Nė 30 vjetorin e vrasjes sė Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės

 

DY FJALĖ ME JUSUF GĖRVALLĖN

( Shkruan - Asllan Muharremi )

 

     Sa herė vije janari i natės sė 17 janarit 1982 dhe sa herė pėrmendet emri i Jusuf Gėrvallės, nė kokėn time mė sillet kujtimi i njė bisede, tė shkurtėr dhe tė vetme nė jetėn time, qė e kam bėrė me Jusuf Gėrvallen. Koha kur ėshtė bėrė dhe rrethanat qė e krijuan atė, janė edhe njė dėshmi mė shumė se pėrse u vra Jusuf Gėrvalla sė bashku me Bardhosh Gėrvallen dhe Kadri Zekėn nga dora kriminale dhe tinėzare e Beogradit.

     Nė gjysmėn e parė tė dhjetorit tė vitit 1981, njė nate me hėnė, nė shtėpinė time nė fshatin Mihaliq tė Vushtrrisė, vije Sheremet Saraēi, i cili sapo i hapa derėn dhe i urova mirėseardhje, mė tha se me vete e kishte Xhafer Durmishin, tė cilin e dija se ndodhej nė Gjermani. Sė bashku me Sheremet Saraēin u nisėn nė drejtim tė vendit ku po na priste Xhafer Durmishi dhe pasi u pėrshėndetėm dhe pėrqafuam me njėri-tjetrin, tė tre sė bashku u nisėm nė drejtim tė shtėpisė sė Sheremet Saraēit nė fshatin Bivolak.

     Nė shtėpi tė Sheremet Saraēit, nga Xhafer Durmishi u njoha pėr qėllimin e ardhjes sė tij nė Kosovė: ai mė njoftoj se edhe para largimit tė tij nga Kosova, verėn qė shkojė, kishte vepruar nė kuadėr tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ); se ai duke ditur se unė isha shok i krahut tė Ramadan Pllanės, i cili ishte dėnuar  sė bashku me Shefqet Jasharin dhe shumė shokė tė tjerė, kishte biseduar me shokėt e LNĒKVShJ-sė qė vepronin jashtė Kosove dhe ishin pajtuar qė edhe unė dhe shokėt e mijė t’i bashkoheshim Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi. Nė ēėshtjen e bashkėpunimit dhe bashkimit tė shokėve tė rrethit tim me LNĒKVShJ-sė, Xhafer Durmishi, priste nga unė pėrgjigje.

     Xhemajl Pllana, Ferki Morina dhe unė e pėrbėnim njė bėrthamė tė LNĒKVShJ-sė, tė rimėkėmbur pas burgosjes sė Ramadan Pllanės dhe grupit tė shokėve qė u dėnuan me tė. Gjatė njė takimi, ditėn e nesėrme,  e njoftova Ferki Morinėn pėr ardhjen e Xhafer Durmishit dhe i kėrkova qė ta kontaktonte Xhamajl Pllanėn dhe qė tė tre sė bashku ta mbanim njė takim sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur. Dy-tre ditė mė vonė jam takuar me Xhemajl Pllanėn dhe Ferki Morinėn dhe i kam njoftuar pėr qėllimin e ardhjes sė Xhafer Durmishit dhe propozimin e tij. Gjatė takimit jemi pajtuar qė ta pranonim propozimin e Xhafer Durmishit dhe qė unė, si individė tė kyēesha nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi, dhe qė njėkohėsisht tė shėrbeja si lidhje nė mes krahut tonė dhe LNĒKVShJ-sė.

     Ato ditė isha shumė i lumtur sepse pas njė kėrkimi tė gjatė, qė nga vjeshta e vitit 1979, pėrpjekjet pėr t’i marrė lidhjet me Lėvizjen Nacionalēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi, e dhanė frytin e tyre, tani, nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Tani, nuk kishim nevojė tė dėrgonim shokė jashtė vendit pėr ta kėrkuar Jusuf Gėrvallėn, sepse ishte Jusuf Gėrvalla ai qė na kishte gjetur dhe trokitur nė derė.

     Menjėherė pas takimit me Xhemajl Pllanėn dhe Ferki Morinėn e kam takuar Xhafer Durmishin dhe e kam njoftuar se e pranoja propozimin e tij me kėnaqėsi tė madhe. Pas inkuadrimit tim nė LNĒKVShJ-i, detyra e parė qė m’u ngarkua nga Xhafer Durmishi dhe Sheremet Saraēi ishte: t’i telefonoja Jusuf Gėrvallės dhe ta njoftoja se Skėnderi (Xhafer Durmishi) kishte arritur nė Kosovė. Xhafer Durmishi ma dha njė numėr telefoni dhe mė tha se sė bashku me Shokun e Lėvizjes jemi pajtuar qė tė prezantohesha si Aliu.

     Menjėherė pas marrjes sė numrit tė telefonit dhe njė teksti tė shkurtėr nė gjuhėn gjermane, i hyra punės pėr mėsimin pėrmendėsh tė tekstit dhe numrit tė telefonit. Tė nesėrmen i dija pėrmendėsh tė dyja. Shkova nė Prishtinė dhe bėra njė pėrpjekje pėr ta marrė nė telefon Jusuf Gėrvallėn nga qendra e postės nė lagjen Dardania. Ndonėse u pėrpoqa disa herė nuk arrita ta merrja lidhjen me Gjermani. Kėshtu bėra edhe disa pėrpjekje nėpėr posta tė ndryshme nė Prishtinė, Vushtrri, Mitrovicė dhe Obiliq. Pas tre-katėr ditėsh pėrpjekjeje, arrita ta marrė gjermanin. Ia thash nė gjermanisht atė qė kisha pėr tė thėnė dhe ai ma ktheu me: Ein moment dhe pastaj mbretėroi njė heshtje pėr disa minuta. Mė nė fund zėri i njė burri u prezantua Alo Gėrvalla! Unė e pėrshėndeta me Tungjatjeta! I thash se jam Aliu, se Skėnderi ėshtė shėndoshė e mirė dhe ju bėnė shumė tė fala! Gėrvalla mė falėnderoj shumė pėr telefonatėn dhe biseda u ndėrpre. Dola menjėherė nga kabina  u drejtova tek sporteli i arkės dhe e bėra pagesėn e bisedės dhe u ika nga posta. E dija se me kė kisha biseduar dhe po fluturoja nga gėzimi!

     Sapo ra terri nė tokė u nisa pėr Gllavotin nė drejtim tė shtėpisė sė Sheremet Saraēit, ku e kishte folenė Xhafer Durmishi dhe ia dhashė lajmin e bisedės me Shokun. Xhafer Durmishi, i gėzuar pėr kėtė lajm, na njoftoj Sheremetin dhe mua se duhet udhėtuar nė Bled tė Sllovenisė, sepse shokėt e Lėvizjes, sipas marrėveshjes, do ta nisin “Zėrin e Kosovės” dhe se ata duhet pritur nė Stacionin Hekurudhor tė Bledit. Xhafer Durmishi, Sheremet Saraēi dhe unė u pajtuam qė Xhafer Durmishi dhe njė Shok  i tij (Bahtir Haradinaj) tė udhėtonin nė Bled pėr ta pritur dhe sjellė nė Kosovė organin e LNĒKVShJ-sė.

     Pas tre-katėr ditėsh Xhafer Durmishi vije tek unė sė bashku me Bahtir Haradinajnė. Xhafer Durmishi mė njoftoj se ishte kthyer nga Bledi i Sllovenisė, fatkeqėsisht, pa “Zėrin e Kosovės”. Sipas tė gjitha gjasave shokėt e nisur me disa qindra ekzemplarė tė “Zėrit tė Kosovės” nuk ishin paraqitur nė vendin e takimit dhe diēka e keqe kishte ndodhur me ta. Shokėt e Lėvizjes nga Gjermania, gjatė njė bisede telefonike qė Xhafer Durmishi kishte pasur me ta, i kishin thėnė Xhaferit qė ai duhej tė largohej menjėherė nga Bledi. Atė natė ishim tė dėshpėruar pėr kėtė dėshtim nė pėrpjekjen pėr ta futur organin e LNĒKVSHJ-sė nė Kosovė. Dėshpėrimit tonė iu shtua edhe njė dėshpėrim tjetėr, duke shikuar Radio Televizionin Shqiptar mėsuam se Mehmet Shehu, kryeministri i Shqipėrisė, kishte bėrė vetėvrasje. Ne na duhet mė sė paku njė lajm i tillė nga Shqipėria!

     Nė pritje tė marrjes sė lajmit se ē’kishte ndodhur me shokėt e nisur me “Zėrin e Kosovės”, intensifikuam pėrpjekjet pėr mbledhjen e informacionit pėr numrin e saktė tė tė vrarėve gjatė demonstratave tė marsit dhe prillit 1981, pėr numrin e tė burgosurve dhe tė dėnuarve. Pėr kėtė qėllim aktivizuam tė gjithė shokėt nėpėr rrethe tė ndryshme. Behxhet Ahmeti dhe Burim Zagragja, qė ishin studentė tė fakultetit ekonomik dhe shokė tė afėrt tė Ferki Morinės, kishin arritur ta siguronin njė fotografi tė Naser Hajrizit dhe tė Nesim Danės, tė vrarė gjatė demonstratave tė mars-prillit 1981.

 

- Ėshtė fjala pėr kėto dy fotografi -

Nė foto - Dėshmori Naser Hajrizi, i dyti nė kėmbė nga e majta dhe dėshmori Nesim Dana nga Gjakova.

( Publikohen pėr herė tė parė nė www.pashtriku.org )

 

     Gjithashtu bėmė edhe shumė fotografi tė vendeve tė ndryshme si dhe siguruam materiale tė tjera tė rėndėsishme pėr Lėvizjen dhe organin e saj. Xhafer Durmishi ma dhe edhe njė aparat fotografik me ngjyra (qė ishte dhuratė nga Jusuf Gėrvalla dhe tė cilin e kam ruajtur nė familjen time deri nė vitin 1999, kur policia dhe ushtria serbe e djeg fshatin dhe shtėpinė time). Nė tė gjitha rrethet filluam t’i konsolidojmė radhėt dhe ta riorganizojmė LNĒKVShJ-nė, qė burgosja  masive e vjeshtės sė vitit 1979 e kishte goditur rėndė.

     Pas njė pune intensive dhe me forca tė shtuara pėr ta rimėkėmbur Lėvizjen, nė kohėn kur po bėnim edhe pėrgatitjet pėr udhėtimin e Xhafer Durmishit nė drejtim tė Gjermanisė, me 19 janar 1982, e kishim lėnė njė takim unė dhe Xhaferi. E bleva “Rilindjen” dhe duke e shfletuar atė me shkuan sytė tek njė lajm qė mė tmerroj ( Ėshtė lajmi i dhėnė nga TANJUG-u pėr vrasjen e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės e Bardhosh Gėrvallės, mė 17 Janar 1982 nė Untergrupenbach tė Gjermanisė - plotėsim i Sh.B). U pėrpoqa tė pėrmbahesha dhe shkova nė drejtim tė Xhaferit qė ishte duke mė pritur nė njė ėmbėltore tė Pallatit tė Rinisė... Sapo e lexoj lajmin edhe Xhaferi, e lamė ėmbėltoren dhe u morėm vesh tė takohemi nė shtėpi tė Sheremet Saraēit. Tė nesėrmen e pėrcolla Xhafer Durmishin deri nė Stacionin Hekurudhor tė Fushė Kosovės prej nga ai do tė udhėtonte nė drejtim tė Shtutgardit, ku e prisnin detyra tė tjera nė shėrbim tė luftės sonė nacionalēlirimtare.

     Kėto ditė bėhen tridhjetė vite nga nata kur shtetit kriminal dhe terrorist jugosllav i vrau Jusuf Gėrvallėn, Bardhosh Gėrvallėn dhe Kadri Zekėn, por vepra e tyre nė shėrbim tė lirisė dhe ēlirimit ėshtė e pavdekshme. Unė jam krenar qė ndėrrova dy fjalė me Jusuf Gėrvallėn dhe qė isha sė bashku me tė nė shėrbim tė lirisė dhe ēlirimit tė Kosovės sonė.

Asllan Muharremi, Suedi, Janar 2012