Heroi i turpėruar i Kosovės perėndomore!

 

 

MIKLIMI I MAKOLLIT!

Shkruan Iljasa SALIHU

 

 

     Njeriu qė pritej sa ora tė shpallej hero nė Kosovėn Lindore, u kthye i turpėruar nė Kosovėn Perėndimore. Riza Halimi qė para disa ditėsh ia sigurojė hyrjen, sot sikur kukuvajkė vajton nė kuvendin e Serbisė, duke e quajtur kėtė rast si skandal politik, me kėtė duke tentuar tė fshihet pas premtimit tė para disa ditėve. Madje pėrmes frymėmarrjes sė tij qė ishte shoqėruar me gulēe tė herėpashershme, mėsuam se Serbia akoma nuk ishte larguar prej botėkuptimit tė vjetėr. Pėr ēudi kėtė nuk e paskemi ditur, madje as atėherė kur u vra polici shqiptar nė detyrė, as me rastin e vizitės sė Tadiēit nė tempullin ku planifikohej masakrimi i shqiptarėve nė kohėn e luftės, as me rastin e arrestimit tė tė ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, as me rastin e kryeneēėsisė sė presidentit serb pėr kėrkim falje pėr krimet e llahtarshme tė popullit shqiptar dhe as pėr shumėēka tjetėr nuk e paskemi ditur se Serbia qenka duke notuar qetas nėpėr moēalishten e saj tė preferuar. Faleminderit deputet i vetėm qė edhe kėtė na mėsove! Ēdo fjalė e tij do tė ishte e kotė, pėrderisa nuk jep dorėheqje prej asaj nomenklature poshtėruese pėr shqiptarėt, edhe pse kjo do tė ishte shumė vėshtirė tė ndodhte ndonjėherė, ngase brenda natės mund tė bėhesh i pasur, por assesi tė bėhesh edhe atdhedashės - patriot i vėrtetė.

     Njė polic me rroba tė pa hekurosura, duket se hekurosi sė tepėrmi krenarinė e Ibrahim Makollit, mbase duke i djegur edhe ata qė piskatėn hop akoma pa e kėrcyer gardhin. Hashim Thaēi apo Albin Kurti nuk ndėrmorėn njė rrugėtim tė tillė, ngase fletarrestimi akoma mbetet mysafir besnik nėpėr zyrat e organeve tė sigurisė serbe si rrjedhojė e veprave tė tyre “armiqėsore” ndaj okupatorit serbė. Nėpėr kushtet qė kaloi Kosova, fletarrestimi prej shtetit tė Serbisė, ishte nder dhe krenari pėr ata qė ia donin tė mirėn popullit tė vet, ngase praktikisht mund tė dėshmohej pėrgatitja e tyre pėr flijim tė ēdo gjėje pėr hir tė lirisė sė kėsaj toke. Kurse ministri i nderuar Ibrahim Makolli nuk kishte ndonjė fletarrestim prej kėtij shteti armiqėsor, ndaj pėrmes kėsaj vizite tė parė mėtohej t’i pllakosej njė vepėr e madhe kombėtare, njė hap qė do ta shporrte mallkimin tonė nė ballė tė krenarive tė atyre qė mendonin se edhe oksigjeni ėshtė vetėm i tyre, mallkim pra qė na ėshtė bėrė prej vitesh duke kufizuar lėvizjen tonė tė lirė. Edhe mė keq, kufizimi pėrkonte me rrugėn qė kishte pėr synim vizitėn e vėllait nė truallin e pėrbashkėt. Paramendoni sikur tė bėhej tentimi i autoriteteve mė tė larta kosovare pėr tė udhėtuar nė Beograd apo nė Nish! Pėr fat tė keq, ai nuk arriti tė barazohet nė kontribut me ata qė kishin krijuar fletarrestime pėrmes veprimeve tė gjalla, porosia e tė cilave ishte: shporruni pushtues, pėrndryshe do t’ju shporrim me arkivol falas pėr nė shtėpitė tuaja. Kjo qeveri pėrmes kėtij vendimi tė nxituar dhe tė pamenduar sa duhet, turpėrimin tonė qė pritej ta shndėrrojė sado pak nė njė lindje shprese, ajo edhe mė tej pėrmes pamundėsisė pėr tė ndėrmarrė diēka konkrete, gjuajti dhe e lėndojė rėndė dinjitetin tonė tė pėrgjithshėm, edhe ashtu prej kohėsh tė shkėrmoqur prej paqedashėsve.

     Pėrgjegjėsia nė kėtė rast nuk ėshtė vetėm e njėrit apo tjetrit, por e tėrė garniturės politike shqiptare. Sot, Sali Berisha duhet tė pushoj sė pėrplasuri me Edi Ramėn, Ali Ahmeti tė pushoj sė punuari pėr NATO-n dhe BE-nė, Edita Tahiri nė pauzė tė pushojė sė fotografuari me Stefanoviqin dhe tė gjithė njėzėri ta dėnojnė kėtė poshtėrsi serbe. Atifete Jahjaga le t’i telefonojė menjėherė homologut tė saj serb dhe le t’i thotė hapur: si more s’tė erdhi marre kėtė tė ma bėsh, duke e ditur se unė as qė tentova tė tė pengoja pėr nė Kosovė, me pėrjashtim tė popullit grindavecė dhe qė tė gjuajti me gurė, qė pėrmes mekanizmave shtetėrore pėrkraha arrestimin e atyre, kurse ministrin tonė, punonjėsit tu shtetėror e kthyen mbrapa. Sigurisht se homologu i saj s’do tė ketė kohė tė merret me tė dhe pėrmes heshtjes do t’i pėrgjigjet: vallė ju akoma neve nuk na njihni, qė sa ora mburrjen ia trajtėsojmė nė turp, madje pėrmes kėtyre veprimeve synojmė edhe mugullimin e pakėnaqėsisė sė popullit tuaj kundėr jush, edhe pse pėr neve kjo nuk do tė ishte e mirėseardhur, ngase nė varkėn tuaj lehtas po lundrojmė dhe po ashtu mėsymjet tona drejt brigjeve pa ndonjė vėshtirėsi po ia arrijmė.

     Kėsisoj, mirė se erdhe i nderuar ministėr nė Kosovė, nė fakt, mirė se erdhe nė Kosovė edhe pse nuk ishe askund jashtė Kosovės, porse pate qėllim tė shkosh nė Kosovėn Lindore, qėllim i cili u kthye nė dėshpėrim pėr ty dhe pėr gjithė ata qė para se tė dilnin nė kapėrcyell, kishin menduar pėr tė bėmat e nesėrme patriotike!

 

Janar, 2012

 

 

ILJASA SALIHU: PAQJA NĖN ĒIZME