S k a n d a l o z e

 

 

PAS LUFTĖS, SERBIA NĖ KOSOVĖ KA DERDHUR 5 MILIARDĖ EURO!!

Shkruan: Xhevat Bislimi - Viti, 18. 01. 2012

 

 

Ministri serb i mbrojtjes:

"Nga viti 1999 e deri mė sot Serbia ka derdhur

5 (pesė) miliardė euro nė Kosovė!!"

 

     Lexova intervistėn e Ministrit serb tė mbrojtjes, Dragan Shutanovac (ky ėshtė edhe nėnkryetar i Partisė Demokratike-DS tė Tadiēit), dhėnė gazetės sė njohur serbe "Politika". Nga kjo intervistė e tij veēova (shėnova, mbajta) tri gjėra tė rėndėsishme, qė pėrbėnin “shtyllat” e programit aktual serb pėr Kosovėn shqiptare.

 

    E para, Serbia ka derdhur ose shpenzuar nga viti 1999 e deri me sot pesė miliardė euro nė Kosove!!! Ėshtė lehtė e verifikueshme pėr secilin njeri qė kalon nėpėr vendbanimet e banuara me serbė nė Kosovė se nuk ka asnjė fabrikė apo uzinė tė ndėrtuar, madje as shtėpi dhe pallate, asnjėlloj investimi tė dukshėm apo tė rėndėsishėm (material) nė interes tė pakicės serbe nga kėto para. Tė gjitha investimet (rrugė, trotuare, ndriēimi publik, ujėsjellesa, kanalizime, shkolla, ambulanca...) jane bėrė nga paratė e taksapaguesve tė Kosovės (shqiptareve) - buxheti i Kosovės. Se sa janė pesė miliardė nuk kam nevojė me ju shpjegu juve lexuese tė nderuar. Buxheti vjetor i Kosovės sillet rreth njė miliardė e gjysmė. Pastaj, shumė e rėndėsishme, rruga e futjes sė kėtyre parave dhe mėnyra e shpėrndarjes se tyre...!? A do te thotė kjo se Serbia ka ndėrtuar sistemin e saj paralel tė financave (financimit, fonde tė zeza) jashtė ēdo kontrolli tė institucioneve tė Kosovės, sikur edhe shumė sisteme tė tjera paralele (i sigurisė, i tatim-taksave, shėndetėsisė, arsimit...)? Sigurisht qė po. Gjė shumė herė e thėnė dhe e dokumentuar. Se nė ndertimin dhe mbrojtjen e kėtij sistemi paralel tė shtetit serb brenda Kosovės ka kontribuar shumė UNMIK-EULEX-i nuk ka dyshim por, po me duket se njė pjesė e kontributit u takonė edhe "shqiptarėve" tė pushtetshėėm tė kėtij vendi!! Pesė miliardė shumė para janė... Po kam frikė qė me kėto para Serbia ia ka thy qafėn edhe disa "shqiptarėve" tė pushtetshėm, disa kalemxhinjve, llafazanėve e mediave, hoxhallarėve ..., qė po bėjnė punėn e saj pėrditė e pė natė... S'ka si tė shpjegohet ndryshe fakti qė institucionet e Kosovės kanė "mirėkuptuar", kanė lejuar dhe kanė bashkepunuar me kėtė sistem paralel tė Serbisė nė Kosovė...

 

     E dyta, nė vazhdėn e kėrkesės tashmė publike, Shutanovac kėrkon qė Veriu tė ketė status tė veēantė. "Mendoj qė Veriu (i Kosovės, shėn. im) duhet tė jetė i veēantė nė raport mė Kosovėn (ai thotė Kosmetin), sepse ky rajon funksionon i pavarur nga Prishtina". Ky konstatim i tij nuk do shpjegim! Ēfarė kanė ndėrmarrė ose sa janė pėrpjekur tash 12 vjet "pėrfaqėsuesit" e kėtij populli pėr tė mos lejuar krijimin e njė gjendje tė kėtillė faktike edhe kėtė e dim tė gjithė...

 

     E treta (e rėndėsihme), nėnkryetari i Tadiēit dhe ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac, shtron qartė "platformėn" e tij dhe tė partisė qė pėrfaqėson pėr mėnyrėn se si mund tė "ruhet" Kosova dhe prania e Serbisė aty. Pėr nė, thotė ai shprehimisht, tė shenjtė janė serbėt qė jetojnė nė Kosovė, tek pastaj monumentet... Sepse, sipas shpjegimeve tė tij, monumentet pa serbėt nuk na duhen dhe nuk garantojnė praninė e Serbisė nė Kosovė. Monumentet, si shumė civilizime tė zhdukura, njė ditė nuk do tė jenė tonat. Prandaj, ne duhet tė bejmė ēmos t'i mbajmė serbėt nė Kosovė... Nga ky pėrkushtim dhe angazhim i gjithanshėm serb nė Kosovė dhe pėr Kosovėn pas Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė popullit shqiptar dėshmohet qartė konsekuenca e Serbisė pėr tė "qėnderuar" nė Kosovė, nga njėra anė, kurse nga ana tjetėr droja e saj se e ka humbur dhe mund ta humb pėrgjithmonė kėtė tokė tė Shqipėrisė (bashkė me monumentet e pushtuara dhe tė pėrvetėsuara shqiptare), tė cilės ia dėshironte dhe ia dėshiron akoma fatin e Vranjės, Leskocit, Nishit, Toplicės, Prokuples, Kurshumlisė sė dikurshme shqiptare...

     Por, pėr mua nuk janė shqetėsuese dhe tė panjohura pretendimet shoviniste dhe fashiste tė Serbisė. Shqetėsuese, pėr mua dhe pėr ēdo shqiptar, ėshtė moskokėēarja, neglizhenca, gatishmėria e vazhdueshme e "parisė" sonė pėr tė bashkėpunuar (ndonjėherė edhe pėr t'u shitur-pesė miliardė janė para), pėrēarjet dhe pėrplasjet e brendshme tė karakterit (po me vjen inat me e thėnė) klanor (fisnor), tė njė shkalle dhe gjendjeje shpeshherė primitive... Nė kėto angazhime dhe procese, po na ndodhė gati nė vazhdimėsi, populli ėshtė shumė mė pėrpara  se "paria" e tij...

 

Kjo nuk ėshtė hiē mirė...