Letėr mikut

 

UĒK’JA SOT ĖSHTĖ ANĖTARE E ORGANIZATĖS

TĖ VETERANĖVE BOTĖROR

 

 

Shkruan: Fehmi Baftiu - Prishtinė, 28 Shkurt  2010

 

     Kohėt e fundit nė mjetet e informimit dhe ato vizuele, po bėhėn shumė analiza dhe trajtime tė kohės sė lajmėrimit dhe tė veprimeve tė UĒK-sė, qė nga periudha kur edhe Ballkanin e kaplojė ndryshimi i sistemit politik e ideologjik. Nuk mė pėrket mua qė t`iu sygjerojė kėtyre asociacioneve se me kend flasin, pėr dy epoka tė historisė sė popullit shqiptar nė trojet e tyre tė okupuara, andaj po konstatojmė: ėshtė punė tyre.

     Por, ajo qė bėnė tė nevrikosesh dhe tė reagojsh, ėshtė fakti se zakonisht, gjysėm tė vėrtetat i kundėrvihen tė vėrtetės, dhe si pėr ēudi opinioni mė sė shumti i beson kategorisė sė komunikimit me gjysėm tė vėrteta. Posaēėrisht, nėse tenton qė tė vėrtetėn kinse tė nėndheshme, po e zbulon mbi tokė si rastin eklatant, kyq dhe pėr herė tė parė, meqė, ajo ka qenė e kategorizuar si sekret i dorės sė parė. Ajo qė nuk e ha as mendja ma naive, por edhe ajo e shendosh, se kush e solli kinse lirinė nė Kosovė, mirėfilli dihet, pėrkundėr faktit disa autorė tė kėtyre fakteve decidohen pėr rrugėn e nėntokės. Edhe pse nė mėnyrė mjaft tė rafinuar, ia japin ca merita edhe UĒK’sė, ata e gjejnė aktorin e lirisė diku, qė fare pak si udhėheqėsi e ka ndihmuar lirin, madje edhe nė kundėrshtim me vullnetin e popullit, i cili ishte nė krahun e UĒK’sė.

     Kėtė e bėjnė me qėllim, nga se e dinė filozofinė e komunikimit me opinionin, se ēdo kundėrvenie ndajė gėnjeshtrės dhe tė vėrtetės, sipas mentalitetit ballkanas gjithmonė triumfon genjeshtra. Fati ėshtė se ende shumė pjestarė tė Lėvizjes paqėsore gjithėpopullore LDK’sė, por edhe tė UĒK’sė, jo vetėm qė janė dėshmitarė tė ngjarjeve nga burimet ma tė afėrta, por, dhe zakonisht e kanė parasysh faktin se koha e vlersimeve reale ėshtė shumė e afėrt, pėr tė dhėnė pėrfundime material shkencore pėr njė luftė ēlirimtare - bėnė qė historia tė tallet me kėta persona.

     Kėrkoj falje i nderuar mik, qė bėra kėtė hyrje, e qė besoj se edhe kėtyre fakteve nuk do iu besoni. E di se edhe ate ditė kur biseduam, gjėrė e gjatė, pėr rrjedhat e dyshekujve nė Kosovė, mbase siē ėshtė edhe e vėrteta, edhe Ju keni qenė nė ngjarje apo me vetėiniciativė keni hulumtuar mirė historinė e popullit shqiptarė, e veēanėrisht lojėrat diplomatike ndaj shqiptarėve nė Ballkan. Mirėfilli e dinė ligjin e obligimeve shtetrore e individuale, si krijesa qė posedojmė intuitė e mendjekthjelltėsi tė kohės, qofshin edhe ma tė merituarit (qė nė kėtė piadestal e zenė vendin e parė Adem Jashari si komandant i parė i UĒK’sė dhe familja e tij martire e lirisė )- ende i kemi borxh atdheut. Kurse atdheu askurr e askujt si ngelet borxh! Sepse, siē tė thash ore i nderuar, njė pikė gjaku pėr atdheun, vlenė shumėherė ma tepėr se sa fjalimet maratonike tė atdhedashurisė. Jam thellė i bindur se edhe ti e dinė, se ai gjak nė Kosovė ėshtė aq i madh, sa kam frikė se vėshtirė do tė zbardhet nderėshėm ndonjėhere. Jemi mjaft mirė tė informuar se, ti dhe kolegėt tuaj, zbatoni njė plan e taktikė tepėr mirė tė analizuar, tė mentalitetit shqiptarė si popull qė mė sė lehti ambientohet me rrethana. Ēofshin edhe imponuese.

     Andaj, ēdo veprim e keni paramenduar me filozofinė e lodhjes dhe tė shterrjes sė kondicionit politik e diplomatik. Besa, siē tė thash edhe atė ditė, keni filluar edhe me metoda tė frikėsimit dhe kanosjes dhe futjes nėn kontroll tė ēdo personi qė ka guxim me iu kundėrvua. Pėr ju, nuk ekziston hendeku i ndalimit nė hapin e parė, pra preventivės, si institucioni ma efikas i njė shteti, ndaj atyre qė veprojnė jashtė ēdo logjike e mendje tė shendosh. E krijuat institucionin (ndoshta shtetror!?) tė inercionit kolektiv nė veprime tė pandershme. E bėni kėtė nga se e keni studjuar dhe pėrvetsuar parimin steril tė kapėrdisjeve tė shqiptarėve pėr gjėra qė nuk pengohen nė hapin e parė, dhe e lejoni lirisht qė ta fėshijė pėrpara ky inercion i kėtyre veprimeve, por mbi tė gjitha i kapėrdisjeve tė shqiptarėve ndaj gjėrave tė imta, tė palogjikshme dhe inatēore.

     Mirėfilli e dini se lufta nė Kosovė, nuk ishte luftė e grupeve tė frustruara, terroriste, apo e mahallave. I kemi analizuar sėbashku tė gjitha aktet ndėrkombėtare, dhe krijimin e shteteve tė reja pas Luftės sė Dytė Botėrore andaj, tėrė veprimtarinė e drejtuam nė parimin se, pėrderisa populli ta kuptoj me mendjen e shendosh dhe me veprimet e veta, si atribut i vetdijes kombėtare, se gjindet nė gjendje tė jashtzakonshme lufte, atėbotė populli u bind se liria politike nė gjendje tė jashtzakonshme, ēfarė do qė tė jetė, nuk mund tė quhet liri dhe pavarėsi. Edhepse e dinte se liria dhe vdekja janė kategori tė barabarta. Dhe e fillojė luftėn, madje tepėr tė pabarabartė. Patėm viktima, patėm shkatėrrime, dhunime, vrasje masive tė civilėve, thjesht pėrjetuam gjenocid klasik. Por edhe pėrkundėr kėsaj UĒK’ja, nuk u dorėzua nė luftė. Madje as qė e kishte nė mendje tė dorėzohet. Dhe tani, na dalin persona qė dėshirojnė ta pėrvetsojnė atė, me pėrralla nėntoksore tė emėrtuara si sekret i shkallės sė lart.

     Por ajo qė dhemb ma sė shumti filluan ta denigrojnė dhe, madje me meritėn e tjeterkuj, qė edhe ti e dinė qė historikisht askurr nuk ka vepruar nė tė mirė tė shqiptarėve. Dhe luftėn e kualifikuan si konflikt, ose anomalia e vlersimit tė padrejtė, ai qė shkaktojė gjenocidin dhe gjendjen e jashzakonshme nė Kosovė, tė quhet kundėrshtar nė konflikt!? Na e shlyen edhe fjalėn heronjė! Por mbi tė gjitha nė aktet themelore juridike tė njė shteti, qė dalin nga secila luftė, e shlyen edhe emėrtimin UĒK. Por, le ta dijnė edhe ata, qė vepruan kėshtu, apo tė gjithė ata qė dojnė me marrė flamurin e fillimit dhe zhvillimit tė luftės pėr liri nė Kosovė, se mashtrohen tepėr keq.

     Falė aktivitetit tė palodhur, aftėsive dhe gjeturisė politike dhe diplomatike tė tre veteranėve tė luftės sė UĒK’sė, para njė viti arritėn qė OVLUĒK’nė ta bėjnė madje edhe anėtare tė Organizatės sė Veteranėve Botėror, edhe pėrkundėr faktit se me Statutin e kėsaj organizate, nuk mund tė anėtaresohen nė kėtė organizatė veteranėt e ndonjė shteti, qė nuk ėshtė anėtarė i Asamblesė sė OKB-sė. Sėpaku tanimė nuk mund tė manipulojnė mė me UĒK’nė. Si duket edhe nė kėto kohėra, po i prijmė krijimit tė shtetit tė pavarur e Sovran.