Nė fokus

 

KOSOVA - TENDER PĖR TĖ NXJERRĖ

PARANĖ PUBLIKE JASHTĖ VENDIT!

 

Shkruan: Avni Zogiani *

 

 

5.7 milionė euro,

49 milionė euro,

mbi 50 milionė euro,

27 milionė euro, 50 milionė euro, prapė

50 milionė euro,

10 milionė euro,

500 milionė euro,

47 milionė euro…

Kėto janė shifra qė mė sillen nėpėr kokė kur mendoj mbi tenderėt qė ēuan ose deshėn t’i ēonin paratė tona jashtė vendit.

Tenderė pėr pėrmirėsimin e imazhit tė Kosovės,

tenderė pėr riparimin e shiritave transportues nė KEK e pėr importimin e rrymės,

tenderė pėr shtypjen e fletėvotimeve (fletėvotimet shtypen nė Kosovė, por paratė i merr njė kompani sllovene!),

tenderė pėr pajisjen me kompjuterė tė shkollave publike,

tenderė pėr pasaportat vetėm njė vit para futjes sė pasaportave biometrike,

tenderė pėr vlerėsimin e kompanive publike,

tenderė pėr vlerėsimin e pronave, deri tek tenderė pėr importimin e mishit!

Njė mani e jashtėzakonshme e Qeverisė sė Kosovės pėr tė nxjerrė paranė e kosovarėve jashtė vendit.

     Gjatė kėtij viti qė po e lėmė pas Kosova thjesht u shndėrrua nė njė tender pėr tė nxjerrė paranė publike jashtė vendit. Zakonisht, ofertuesit e huaj i kanė ēmimet dyfish mė tė mėdha sesa ofertuesit e vendit. Mirėpo, nė shtetin mė tė ri nė botė, me buxhetin mė tė ulėt nė rajon, ēmimi nuk ėshtė kriter. Kriteret janė shumė mė filozofike sesa ēmimi. Koncepti, shpesh thonė ata qė mbrojnė kėtė mani pėr derdhjen e parasė jashtė Kosove, ėshtė i rėndėsishėm - jo ēmimi. Disa nga kėta tenderė qė i pėrmenda, ē’ėshtė e vėrteta, janė anuluar. Janė anuluar pėr shkak se thjesht u zbuluan nga media, jo pse dikush vendosi interesin e qytetarit para atyre qė porosisin tenderėt.

     Natyrisht, kishte shumė tenderė qė u denoncuan nga mediat dhe nė nja dy ose tri raste ėshtė vendosur anulimi i tyre. U anuluan se vėrtet ishin bizarė, ishin paradoksalė. Pėr shembull, tenderi pėr importimin e mishit. A ka kund njė rast qė qeveria hap tender pėr importimin e mishit, treg ky qė ėshtė tėrėsisht nė duart e sektorit privat kudo dhe qė vetė rregullohet si i tillė. Ky tender u anulua pas njė presioni tė fortė publik ndaj qeverisė, por asnjėherė askush nuk dha pėrgjegjėsi dhe as u pėrpoqėm nga erdhi shtytja pėr njė vendim tė tillė paradoksal. Ose ta marrim, pėr shembull, tenderin pėr pajisjen e shkollave me kompjuterė. Ēmimi i ofertuesit tė shpėrblyer, kompani e huaj natyrisht, ishte plotė 24 milionė euro mė i lartė sesa ai i ofertuesit tė dytė. Oferta? Si mund tė jetė njė ofertė pėr kompjuterė ta zėmė tė firmės “Dell” mė atraktive sesa oferta tjetėr qė ofron po “Dell” e qė kushton 24 milionė euro mė pak? Edhe ky tender u anulua pasi qė “Koha Ditore” e denoncoi atė publikisht,

por a duhet tė mjaftohemi me kaq?

Mos do duhej qė dikush qė e ka kurdisur kėtė tender tė jepte pėrgjegjėsi?

     Nėse e pėrcjellim rrjedhėn e parasė publike tė kosovarėve jashtė "NewBornit" shohim edhe lidhje tė tjera, madje lidhje qė do tė na befasojnė. Kryeministri i Kosovės, pėr shkak tė obligimeve qė i ngelėn nga fitorja nė zgjedhjet 2007, po vazhdon tė qėndrojė peng i disa grupeve tė interesit, tė cilat sot po na i kontrollojnė politikat tona tė shpenzimeve tė parasė publike. Mania e kėsaj qeverie pėr tė nxjerrė paranė publike jashtė vendit mund tė shpjegohet vetėm me faktin se kryeministri i Kosovės kėshilltarėt qė vendosin mbi paranė publike i ka tė huaj. Ku ka njė vend qė njė qeveri ia jep 5.7 milionė para tė thata pėr pėrmirėsimin e imazhit tė vendit nė arenėn ndėrkombėtare njė kompanie qė ia bėri fushatėn partisė sė kryeministrit dhe gjithēka shihet si normale? Pėrveē kėsaj, kjo kampanje nė vend se tė bėhej jashtė vendit, fokusohet pėr krijimin e opinionit publik brenda, gjatė fushatės zgjedhore. “Kosovo the Young Europeans", insistojnė qindra posterė e faqe gazetash, qė sikur dėshirojnė tė na bindin qė dhėnia e 5.7 milionė eurove kėtij grupi tė interesit ia ka vlejtur, por edhe pėr tė na bindur se kjo qeveri po na e pėrmirėson imazhin.

     Edhe nė kėtė tender fituesi mori ēmim dyfish mė tė madh sesa ofertuesi i dytė. Mirėpo, kjo fushatė e ka edhe njė anė tjetėr jo fort tė hulumtuar.

Ku ka nė botė qė kryeministri qė thotė se po ia sjell pavarėsinė vendit tė tij ta ketė pėr kėshilltar njė qytetar tė njė vendi qė nuk e pranon pavarėsinė?

Edhe mė keq akoma. Ku ka nė botė qė kryeministri i njė vendi, pavarėsia e tė cilit luftohet nga njė shtet fqinj, ta ketė pėr kėshilltar tė njėjtin person me presidentin e vendit me tė cilin jo vetėm se ishte nė luftė por edhe lufton pavarėsinė e vendit tė kryeministrit? E ja pra, kryeministri ynė, Hashim Thaēi, ka pasur pėr kėshilltar George Birnbaum, tė njėjtin person qė ka pasur presidenti serb, Boris Tadiq.

     Mbase nga kėtu mund tė shpjegohet mania pėr ta nxjerrė paranė publike jashtė vendit, sidomos mania qė kėto para t’u jepen bizneseve serbe, me gjithė  faktin se Serbia vazhdon ta luftojė me ēdo mėnyrė pavarėsinė e vendit qė dhjetė vjet mė herėt e dogji.

     Cila ėshtė kronologjia e tėrė kėsaj?

     pranverėn e vitit 2007, ish-udhėheqėsi i partisė kryesore opozitare, Hashim Thaēi, bėri njė vizitė nė shtetin e Izraelit. Prej atje ai u kthye me njė kėshilltar qė qėndroi pak a shumė anonim pėr vitet qė pasuan. Ėshtė pėrfolur shumė se kjo vizitė e Thaēit ėshtė organizuar nga kompania izraelito-greke qė privatizoi “Ferronikelin” pėr ta heshtur PDK-nė nė denoncimin qė i bėnte korrupsionit nė privatizimin e kėsaj kompanie sė cilės sot e kėsaj dite ia paguajmė ne gjysmėn e energjisė elektrike duke humbur kėshtu rreth 20 milionė euro nė vit. PDK-ja heshti pėr “Ferronikelin” e paraja e kosovarėve filloi tė fluturojė.

     Qė nga ky moment mbi shumat mė tė mėdha pėr tenderė dhe projekte duket tė ketė vendosur pikėrisht ky grup interesi qė na doli tė jetė fort i lidhur me udhėheqėsin e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, Edi Rama, me ish-udhėheqėsin Fatos Nano dhe me udhėheqėsin aktual serb, Boris Tadiq.

     “Kėshilltarėt ndėrkombėtarė pėr ekonomi” tė kryeministrit Thaēi duket se vendosin pėr paranė publike nė Kosovė. Pėr shembull, nė e-mailet e kėtyre “kėshilltarėve ndėrkombėtarė” shkojnė kėrkesa nga udhėheqėsi i projektit “Kosova e Re” me pyetjen “Sa para ka Qeveria e Kosovės pėr tė paguar blerjen e ekskavatorėve tė rinj pėr KEK-un?”. Ka dikush ide se si mund tė quhet ndryshe kjo pėrveēse kapje e shtetit? Apo thėnė mė mirė, meqė fjala ėshtė pėr kėshilltarė qė vijnė nga shteti qė nuk e ka pranuar dhe qė duket as qė do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, mbase kjo mund tė quhet fluturimi i shtetit?

 

* Autori ėshtė bashkėthemelues i Organizatės ĒOHU!