Rendi i qeverisė pėrmes mohimit tė drejtėsisė!

 

 

E VĖRTETA E QYTETARĖVE DO TĖ SHFAQET SĖRISH MĖ 22 JANAR NĖ MERDAR E TE DHEU I BARDHĖ

 ( Shkruan: Arbėr Zaimi )

 

 

Nė Foto Stop Serbia nuk kalon!

 

 

     Situata e pėrgjithshme pas 14 janarit ndihet e rėndė, gati-gati penguese, mospranuese e pėrshkrimeve dhe rrėfimeve mbi atė ēka ngjau atė ditė nė Merdar e te Dheu i Bardhė. Njė mori fjalėsh e pallavrash, shkrimesh e paēavuresh, lajmesh e gėnjeshtrash, mendimesh e opinionesh... krijon njė qerthull aq marramendės saqė nis tė tė pėshtjellohet e tė tė pėrzihet stomaku e truri, fillon tė tė duket se s’ka pasur aty kurrfarė tė vėrtete pėr tė cilėn t’ia vlente pėrballja me gjithė atė dhunė policore, po vetėm pėrralla pėrmbi pėrralla, tė duket qė edhe dėshmia jote si pjesėmarrės ėshtė disi e mjegullt. E mė pas vijnė mediat, rrjetet sociale, relativizimi banal, dhe gjithė logjika qė strukturohet mbi cliche dhe etiketime tė shpejta e evazive: “edhe mirė... po edhe keq...”; “edhe ata... po edhe ju...”; “edhe e drejtė... po ka dhe gabime...”

     E vėrteta ka qenė aty atė ditė, dhe ajo ende ėshtė aty, kemi apo nuk kemi ne sy tė fortė sa pėr tė arritur ta shohim, kemi apo nuk kemi veshė pėr tė dėgjuar, pėrtej aftėsisė “dekonstruktiviste” e “ēmitizuese” qė e paskemi tė gjithė kaq shumė tė zhvilluar - njė sens i gjashtė, qė nė fakt ekuilibron mangėsinė e aftėsisė nė shqisat e para, njė ēyrykllėk qė i mbetet shoqėrisė bashkė me cinizmin, depresionin, deluzionin, kėto pasoja tė pashmangura tė pėrplasjes sė fortė me shpresėn pėr pavarėsi, me shpresėn pėr bashkim, me shpresėn pėr mirėqenie, me shpresėn pėr republikė... me shpresėn e pėrbotshme pėr liri, barazi e vėllazėri. Me shpresėn qė qėlloi e zbrazėt, jo nga vetvetja, po nga fakti qė e mishėruam tek individėt. E individi pėr nga natyra ėshtė i kufizuar, jomeritor pėr tė qenė bartės i asaj shpresės sublime - limfė jetėsore pėr popujt.

     Tė katandisur nė individė, (tė reduktuar nė idiotė - njerėz qė shohin veē punėn e tyre, siē do tė thotė dhe fjala) shumė s’janė nė gjendje tė marrin vesh ē’ndodhi, mirėpo ja qė pati dhe njė perspektivė publike, ja qė pati njė popull - qė nė fakt nė ato momente u shfaq si i vetmi popull i aftė pėr tė thėnė qartėsisht tė vėrtetėn. Njė popull qė u ngrit sėrish pėr shpresėn e vjetėr, atė tė papėrmbushurėn. Pėr republikė.

     Shumė vende nė botė sot janė tė parepublikta, e ndėr to edhe Kosova. Njė lidhje e shpejtė shpjeguese do tė ishte qė shpirti, ideja apo e vėrteta e Republikės qėndron te fakti qė ėshtė e popullit, publica, populica dhe Kosovės na i mungoka populli, pėr pasojė i mungon edhe “Gjėja e popullit”, republika. Mirėpo ky shpjegim ėshtė i pasaktė. Kosova e ka popullin e saj, ėshtė ai popull qė ia punon tokat, ai popull qė ia banon fshatrat e qytetet, ai qė ėshtė bartės i njė historie e kulture tė caktuar, ai popull qė e bėn Tadiēin tė tingėllojė aq absurd kur deklaron prej Deēanit se “Kosova ėshtė Serbi”. Nuk mungon pra populli, por “gjėja” qė nuk ėshtė e popullit. Ky popull nuk pyetet pėr asgjė, qė prej Kushtetutės, formės sė regjimit - qė janė gjėra thelbėsore - deri te flamuri apo himni - qė janė gjėra simbolike.

     Pushteti, duke qenė i themeluar gjetiu, duke mos e marrė kurrė legjitimitetin e popullit, natyrisht qė i shfaq gjithė dukuritė karakteristike tė rasteve tė tilla. Ato dolėn nė sipėrfaqe edhe mė 14 janar nė Merdar e te Dheu i Bardhė. Policia, nė sy tė tė gjithėve, pa u drojtur as para kamerave, ushtroi dhunė mbi popullin qė kish dalė nė protestė nė mbrojtje tė njė vendimi tė Parlamentit tė Kosovės, po qė mbi tė gjitha kishte dalė nė protestė nė mbrojtje tė dinjitetit tė vet, kundėr njė regjimi ekonomik varfėrues. Sepse populli, me ose pa vendimin e Parlamentit, e ndien mbi lėkurė mjerimin qė rrjedh prej tregtisė sė lirė mes Kosovės e Serbisė - shifrat e konfirmojnė kėtė, po jo se janė mė tė rėndėsishmet. Nėse nė thelb tė kolonializmit qėndron shfrytėzimi ekonomik, prej tė cilit rrjedhin edhe pamundėsitė sociale, kulturore e politike, atėherė duhet kuptuar qė Kosova ėshtė ende njė koloni. Por jo njė koloni tradicionale. Ky ėshtė niveli modern i shfrytėzimit, i pandryshuar nė thelb, por veē nė shfaqje, kolonia 2.0.

     Ata flasin pėr rend, justifikojnė Thaēin qė herėn e kaluar pėrdori policinė speciale, gaz lotsjellės e ujė nė temperatura nėn zero, ndėrsa kėsaj radhe do tė pėrdorė edhe forcat ushtarake, FSK-nė. Mirėpo ēfarė rendi ėshtė ky? Duhet bėrė e qartė njė lloj dialektike pėrbrenda tė njėjtit koncept – atij tė rendit - me tė cilin u pėrballėm brutalisht mė 14 janar, por jo vetėm. Aktivistėt e emancipimit, qė nga ēlirimtarėt e kolonive nė Afrikė e nė Amerikėn Latine, e deri tek emancipuesit e shoqėrisė mė “perėndimore” qė ekziston, asaj amerikane vėnė nė dukje dy lloje tė rendit. Ėshtė rendi negativ, ku policia e organet e shtetit ndėrhyjnė pėr tė vendosur “paqen” pa drejtėsi, qoftė kjo dhe drejtėsi formale - dhe ėshtė rendi pozitiv, paqja qė vjen pasi ėshtė vėnė nė vend drejtėsia, pasi ėshtė respektuar “kontrata sociale” (kėtu Thaēi mund ta gjejė njė rrugėdalje, sepse ai s’ka nėnshkruar kurrfarė kontrate sociale me popullin qė qeveris). Rasti i Kosovės nė janar tė 2012-s ėshtė rasti i njė rendi negativ, e njė tė tillė fenomen ky vend e njeh mirė pėr shkak tė historisė sė vet tė largėt e tė afėrme.

     Kryeministri, ministrat, mediat dhe opinionbėrėsit pranė tij, pra i gjithė aparati i pushtetit, e paraqiti protestėn - jo si njė tė drejtė tė zakonshme, tė pėrhershme, tė gjithkujt - por si njė tė drejtė speciale, qė e meritojnė vetėm disa. Specifikisht e meritojnė ata qė nuk e rrezikojnė kolltukun e ngrohtė tė Thaēit. Ata flasin pėr tė drejtė tė lėvizjes sė mallrave a thua se kjo ėshtė mė e rėndėsishme se e drejta pėr subjektivitet politik, pėr demokraci, pėr organizim qytetar, pėr dinjitet? Natyrisht, pėr majmjen e tyre mallrat janė mė tė rėndėsishme se krejt kėto. Ata flasin pėr dialog me Europėn e SHBA-nė, por harrojnė qė tė dyja kėto gjenden aty ku janė sot, pikėrisht nė sajė tė pėrpjekjeve tė mijėra protestuesve qė pėrmes aktivizmit qytetar, mosbindjes civile e deri te sakrifica mė tė mėdha, kanė mundur tė mbushin me pėrmbajtje demokracitė, qė pėrndryshe do tė kishin qenė struktura tė kota. Tė mos kishin qenė protestat e panumėrta me nė krye MLK apo Malcolm X pėr shembull, sot Obama ndoshta s’do tė mbante pushtetin mbi hegjemonin botėror. Tė mos kishin qenė protestat e vazhdueshme tė qytetarėve tė vendeve europiane nė mbrojtje tė tė drejtave tė emigrantėve, sot bashkatdhetarėt tanė nėpėr BE do tė quheshin qytetarė tė dorės sė dytė.

     Tė paarsyeshėm, mbėshtetėsit e qeverisė flasin pėr rend, pėr njė farė rendi histerik qė rreket tė garantojė despotizmin. Ata flasin pėr realpolitikė, por nėnkuptojnė banalpolitikė, e pėrpiqen tė ngrenė mite qė nė mos e mohojnė krejtėsisht, pėrpiqen ta shtyjnė tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr t’u vetėpohuar. Ata thonė se gjetiu, nė zemėr tė botės tash po luhen lojėra tė mėdha e tė rėndėsishme, e ne duhet tė presim qė ato tė mbarojnė. Po ē’janė kėto lojėra? A jemi ne pjesė e tyre si “lojtarė” a thjesht si “top futbolli”. Si do tė shpėtojmė prej pasionit sportiv tė lojėrave tė tė mėdhenjve nėse vazhdojmė me tė tilla qeverisje tė paprincipta, tė paprogramta, tė parepublikta?

     Njė gjė ėshtė e sigurt, rendi negativ i vendosur nga Kryeministri ka pėr tė pjellė fundin e vetė atij. Tentativa pėr tė vendosur nėn hyqėm qytetarėt nuk i ka rezultuar frytdhėnėse nė vende tė tjera asnjė kolegu tė Thaēit nė 2011-n, e nuk ka pėr t’i rezultuar kėshtu as Thaēit.

     E vėrteta e qytetarėve do tė shfaqet sėrish mė 22 janar nė Merdar e te Dheu i Bardhė, e vėrteta e mjerimit, e vėrteta e padinjitetshme e mospasjes sė shtetit tėnd, e vuajtjes nėn shtetin e tjetrit qė sot nuk ėshtė mė shteti serb, por njė vartės ekonomik i tij. Objektiv i kėsaj proteste nuk ėshtė thjesht tė rrėzohet shtypėsi, pasi ky mund tė zėvendėsohet menjėherė nga njė tjetėr, e kėshtu me radhė. Objektiv i kėsaj proteste ėshtė tė rrėzohet vetė shtypja nė njėrėn prej shfaqjeve tė saj - pra tė rrėzohet ajo shtypje irracionale qė nuk i lejon shqiptarėt e Kosovės qė tė kenė Republikė, qė nuk i lejon tė kenė pjesė nė vendimmarrje, qė i bėn popull tė mohuar nė tokėn e tyre, qė u ndalon madje edhe tė qenėt shqiptarė (se kėtė identitet e kanė farkėtuar nė histori si rezistencė ndaj shtypjes) e u pėrcakton arbitrarisht tė qenėt diēka tjetėr, nė emėr tė po atij rendi negativ (a stabiliteti) qė kėrkon t’i zbrazė si subjekte pėr tė prodhuar njė paqe tė bardhė e bosh. E vėrtetė ėshtė qė kjo nuk ėshtė e vetmja shtypje, e qė ka edhe beteja tė tjera. Por ky fakt nuk ia heq legjitimitetin kėrkesės sė protestuesve, nė fund fare, nėse shfaqjet e shumta e multilineare tė shtypjes synojnė t’ia marrin vetvetet subjekteve e t’i reduktojnė ato nė formė, atėherė edhe subjektet qė duan tė ēlirohen janė tė detyruara tė luftojnė kundėr secilės shfaqje tė shtypjes, nė mėnyrė qė ta reduktojnė atė nė minimumin e vet para se ta mposhtin.

 

Tiranė, 20. 01. 2012