|
Nė 20 vjetorin e nismės pėr
pajtimin e gjaqeve nė Kosovė EFEKTE TĖ LĖVIZJES SĖ PAJTIMIT TĖ GJAQEVE Shkruan: Prof. as.dr. Myrvete DreshajBaliu * Fakulteti
i Edukimit - Universiteti i Prishtinės
Funksioni
dhe reflektimi i Aksionit tė Pajtimit tė Gjaqeve nė lėvizjen e pėrgjithshme
kombėtare shqiptare sot mund tė trajtohet nga shumė aspekte: nga aspekti
historik, nga aspekti politik, nga aspekti ushtarak, nga aspekti kulturor,
nga aspekti humanitar etj. Aspekti
historik Nė historinė e popullit shqiptar, sė
paku gjatė 500 vjetėve tė fundit, mbahen mend disa momente tė pajtimit tė
gjaqeve ndėr shqiptarėt. Aksione tė tilla i kanė organizuar individėt me
ndikim nė viset ku kanė jetuar, grupe tė caktuara e tė dalluara nė lėvizjen e
pėrgjithshme kombėtare, institucione tė organizuara kombėtare etj. Ėshtė e
kuptueshme prandaj, pse qė nga koha e Skėnderbeut e deri mė tash edhe
misioni, suksesi dhe reflektimi i Lėvizjes sė Pajtimit tė Gjaqeve ka qenė i
ndryshėm dhe ka pasur veēoritė e tij historike, politike, ushtarake, humane,
kulturore dhe kombėtare. Deri nė vitin 1990 aksionet individuale dhe Lėvizjet
e grupeve tė caktuara, shpesh kanė pasur karakter tė kufizuar edhe pėr nga
misioni edhe pėr nga numri i tyre. Bie fjala, mund tė thuhet se misioni i
pajtimit nė kohėn e Skėnderbeut kishte karakter politik dhe ushtarak; pajtimi
nė prag tė Lidhjes sė Prizrenit kishte karakter politik, ushtarak dhe
kulturor; pajtimi i gjaqeve nė prag tė Lidhjes sė Pejės kishte karakter
politik; misioni i pajtimit tė gjaqeve nė Malėsinė e Mbishkodrės (qė ėshtė i
njohur si pajtim nė Malėsinė e Podgoricės), nė fillim tė viteve 70 kishte
karakter kulturor e human; dhe misioni kryesisht individual i tė pėrndjekurve
politikė, kishte para se gjithash karakter politik. Vetėm aksioni i fundit,
aksioni i Pajtimit tė Gjaqeve 1990 - 1992, do tė arrijė ti pėrmbledhė, disa
nga elementet mė tė rėndėsishme tė Lėvizjes kombėtare, tė nxitura mė parė nė
kohė dhe nė histori. Aspekti politik Lėvizja e Pajtimit tė Gjaqeve e
viteve 1990-1992, do tė jetė aq masive sa tė bėjė homogjenizimin mė tė
fuqishėm nacional, tė realizuar ndonjėherė nė lėvizjet tona historike, madje
jo vetėm nė Kosovė dhe nė viset shqiptare nėn ish-Jugosllavi por edhe nė
diasporė. Nismėtarėt e Lėvizjes sė Pajtimit tė Gjaqeve, qė nė fillim kanė
bėrė pėrpjekje pėr ti tė vėnė nė lėvizje edhe partitė politike, por nuk ia
patėn arritur qėllimit. Ėshtė e kuptueshme se, ndonėse ua kishim krijuar
kushtet themelore tė njė pajtimi tė pėrgjithshėm kombėtar (i cili ishte i
nevojshėm nė Kosovė dhe nė Shqipėri), ky pajtim me domethėnie largvajtėse u
pengua dhe nuk u arrit tė bėhej. Lėvizja e Pajtimit tė Gjaqeve, duke e
shtrirė aksionin e saj nė tė gjitha trojet shqiptare jashtė shtetit shqiptar,
por edhe nė diasporė, kishte bėrė tė mundshme homogjenizimin e plotė tė
popullit shqiptar dhe u kishte dhėnė mundėsi drejtuesve politikė, qė jo vetėm
ta bėjnė sa mė tė lehtė unitetin kombėtar, por edhe ta pėrfaqėsojnė tė
drejtėn e paraqitjes sė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, ashtu sikur e bėnin
drejtuesit politikė tė shteteve tė tjera ballkanike. Fatkeqėsisht kėtė
mundėsi dhe kėtė tė drejtė nuk e shfrytėzuan. Idealistėve tė kėtij programi
ju bėnė shumė pengesa, pėr tė mos thenė akuza. Aspekti human Aksioni i Pajtimit tė Gjaqeve do tė fillojė
si rezultat i njė projekti tė diskutuar nė shumė qeli burgjesh jugosllave pėr
njė lėvizje pajtimi tė pėrmasave tė mėdha, sikur e ėndėrronin brezat e
idealistėve shqiptarė gjatė disa dekadave, dhe si rezultat i ballafaqimit tė
tyre me individė e familje, tė cilat pėr shkaqe hasmėrie ishin penguar qė
kurdoherė tė marrin pjesė nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Qė tė dyja kėto
pėrbėjnė aspektin psikologjik e humanitar tė kėtij misioni. Tė
hasmuarit dhe tė ngatėrruarit pėr gjėra nga mė tė ndryshmet (madje shpesh pėr
gjėra krejtėsisht tė parėndėsishme), fati i ka takuar nė fund apo nė krye tė
fshatit, nė momentin kur forcat policore dhe ushtarake po e bombardonin
fshatin; nė rrugėn e pafundme tė pėrndjekjes individuale dhe kolektive; nė
kampet e fshatit a tė krahinės; nė trenat e pėrmbushur pėr ti depėrtuar
drejt jugut; nė grupet e ndara tė meshkujve pėr izolim a pushkatim nė
grumbull; nė kampet e Maqedonisė, Shqipėrisė apo nė kampet e shteteve
perėndimore; nė radhėn e luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės etj. Asnjė
hakmarrje nuk ėshtė shėnuar. Asnjė mosmarrėveshtje mes tyre, falė Lėvizjes
sė Pajtimit tė Gjaqeve, e cila disa vjet mė parė i kishte mėnjanuar
mosmarrėveshjet e tyre, i kishte ulur gjakrat dhe i kishte pajtuar kėta
njerėz. Nuk dua qė kėtu tė dėshmoj pėr vepra hyjnore. Nė hulumtimet e mia,
rastet mė tė shpeshta kanė tė bėjnė me shmangiet e tė dy palėve. Pa ndonjė
insistim tė veēantė sepse asnjėherė nuk ėshtė rrezikuar ndonjėra palė pėr ta
arritur qėllimin. Mendoj se pikėrisht kėtu qėndron edhe suksesi i Lėvizjes sė
Pajtimit tė Gjaqeve. Ėshtė e kuptueshme se tė pajtuarit e djeshėm nuk mund
tė bėnin mrekullira, por vetė fakti se ata u kujdesėn tė jenė tė matur nė
qėndrim dhe sjelljen e tyre tė veēantė, pėrballė familjes me tė cilėn ishin
pajtuar disa vjet mė parė, tregon krijimin e vetėdijes sė tyre tė lartė edhe
nė ato kohė tė vėshtira. Aspekti ushtarak Mė shumė se mision humanitar, kulturor
dhe politik, Lėvizja e Pajtimit tė Gjaqeve me veprimet e saj pretendonte misionin
historik tė Lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar, dhe ky ishte misioni ushtarak i
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ato ditė dhe mė vonė, pjesėtarėt e grupit
nismėtar do tė bėjnė shumė presion nė drejtuesit e partive mė tė mėdha
politike pėr tė krijuar institucionin ushtarak nė Kosovė. Besoj se nuk ėshtė
e tepėrt tė theksohet se pjesėtarėt e kėsaj Lėvizjeje kurrė nuk e kanė
ndėrprerė aktivitetin e tyre tė armatosur Kosovė-Shqipėri, ndėrsa me daljen e
hapur nė skenė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ata do tė jenė ushtarėt e
urtė tė saj. Pjesėtarėt e Lėvizjes sė Pajtimit tė Gjaqeve do tė zhvillojnė
shumė aktivitete, jo vetėm brenda njė qyteti a krahine, por edhe nė shumė
vise shqiptare nė Mal tė Zi e nė Maqedoni. Dua tju pėrkujtoj se pjesėtarėt e
Lėvizjes sė Pajtimit tė Gjaqeve pėr herė tė parė nė lėvizjen tonė kulturore,
shpirtėrore dhe kombėtare do ti hapin dyert dhe do tė bėjnė tė mundur
qė shqiptarėt e muslimanizuar nė Sanxhakun e Novi Pazarit haptazi tė
shfaqin pėrkatėsinė kombėtare shqiptare, duke hapur arkat e vjetra
qindvjeēare pėr tė nxjerrė flamurin e mbyllur qė mė 1912. Pėr herė tė parė, veprimtarėt e Lėvizjes sė
Pajtimit tė Gjaqeve, duke zhvilluar aktivitetet e tyre nė pajtimin e
shqiptarėve nė zonat mė tė thella tė Malėsisė sė Tetovės e tė trevave tė
tjera shqiptare nė Maqedoni, do tė rihapin shumė shtėpi, tė cilat nėn
trysnitė politike e policore tė Shkupit, po zhbėheshin viteve tė fundit. Mė
shumė se kaq, lėvizja do tė rilidhė shumė familje, tė cilat historikisht
kishin zhvilluar aktivitete kombėtare kundėr pushtuesve sllavė; do tė
shenjėzojė shumė shtėpi, nė tė cilat mė vonė, pjesėtarėt e Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės do tė gjejnė shumė vullnetarė pėr radhėt e tyre
ushtarake; do tė gjejnė strehė, pa frikėn se kanė trokitur nė derė tė
pasigurt, pėr qindra ushtarė tė plagosur, ndihmės tė tyre e qytetarė tė
dėbuar; do tė kalojnė nė ēdo rrugė e qafė mali, pa frikėn se hasmi ua ka zėnė
pritėn; do tė dalin hapur edhe nė krye tė kolonave ushtarake, pa frikėn se
hasmi do ta adresojė policinė dhe ushtrinė serbe nė familjet e tyre etj. Sot,
nuk ėshtė asgjė e re tė thuhet se Lėvizja e Pajtimit tė Gjaqeve ishte njė
prej misioneve mė tė rėndėsishme historike, qė ka shėnuar njėri prej brezave
tė idealistėve tė saj gjatė shekullit XX, e qė sot Ushtria Ēlirimtare e
Kosovės dhe aleatėt e saj ndėrkombėtar e kanė bėrė realitet. * Autorja e
shkrimit ishte anėtare e Grupit Nismėtar pėr Faljen e Gjaqeve nė Kosovė |