Shqipėria, njė euro pėr Fazlliē

 

LIDHJET E MAFIOZIT FAZLIĒ ME QEVERINĖ SHQIPTARE

 

Shkruan: Mimoza Dervishi

 

 

     Kush e kishte menduar qė vetėm nė tre vjet qeverisjeje, Berisha do ta bėnte Nanon tė dukej njė i korruptuar amator. Shumė shumė, biznesmenėt qė i vinin rrotull Nanos, zbraznin xhepat kur ky luante nė kazino, po nuk pamė ndonjė syresh shqiptar, grek a serb, tė ulej kėmbėkryq nė mbledhjet mė strategjike tė qeverisė shqiptare. Ai profesionisti, qė duket se ka instaluar njė kulturė tė vėrtetė korrupsioni, nga ajo ku pėrfshihen pazare ndėrkontinentale, tė mbuluara edhe me emra tė famshėm, si ai i Tom Rixh, ėshtė dora vetė Berisha. Urime kolegėve qė parashikuan nė prag tė zgjedhjeve tė vitit 2005, se ky njeri ka ndryshuar. Ka ndryshuar aq shumė, sa sot na bėn tė mendohemi thellė dhe pyesim veten:

Cila ėshtė qeveria e Shqipėrisė, ajo qė ka nė krye Berishėn, apo ndonjė qeveri hije, fshehur diku nė Bosnjė apo Qipro, qė ka nė krye boshnjakun Fazliē?

 

 

     Lajmet e pėrditshme rreth Damir Fazliē janė tė njė efekti domino, qė filluan me disa kompani fantazma tė shitura miliona euro kur nuk kanė asete dhe vazhdojnė sot me parqe energjetike. Zoti e di ē‘do na dėgjojnė veshėt nesėr, por njė gjė po bėhet mė e qartė se kurrė: Harta e Shqipėrisė ėshtė nė duart e Fazliē. Kjo nuk ka nevojė pėr konfirmim, sqarim apo burime tė besueshme. Njė foto qė flet mė shumė se 1.7 milionė euro, tė trondit pa masė dhe tė bėn tė mendosh as mė shumė, as mė pak, porse shteti shqiptar ka kohė qė ka rėnė. Njė biznesmen i dyshimtė, i arrestuar para ca ditėsh nė Bosnjė, i pėrfolur pėr pastrim parash dhe trafiqe tė pista, ėshtė nė tavolinė me qeverinė shqiptare dhe njerėzit mė tė rėndėsishėm tė kėtij shteti, tė cilėt raportojnė ku i kemi pikat e forta e tė dobėta.

 

 

     Sqarimi i qeverisė pėrmes Bregut tė dielėn: ishte ulur aty si biznesmen (!!!) tė lė pa gojė..., pa fjalė e pa koment. Ai vjen dhe ikėn nė Tiranė me avion personal, pėr tė sqaruar opinionin, mė saktė pėr tė fyer inteligjencėn e shqiptarėve me ndihmėn e Berishės, i cili ka kohė qė fyen inteligjencėn e tė gjithėve me supernjeriun Tom Rixh. Nė fakt, prania e Tom Rixh nė krah tė Fazliē nuk tė ngushėllon.

     Pėrkundrazi. Nė fund tė fundit, shqiptarėt duhet ta kuptojnė njėherė e mirė se Tom Rixh nuk ėshtė pėrfaqėsues i SHBA-sė, nuk ėshtė as institucional, as politikan. Ėshtė thjesht njė lobist, ėshtė njė nga ata ish-politikanėt amerikanė qė heqin dorė nga politika dhe mendojnė tė bėjnė pasuri pėr vete dhe familjen e tyre. Mundėsi qė nuk u jepen gjatė kohės qė janė pjesė e njė Qeverie, Kongresi apo Senati. Lobizmi ėshtė njė dukuri e njohur e demokracisė nė botė, megjithėse sė fundmi nė SHBA, kush ka ndjekur fushatėn elektorale, dėgjon se kandidatėt e ndėshkojnė si fenomen dhe janė shfaqur si antilobistė.

 

 

     Sigurisht qė, Shqipėrisė me njė biografi dhe nam jo tė mirė nėpėr botė, i duhen lobistė tani pėr tani, dhe deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe. E keqja qėndron nė faktin se, sa herė Berishės i del emri si i korruptuar nė afera tė mėdha, nė njė mėnyrė apo tjetėr, na del dhe emri i Rixh. Ky i fundit pėrdoret sikur tė jetė vetė SHBA e zbritur nė Tiranė. SHBA ka njė pėrfaqėsi tė vetėn nė Tiranė, ambasadėn amerikane, pėrmes sė cilės pėrcillet qėndrimi i kėtij shteti nė Shqipėri. Cilido gazetar mund ta provojė tė shkojė atje dhe tė pyesė nėse Tom Rixh ėshtė pėrfaqėsuesi i tyre apo thjesht njė privat qė po kujdeset pėr biznesin e vet. Por Kryeministri Berisha duhet tė na sqarojė sa para ka marrė deri mė tani Tom Rixh? I ka marrė nga buxheti i Partisė Demokratike, siē dhe duhet tė ndodhte, apo nga buxheti i shtetit shqiptar. Gjithashtu lidhur me kėtė personazh, ėshtė bėrė dhe njė here bujė kur u fol pėr rrugėn Durrės-Kukės dhe ku Berisha, ashtu si tani me Fazliē, kėrcėnon m‘u nė mes tė Kuvendit, se nuk duhet tė pėrgojoni emrin e tė madhit Tom Rixh.

 

 

     Sa pėr parantezė, nė Amerikė, kėto ditė ėshtė duke u ndjekur penalisht njė senator nga Alaska, i cili akuzohet pėr njė abuzim 30 mijė dollarėsh, qė njė kompani private ka pėrdorur pėr tė restauruar shtėpinė e tij. (Berisha me siguri po zgėrdhihet me kėtė lajm). Po ja qė kėshtu ėshtė e vėrteta, senator, kongresmen, sekretar shteti apo dhe president qofsh, nė atė vendin e madh qė e pėrmend me tėrsėllim Sali Berisha, e qė quhet Amerikė, korrupsioni dėnohet pa dallim posti a ish-posti. Jo vetėm kemi tė drejtė tė ngremė pyetje pėr Tom Rixh, po gjithashtu prokuroria shqiptare t‘i kėrkojė atij sqarime se ēfarė di pėr Fazliē dhe cili ėshtė raporti i tij me kėtė njeri tė dyshimtė. Rixh, nė qoftė pa gjė nė gjithė kėtė vorbull korruptive, tė paktėn duhet tė pyetet si dėshmitar, nuk ka rėndėsi nė Shqipėri apo nė Departamentin e Drejtėsisė nė SHBA. Ashtu sikurse pėr Gėrdecin, shqiptarėt e pėrfshirė nė atė kasaphanė, janė thirrur para Kongresit Amerikan. Askush nė Amerikė nuk ėshtė i imunizuar pėrballė korrupsionit ose dyshimeve pėr korrupsion. Shkurt, gjykojeni Tom Rixh si njė njeri qė po bėn biznes privat dhe jo si gogolin "Amerikė", me tė cilin Berisha kėrkon tė trembė opozitėn dhe shqiptarėt.

     Ndėrkohė ėshtė fare pa shpjegim prania e Fazliē nė njė mbledhje tė tillė, e kushedi sa tė tjera qė nuk u kemi fotot, por i marrim me mend. Ėshtė po kaq fare pa shpjegim qė, duke e kaluar me kėrcėnimet e tij nė Parlament, kėtė ēėshtje Berisha e quan tė mbyllur. Sigurisht opozita ka punėn e saj dhe Kuvendi ėshtė end debatesh tė tilla, sidomos kur ndodhin ngjarje tė rrėqethshme. Por vendi asaj fotoje dhe ēfarė ka ndodhur nė atė mbledhje, ėshtė subjekt i prokurorisė. Ashtu siē duhet tė jetė subjekt i saj, ēdo rrėfim dhe dokument, me Fazliē nė mes, kur pėrfshihen bijtė e Kryeministrit apo ministri Basha me familjen. Kryeministri shqiptar sa herė kapet "me presh nė duar", mundohet ta kalojė me batuta idiote.

     Dhe duhet pranuar, gjithmonė ia ka hedhur, duke u shtirur herė si budalla, herė si kėrcėnues qė tė shan me prag shtėpie. Kėsaj radhe, duke treguar mes ministrash tė tij se si i telefonon Fazliē, sikur ky na qenka bosi ku ai jep llogari dhe duke i siguruar kabinetarėt e tij se ėshtė "Ok" tė flasėsh me Fazliē, madje mirė do bėnin ta takonin dhe ata qė kanė mbetur pa e takuar. Ajo qė tė kall datėn nė gjithė kėtė tablo tė zymtė nuk ėshtė thjesht fakti se sa larg ka shkuar Berisha dhe klani i tij i ngushtė. Por tani qė fakte tė reja zbardhen pėrditė, duke bėrė njė retrospektivė se ku filloi kjo gjėmė, shkojmė te vajza e Kryeministrit kur zgjidhte nė postet mė kyēe tė kabinetit qeveritar miq tė ngushtė, tė etiketuar thjesht si ish-shokė klase. Plani qenkėsh bėrė qėkur ajo punonte nė Kosovėn qė e bėri milionere (akoma nuk dihet se si). Logjika ta do se bashkė me Lulzim Bashėn janė lidhur me klanin Fazliē nėn premtimin e pushtetit qė do ta merrnin shpejt. Skema qenkėsh ngritur qysh pa ardhur nė pushtet dhe madje kėtu e paska burimin dhe projekti zhurmėmadh "Shqipėria Njė Euro".

 

 

     Po, ky projekt funksionoi. Sot Berisha ia ka shitur vetes Shqipėrinė Njė Euro, ashtu si Fazliē i ka shitur vetes firmėn e tij 1 mijė dollarėshe pėr 1.7 milionė euro. Ėshtė akoma mė e frikshme po tė mendoni se shumė nga "veprat" e Fazliēit qė pretendohen tė kthehen nė pasuri tė patundshme (lexo gjithė Shqipėria), janė akoma tė "tundshme". Janė ende nė fillimet e realizimit tė tyre si projekte dhe qė tė bėhen mė reale, Berishės padyshim do t‘i duhet edhe njė 4-vjeēar tjetėr. E mendoni dot, qė ky njeri, qė ia ka lėnė Shqipėrinė nė tavolinė njė njeriu tė dyshimtė, nuk e ka pėr gjė ta kthejė nė gjakderdhje ditėn e zgjedhjeve pėr tė fituar 4 vjeēarin e nevojshėm. Por ndoshta nuk do ketė nevojė. Mjeshtrit e Ballkanit do ta kenė kopsitur njė skemė gati edhe pėr kėtė ditė. Gjithashtu, mesa po ndodh tė bėn tė gjykosh, se kjo paska qenė arsyeja qė Sali Berisha as e preku fare Fatos Nanon, po herė pas here kėrcėnon socialistėt nė Parlament si mafiozė, se u ka dosjet nė sirtar. Dhe kjo ėshtė arsyeja, sipas tij, pse duhet tė mbyllin gojėn para korrupsionit tė tij.

     Nė fund tė fundit, ai bashkė me bijtė e kuptuan njė herė, qė pushteti shkon e vjen, por paraja ėshtė ajo qė tė lė gjithmonė nė pushtet. A nuk duket sikur ėshtė akoma nė pushtet Fatos Nano, qė bredh akoma botėn me badigardė e makina tė shtrenjta, pa i hyrė gjemb nė kėmbė. Ky do jetė dhe Berisha, pasi ta ketė rrėnuar krejtėsisht Shqipėrinė dhe jo mė ai i viteve tė opozitės sė parė, kur i duhej tė mbante vetė valixhet nga aeroporti nė aeroport.

     Fenomeni "Fazliē" sot nuk ėshtė thjesht korrupsioni i radhės. Sot ky emėr ėshtė testi mė i fortė pėr gjithė shtetin shqiptar, pėr ēdo politikan, i cilitdo krahu qoftė, pėr ēdo qytetar shqiptar qė ka njė votė dhe njė zė. Duke perifrazuar Edi Ramėn (dhe jo pa qėllim), kėtu ndahen dy botė: Bota korruptive nga ajo e ndershmja, bota e errėt qė duket se po e pėrgatit Berisha nga ajo normalja dhe prosperitivja qė shqiptarėt ėndėrrojnė. Kėtu ndahen politikanėt qė i duan tė mirėn atij vendi, qė nuk janė pėrzier nė afera tė tilla, nga ata tė pėrlyerit kokė e kėmbė. Kėtu pėrcaktohet e ardhmja e Shqipėrisė njėherė e mirė: do jetė ajo qė la Nano, qė e vazhdoi mė fuqishėm Berisha, apo njė botė e re do ngrihet mbi gėrmadhat e njerėzve qė vetėm e zhvatėn vendin. Ky ėshtė testi i opozitės sot. Mėnyra si ajo do ta trajtojė kėtė histori nuk ka asnjė lidhje me reformėn zgjedhore apo bashkėpunime tė tjera tė nevojshme me partinė nė pushtet. Ky ėshtė testi pėr Presidentin e vendit, ndershmėrinė dhe dinjitetin e tij dhe mė kryesorja, devotshmėrinė e tij pėr Shqipėrinė. Ky ėshtė testi pėr prokurorinė shqiptare, tė na vendosė nė vend shpresėn dhe tė na tregojė se ky vend nuk ka marrė fund akoma. Ky ėshtė testi pėr ēdo politikan tė ndershėm tė Partisė Demokratike, tė papėrlyer nė kėto pisllėqe. Askush nuk do t‘i akuzojė pėr pėrēarje tė PD-sė, nėse distancohen menjėherė nga Kryeministri. Pėrndryshe do mendojmė se tė gjithė janė njėlloj.

     Nėse nuk kalohet siē duhet ky test sot, historia do thellohet e bėhet mė e
mjerueshme. Mėsimet qė nuk u nxorėn nė vitin 1997 po na ndjekin pas si njė mallkim i zi. U la pa ndėshkuar njė njeri qė ēoi vendin nė gjakderdhje dhe qė rropi xhepat e shqiptarėve. Po kėshtu, edhe pas vitit 2005, u la i lirė nė qejfet e tij njė njeri i shfrenuar, pasi injektoi metastazat e korrupsionit nė gjenet e dobėta edhe ashtu siē ishin tė ekonomisė shqiptare. Kjo e sotmja ėshtė njė gjėmė e vėrtetė qė, nėse kalon, harrohet dhe nuk ndėshkohet si tė parat, e pėrfundimisht vėrteton se ne jemi njė vend i marrė fund, pa inteligjencė kombėtare, pa memorie, pa liderė, pa politikanė, pa media, pa shoqėri civile, pa dinjitet. Thjesht jemi tė pazotė, njė popull gjysmak dhe i robėruar qė nuk prodhon dot liderė, por veē diktatorė e tė korruptuar, qė nuk heq dot qafe rrėnuesit e vėrtetė, por i voton njė herė nė ca vjet. Atėherė, tė gjithė bashkė le tė vajtojmė dhe ta meritojmė fatin qė kemi.
Sepse nė fund tė fundit, siē e kėrkon, ashtu e gjen.

 

( Lidhjet ilustruese janė pėrgatitur nga moderatori i www.pashtriku.org )