Martirizimi i pashembullt nė botė!

 

 

FEMRA SHQIPTARE PAGOI

ĒMIMIN ME TĖ LARTĖ TĖ LIRISĖ

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

 

     Pėrdhunimi i grave e vajzave shqiptare gjatė luftės 1998 - 1999, nga ushtria dhe policia serbo - malazeze, do tė mbetet tmerri mė i madh i shqiptarėve nė Kosovė, dhe njolla mė e zezė serbo - malazeze nė historinė e Evropės, e nė veēanti nė gadishullin e Ballkanit. Mund tė thuhet se gratė e vajzat shqiptare tė Kosovės, ishte njė martirizim i pashembullt nė mbarė botėn njerėzore, si ato qė tregohen nė librat hyjnorė, ishin po kėto gra e vajza qė po paguanin e paguan ēmimin mė tė shtrenjtė pėr lirinė e mbarė trojeve shqiptare, nga pushtuesit fqinj qė nuk ishin me zemėr e tru prej njeriu. 

     Si rrjedhojė e kėsaj drame e tragjedie njėkohėsisht, kėto gra e vajza e meritojnė tė jenė nė memorialin qėndror, ku do duhej tė ngritej nė qendėr tė mbarė trojeve shqiptare, mes  gjitha grup moshave e foshnjave tė vrara, dhe luftėtarėve tė lirisė. Kjo do ta ruante kujtesėn historike nėpėr shekuj tė shqiptarėve. Ky memorial mbarėkombėtar shqiptar nėpėr shekuj do ta ruante kujtesėn e njė dhimbjeje, tė njė drame, tė njė targjedie tė pashembullt tė fillim shekullit XXI, rrjedhimisht do tė ishte njė kambanė alarmi, qė historia tė mos na pėrsėritej kurrė mė.

     Por siē po shihet nė dritė, ne shqiptarėt sikur shpejt po e harrojmė tė kaluarėn tonė tė dhimbshme e tė mundimshme. Kosova dhe mbarė trojet shqiptare, ende pa e shijuar mirė lirinė, nė skenėn politike u ngritėn politikanė qė ishin tė etur pėr pushtet, pėr para, e pasuri tė paligjshme, por edhe pėr tu bėrė tė lavdishėm, paēka se kjo lavdi pėr ta ishte falso. Kėshtu kėta politikanė tė pashpirtė, thesarin e vlerave kombėtare tė pėrbashkėta po e zbehnin dita ditės.

     Lakmia pėr pushtet, pėr para e pėr tu bėrė tė njohur nė ekranet televizive, ata politikanė sikur po i dėrgon drejtė harresės sė makinerive pushtuese e vrastare serbo - malazeze-maqedonase, qė kishin bėrė mbi popullin shqiptar masakra, pėrdhunime, vrasje tė foshnjave e tė gjitha grup moshave njerėzore, djegie shkatėrrime tė shtėpive e tė faltorėve tė besimeve fetare, ishin kėta pushtuesit me racizėm tė theksuar antishqiptar qė bota kuptoi realisht dhe u ngrit pėr ti ndihmuar shqiptarėt, qė ishin mė tragjikėt e Ballkanit.

     Shteti serb, malazez e maqedon, gjithnjė mbronin vijėn e tyre politike dyfytyrėshe se atė qė e humbin nė luftė, mund ta fitojnė nė paqe, sidomos kur paqja ėshtė e rrejshme. Me zhurmėn propagandistike qė bėjnė kėto tri shtete, e nė kėtė radhė hyn edhe Greqia, paraqiten para faktorit ndėrkombėtar kinse kėto shtete nuk ngjajnė me ato tė kaluarat qė bėnė mizori ndaj shqiptarėve, nėpėr shekuj, por paraqitėn me stilin e ri kinse tashmė janė shtete demokratike, tė distancuara nga politikanė mizorė tė tyre qė kishin patur politika tė gabuara ndaj popujve jo sllav e helen. Kjo mbase ėshtė njė politik e gėnjeshtėrt e tyre, vite mė parė serbėt, grekėt e maqedonėt thėrrisnin: “…Vdekje shqiptarėve…”. Kjo marrėzi e tyre tiranike, siē duket ata ende se kanė kuptuar e nuk duan ta kuptojnė se brohorasin pėr fatkeqėsinė e tyre…Ata, serbėt edhe sot nė Kosovėn veriore po i vėnė flakėn e po barrikadojnė rrugėt e Shtetit Shqiptar tė Kosovės dhe po vrasin e plagosin shqiptarė e ndėrkombėtarė… kėmbėngulja e kėtyre shteteve, pėr tė mos u shkėputur nga thelbi i sė keqės, po i dėrgon drejtė fatkeqėsive tė reja…me kėto veprime, serbėt, malazezėt, maqedonėt, e grekėt, po e mbitheksojnė racizmin e tyre antishqiptar. Kėshtu po e minojnė paqen e instaluar nga Evropa e SHBA-ja nė Ballkan.

     Kėto shtete fqinje, me lakmi prej grabitēarėve ndaj tokave shqiptare nėpėr shekuj kishin pėrgaditur ferrin pėr shqiptarėt dhe shuarjen e kėtij kombi. Po sikur po harrojnė se ata vetė po shkojnė drejt fatkeqėsive tė reja pėr ta shuar vetėn e tyre e bashkė me ta kanė pėr tu shuar edhe politikanėt qė po bėjnė punėn e tyre. Kėtė shpėrfytyrim, shnjerėzim tė tyre ka pėr ta pėrpirė zjarri i flakėve skėtėrrore. Gratė e vajzat e pėrdhunuara nga pushtuesi sllav serbo - malazez, nuk duhet mė ta ndjejnė veten pėr tė vdekura, pėrderi sa jetojnė e janė tė gjalla…Janė ato qė paguan ēmimin mė tė shtrenjtė tė lirisė…Kadare nė librin e tij: “Mbi krimin nė Ballkan”, mes tė tjerash shkruan: ”…Mbi njėzet mijė vajza dhe gra tė pėrdhunuara anemban Kosovės. Ndėrkaq, Brenda kėsaj shifre ka tmerre tė dyfishta, tė katėrfishta…”.

     Prandaj politikan i pasurisė dhe parasė, kujtohu ndonjė here se nė ēfarė ferri ka kaluar populli shqiptar pėr disa vite mė pare. Dėgjoje kėtė zė, se nuk pranon tė jetojė mė e frikėsuar, e kėrcėnuar, e fyer, e poshtėruar. Kėta njerėz kėrkojnė qetėsinė, kėrkojnė punė, kėrkojnė mbase edhe njė tė ardhme mė tė mirė.

     Shqipėria, Kosova, Pjesa shqiptare nė Maqedoni, Presheva, Medvegja, Bujanoci, pjesa shqiptare nė trojet e veta nė Mal tė Zi, dhe ajo e  Ēamėrisė nė Greqi, vazhdojnė tė jenė dhimbja dhe krenaria mbarėshqiptare… Kurse pėr disa vazhdon tė jetė biznes…Tė cilėt tregėtojnė identitetin e Kombit, flamurin, hymnin, tregtojnė kufijtė detar, tregtojnė tokėn kėtė pasuri kombėtare, na sjellin plehun e botės nė atdheun tonė. Kapėrdisen para kamerave televizive si gjeli majė plehut…Nė vendė se kėta liderė biznismen tė lirisė, tė ulin kokėn pėrpara dramės dhe tragjedisė sė popullit tė tyre… kėto mendje tė varfėra i ka dehur pushteti, jeta luksoze ,veturat luksoze, pasurit marramendėse qė kanė krijuar pėr pak vite nė pushtet, roja, truprojat, kapėrdisjet e tyre para mediave, ku ju duket qartė mllefi verbues qė kanė ndaj kundėrshtarėve tė tyre politik, tė dehur nga korrupcioni dhe nepotizmi i pafund e shpėrfillės deri nė ekstrem ndaj interesave tona kombėtare shqiptare.

     Paēka se populli ėshtė ai, ėshtė qė ka dhėnė gjithēka edhe jetėn pėr liri, kurse kėta mburravec ”biznismenė tė lirisė”, nuk pėsuan asgjė, shpirtrat e tyre nuk preken nga drama shqiptare, pėrkundrazi shpirtin e tyre e prek vetem etja, pėr pushtet, pėr para, pėr mburrje, janė kėto qė gjallėrojnė mendjen dhe shpirtin e tyre tė varfėr. Ėshtė paksa e ēuditshme, por jeta shqiptare ėshtė plot me tė tilla paradokse tragjike, sa shpesh po na pėrsėritet nė histori e njejta gjė, ndaj tė cilave proteston arsyeja jonė. Tė mėsojmė tashmė nga e kaluara e hidhur por  edhe e lavdishme, e ardhmja tė na lumturoj edhe neve si popull.

 

Prizren,18 janar 2012