Autokratėt demokratė tė fiseve politike nė Kosovė!

 

 

LUFTA PĖR MBIJETESĖ

E FISEVE POLITIKE NĖ KOSOVĖ!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 18. 01. 2012

 

 

Organizimi, klanizimi dhe privatizimi 

 

     Organizimi politik nė Republikėn e Kosovės si infrastrukturė ka organizimin fisnor ndėrsa mbindėrtimin e ka si organizimi i bashkėsive fetare dhe organizatave joqeveritare! Me disa pėrjashtime ”cilėsore“ siē ėshtė AKR e qė i ngjanė njė kooperative bujqėsore e privatizuar krejtėsisht. E pasuar nga fiset tjera politike. Deri vonė kemi qenė krenarė se i pėrkisnim kėtij apo atij fisi duke i mveshur fisit tonė cilėsitė e mira dhe duke bėrė pėrpjekje pėr diskualifikimin e fisit tjetėr me mveshjen e cilėsive tė liga apo tė metave identifikuese me fisin nė fjalė! Nė fakt reputacioni apo radhitja nė majat e kierarkisė sė fiseve mvarej kryesisht nga kryepari i fisit. Nga menēuria e tij, vendosmėria, trimėria, urtėsia apo mėnyra e zgjidhjes sė problemeve tė krijuara midis fiseve pėr shkak tė intereseve ekonomike, nė radhė tė parė! Nuk kėndohej sė koti kėnga: “Gjet Macolli i pari i fisit, hije t’paska maja e plisit, n’Nigeri a nė Libi, n’Beligrad a nė Rusi“! Edhe kryeparėt e fiseve politike nė Kosovė janė pjesėtarė tė fiseve tė Kosovės. Disa janė Gash, Shalė, Hot dhe Berishė! Disa tė tjerė janė tė fisit Krasniq! Ndėrsa qė njė numėr jo i vogėl janė pjesėtarė tė fisit HIĒ! Me tė drejtėn zakonore apo Kanun ka qenė i pėrcaktuar mandati i kryeparit tė fisit por edhe kushtet nė tė cilat bėhej delegjitumimi i mandatit nė fjalė. Kryeparėt e fiseve ishin autokratė tė vendosur. Nuk duronin kundėrshtime. Kryep(t)arėt e fiseve politike tė Kosovės janė autokratė demokratė! Dėgjojnė por vendimet i marrin vet! Gjithashtu, nuk durojnė kundėrshtime dhe menjėherė ndėrmarrin masa ndaj atyre qė nuk u binden! Qė nuk shndėrrohen nė qilimė apo qė nuk bėhen plafa! Dhe, duhet tė pranohet se nuk ėshtė aspak nė rregull qė kryeparėt e fiseve politike tė shkelin nėpėr tokė apo nė shtresa tė asfaltuara me asfalt tė falsifikuar tė tenderėve tė kurdisur kur kanė njė numėr aq tė madh tė vartėsve (anėtarėve) tė tyre! Kryeparėt e fiseve tradicionale janė kurdisur nėpėr fronet e tyre deri sa kanė vdekur. Sikur papėt apo kardinalėt e Vatikanit. Ata mbesin nė ato poste edhe nėse janė tė sėmurė, edhe nėse bėhen tė paaftė por edhe nėse shndėrrohen nė kufoma tė gjalla! Ashtu janė edhe kryeparėt e fiseve politike nė Kosovė! Me njė dallim qė jetėgjatėsia e tyre nė skenėn politike nuk kushtėzohet me shėndetin e tyre fizik apo mental! Madje sa mė i “sėmurė“ apo mė qartė tė jetė, mė shumė do tė mbijetojė nė skenėn politike! Qoftė edhe vetėm duke vegjetuar! Kemi shumė shembuj nga e kaluara jo fort e largėt! Kemi shembuj shumė konkret edhe nga e sotmja! Duket se kjo trashigimi do tė jetė pasuri edhe pėr gjeneratėn pėrcjellėse. Mė parė thuaja ka qenė e pamundur qė nė krye tė njė fisi tė jetė njė i padijshėm apo njė person me autoritet tė rrėnuar. Sepse nė kėtė mėnyrė do tė rrezikonte ekzistencėn e fisit! Do ta shndėrronte nė njė objekt pėr pėrqeshje, tallje dhe nėnēmimi! Te fiset politike ėshtė e kundėrta; sa mė i rrėnuar tė jeshė moralisht dhe kombėtarisht dhe sa mė paku tė kesh skrupuj tė natyrave tė ndryshme, mundėsia pėr mbijetesė do tė rritet! Edhe pse fundi do tė jetė nė pėrputhje me kėto “kualitete“ njerėzore, morale dhe kombėtare! Po e bėre njė jetė tė turėpshme, fundin do ta kesh tė turpshėm! Po vodhe pasurinė e shtetit dhe tė popullit do tė pėrfundosh si hajdut, pa nam njerėzor dhe pa nishan moral! Po shkele mbi gjakun e atyre qė tė mundėsuan tė ngritesh nė shkallarėn e pushtetit do tė pėrfundosh si kėrmė nė qelbėsirėn qė do tė kundėrmojė gjeneratė pas gjenerate! Po i ike dėnimit tė ligjit, ndėshkimi dhe hakmarrja e Zotit do tė jetė mė e madhe! Dhe pa asnjė mėshirė! Ka pasur fise tė mira dhe fise mė pak tė mira. Kemi fise politike tė kėqija dhe mė pak tė kėqija! Ka pasur kryepar tė fiseve tė njohur dhe tė vendosur, kemi kryep (t) ar tė fiseve politike injorantė dhe mė pak injorantė! Tė mirė dhe mė pak tė mirė! Kjo, lexues tė nderuar ishte vetėm njė hyrje, prolog pėr shtjellimin tė ēdo fisi politik veē e veē nė Kosovė. Pa pasur pretendime tė shkruaj pėr fiset nė Kosovė dhe viset ku gjithandej jetojnė shqiptarėt apo shqiptarėt e kosovarizuar. Siē e lyp vendi duhet tė fillojmė me fisin politik nė Kosovė qė ka sunduar mė sė gjati dhe qė ka qenė mė i madhi kah anėtarėsia. Me LDK-nė. Nė shkrimin e radhės. Dhe pėr fiset e tjera apo grupet qė janė ndarė njė fisi politik dhe u janė bashkuar fisit tjetėr politik!

 

Prishtinė, 11 janar 2012

 

 

BEHXHET SH. SHALA:

DUKET SE: PA KORRUPSION, NUK KA VIZION