITIST TĖ SOJIT AZEM VLLASI

 

                                                                                                                                  © Pashtriku.org, 04.  06. 2010