Impenjimi brukselian nė Kosovė!

 

 

METERNIHU DHE GJUMI HEBRAIK!

Shkruan: Rexhep Kasumaj

 

 

     * Ndonėse Kosova, duke qenė pjesė e kombit tė ndarė, nuk interferon, ndoshta, me „ngushtinė shpirtėrore“ tė Metternichut, sėrish do thėnė se vijon tė jetė ende provė e pakaluar e Europės!

     * Nuk shkruante kot Dostojevski se kurrė nuk mund tė arrish nė parajsė pa pasur parajsėn nė shpirt. E adaptuar, kjo fjalė mrekullore do tė thotė se as lirinė nuk e arrin dot pa e pasur atė me vete nė shpirt! Por nėse Dostojevski ka vdekur - parajsa dhe liria vijojnė tė mos pushtohen ndryshe. As sot dhe as kurrė!

 

 

I. “Sistemi Meternih” dhe ngushtėsia shpirtėrore e patriarkut!

 

     Patriarku politik i Europės, Metternichu i paadmiruar nga shumėkush, aspironte t'a shpėtonte kontinentin e vjetėr sfilitur luftėrash kronike, me formulėn e artė tė federalizmit, nėnvizon Alan Palmer nė parathėnjen e librit tė tij „Metternichu: njė biografi“ (Metternich Eine Biographie von Alan Palmer). Mirėpo, ndėrsa ishte ithtar i flakėt i „shteteve territoriale“  (njėsive tė mėdha gjeopolitike) dhe pėrpiqej tė garantonte qėndrueshmėrinė e tyre, ai refuzonte keq mėtimin shtetformues tė „grupeve gjuhėsore“, mandej tė „ndjesive nacionale“ dhe tė „pėrkatsive raciale“, si njė flijim racional nė altarin e paqes sė epėrme!

     Ky fragment i artit a filozofisė shtetėrore tė tij, qė qyshmoti quhet „sistemi Metternich“ do t'a dominonte pėr gjysmėqindvjeti politikėn e kontinentit tė vjetėr, duke u bėrė kontekst mjaft rrudhės i lirisė sė disa pjesėve vitale tė tij.

     „Klasicizmi konservativ“ i tij, ndėrkaq, do tė kishte padyshim dhe kritikėt e ashpėr. Dijetari i dėgjuar prusian Heinrich von Treitschke e akuzonte atė pėr „ngushtėsi shpirti“ nė tė kuptuarit e „shtysės lėvizėse tė natyrės njerėzore“ qė, i tillė, ishte i papranueshėm pėr „forcat dinamike tė historisė“! Pikėrisht kėto „forca dinamike“, tashmė tė rėna ndesh me  „shtetet territoriale“ tė Metternichut, do t'i kompromitonin sajesat politike, tė cilat anipse afishoheshin si federale, ishin eminente unitare dhe mbanin tė burgosur brenda hekurash tė kombit-rojė, popuj tė tėrė, duke dhėnė ashtu dhjetra entitete shtetėrore mbi bazė nacioni a gjuhe ndėr vite – nga shqiptarėt qė i kishin tė dyja e deri tek maqedonėsit pa asnjėrėn prej tyre.

     Sidoqoftė civilizimi i ri demokratik mbareuropian ( tashmė i tė vjetrės, ose, si thuhet, i nukleusit komunitar dhe i tė resė sė dalė nga babilonia e perandorisė sė kuqe ruse) i etabluar nė fillimvitet 90-tė, sikur nisi tė dėrgonte shenja tė daljes nga qarku i mbyllur i historisė sė pėrgjakur. Por defekti i tij i zanafillės do tė qėndronte mėtej nė mjetet dhe strategjinė e konservuar: njiheshin vetėm realitetet e krijuara nga forca e armėve! Dhe lufta rishpallej kėshtu sėrish – vendlindje e shtetit, qė do ta dėshmonte gjithė dekada e fundme e mijėvjetit tė ikur.

     Por, si do tė rrjedhojė mė pas, fryma e „sistemit Metternich“  nuk do tė shuhej bashkė me vdekjen fizike tė kreatorit tė saj. Ende sot, fjala vjen, flitet zėshėm (Morin nė librin „Europa nė mėndje“) pėr kombe tė kategorizuar nė rende vlerore:  shtetėrorė e nė tė tjerė, mė tė poshtėm – tė cilėsuar nėnshtetėrorė, pra pėr kombe-bosht dhe nacione satelitorė qė, tė ngurtėsuar nė fillesat e stabilitetit, duhet tė vegjetojnė orbitės sė tyre.

 

II. Gjumi hebraik dhe kriptotirania e kalimsisė!

 

     Planimetria meternihjane, nė trajtė reminishence tė ligė, vijon tė  pėrplaset akoma mbi kokėn e tė vegjėlve, tė atyre qė nuk kanė njė dalzotės tė racės! Aq mė keq, kur shqiptarėt, tė kėndejmit, nuk bėjnė gjėnė e duhur pėr tė shthurė pėrbetimet qė, tani, nė formėn e mosnjohjes sė plotė kolektive tė shtetėsisė, frymojnė nė Europė? Nuk mjafton, prandaj, vetėm deklarimi, sado solemn e historik, i shtetit. As dhe betimi dithirambik nė pėrjetėsinė e tij. Ai duhet tė bėhet. Tė marrė jetė. Dhe miqtė,  mandej, ta kenė mė tė lehtė avokatinė nė njė botė qė lėviz e ndryshon shpejt gjithēka. Por paria nominale, me gjasė, kanė njė pėrceptim tjetėr.  Njė zell tė paparė, brilant pėr tė herrė privilegjet e shtetit dhe, nga skaji tjetėr, njė pandjeshmėri, mosdashje e indolencė tė pėrgjumur aziatike pėr tė kapur nervin e kohės dhe pėr ti dalė zot sensibiliteteve sfidante tė shtetasėve tė tij.

     Dhjetė kafe gjumė janė zbritur nė kėtė botė, nėntė prej tyre i kanė pirė robėrit e njė tė vetme tė mbetur - e gjithė bota tjetėr, thotė Talmudi hebraik. Natyrisht, nuk bėhėt fjalė pėr pranga skllavnore tė llojit klasik, por pėr pengzėnjen e kastės politike nė fijet e autizmit politik. Dhe kjo, sipas tibetasve, nėse ata ndjejnė fare dhėmbje njerėzore, do tė jetė, veē tjerash, kauzator i vuajtjes qė pėrjeton, rėndom, autisti me tu pėrballur njė ditė, herėt a vonė, me realitetin e iluzionuar.

     Tregohet nė popull, nė formė pėrralle me mbretėr, njė rrėfejzė se si Zogu nuk i besonte gjithherė sekretarėt, relatorėt e spijujtė qė i pikturonin tabllonė idilike tė mbretėrisė. Ndaj, kish vendosur tė dilte i bėrė tebdil nė pazar, pėr tė parė nga afėr prej njerėzve se si jetonin dhe ē’mendim kishin ata pėr guvernėn, ministrat dhe pėr vetė atė - sovranin e tyre! Po prijėsit tanė tė rrallė, tė pėrkundur nė flatrat e ekzaltimit politik, nuk u vete as ndėrmend tė marrin vesh, pa ndėrmjetės, pėr punėt e tyre shtetėrore. Se, po tė merrnin mundimin tė bėnin njė inkurzion tė tillė mespėrmes turmės apatike, do tė mėsonin shumėēka qė nuk e shohin e nuk dijnė pėr regjimin e tyre as ata vetė, sikundėr qė, nga ana tjetėr, do tė kuptonin se edhe pjestarėt e anonimatit tė gjithandejmė, shohin e dijnė dhe bėmat qė, kėta, pėrfaqėsuesit e vullnetit tė deformuar tė elektorėve kujtesshkurtėr, kujtojnė se i kanė fshehur mirė nė formulat bajate tė tranzicionit a nė faqet e medias klienteliste tė tyre.

     Dhe do tė mėsonin pėr sovranitetin qė s’vjen, pėr territorin qė s‘kthen (angazhimi i njė emisari special pėr veriun, qė dublon koordinatorin kosovar, sikur e kualifikon perspektivisht problemin tė ndarė  nga autoriteti qendror nė konflikt), pėr sintagmėn nė qarkullim se, jo veē Beogradi, po dhe Kosova mund tė shantazhohet pėr tė qenė mirė me fqinjė, pra dhe me Serbinė, si kusht pėr tė ankoruar nė Europė!

    Ndoshta kėto nuk do t’ia thoshin me aq mėllef, sepse dhe ata, duke mos qenė vetėm njė kope zgjedhore si e trajtojnė regjisorėt e fatkeqėsisė, e kanė tė qartė se nuk ėshtė e gjitha nė duart e tyre! Po kur do tė binte fjala (e s’ka temė mė madhore pėr ta) pėr shitjen e pasurisė kombėtare tė brezave dhe kleptokracinė legale, mbi korrupsionin pėr fushe dhe trafikimin brenda institucionit tė rendit, pastaj pėr papunėsinė qė i shtrydhė e ndrydhė nė kufi depersonalizimi dhe drejtėsinė qė jo vetėm vonon, po s’vjen kurrė dhe, sė fundi, pėr  diplomacinė rishtare me segmentė ish-tė dėnuarish ordinerė - aherė njerėzit, ata qė do ti takonin nė dramėn e mbijetesės, do tė shfrynin vnerin mbi ta. „ Asnjė raport njerėzor nuk mund ta ketė kurrė bukurinė e gjakimit pėr te“, thoshte Bodleri. Dhe ai, i vogli njeri, e di kėtė. Ka pritur gjatė. Stoikisht gjatė. Por atij, qė kėtej, i gėrryen shpirtin diē tjetėr. Ndaj, do tė nguroseshin e bėheshin dyll tė verdhė, nga ankesa e tij, tashmė pėrtej lumturisė sė sondazheve tė porositura: se establishmenti serb qenkėsh shpėrngulur vetėm qė njė kastė tjetėr, tashmė e jona, tė ketė vetė nė dorė levėn e fuqisė (jo tė sė drejtės, sepse atė s’e ka askush) sė shpėrdorur pėr ti sunduar keq!

     Tani nė vend tė heronjėve tė maleve, djeg si asnjėherė malli pėr heronjė tė ligjit …Por nėse, edhe njė kohė, nuk qenkėsh e thėnė t‘na shuhet ky mall, aherė, sė paku sikur t’na flladitej malli pėr skandal, arrest, gjyq, drejtėsi…Por, jo! Shumėēka poshtarake qė i ndodh interesit publik nuk arrinė asnjėherė, (si i ndodhi ditė mė parė nė Berlin Guido Westerwelles pėr udhtimet e kushtueshme me dylberin e tij nėpėr botė) tė fitojė statusin e skandalit! Gjithēka mban shenjėn e paprekshmėrisė dhe etiketėn e normalitetit, madje tė natyrshmėrisė!.. Vendi po zhvillohet, thonė sipėrmarrėsit politikė, vetė apo pėrmes fortafolėsve tė tyre, duke mos ditur se pėr kėtė ka dhe shtysė objektive. Ralf Dahrendorf ngrente tezėn e argumentuar tė shtimit natyral tė mirėqenjes nė botė dhe, prandaj, Spanja, falė kėtij objektivizmi, bėnte pėrpara edhe nė kohėn e anatemuar tė Frankos!.

     Po ku qėndron, aherė, dallimi mes diktaturės apo kriptotiranisė tranzicionale dhe pushtimit tė huaj? Tashmė ėshtė shkollarisht e njohur se themeli i lirive dhe tė drejtave kombėtare ngrihet mbi liritė dhe tė drejtat elementare tė njeriut, si substancė organike e tyre. Pa to, nuk mbeten veēse njė stėrkeqje, njė parullė dhe njė farsė e hidhur. A mė tė mirė e kishin rrnesėn, fjala vjen, gjermanėt e Tirolit dhe francezėt e Kuebekut, anipse pa shtetin e tyre kombėtar apo, fjala vjen, bullgarėt e Zhivkovit dhe rumunėt e Ēausheskut?!

     Njeriu, pėrveē tė flasė e tė shkruajė, tė kėndojė e vajtojė nė gjuhėn dhe kulturėn e tij, ka tė drejtė poaq, tė mos mashtrohet, vjedhet, izolohet dhe, sė fundmi, tė mos vritet nga shteti i vet. Entuziasmi i madhėshtisė sė shtetit, i tė qenurit shtetas identitar, sikur brishtėzohet, meket e shuhet krejt pėrballė kalvarit tė sigurisė, tė asaj sigurisė sė vėshtirė tė pėrtėritjes sė jetės. Nuk ėshtė, rrjedhimisht, e ēuditshme ndjesia e apatisė dhe, madje, urrejtja e krijesės sė vet, kur ato shfaqen e gjenerohen nga keqqeverisja  tek perpetuohet fundbotshėm. E, rezultojnė tė pamjafta teoritė e doktrinat mbi shtetin, tagrin e fillimit dhe premtimin e artė (nesėr, gjithmonė nesėr) tė ditės ės nesėrme. Vetė ideja e pavarsisė, si pasojė e njė pushteti frigjid, zvetnohet, pėshtiroset dhe bjerr joshjen e ėndėrrės sė saj.

     Dhe shteti pėrfundon, ashtu, nė njė mallkim pėr banorėsinė e tij!..

     Mirėpo nuk shkruante kot Dostojevski se kurrė nuk mund tė arrish nė parajsė pa pasur parajsėn nė shpirt. E adaptuar, kjo fjalė mrekullore do tė thotė se as lirinė nuk e arrin dot pa e pasur atė me vete nė shpirt!

     Por nėse Dostojevski ka vdekur - parajsa dhe liria vijojnė tė mos pushtohen ndryshe.

     As sot dhe as kurrė!

 

III. Lista e tė urryerėve dhe reflektimet e „fratinnėve“!

 

     I rikthehemi fillimshkrimit, kryetemės sė tij: ngathtėsisė vonestare ose, ruana Zot, edipizmit politik tė regjimtarėve tė Kosovės. Historia nuk mbaroi dhe kėtė botė vijojnė ta ndajnė aleatė e armiqė…Dashuria mes popujve e shteteve, si mes njerėzish, megjithė orvatjet e internacionalizmit proletar, dikur apo tė globalizmit transnacional sot, nuk ka ekzistuar kurrė. Edhe i pari, me idologjinė edhe i dyti, me kapitalin, ndonėse tė pakrahasueshėm me shansin egalitar qė ofrojnė, sėrish kanė qenė e janė levė interesash tė mėdhenj. Parimet spostohen pėrherė poshtė interesave dhe vetėm kur koinēidojnė rastėsisht, aherė shpallen e tunden flamujt e tyre.

     Ndaj pledohet njė merakosje, njė pėrvuejtni pėr shtetin, ngaqė mirėdashėsit e shqiptarėve, disa syresh, dhe mund tė firojnė. Fratinni i Italisė, gjatė njė qėndrimi nė Beograd, thoshte mė herėt para „kabinetit tė krizės“, se pas aktmendimit tė Tribunalit pėr legalitetin e pavarsisė sė Kosovės, „do tė reflektojmė thellė“! Vendi i tij ka njohur Kosovėn dhe, pėr ē’i duhej ai „reflektim“? Dhe, ē’pasmendim, vallė, fshehej nė kėtė lakonizėm diplomatik?

     Politikat e jashtme vdiqėn dhe tani ka njė tė vetme politikė tė brendshme planetare, thoshte njė qeveritar i dikurshėm gjerman, tė cilin e kam cituar dhe herė tjetėr. Por, e rievokoj thėnjen e tij, pėr tė pohuar drojshėm se, mbase, euroentuziastėt kanė tretur disi tensionin e hershėm. Kohė mė parė, do tė frenonte ftohtėsisht vrullin e tyre intelektuali i njohur Heinrich August Winkler, tek shkroi se Europa komunitare nuk mund tė ndėrtohet mbi konceptin e „shteteve postnacionale, por tė shteteve postklasike“! Pra, shteti kombėtar dhe politikat e tij nuk janė ende nė rrugė tė vdekjes klinike.

     Botuesja e „Figarosė“ parisiene, e lutur nga televizioni kroat pėr tė bėrė njė listė popujsh mė tė urryer, apo, thėnė mė finokėrisht, mė pak tė dashur pėr francezėt - vendin e parė kishin nderin ta mbanin amerikanėt dhe vini re 0 fqinjėt anglezė! A mos provon kjo, mjerisht, ekulibrat shpirtėrorė tė Europės sė sotme e shkėndijuar pakėz nga reminishencat e teatrit tė vjetėr politik tė saj? Europianėt i mban tė bashkuar ideja e mbylljes sė librit tė historisė dhe kjo,  nga anė e saj, do ti detyrohet frikės nga njėri-tjetri dhe e tė gjithėve bashkė nga kolosėt botėrorė, tė konsoliduar apo nė ngjitje (Amerika, Rusia, Kina), ndanė tė cilėve europianėt e pėrcopėzuar s’do ishin veēse vocrrakė tė shkretė e tė humbur!

     Impenjimi brukselian nė Kosovė, rezulton pjesė e interesave tė tij, ngaqė, thjeshtė, njė ditė tė pritshme, ajo do tė aderojė nė shtėpinė pėrbashkėt. Por, si thamė, konstelacioni interesor europian e botėror pėrgjithsisht, ėshtė heterogjen dhe, qė kėtej, i rrėzueshėm pėrherė. Koha qė vjetėron e riskicon shpejt pozicionet e afinitetet, ndėshkon ata qė thuren nė leqe tė veta. Ja, nė mesvitet e 80-tė, bie fjala, sa ishte ende nė kėmbė Bashkimi sovjetik, Otto von Habsburg nė librin „Ideja imperiale“, pohonte, se „islami, pėrballė marksizmit totalitar, ishte aleati ynė i natyrshėm“. Madje, duke kujtuar „mbretėrinė e tri religjioneve“ tė Toledos apo Kalifatin e Kordobės, ai i bėnte njė hymn „pėrbashkėsisė sė trashėguar kulturore mes nesh dhe - si shprehej - popujve islamikė“. Pėr tė betonuar mėtej pikpamjen e tij, ai citonte Rajmond Lull-in, i cili qysh nė shekullin e XII-tė, pėr shkak tė afėrsisė doktrinare, e paskėsh cilėsuar islamin jo mė shumė se „njė herezi tė krishterė“!

     Mirėpo, kur vetėm ndonjė dhjetėvjetėsh mė pas, do tė riformatohej fizionomia e pėrparėsive gjeopolitike, S. Huntigtoni, po kėtė botė qė ishte nė njė anė interesash kundėr „perandorisė sė tė keqes“, do ta zhvendoste, me lehtėsinė e padurueshme tė shndėrresės, nė kampin e armiqėve tė parė perėndimorė.

     Ndaj, ka kosto tė lartė historie, nė kufi alarmi, ky keqndėrtim, i ngathtė e shpesh vetėprishės, i shtetit tė Kosovės, qė duhet tė ndėrrojė dinamikė, moral e gjak tė ri, jo pėr makiazh pėrballė survejimit tė europianėve tė palajthitshėm, por pėr njeriun kosovar vetė.

     Ndryshe „fratinnėt“ mund tė reflektojnė.

     Dhe, ndoshta, tė rimendohen!

     Vonesa ėshtė virtyti ynė heroik!

Berlin, Vjeshtė, 2011

 

 

REXHEP KASUMAJ:

MJERIMI I DIPLOMACISĖ RISHTARE