Njė marrėveshje qė dėmton Kombin Shqiptar

 

MARRĖVERSHJA UJORE ME GREQINĖ, CĖNON

EDHE HAPĖSIRĖN AJRORE

 

Shkruan: Tedi Blushi - Tiranė, 12. 01. 2010

 

 

Cenimi i sovranitetit edhe nga ajri!

 

     Marrėveshja e pėrcaktimit tė kufirit detar me Greqinė e cenon sovranitetin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė jo vetėm nė det, por edhe nė hapėsirėn e saj ajrore. Shteti shqiptar, nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare e njeh “kufirin” si vijėn ndarėse qė pėrmbledh rrafshin vertikal tė hapėsirės tokėsore, ajrore, detare dhe nėntokėsore. Por, fqinji ynė jugor nuk e njeh kėtė parim. Greqia mban ende nė fuqi dekretin me numėr 6/18 tė vitit 1931, qė pėrcakton shtrirjen e hapėsirės sė saj ajrore 4 milje pėrtej hapėsirės detare. Deri mė tani, Athina zyrtare nuk ka bėrė tė ditur asnjė qėndrim se dekreti 6/18 i vitit 1931 nuk zbatohet nė kufirin detar shqiptaro-grek. Ndėrkohė qė edhe negociatorėt e palės shqiptare kanė preferuar tė mos e sqarojnė paraprakisht kėtė ēėshtje, para miratimit pėrfundimtar tė marrėveshjes detare. Ėshtė e vėrtetė qė Shqipėria e ka eliminuar flotėn e saj ajrore. Por kjo nuk do tė thotė qė vendit t’i cenohen tė drejtat sovrane qė burojnė nga hapėsira ajrore shqiptare, sikundėr janė tarifat e fluturimit nė korridorin ajror tė Kanalit tė Otrantos, qė ėshtė shumė i trafikueshėm.

 

Judge Advocate General

 

     Referuar faqes zyrtare nė internet tė Zyrės Juridike tė Marinės Amerikane, www.jag.navy.mil, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės disa herė kanė ndėrmarrė veprime qė kundėrshtonin dekretin me numėr 6/18 tė Greqisė pėr zgjerimin me 4 milje tė hapėsirės ajrore pėrtej asaj detare. Nė vitet 1983, 1984 dhe 1985, SHBA i kanė dėrguar Athinės zyrtare nota proteste pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė qė Turqia e kryen kėtė gjė pothuajse pėrditė. Ndaj dhe efekti i dekretit grek tė 1931-it nė marrėveshjen detare Shqipėri-Greqi mund tė cenojė marrėdhėniet dypalėshe tė Shqipėrisė me dy vende me rėndėsi strategjike pėr ne, sikundėr janė SHBA-tė dhe Turqia. Kjo pasi me heshtjen e Shqipėrisė, marrėveshja e pėrcaktimit tė kufirit detar me fqinjin tonė jugor nėnkupton mbėshtetjen ndaj qėndrimit grek dhe kundėrshtim tė qėndrimit amerikan dhe atij turk pėr mosnjohjen e kufirit ajror pėrtej atij detar.

 

Gjykata Kushtetuese

 

     Gjykata Kushtetuese pėrfundoi nė datėn 8 dhjetor, pas njė seance maratonė qė zgjati rreth 7 orė, shqyrtimin e kėrkesės ankimore tė Partisė Socialiste pėr marrėveshjen e kufijve detarė me Greqinė. Ka qenė hera e parė nė historinė e kėtij institucioni dhe tė shtetit shqiptar, qė njė marrėveshje ndėrkombėtare i ėshtė nėnshtruar shqyrtimit gjyqėsor. Gjithashtu, ka qenė hera e parė nė historinė e kėsaj gjykate qė njė shqyrtim gjyqėsor ka zgjatur nė njė seancė kaq tė gjatė. Pas dėgjimit tė palėve, ajo ēka vlen tė theksohet ėshtė se me gojėn e pėrfaqėsuesve tė qeverisė janė pranuar mė nė fund tė gjitha shkeljet ligjore qė fsheh kjo marrėveshje, tė cilat pėr 9 muaj me radhė janė denoncuar nga “Gazeta Shqiptare”. Por, pavarėsisht kėtij fakti, Gjykata Kushtetuese ka preferuar tė mos shprehet menjėherė pėr kėtė ēėshtje dhe as tė bėjė publike njė datė se kur do ta bėjė kėtė