Kur pushteti tė shpėrfytyron nė mėnyrė tė papėrfytyrueshme!

 

 

METAMORFOZA E ALI AHMETIT

Shkruan Dr.Agim Vinca ( * )

 

 

     Tek e dėgjoja mbrėmė kryetarin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), Ali Ahmetin, si fliste nė “Klan Kosova”, e pashė me sytė e mi se si e shpėrfytyron njeriun pushteti. As hija e Abazit tė dikurshėm, veprimtarit tė devotshėm tė lėvizjes ilegale, i cili, vite me radhė, nė Perėndim, proklamonte idenė e ēlirimit tė tokave shqiptare nga pushtuesit sllavė dhe tė bashkimit tė tyre me Shqipėrinė mėmė dhe ėndėrronte e luftonte pėr sendėrtimin e kėsaj ideje.

     Pėr ata qė mund tė mos e dinė “Abazi” (Abaz Gjuka - personazh i romanit Gjarpijt e gjakut tė Adem Demaēit) ėshtė pseudonimi i kohės sė ilegalitetit i Ali Ahmetit, me tė cilin e njihnin atė shokėt e tij tė organizatės: Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės (LPRK), e cila mė vonė e ndryshoi paksa emrin dhe u quajt: Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK). Nė organizatėn sė cilės i takonte Abazi, alias Ali Ahmeti, sikurse edhe nė organizatat e tjera simotra tė saj, bėhej betimi solemn i anėtarit pėr luftė deri nė vdekje pėr sendėrtimin e kėtij ideali sublim: idealit tė ēlirimit dhe bashkimit kombėtar. 

     Nė vitin 2001, kur shpėrtheu kryengritja e armatosur shqiptare nė Maqedoni, Ali Ahmeti u vu nė krye tė luftės, e cila ishte njė luftė atipike, e paparė nė histori, sepse filloi si luftė pėr ēlirimin e territorit dhe u shndėrrua nė luftė pėr tė drejta njerėzore e kombėtare. Kohėrat ndryshojnė e bashkė me tė edhe njerėzit, por askush nuk ka besuar se Ali Ahmeti do tė ndryshonte aq shumė brenda pak vitesh. Nė vend qė tė fliste pėr situatėn e krijuar nė Maqedoni pas botimit tė Enciklopedisė sė AMSHA-sė, lideri i BDI-sė, tė cilit i pėlqen ta quajė veten ose ta quajnė tė tjerėt, veēanėrisht gazetarėt servilė, edhe “lider i shqiptarėve nė Maqedoni”, i zbaviste shikuesit me rrėfimin patetik pėr dorėzimin e uniformės sė tij Pieter Feith-it, duke pėrmendur besėn, gjakun dhe pikanteri tė tjera folkloriko-mitologjike, qė s’pėrkonin fare me seriozitetin e momentit.

     Ishte entuziazmuar nga njė tryezė e mbajtur njė ditė mė parė nė Shkup, ku, si tha ai, “akademikė shqiptarė dhe maqedonė” ishin distancuar nga Enciklopedia e Blazhe Ristovskit. Ky edhe ishte emri mė i pėrmendur nė diskursin patetiko-retorik tė kryetarit tė BDI-sė, zotit Ali Ahmeti, i cili, herė-herė, i ngjante njė fjalimi elektoral, sepse oratori numėronte tė arriturat “e mėdha” tė shqiptarėve nė Maqedoni gjatė kohės sa ėshtė ai nė pushtet, duke pėrmendur universitetet, studentėt, policėt, oficerėt dhe, madje, edhe nėnoficerėt e ARM-sė, ku ushtari shqiptar komandohet maqedonisht, natyrisht. Sepse shqipja nė Maqedoni jo vetėm qė s’ka arritur tė depėrtojė nė ushtri (larg qoftė!), por as nė gjykata, nė polici e administratė, madje as nė ato pjesė tė IRJM-sė, ku pjesėn dėrrmuese tė popullatės e pėrbėjnė shqiptarėt.

     Gjuha shqipe nė Maqedoni ende nuk ėshtė gjuhė zyrtare (nė gjendjen e saj tė tashme, ajo nuk mund tė quhet, madje, as gjuhė gjysmėzyrtare) dhe bėrja e saj e tillė, pra “gjuhė zyrtare”, e barabartė me maqedonishten, do tė duhej tė ishte preokupim kryesor i faktorit politik shqiptar nė Maqedoni dhe veēanėrisht i liderit tė BDI-sė, ish-luftėtarit Ahmeti, qė uniformėn e tij tė pėrgjakur ia paskėsh dorėzuar si testament Pieter Feith-it nė vitin 2001.

     Pas kryengritjes sė armatosur tė vitit 2001, nė tė cilėn luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) u mbajtėn leksion forcave tė armatosura tė shtetit maqedonas, Ali Ahmeti u ngut tė deklaronte solemnisht, me tė zbritur nga mali: “Maqedonia ėshtė atdheu im”, ashtu siē u ngut t’ia ndizte cigaren pėrunjėsisht kryeministrit tė atėhershėm tė Maqedonisė, Branko Cėrvenkovskit! Me veprimin e parė, shpalljen solemne tė Maqedonisė pėr “atdhe tė tij”, me tė hyrė nė qeveri e parlament, Abazi i konvertuar politikan, e pėrzjeu keq, mė keq se njė fillorist, konceptin e shtetit me atė tė atdheut. Dhe kush pra: aktivisti i Lėvizjes, qė ishte rritur me vargjet e Naimit, tė Ēajupit e tė Pashko Vasės dhe me veprat e “shokut Enver”, qė kishin qenė literatura e tij, nė mos e vetme, gjithsesi mė e preferuara. Po ato ditė, me rastin e njė vizite nė Dibėr, nė Dibrėn e Madhe, lideri i BDI-sė u fotografua duke i mbajtur zjarr kolegut tė tij, kryetarit tė LSDM-sė dhe kryeministėr i Maqedonisė, Cėrvenkovskit! Ka mundėsi qė ky gjest tė interpretohet si respekt ndaj mė tė moshuarit konform traditės shqiptare. Por, koha tregoi se nuk bėhet fjalė pėr traditė e mirėsjellje, por thjesht pėr inferioritet politik. Ai gjest e imazh transmetonte atėbotė dhe transmeton edhe sot (sot mbase mė shumė se atėherė), njė mesazh: atė tė raportit tė ēirakut me mjeshtrin! Po qe se duam tė bėjmė pak humor, atėherė do tė thoshim se Brankoja ėshtė me moshė “mė i madh” se Aliu, prandaj… Por, mėnjanė shakanė! Sjellja e tillė flet pėr pozitėn tmerrėsisht inferiore tė partnerit shqiptar tė koalicionit qeveritar nė raport me atė maqedonas. Dhe ky raport, tani qė nė krye tė qeverisė ėshtė njė politikan mė i ri nė moshė se Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski, jo vetėm qė nuk ėshtė pėrmirėsuar, por, pėrkundrazi, ėshtė pėrkeqėsuar.

     Pra, nuk bėhet fjalė pėr traditė a mirėsjellje, por thjesht pėr nėnshtrim e vardisje. Quajeni po deshėt edhe vasalitet. Si tė doni. E dini ē’ka ndodhur nė Maqedoni sipas kryetarit tė BDI-sė, Ali Ahmetit? “Njė ushtar i papėrgjegjshėm, i pandėrgjegjshėm, njė zoti Ristovski a Ristevski, njėfarė akademiku, na e prishi armėpushimin pas tetė vjetėsh!”. Ja, kjo ka ndodhur. Asgjė tjetėr. Po tė ishte nė luftė, Abazi do ta zgjidhte fare lehtė kėtė punė, duke e ndėshkuar “ushtarin e papėrgjegjshėm”, “me burg”, si u shpreh ai. Do ta bėnte kėtė edhe sot, po tė ishte “ushtari” i tij, por ja qė “ushtari i papėrgjegjshėm”, i veshur me togėn e akademikut, ka qėlluar i “taborit” tjetėr dhe Abazi ynė ėshtė i pafuqishėm t’ia “vėrė prangat” atij, qoftė edhe me ndihmėn e akadamikėve tė tij shqiptarė, anėtarė tė AMSHA-sė. Qė ėshtė i pafuqishėm, kjo s’ėshtė ndonjė mėkat i madh, por qė s’ėshtė i vetėdijshėm pėr pafuqinė e tij (jo vetėm si subjekt politik, por edhe si individ), kjo s’i falet.

     “Armėpushimi” shqiptaro-maqedon, pra, qenka thyer, kurse “kapedani” i taborit shqiptar, “kaēaku” Ali Ahmeti, bir “kaēakėsh tė egėr”, si gjithė ne tė tjerėt, qė paskėshin invaduar Maqedoninė njė a dy shekuj mė parė, nuk e ka parė tė udhės ta takojė dhe tė flasė drejtpėrdrejt, sy mė sy, me “kapedanin” e palės tjetėr, “komitin” Nikolla Gruevski dhe tė kėrkojė pėrgjigje (nėse jo edhe pėrgjegjėsi) nga ana e tij pėr “shkeljen” e marrėveshjes, por i paska ēuar haber atij nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė vet, zv.kryeministrit Ademi, qė “t’i qaset seriozisht problemit”. Aferim, kapedan!

     Mirėpo, analistė shqiptarė nė Maqedoni, pėrfshirė edhe mikun dhe mbėshtetėsin e parezervė tė tij, Kim Mehmetin, thonė se ky “armėpushim” ėshtė thyer shumė herė nga pala tjetėr, madje jo vetėm brenda 7-8, por edhe dy-tre viteve tė fundit dhe pėrmendin Brodecin e Nerezin, ku njerėzit ende shėrojnė plagėt dhe vajtojnė tė vrarėt, pa harruar as provokimet e shumta nė planin etnokulturor, siē janė: pėrpjekja e vazhdueshme pėr tė fshirė gjurmėt e trashėgimisė kulturore shqiptare, materiale e shpirtėrore, nė truallin e Maqedonisė sė sotme, ku shqiparėt jetojnė me shekuj, qė nga antika e kėndej, pra denbabaden dhe tendencėn e vazhdueshme tė qarqeve akademike maqedonase pėr pėrvetėsimin e figurave tė shquara tė historisė dhe tė kulturės shqiptare si Skėnderbeu, Nėnė Tereza, Asdreni, Migjeni etj.

     Po ku e patėm fjalėn?

     Te Bllazhe Ristovski apo Ristevski, e marrtė dreqi!

     Akademiku nė fjalė, qė ėshtė kryeredaktor i Enciklopedisė zyrtare maqedonase tė finacuar nga shteti, na qenka ai “ushtari i padisiplinuar”, qė duhet ndėshkuar. Po nga kush nuk u tha. Tendenca qė ekscesi i Enciklopedisė tė paraqitet si ēėshtje e njė “ushtari qė ka prishur armėpushimin” (aluzion nė B. Ristovskin), siē u shpreh A. Ahmeti nė debatin nė “Klan-Kosova”, ėshtė qasje naive, joserioze dhe simplifikuese e problemit.

     Sipas Ali Ahmetit dilte, madje, se partia e tij, BDI, nė programin e saj e paskėsh edhe kujdesin pėr Luginėn e Preshevės, sepse ua paskėsh dėrguar shqiptarėve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės fakultetin “te dera e shtėpisė”, nė Kumanovė. Por kulmi i gjithė kėsaj maskarade politike tė Ali Ahmetit ishte momenti kur ai e shpalli veten botėrisht politikanin mė tė mirė shqiptar nė Maqedoni, kurse njeriun qė kishte pėrballė, Ali Aliun, intelektualin mė tė mirė shqiptar tė Maqedonisė sė tij tė dashur prej Dojrani e deri nė Zajaz! Dėm qė ne s’kemi emisione tė tipit “Fiks fare”, kurse “Fiksi” i Tiranės s’para merret me shqiptarėt kėndej kufijve, sepse deklarata groteske e Aliut: “Ky s’ka gjet’ mė t’mir’ se unė; as un’ s’kam gjet’ mė t’mir’ se ky!”, e denjė pėr tė hyrė nė ndonjė enciklopedi tė ardhshme tė marrėzisė, do tė ishte material ideal pėr Saimirin dhe Doktorin ditė me radhė.

     I pyetur nga udhėheqėsi i emisionit se ē’mendim kishte pėr projektin e vitit 2001 mbi “ndarjen” mes maqedonasve dhe shqiptarėve, tė njohur si “projekti i Efremovit” (kryetarit tė atėhershėm tė AMSHA-sė), Ali Ahmeti u deklarua me tė drejtė kundėr, por mėnyra e rezonimit tė tij pėr tė ishte tepėr e thjeshtėzuar dhe e lehtė. Projekti i Efremovit u ofronte shqiptarėve vetėm Tetovėn, Gostivarin dhe Dibrėn, duke mbajtur pėr vete krejt pjesėn tjetėr tė Maqedonisė Perėndimore (lexo: shqiptare) dhe duke kėrkuar si kompensim prej Shqipėrisė Pogradecin dhe Prespėn, nė mėnyrė qė Maqedonia tė fuste nė gjirin e saj tė dy liqenet: tė Ohrit dhe tė Prespės, qė janė njė pasuri e madhe natyrore jo vetėm pėr Maqedoninė e Shqipėrinė, por edhe pėr tėrė Ballkanin.

     Po tė kishim politikanė “tė fortė” e jo vasalė qė i pėrulen gjithkujt qė u ofron njė post dhe akademikė tė zotė e me integritet moral e intelektual e jo si kėta tė Abazit, qė tremben nga hija e vet dhe belbėzojnė edhe me gojė edhe me shkrim, ne do tė dilnim para botės (pse jo) me “variantin tonė” tė ndarjes me maqedonasit, si kundėrpėrgjigje projektit tė Efremovit, e jo tė pėrbetohemi ditė e natė pėr Maqedoninė unike, siē vepron Ali Ahmeti, nga frika se, siē u shpreh nė emisionin e Baton Haxhiut, do t’i mbetej jashtė “profesori i tij i dashur, Ali Aliu”! (Nuk mund tė mos hapim kėtu njė parantezė e t’i themi zotni Ali Ahmetit: “Mos u mėrzit pėr profesorin, se ai ka shtėpi edhe nė Prespė, edhe Shkup, edhe nė Prishtinė, nė mos edhe nė Tiranė, por mėrzitu pėr ushtarėt e tu pa status anekėnd Maqedonisė, qė edhe pas amnistisė sė pėrgjithshme, u kanoset rreziku i arrestimit dhe i dėnimit me burg”).

     Bashkėsia ndėrkombėtare, e interesuar qė ta ruajė Maqedoninė si tampon-zonė, do ta refuzonte sigurisht edhe “projektin tonė” hipotetik tė “ndarjes”, ashtu siē e refuzoi atė tė Georgievskit, po ne do t’i tregonim palės maqedonase, por edhe fqinjėve ballkanas e krejt botės, se nė rast ndarjeje eventuale tė Maqedonisė ata nuk mund tė pretendojnė kurrsesi tė marrin “pjesėn e luanit”. Duke e pasur parasysh kompleksitetin e problemit dhe rrethanat nė Ballkan, por edhe rekomandimet e miqve tanė, nė radhė tė parė amerikanė, askush me mend nė kokė nuk do tė deklarohej kundėr idesė sė njė Maqedonie si shtet i pėrbashkėt i maqedonasve (sllavė) dhe shqiptarėve etnikė, e edhe i tė tjerėve qė jetojnė nė kėtė shtet, por me kusht qė Maqedonia tė funksionojė vėrtet si shtet demokratik e multietnik (nė tė vėrtetė si shtet dykombėsh), duke u bėrė Zvicra e Ballkanit.

     Vend “nderi” nė diskursin politik tė Ali Ahmetit, pėrfshirė edhe paraqitjen e tij nė “Klan-Kosova”, zė e famshmja “Marrėveshje e Ohrit”, e cila, duke u lexuar ndryshe nga maqedonasit e ndryshe nga shqiptarėt, e pak mė ndryshe nga ndėrkombėtarėt dhe duke mos u zbatuar nė praktikė qoftė edhe e tillė ēfarė ėshtė as kaq vjet pas nėnshkrimit (13 gusht 2001) ėshtė komprometuar nė masė tė madhe, aq sa mund tė thuhet se mė shumė se “marrėveshje” ėshtė bėrė njė “mosmarrėveshje” mes dy palėve! [1]

     Paraqitja e Ali Ahmetit nė “Klan-Kosova” mė ktheu disa vjet pas, duke ma pėrtėrirė njė ngjarje pėr tė cilėn nuk kam folur deri mė sot publikisht.

     Ishin muajt prill-maj tė vitit 2004, kur unė, si anėtar i Kėshillit Drejtues tė Mbrėmjeve Poetike tė Strugės, luftoja (krejt vetėm) pėr statusin e gjuhės shqipe nė kėtė manifestim tė njohur ndėrkombėtar, nė tė cilin, me statutin e ri, qė kėrkohej tė miratohej me “procedurė tė shpejtuar”, gjuha shqipe pėrjashtohej krejtėsisht nga pėrdorimi. Do tė duhej shumė kohė e hapėsirė pėr tė treguar kohėn dhe energjitė qė pata harxhuar pėr kėtė ēėshtje, aq sa sot, pas kaq vitesh, edhe mua vetė mė duket disi e pabesueshme.

     Unė u bėra “jurist”: bėra vėrejtje me shkrim nė statutin dhe e stopova atė pėr rreth njė muaj e gjysmė, duke e kthyer mbrapsht nė Ministrinė e Kulturės, qė ishte hartues i tij dhe duke e ēuar punėn deri nė Kėshillin pėr Jurisprudencė tė Presidencės sė shtetit, prej nga vinin pėrgjigje me shkrim nė tė cilat thuhej: “Lidhur me vėrejtjet e z. Agim Vinca pėrkitazi me statutin e ri tė MPS-sė, Ju informojmė se ky ėshtė manifestim ndėrkombėtar, prandaj nė tė nuk parashihet pėrdorimi i gjuhe tjetėr, pos maqedonishtes dhe anglishtes”. Standardi i 20%, thuhej mė tutje nė ato shkresa tė thata, qė vinin nga zyrat mė tė larta tė shtetit, vlen vetėm pėr administratėn lokale. Kaq. Pikė. Vula dhe nėnshkrimi nė fund. Ndėrkohė, kryetari i KD tė MPS, njeri i afėrt i kryetarit tė shtetit, mė akuzonte pėr “bllokadė tė punės” dhe pėr “mbetje pa rrogė tė drejtorit tė festivalit”, me fajin tim, sipas tij, derisa njė ditė me diell, mė nė fund, statuti u aprovua me shumicė votash (4 me 1), me ē’rast unė u pata thėnė kolegėve tė mi maqedonas, shkrimtarė e akademikė, se “nė Maqedoni nuk paska ndodhur asnjė ndryshim” dhe se klasa politike maqedonase, por edhe elita intelektuale, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk paskan nxjerrė kurrfarė mėsimi nga konflikti i vitit 2001! Pėr kėto tė drejta, tė nderuar kolegė, kėtu u bė njė luftė!

     Rreth tryezės heshtje. Askush nga anėtarėt e Kėshillit nuk fliste. Vetėm kryetari Z. Anēevski pėrsėriste si papagall fjalėt: “Ne nuk jemi juristė!” dhe i gėzohej epilogut.

     Do ta ēoja kėtė ēėshtje me siguri edhe nė Gjykatėn Kushtetuese po tė kisha pėrkrahje minimale nga faktori politik shqiptar dhe personalisht nga Ali Ahmeti dhe po qe se njėri nga dy gjyqtarėt shqiptarė anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė, me tė cilin isha konsultuar pėr ēėshtje profesionale, nuk do tė mė sugjeronte tė hiqja dorė nga kjo punė, sepse “e kisha theksuar mjaftueshėm atė”!

     Dy herė pata shkuar me makinė nga Prishtina nė Tetovė dhe nga Tetova nė Reēicė tė Vogėl, nė selinė e BDI-sė, ku ca djem tė rinj, civilė, mė shihnin me dyshim si tė isha ndonjė atentator i rrezikshėm, pėr ta takuar kryetarin Ali Ahmeti, por mė kot. Zotėria e tij secilėn herė ishte i zėnė dhe s’kishte kohė tė mė priste, qoftė edhe njė gjysmė ore, sado qė unė nuk shkoja pėr punė personale, por pėr njė ēėshtje tejet tė rėndėsishme, qė s’kishte tė bėnte fare me mua, e as me familjen time a farefisin tim, por me statusin e gjuhės shqipe nė Maqedoni, qė ai kishte marrė pėrsipėr ta bėnte gjuhė zyrtare, tė barabartė me maqedonishten (!), sepse unė, prof. A. V., si duket nuk hyja nė radhėn e “profesorėve tė tij tė dashur”.

     Abazi i dikurshėm i LPK-sė dhe ish-komandanti i UĒK-sė, Ali Ahmeti, i shndėrruar nė kryetar tė partisė sė tij politike me emrin BDI (maqedonisht: DUI), e kishte bėrė tashmė zgjedhjen e vet nė mesin e intelektualėve shqiptarė nė Maqedoni, duke u pėrcaktuar pėr ata qė kishin “rrėnjė” tė forta nė Shkup, miq funksionarė e ish-funksionarė, maqedonas e shqiptarė dhe qė si tė tillė ishin tė pranueshėm pėr palėn maqedonase. Nuk e di a vetvetiu apo me sugjerimin e tė tjerėve, Abazi i dikurshėm “enverist” dhe Aliu i tanishėm “integrist”, u afrua me kastėn e intelektualėve qė mund t’ia pėrmirėsonin “imazhin” dhe t’ia  forconin pozitat politike liderit tė sapozbritur nga malet, e jo me “radikalėt” qė vazhdonin ende avazin e mospajtimit me diskriminimin e shqiptarėve nė IRJM, tani nė kushte tė reja dhe me forma tė tjera, mė tė sofistikuara se ato tė mėparshmet, tė kohės sė komunizmit, kur Ali Ahmeti, alias Abazi me shokė, ėndėrronin dhe punonin pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare kudo “ku bukės i thonė bukė e ujit ujė”.

     Refuzimi i Ali Ahmetit pėr t’u takuar me mua, tani qė ishte akomoduar nė qeveri dhe kishte krijuar lidhje tė forta miqėsore me intelektualė e politikanė shqiptarė lojalė ndaj tė gjitha Maqedonive - prej asaj tė Llazos e tė Kiros e gjer tek kjo e Brankos, Lubēos dhe e “Grujos” (nofkė e partnerit tė tanishėm tė Ali Ahmetit, kryeministrit Gruevski) - ishte shenjė e qartė e distancimit nga unė. As sot e kėsaj dite nuk e di bash mirė se pėrse vepronte kėshtu, ashtu siē nuk e kam plotėsisht tė qartė se pėrse u hoqa nga lista e profesorėve tė Fakultetit tė Shkencave Humane dhe tė Arteve (sot: Fakulteti i Filologjisė) po nė vitin 2004, kur u zyrtarizua Universiteti i Tetovės.

     Nuk e pata bėrė publik kėtė fakt - refuzimin e Ali Ahmetit pėr t’u takuar me mua pėrkitazi me statusin e gjuhės shqipe nė festivalin ndėrkombėtar tė poezisė qė pėr ēdo vit mbahet nė Strugė, pėr shkak se nė atė kohė nė Maqedoni kishte plasur sherri i decentralizimit dhe mendoja se Abazi me shokė e kishin hallin te ky problem, qė, shi nė Strugė, ku ishin ēuar peshė maqedonasit vendorė, tė nxitur nga lart, kishte arritur pikėn e vet tė vlimit.

     Nė pamundėsi qė ta takoja edhe herėn e dytė kryetarin e BDI-sė (herėn e parė mė thanė se ishte nė udhėtim zyrtar, kurse tė dytėn - se ishte nė takim me njė delegacion gjerman!) ia lashė, nė selinė e Partisė, dosjen me dokumente, tok me njė letėr tė shkurtėr, nė tė cilėn e njoftoja me thelbin e problemit - statutin diskriminues tė MPS-sė dhe pėrēapjet e mia pėr ta ndryshuar atė, duke ia bėrė me dije se lidhur me kėtė ēėshtje i kisha njoftuar edhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė: zėvendėskryeministrin Musa Xhaferi, ministrin e arsimit, Aziz Pollozhani, si dhe ministrin e drejtėsisė, qė asokohe po ashtu ishte shqiptar, Hixhet Mehmetin. “Nuk e kuptoj se pėrse pėrēapjet e mia nė mbrojtje tė gjuhės shqipe kanė hasur nė ‘bllokadė tė plotė institucionale’, madje edhe nga pala shqiptare” - i pata shkruar ndėr tė tjera Ali Ahmetit, i cili nuk e pa tė udhės jo vetėm tė mė pėrgjigjej me shkrim, ashtu siē i isha drejtuar unė, por as tė mė merrte sė paku nė telefon pėr mirėsjellje, me njė fjalė nuk denjoi tė komunikonte fare me mua. (Njėsoj, si “shefi” i tyre, vepruan edhe vartėsit e tij “bėdėistė”, demek mė “injoruan” krejtėsisht!).

     Isha mjaft i zemėruar me sjelljen e tij, por megjithatė heshta. Thjesht e kurseva pėr shkak tė situatės. Koha do tė tregojė se e kisha pasur gabim. LPK-istėt e dikurshėm, nė krye me Abaz Gjukėn, tė transformuar nė “politikanė pragmatikė”, mė shumė se interesi kombėtar, i paskėsh joshur ruajtja e pozitave dhe privilegjeve tė tyre tė fituara me “gjak”. Me gjakun e atyre qė ranė mė 2001 me shpresė se do ta ndryshonin njė herė e mirė pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni!

     E po nuk shkohet gjithmonė me njė palė mend, sidomos kur njeriu vendos tė hyjė nė politikė dhe, madje, tė bėjė “politikė tė madhe” (me kaēik tė vogėl!) - politikėn e premtimeve tė pafund popullit tė vet dhe tė lėshimeve pa fund partnerit maqedonas, qė s’mund tė quhet ndryshe pos politikė e turpit!

     Nė zgjedhjet e 2006-s partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, falė “famės” sė luftės, pėrsėri fitoi numėr mė tė madh votash nė krahasim me rivalen e saj, Partinė Demokratike Shqiptare tė Arbėr Xhaferit e Menduh Thaēit, por nuk hyri nė qeveri. Kjo e dyta bėri ē’bėri dhe ia luajti lojėn! Krisi kiameti! Pasoi njė dėshpėrim i madh i “integristėve” dhe mbėshtetėsve tė tyre, pėrfshirė edhe grupin e intelektualėve tek tė cilėt tashmė ishte mbėshtetur pėrfundimisht Abazi, tė cilėt pėr kėtė padrejtėsi u ankuan gjer te sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs. S’lanė gur pa luajtur e as derė pa trokitur, por pa sukses. Mbetėn jashtė qeverisė, sė paku pėrkohėsisht, pa poste ministrash; pa resorė e pa dikasterė dhe, pėr mė keq - pa tenderė!

     Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, refuzoi tė takohej me mua. Zėvendėskryeministri Musa Xhaferi nuk iu pėrgjigj letrės sime. Ministri i drejtėsisė, Hixhet Mehmeti, mė iku para sysh te dyert e Ministrisė. Anėtari shqiptar i Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė, B. Pollozhani, mė shkruante: “e ke theksuar mjaftueshėm kėtė problem”!

     E gjithė kjo situatė m’u rishfaq nė kujtesė dje mbrėma, ndėrsa e dėgjoja Ali Ahmetin se si fliste nė studion e TV Klan Kosova, tok me akademikėt A. Aliu, R. Ismajli e M. Kraja, nga tė cilėt vetėm ky i fundit u pėrpoq t’ia ndalte njė ēikė turrin populist Abazit dhe ta fuste bisedėn nė binarė. As edhe mė e vogla shenjė pėr krizė qeveritare nuk vėrehej nė “ligjėratėn” e tij sa konfuze aq edhe qesharake. Pėrkundrazi vendosmėria pėr tė qėndruar nė qeveri i shihej nė ēdo fjalė qė shqiptonte e, madje, edhe nė gjeste e mimikė, paēka se i kishte plasur nė dorė si bombė skandali i Enciklopedisė.

     Mė erdhi keq sinqerisht pėr Abazin e dikurshėm, atė djalosh pėrplot ėndrra e dashuri pėr atdheun, tė gatshėm pėr aksion e sakrifica, tė ngulfatur nga politikani i sotėm, lideri i partisė nė pushtet nga radhėt e shqiptarėve, BDI. Ilegali i dikurshėm me nofkėn “Abazi”, nuk rron mė, ndjesė pastė! Aliu e vrau Abazin, ashtu siē e vret Jaku Ajakun (lexo: pragmatisti idealistin) nė tregimin Mjegulla tė Hivzi Sulejmanit. Heroi i kėsaj farse politike shqiptaro-ballkanike me elemente tragjikomike, Abaz Gjuka, nuk ka “vdekur” fizikisht, por moralisht, duke ia lėshuar vendin politikanit tė moderuar e pragmatik Ali Ahmeti, tė cilin pushteti e ka shpėrfytyruar nė mėnyrė tė papėrfytyrueshme.

 

Prishtinė, 25. 9. 2009

 

   

     [1] Mos vallė nė rastin e shqiptarėve nė Maqedoni vlen thėnia e famshme e Qosiqit: “fitues nė luftė, humbės nė paqe”?! Shqiptarėt e Maqedonisė nė vitin 2001 mund tė thuhet se e fituan luftėn nė raport me maqedonasit me vetė faktin qė i detyruan ata tė uleshin rreth tryezės sė bisedimeve dhe tė nėnshkruanin njė “marrėveshje”. Natyrisht, fjala ėshtė pėr Marrėveshjen e Ohrit (MO), nė tekstin e sė cilės, pėr ēudi, edhe pse ky dokument u nėnshkrua nga pėrfaqėsuesit politikė tė palėve nė konflikt: shqiptarėve dhe maqedonasve, shqiptarėt nuk pėrmenden fare, por vetėm bashkėsitė jomaqedonase. Po bėhen gati dhjetė vjet nga nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje, por pozita e shqiptarėve nė Maqedoni nuk ndryshoi shumė nė raport me tė kaluarėn, pėr tė mos thėnė se edhe u keqėsua nė ndonjė plan, jo edhe pa fajin e vetė shqiptarėve.

 

 

Lexoni kėtu Marrėveshjen e Ohrit

 

.

 

*  ) Shtypi shqip i Shkupit refuzoi ta botonte kėtė shkrim nė kohėn kur u shkrua. Botohet pėr herė tė parė.