DĖSHMI KRONOLOGJIKE HISTORIKE

 

KONTINUITETI HISTORIK I LĖVIZJES

PĖR REPUBLIKĖN E KOSOVĖS

 

Shkruan: Skėnder Ibishi - 25. 02. 2010

 

 

I

 

LPK

LĖVIZJA PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS

( 28. IX.1968 - 26. III. 1981 - 17. II. 1982 - 17. II.  2008 )

 

     Nga publikimet e deritanishme nė kėtė ė temė, po duket se pėr brezat e ri, kontiuniteti historik i themelimit dhe veprimtarisė tė Lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės ...(LPK) akoma nuk ėshtė qartėsuar nė tėrėsi. Ėshtė vėrejtur se ka pas dhe ka pėrpjekje qė mbi kėtė pjesė tė historisė tonė kombėtare, tė shkruajnė edhe njerėzit qė nuk kanė pas qasje tė drejtpėrdrejtė nė ngjarjet kryesore zhvillimit tė kėsaj Lėvizje, pa mbėshtetje nė faktografi e dokumentare dhe pa dashje apo me te kanė sjellė paqartėsi tė pa nevojshme. Prandaj, kėtu do tė bėhet njė pėrshkrim i shkurtėr kronologjik i kėtyre ngjarjeve historike!Tema ėshtė bashkimi nė LPK, andaj do  ndalemi nė detalet kryesore nė kėtė temė! Por, nė pėrshkimin e detaleve nga tė gjitha anėt do tė jemi tė detyruar tė pėrsėrisim disa fjali disa herė nga kėndet e ndryshme se si u arritė ai dhe cilat ishin rrjedhat e mė vonshme deri nė ditė e sotme! Me qė shkencat historike e kanė trajtuar dhe ndriēuar periudhėn e mes 28 nėntorit 1912 deri me 28 nėntor 1968, kur nga LPK u vazhdua tė zhvillohej luftė tradicionale pėr bashkimin e Kosovės dhe Shqipėrisė. Nė kėtė shkrim do tė merremi me ndryshimet kualitative politike qė erdhėn pas 1968 pėr LPK! Mund tė thuhet se nė tėrėsinė e  historisė sė Lėvizjes pėr Pavarėsinė e Kosovės (LPK), e cila vazhdon tė vepron pas 28 nėntorit 1912, kur shpallet pavarėsia e Shqipėrisė londineze, me siguri se Lėvizja pėr Republikėn e Kosovės, e cila fillon tė vepron nga 1968, zė pjesėn mė tė rėndėsishme tė saj nė gjysmė shekullin qė  kaloi.

 

II

 

NGADHĖNJIMI POLITIK I LĖVIZJES PĖR REPUBLIKĖN E KOSOVĖS

MBI PUSHTETIN AUTONOMISTĖ TITIST DHE MBI

FORMACIONET TJERA

 

     Pavarėsisht se demonstratat e vitit 1968 u shuan me dhunė, kjo ishte njė fitore politike e LPK! Sepse kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės ngadhėnjeu historikisht e politikisht mbi politikėn autonomiste tė titizmit, pushteti autonomist, si i tillė, u lėkund dhe gradualisht shkoi drejt fundosje se vet. Nga ana tjetėr me shpėrthimin e demonstratave tė Pranverės 1981, kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės, qė ishte shtruar pėr realizim nga PKMLSHJ para autoriteteve te ish RSFJ, u shndėrrua  njė Lėvizje tė pėrgjithshme pėr Republikėn e Kosovės e cila do tė shėnon fillimin e fundit  tė ish RSFJ! Gjatė demonstratave tė  1981, Lėvizja masive pėr Republikėn e Kosovės, praktikisht u pėrkrahet pa rezerva edhe  nga baza  e organizatave tjera ilegale. Pasi demonstratave tė 1981 me  kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės i erdhi pėrkrahja edhe nga Tirana zyrtare. Kjo ndikoi qė nė fillim tė 1982, qė udhėheqjet nga  organizatat mė tė rėndėsishme ilegale, qė  deri atėherė kanė  veprua me programet e veta  pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė tė bashkohen me kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės. Kjo u kurorėzua me 17 shkurt 1982 edhe me aktin formal tė bashkimit tė tyre nė LRSSHJ (LPK), kur Lėvizja e pėrgjithshme  pėr Republikėn e Kosovės u shndėrrua nė Lėvizje tė organizuar pėr Republikėn e Kosovės! Emėrimi i ri lėvizjes  erdhi me miratimin e propozimit tė pėrfaqėsuesit tė PKMLSHJ! Natyrisht se edhe pėr  Lėvizjen pėr Republikėn e Kosovės, si edhe pėr tėra forcat tjera ilegale frymėzim i veprimit nė kėtė pjesė tė re tė historisė tonė ishte dhe ėshtė simboli ynė i rezistencės Adem Demaēi!

 

III

 

SI U ZHVILLUA PROCESI KRONOLOGJIK I LĖVIZJES

PĖR REPUBLIKĖN E KOSOVĖS

 

     Me 17 shkurtit 2010, u shėnua  2 vjetori i shpalljes sė pavarėsisė qė u realizua me 17 shkurt 2008,  28 vjetorit tė themelimit tė  Lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės (LPK) dhe nė kėtė vit  shėnohet edhe 42 vjetori i demonstratave  tė vitit 1968 me kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės. Lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės,  ku do tė pėrfshiheshin tėra viset dhe pjesėt e Popullit Shqiptar nėn sundimin e republikave tė ish RSFJ fillon me fillimin e diskutimeve pėr amendamente kushtetuese nė vitin 1967. Pasi pushteti i ish  LKJ refuzon realizimin e kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės nė rrugė tė rregullt,  nga forcat progresive rinore nėn prirjen e Osman Dumoshit organizohen demonstratat  e 27 dhe 28 nėntorit 1968 me kėtė kėrkesė. Pushteti i ish LKJ refuzon kėrkesėn dhe i burgos dhe dėnon organizatorėt e kėtyre demonstratave me dėnime tė gjata kohore. Pjesėmarrėsit e demonstratave tė 27 dhe 28 nėntorit 1968 tė gjeneratės sė radhės e rigjenerojnė kėrkesėn pėr Republikės sė Kosovės duke e bėrė atė Platformė Politike  dhe pastaj Program tė bėrthamės sė parė tė PKMLSHJ nė vitin 1975 nė prirje tė Abdullah Prapashticės. PKMLSHJ, krahas organizimit tė vet tė brendshėm vepron intensivisht edhe nė pėrgatitjen e demonstratave mė kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės tė vitit 1981. Pas shpėrthimin e protestave tė studentėve pėr kushtet e kėqija nė Universitetin e Kosovės, PKMLSHJ ndėrhyn dhe ato i shndėrron nė demonstrata me kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės. Jehona e atyre demonstratave bėri qė shumica dėrmuese e shqiptarėve, brenda dhe jashtė atdheut, tė mbėshtesin kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės.

 

IV

 

HAPAT KONKRET DREJT BASHKIMIT NĖ LĖVIZJEN

PĖR REPUBLIKĖN E KOSOVĖS

 

     Menjėherė pas kėsaj, PKMLSHJ intensivon aktivitetin e vet nė drejtim tė bashkimit nė platformėn e kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės, edhe  tė organizatave ilegale tė LNĒKVSHJ dhe OMLK, qė deri me 17 shkurt dhe 15 maj 1982 kanė vepruan nė Programet e veta pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Pėr kėtė, PKMLSHJ formon  Komisioni pėr Bashkimin e organizatave ilegale nė pėrbėrje tė Abdullah Prapashticės, Osman Osmanit dhe Faton Topallit. Ky Komision morri iniciativėn dhe ju drejtoi Thirrjet pėr Bashkim Jusuf Gėrvallės pėr LNĒKVSHJ dhe Kadri Zekės pėr OMLK. Ndėrkohė ndodhi atentati i 17 Janarit 1982 dhe pėrfaqėsimin e kėtyre Organizatave e morėn pėrsipėr pėrfaqėsues tė tjerė qė vazhduan punėn e tyre drejt bashkimit i cili edhe u realizua nė kohėn e lartpėrmendur. Ky ishte njė bashkim nė program, sepse bashkimi fizik nė kushte tė ilegalitetit ishte i pamundur! Prandaj LPK e vazhdoi aktivitetin e vet nė formacionet e mė parme ilegale si pas programit tė pėrbashkėt dhe herė pas herė edhe me koordinime tė unifikuar tė veprimit. Lėvizja pėr Republikėn e Kosovės... (LPK) u themelua me 17 shkurt 1982 me bashkimin e PKMLSHJ dhe LNĒKVSHJ nė program tė kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės. Ajo u emėrua fillimisht LRSSHJ dhe synimi i saj ishte bashkimi i tė gjitha pjesėve tė popullit dhe tė territoreve etnike shqiptare brenda njė  Republike Socialiste Shqiptare (tė Kosovės) nė Jugosllavi. Me rastin e themelimit tė saj u murr vendim qė nėse autoritete jugosllave refuzojnė tė  e pėrmbushin kėtė kėrkesė, LPK do tė deklaron pavarėsinė e vet nga RSFJ dhe do tė bashkohet me shtetin Amė Republikėn e Shqipėrisė. Me atė rast u murr Vendim qė Republika e Kosovės tė ketė njė organizim tė brendshėm politik sikur edhe Republikat tjera tė ish RSFJ. Pra, tė gjithė nėnshkruesit e bashkimit nė LESSHJ, pa pėrjashtim u pajtuan pėr krijimin e tėra organizatave politike e shoqėrore qė i kanė Republikat tjera, qė nga Partia Komuniste (LK) e Kosovės e deri te organizata e pionierėve! Sepse nuk mund tė kėrkohej ndonjė zgjidhje tjetėr brenda ati sistemi tė asaj kohe! Po ashtu u murr vendimi qė procesi i bashkimit tė mos pėrfundoi pa bashkimin edhe tė OMLK, gjė qė u realizua pikėrisht si pas kėtij vendimi.

 

V

 

DATAT KRONOLOGJIKE DHE PJESMARRĖSIT KONKRET

 

     Procesi i bisedimeve pėr bashkim  nė platformė dhe program tė krijimit tė Republikės sė Kosovės mes PKMLSHJ, LNĒKVSHJ dhe OMLK, nė tėrėsi,  filloi me 20 Nėntor 1981nė Adapazar tė Turqisė dhe u pėrfundua me 15 maj1982 nė Biel Bienne tė Zvicrės.  Pėr shkak tė largėsisė sė madhe mes tyre ky proces zgjati  mbi 6 muaj. Nė mes tė PKMLSHJ e LNĒKVSHJ procesi i  bashkimit filloi me 20 nėntor 1981 dhe u arrit me 17 shkurt 1982. Nė bisedimet pėr bashkim, nga ana e PKMLSHJ merrnin pjesė Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli, ndėrsa nga ana LNĒKVSHJ tė pranishėm ishin edhe Sabri Novosella dhe Xhafer Durmishi. Procesi i bashkimit pėrfundoi me bashkimin edhe tė OMLK 15 Maj 1982 nė Lėvizjen pėr Republikėn e Kosovės…(LPK)! Nė bisedimet pėr bashkim nė Biel Bienne tė Zvicrrės nga ana e LRSSHJ prezent ishin Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi ndėrsa nga ana e OMLK tė pranishėm ishin Xhafer Shartri e Hasan Mala. U murr Vendim se nga tre (3) pėrfaqėsues tė tri udhėheqjeve tė organizatave tė bashkuara tė e krijojnė Komitetin Drejtues tė LRSSHJ, ndėrsa pėrbėrja e KQ tė tyre tė hynė nė pėrbėrjen e Kuvendit te LRSSHJ (LPK). Pėr shkak tė kushteve dhe rrethanave nuk u realizuan disa nga kėto parashikime! Veprimtaria e Lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės u zhvillua pa ndėrprerje dhe nė kontiunitet gjatė  kėtyre viteve nga 1982, dhe do tė pushoi vetėm pasi tė jetė realizua program i saj  hartuar nė bazė tė Vendimeve tė miratuara nė Mbledhjen Themeluese tė LRSSJ me 17 shkurt 1982. LPK gjatė kėtyre dekadave ka pėrjetua ndryshime nė pėrbėrjen e strukturave udhėheqėse nė zgjedhjet e rregullta tė brendshme. Lėvizja gjatė rrugėtimit tė vetė ka mundur dhe mundet tė pėson ndryshime nė emėrtime, por as njėherė nė Programin e vet! LPK ėshtė e hapur pėr tė gjithė shqiptarėt qė pajtohen me programin e saj. Ata qė nuk u pajtuan me programin e LPK u ndan nga ajo dhe vazhduan rrugėt e veta! Aktiviteti i pareshtur i LPK qoi deri te themelimi i UĒK nėn prirjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, dhe deri te  lufta e UĒK’ės. Kjo pastaj e solli edhe shpalljen e pavarėsisė tė Republikėn e Kosovės 17 shkurtin 2008 me plebishit popullor, pavarėsisht nga deklarata zyrtare. LPK edhe para edhe pas 17 shkurtit 2008 e vazhdoi rrugė drejt realizimi tė programit tė vetė nė kushte tė reja me metoda tė reja dhe me lider tė ri individual dhe kolektiv! Pavarėsisht nga rrjedhat nėpėr tė cilat ka kalua dhe do tė kaloi LPK, ajo ishte dhe mbeti pronė e masave popullore qė morėn pjesė zhvillimin e saj. Me LPK mundet tė personifikohet  secilin pjesėtar i sajė qė vepron nė realizimin e programit tė sajė!