Urdhėri i ‘Pashait‘ shkoj nė vend nga sejmenėt e tij!

 

 

‘BRAVO’ HASHIM,

E MBAJTE FJALĖN!

Shkruan Sylejman Pireva

 

 

     I

     Dy ditė para tė katėrmbėdhjetit, qysh se u pa nė ekran kryeministri me fytyrėn e “prishur” sikur tė kishte dalė prej shpellės, tė gjithė e kuptuan qartė qė nuk ishte me tė diēka nė terezi! Nxjerrja e fjalėve si me qysqi, me ndėrprerje tė gjata dhe i mbushur frymė sikur tė kishe vrapuar kėmbė prej kufirit tė Zvicrės, tregonin mė sė miri se ai kishte njė siklet tė madh... Natyrisht qė e pamundur nga njė njeri nė kėso gjendje tė hallakatur, dhe aq mė tepėr kur ai ėshtė njė personalitet kyē nė qeveri, tė mos befasojė shikuesit dhe tė reflektojė sado pak nė gjendjen shpirtėrore tė tyre. Kjo u pa pėr sė shpejti qė tė nesėrmen nė bisedat e panumėrta midis njerėzve duke e komentuar sikletin e njė nate mė parė tė njeriut nr. 1 tė qeverisė, kudo qoftė: nė rrugė, nėpėr zyra, kafene, restorante, autobus e ku jo tjetėr. Po kurrgjė s’ishte fytyra e ndryshuar e kryeministrit, ēfarė i kishte fjalėt, helm krejt! Mos thuaj helm, kjo kurrgjė, por thuaj tym dhe topuz! Kjo u vėrtetua mė sė miri me tė katėrmbėdhjetin, me rastin e zbatimit tė qėndrimit tė paluhatshėm tė “Vetėvendosjes” (tė proklamuar qysh mė parė) nė dy vende afėr nė kufi me Serbinė: nė Merdar dhe te Dheu i Bardhė. Lėvizja “Vetėvendosje” kishte mbajtur fjalėn. Pėr shkak tė mosrespektimit nga ana e qeverisė tė mocionit tė votuar nga ana e Kuvendit tė Kosovės pėr reciprocitet tė mallrave me Serbinė, ashtu siē ishte marrėveshja me qytetarėt, kishin filluar tė vinin nga tė gjitha anėt e atdheut pėr tė protestuar dhe pėr tė bllokuar kamionėt me mallra tė kėtij shteti qė tė mos lejoheshin pėr tė depėrtuar brenda Kosovės. Mirėpo numri i pjesėmarrėsve, duhet pranuar se ishte mė i vogėl se ē’ėshtė pritur, sigurisht pėr shkak tė “prishjes” sė fytyrės tė kryeministrit dhe jo vetėm tė tij. Prandaj fjalėn e mbajtėn si “burrat” edhe ‘pashai’ me sejmenėt e tij, madje pikė pėr pikė. Tamam sipas skenarit tė paraparė.

 

     II

     Protestuesit u takonin moshave tė ndryshme. Kishte rėnė nė sy posaēėrisht njė plak i Llapit diku afėr 90 vjeē, i kėrrusur nga vjetėt duke u mbajtur me njė bastun. Thanė qė nuk i takonte “Vetėvendosjes”, por kishte dalė pėr tė protestuar me popullin, sepse, siē shprehej ai, Serbia ishte pritur nė Merdar disa herė gjatė historisė dhe kėtu ėshtė vendi mė i sigurt pėr t’ia ndalė turrin asaj! Pėrpjekjet e qindra aktivistėve tė “Vetėvendosjes”, por jo vetėm tė tyre, por edhe tė shumė qytetarėve tė tjerė pėr tė mbajtur rendin dhe pėr tė protestuar nė mėnyrė paqėsore, duke mos lejuar provokimin e forcave tė policisė, ishin tė jashtėzakonshme. Kėtė detyrė po e kryente nė mėnyrė tė veēantė lideri i “Vetėvendosjes”, Albin Kurti, duke iu drejtuar herė pas herė protestuesve pėr pėrmbajtje dhe protestė paqėsore. Por gjithēka ishte e kotė, urdhri i ‘pashait’ duhet tė shkonte pa tjetėr nė vend nga sejmenėt e tij. Kur ‘pashai’ maje kulle, duke vėzhguar situatėn me tarafin e tij nisi tė humbė durimin nga zgjatja e status-quos sa mund ta zinte edhe nata pa lėvizur gjė nė drejtim tė zhvillimit tė skenarit tė tij, atėherė ai ngriti dorėn lart dhe dha sinjalin qė u la tė kuptohet nga vartėsi e tij se status-quoja duhet prishur.

 

     III

     ...Dhe ja mė nė fund erdhi ēasti kur fjalėt tym dhe topuz tė kryeministrit filluan tė japin rezultatin e pritur. Me dhėnien e urdhrit, si tė ishte ky njė rrebesh shiu, nisėn tė hedhen mbi protestuesit e pambrojtur gjithfarė lloj municionesh. Shumė nga protestuesit deri nė atė moment kishin qėndruar ulur, si dhe vetė figurat mė tė njohura tė “Vetėvendosjes”. Dhe ēka tė shihje: protestues kah pėrpėliten dhe duke kėrkuar ndihmė pėr shkak tė lėngut tė hedhur drejt nė sy dhe nė fytyrė dhe gazit lotsjellės; duke i rrahur me shufra gome dhe metalike pa farė kujdesi se nė cilat pjesė tė trupit i qėllonin; tė tėrhequr zvarrė dhe duke i goditur gjithashtu nė ēdo pjesė tė trupit; duke i ndjekur nėpėr rrugica, oborre dhe ara; duke i arrestuar me duar lidhur e shtrėnguar me tel deri nė gjakosje, qoftė dhe banorė afėr shtėpive tė tyre dhe kalimtarė tė rastit pa pasur lidhje me ngjarjen e protestės!

 

     IV
     Lihej pėrshtypje se forma e ndėrhyrjes mbi protestuesit nė mėnyrė kaq brutale nga ana e policisė ishte e ngjashme me ngjarjet e viteve tė tetėdhjeta, ndonėse nė rrethana tė tjera... Pėr ata qė i mbajnė mend, pėrveē qė nuk kishte tė vrarė si nė atė kohė, brutaliteti i pėrdorur nuk kishte tjetėr dallim. Vetėm se derisa atėherė u gjakosėn dhe u persekutuan nga forcat e armikut tė njė shteti tjetėr, kėsaj radhe dhe pėr tė parėn herė kjo po ndodhte nga policėt e shtetit tonė qė mund tė ishin akraba dhe kushėrinj tė shumė protestuesve. Kėshtu edhe kishte ndodhur nė njė rast kur derisa njė polic si i ēartur po e sulmonte njė protestues, ky ia kishte kthyer qė tė ketė kujdes se e njihte mirė atė fytyrė! Atėherė polici i kishte zbutur fjalėt se i vinte keq qė ishte i detyruar tė sillej nė atė mėnyrė, por ashtu e kishte urdhrin!

 

     V

     Nuk pres qė kjo formė e dhunės e pėrdorur ndaj protestuesve tė “Vetėvendosjes” dhe e bekuar nga qeveria do tė jetė farė ilaēi pėr t’i sprapsur ata sa tė heqin dorė nga kjo e drejtė e tyre legjitime pėr tė protestuar dhe pėr tė kėrkuar qė tė shkojė nė vend vendimi i Kuvendit tė Kosovės, pėr tė cilin ishte e thirrur qė ta zbatojė vetė kjo qeveri. Ajo mbase njė ditė edhe do ta zbatojė kėtė vendim, por imazhin e krijuar me katėrmbėdhjetė janar nuk do tė mund ta fshijė kurrė mė.

Prishtinė, 18. 01. 2012