Nė fokus

 

 

FEMRAT SHQIPTARE - GATI NĖ FUND TĖ PUSIT!

 

Shkruan: Uk Lushi * New York, 17. 10. 2010

____________________________________________________________________________________________

 

Sot nė botė ka shumė vende qė japin femra tė shquara

 

     Para se tė thelloheni nė leximin e kėtij shkrimi dua t’ju lus tė mė bėni njė favor. Ju lutem ndaluni pėr gjashtėdhjetė sekonda dhe mendoni cilat janė femrat tė cilat janė pjesė e jetės suaj: nėna, gruaja, gjyshja, motra, vajza, tezja, halla, mbesa, shoqja, e dashura e zemrės, kolegia e punės apo ndoshta shefja juaj! Asnjėri nga ju, qoftė femėr apo mashkull, nuk mund tė thoni qė nuk keni sė paku njė femėr nė jetėn tuaj. Ky artikull ėshtė pėr femrat, apo, pėr tė qenė mė i saktė, pėr femrat shqiptare dhe pozitėn e tyre nė shoqėri. Sipas librave tė gjenezės thuhet qė jeta njerėzore nis me Evėn dhe Adamin ose Havėn dhe Ademin. Tė vėrtetėn e ekzistimit tė femrės dhe mashkullit prej fillimit tė jetės nuk e konteston as teoria e evolucionit. Pra femra ėshtė e pranishme barasvlershėm qė prej zanafillės sė historisė njerėzore.

     Nė agun e lindjes sė tij, njerėzimi mbijetonte nga gjuetia dhe femra ishte qendra e familjes apo e strukturės shoqėrore, sepse ajo drejtonte bazėn e strehimit dhe vendoste pėr ndarjen e gjahut tė vrarė. Kjo periudhė njihet si koha e femrės ose matriarkatit. Mė pas, kur njerėzimi zbuloi mbjelljen e kulturave bujqėsore dhe zbutjen e kafshėve, roli i femrės u bė dytėsor. Nė kėtė stad tė zhvillimit nevoja pėr zgjerim tė territorit dhe mbrojtje nga konkurruesit agresorė solli nė plan tė parė burrin luftėtar dhe tė ashpėr. Kishte ardhur koha e mashkullit ose patriarkatit, e cila kohė, pak a shumė, vazhdon edhe sot nė shumicėn e shoqėrive kombėtare apo shtetėrore. Sido qė tė jetė, njė faktor shumė i rėndėsishėm qė, nė kohėn e sotme, dallon shoqėritė moderne dhe tė zhvilluara nga ato tė prapambetura ėshtė pozicioni i barabartė i femrės me mashkullin. Nė kėto shoqėri femra ėshtė faktor kyē nė shumė fusha prej politikės, biznesit, kulturės e deri te arti.

     Sot nė botė ka shumė vende qė japin femra tė shquara apo udhėhiqen nga sosh tė jashtėzakonshme. Momentalisht janė 17 vende, lidershipi i tė cilave ėshtė femėror. 11 prej kėtyre drejtueseve tė shtetit janė zgjedhur direkt nga votuesit. Dilma Rousseff, ish-guerilase dhe kandidate pėr kryetare tė Brazilit, njė ndėr shtetet qė po fiton peshė gjithnjė e mė shumė nė skenėn botėrore, ka shanse tė mira tė bėhet gruaja mė e fuqishme nė planet, nėse zgjidhet nė postin e kryetares, duke tejkaluar edhe fuqinė e kancelares gjermane Angela Merkel dhe sekretares amerikane tė Shtetit, Hillary Clinton. Femrat janė duke avancuar edhe nė lėmenj tė tjerė, p.sh. 2009 ato rrėmbyen ēmimin “Nobel” pėr ekonomi, kimi, fiziologji-medicinė dhe letėrsi. Nė listėn e 400 njerėzve mė tė pasur nė botė, tė pėrpiluar nga revista amerikane “Forbes”, nė dhjetėshen e parė dy janė femra. Shkurt e qartė, femrat kanė hipur lart nė hierarki. Ato janė shefe ekzekutive tė korporatave tė fuqishme, si fjala vjen: Irene Rosenfeld e Kraft Foods, Indira Nooyi e Pepsit apo Gail Kelly e Westpac. Femrat e suksesshme i gjen kudo: nė media, nė muzikė, gjykata, botėn akademike dhe nė ushtri.

     Nė Amerikė, nė vendin mė tė zhvilluar dhe mė fuqishėm nė botė, marsi i vitit 2010 solli njė ndryshim tė paparė deri mė sot. Pėr herė tė parė nė historinė e Amerikės fuqia punėtore pėrbėhet nga mė shumė se 50 pėr qind prej femrave. Nė vitin 1945 meshkujt ishin 70 pėr qind e kėtij elementi tė produktivitetit. Edhe shumica relative e pozicioneve menaxheriale mbahen nga femrat. Pėr ēdo dy meshkuj tė diplomuar nė Amerikė tri femra marrin diplomė fakulteti. Padyshim, merita kryesore pėr progres u takon femrave amerikane, por edhe shoqėria ka pėrgatitur njė terren shumė tė pėrshtatshėm qė gjinia femėrore tė arrijė maksimumin e potencialit tė vet. Fitues kanė qenė dhe janė edhe femrat, edhe shoqėria.

 

Ku janė shqiptarėt dhe femrat shqiptare…

 

     Ku janė shqiptarėt dhe femrat shqiptare nė kėtė konstelacion tė ndryshimeve nėpėr botė dhe ndėrrimeve nėpėr vendet tona nė Ballkan, sidomos gjatė tranzicionit tė dy dekadave tė fundit? Pėrgjigjja e sinqertė ėshtė: gati nė fund tė pusit! Kjo pozitė jo e mirė e femrės sonė nuk ėshtė si rezultat i mospėrpjekjeve tė femrave shqiptare tė pėrmirėsojnė pozitėn e tyre dhe tė shoqėrive ku jetojnė. Pėrkundrazi.

     Ndėr shqiptarė nė ditėt e sotme ka disa femra qė kanė qenė dhe janė shumė tė suksesshme. Arritjet e tyre i gjen nė rezistencėn tonė, nė arsim, nė media, nė sport dhe nė aktivitete kulturore. Porse rezultatet e tyre janė kryesisht pasojė e angazhimit vetjak tė femrave tona dhe krejt pak tė pėrkrahjes sė shoqėrisė dhe tė sistemeve tona. Femrat shqiptare nė sistemin e kaluar kanė pėrjetuar ndryshime dramatike pozitive, porse tangjenti i ngjitjes nuk e ka zgjeruar kėndin. Ka bile edhe paradokse, p.sh. shpeshherė, posaēėrisht nė dekadėn e fundit, ka ngjarė kur femrat shqiptare dalin nėpėr botė dhe ēajnė pėrpara si nė shkollim, ashtu edhe nė karrierė. Ato i gjen nėpėr Evropė e Amerikė, nė shkollat mė prestigjioze, duke punuar pėr kompani tė njohura, duke menaxhuar spitale, botuar nė gjuhė tė huaja apo edhe duke ngritur biznese. Femrat tona shkėlqejnė kudo nė botė, kurse krejt mė pak nėpėr vendet e shqiptarėve nė Ballkan.

     Kjo nuk ndodh ngaqė nuk kemi femra profesionale, tė kualifikuara dhe tė gatshme, por ngase shoqėritė shqiptare janė tė mbufatura nga fodullėku injorant mashkullor dhe frika e tyre nga konkurrenca. Pėr ilustrim, pėrfaqėsueset tona tė gjinisė femėrore, fatkeqėsisht, nuk marrin gati fare pjesė nė vendimmarrjen politike. Ka mė shumė se njėzet vjet qė nė universin e politikės shqiptare ka vetėm njė kryetare tė Kuvendit nė Tiranė dhe asnjė pretenduese kundėr liderėve tonė burrėrorė pėr pozita tė larta shtetėrore. Njė gjendje e tillė duhet gjithsesi tė alarmojė- edhe femrat, por sidomos politikanėt tanė meshkuj, qė kujtojnė se ndoshta nuk duhet tė pensionohen kurrė. Situata nuk duket mė e mirė as nė rrethet akademike, shkencore, artistike dhe tė biznesit.

     Zhvillimet shoqėrore nė shekullin e 21-tė si dhe ekonomitė e sotme kėrkojnė inkuadrim efiēient tė faktorit femėr nė procese. Shumė hulumtime shkencore kanė ardhur nė pėrfundim qė fuqia intelektuale ėshtė ajo qė pėrcakton vlerėn e njė personi nė makinerinė e zhvillimit dhe progresit modern. Femrat dhe meshkujt kanė kapacitet tė njėjtė intelektual. Ē’ėshtė e vėrteta, kėto studime kanė treguar qė femrat kanė njė avantazh tė vogėl pėrkundrejt meshkujve nė aftėsinė komunikuese dhe tė inteligjencės sociale. Duke marrė parasysh tendencėn planetare tė interesit mė tė madh tė femrave pėr shkollim dhe kredenciale formale, gjithēka flet pėr nevojėn imediate tė interesimit tė shoqėrive shqiptare pėr femrėn.

     Tradicionalisht ėshtė konsideruar normale qė femra shqiptare tė rrinte nė shtėpi, t’i bindej burrit, babait dhe vėllait. Kėto kushtėzime janė dėshmuar tė dėmshme dhe tė papajtueshme me tė tashmen dhe progresin. Femrat tona medoemos duhet tė fillojnė tė shtyjnė ēėshtjen e tyre nė mėnyrė mė agresive. Meshkujt shqiptarė deri me sot janė treguar tė papėrgjegjshėm dhe tė paaftė tė kuptojnė qė ecja pėrpara e femrave ėshtė ecje edhe e meshkujve, prandaj femrat shqiptare duhet tė ripozicionohen dhe tė njėmendėsojnė tė drejtat dhe interesat e veta duke pėrdorur fuqinė e tyre votuese, pėrfaqėsuese dhe tė krijimit tė rrjeteve. Shkėputja e shqiptarėve nga prapambetja nuk do tė ndodhė pa njė revolucion nė marrėdhėniet gjinore dhe vendosjen e femrave shqiptare nė fronin tė cilin ato, natyrshėm, do tė duhej ta kenė menjėherė afėr, dhe nė tė njėjtėn lartėsi, me karriget mbretėrore tė meshkujve shqiptarė. Kush ka dyshime pėr kėtė nuk e kupton botėn moderne.

     Dhe pėr fund, para se tė dilni nga leximi i kėtij shkrimi, dua t’ju lus tė mė bėni edhe njė favor tjetėr. Ju lutem ndaluni pėr tre minuta dhe kujtoni cilat janė femrat tė cilat janė pjesė e jetės suaj: nėna, gruaja, gjyshja, motra, vajza, tezja, halla, mbesa, shoqja, e dashura e zemrės, kolegia e punės, apo ndoshta shefja juaj! Asnjėri nga ju, qoftė femėr apo mashkull, nuk mund tė thoni qė nuk keni sė paku njė femėr nė jetėn tuaj. Pėrndryshe as nuk do tė kishit lindur, sepse nuk do tė kishit pasur nėnė. Le tė ndihmojmė tė gjithė nė fitoren e femrave shqiptare: do tė jetė fitorja e tė gjithė neve.

 

* ) Uk Lushi mund tė kontaktohet nė ulushi@msn.com )

 

 

…