Tė shantazhuarit nė oborrin e pushtetit!

 

 

DEGRADIMI I KOSOVĖS!?

Shkruan: Faik Smajli ( * )

 

 

     Euforia jo racionale qė kaploi gjithė popullin e Kosovės, qė nga pėrfundimi i luftės e kėndej, pėrfshirė edhe klasėn primitive politike qė u shfaq nė horizont, sikur e ka zbehur luftėn heroike e cila po degradon pashpjegueshėm dhe nė njė farė mėnyre po na kthehet si bumerang. Edhe ekzaltimi euforik pas shpalljes formale tė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė vazhdimėsi e euforisė dhe ekzaltimit tė parė (pra tė mbarimit tė luftės dhe suksesit tė saj) e cila po i sjell pasojat e veta, pos tjerash edhe njė indiferentizėm tė frikshėm tė masės popullore ndaj zhvillimeve pėr rreth Kosovės dhe brenda vet saj!? Perceptime dhe sllogane tė tilla si; mė nuk ka luftė, mbaroi lufta, se tash ēdo gjė do tė ecė pėrpara vetvetiu, se nuk na duhen mė heronj, se “Bac u kry” dhe nuk na duhet mė patriotizėm e as farė lloj nacionalizmi (qoftė ai nacionalizėm pozitiv), mos u shqetėsoni dhe fleni dathė se ēdo gjė e kemi nėn kontrollė, vetėm ne merremi me tė gjitha (klasa politike), po na dalin, dhe s’ka si dalin ndryshe, pėrceptime tė gabuara.

     Janė perceptime tė gabuar, sepse njė shoqėrie i duhen  heronj dhe sakrifica nė vazhdimėsi, pa ndėrprerė. Shoqėria duhet tė jetė gjithmonė vigjilete dhe aktive, tė reagojė me forcė kur gjėrat nuk shkojnė mirė, kur gjėrat shkojnė nė dėm tė saj! Qeveritė gjithmonė duhet mbajtur nėn kontrollė dhe nėn presion, pėrndryshe, ato bėhen ujqėr e shoqėria shndėrrohet nė qengja…! Sepse nuk mbarojnė dhe nuk zgjidhen tė gjitha me tė mbaruar lufta, sidomos nė rastin tonė, kur e dimė se si mbaroi lufta. Pas lufte mbesin pasoja dhe problem tė shumta qė kėrkojnė zgjidhje e sakrifica shtesė. Si kur se nė luftė qė duhen heronj dhe heroizma, po ashtu edhe nė paqe dhe gjysmėpaqe (siē mbretėron tek ne) duhet tė ketė heronj tė paqes qė janė tė gatshėm tė sakrifikojnė nė ēdo moment, nė ēdo kohė dhe hapsirė.

     Tashmė jo me armė se nuk ka luftė, por me qėndrim politik tė vendosur nė shėrbim tė lirisė dhe paqes, pa marrė parasysh pasojat. Nuk janė heronj vetėm ata qė tregojnė trimėri e heroizėm vetėm gjatė luftės, por janė edhe ata qė tregojnė menquri e vendosmėri dhe bėjnė sakrifica edhe nė kohė paqeje, qė mbrojnė lirinė, mbrojnė heroizmin dhe sakrificat e heronjve tė luftės! Bile heronjt e paqes kanė dhe duhet tė kenė pėrgjegjėsi tė madhe qė tė ketė sa mė pak heronj tė luftės, ose tė mos ketė fare, duke e mbrojtur dhe siguruar paqen qė tė mos vijė deri te lufta.

     Qeniet njerėzore ekzistojnė dhe i japin kuptim vetes falė edhe disa rregullave etiko -morale, duke u kujdesur pėr tė miren e pėrbashkėt, dhe po nuk u pėrfillen kėto parime e rregulla etiko - morale, qenia njerėzore shndėrrohet nė qenie vetėm fiziologjike, qė kryen procesin e vetėm - nga goja deri te anusi, proces qė ėshtė karakteristikė e botės shtazore.

     Njerėzimit nuk i duhen dhe nuk i hyjnė nė punė qenie njerėzore qė shndėrrohen vetėm nė qenie fiziologjike gojė-anus, aq mė pak Kosovės. Kosovės i duhen gjithmonė heronj, qė luftojnė dhe sakrifikojnė nė emėr tė paqes, pėr paqe, por vetėm paqes sė vėrtetė pa marrė parasysh rrethanat dhe pasojat! Kur Kosova ende nuk ėshtė plotėsisht e lirė e demokratike dhe pa sovranitet, e sėkendejmi nuk ka as paqe tė mirėfilltė, mes tjerash, i duhen edhe sakrifica, sepse i mungon sovraniteti si garancė e lirisė sė plotė. Sovrani jep vetėm urdhėra dhe nuk pranon urdhėra, dhe kjo gjė nuk po ndodhė me Kosovėn! Pėrkundrazi!?

     Pra, mungesa e sovranitetit dhe mungesa e luftės dhe sakrificave pėr ta arritur sovranitetin, po e sjellin Kosovėn nė pozitė tė disfavorshme dhe nė degradim tė lirisė dhe tė drejtave tė saj. Klasa politike e tanishme e Kosovės dhe ēdo klasė qė tė vijė nė pushtet (por edhe opozita) ėshtė e obliguar qė tė luftojė pėr lirinė e Kosovės, ta mbrojė lirinė e saj me ēdo ēmim, ta sigurojė sovranitetin dhe ta bėjė Kosovėn tė denjė dhe tė barabartė me shtetet tjera. Kėta do tė duhej dhe e kanė pėr detyrė qė sė pari ta bindin veten e tyre e pastaj edhe tė tjerėt qė t’ia sigurojnė Kosovės ato qė u thanė mė lart!

     Kjo klasė politike me tė drejtė pohon se Kosova ka obligime ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, por kurrė nuk duhet tė harrojė se sė pari ka obligim ndaj vetes, ndaj lirisė sė vet. Ne nuk mund tė ekzistojmė sipas parametrave dhe interesave tė bashkėsisė ndėrkombėtare, por kryekput sipas interesave dhe vullnetit tonė, dhe kjo gjendje nė tė cilėn ndodhemi nuk po pėrputhet me vullnetin tonė. Nuk duhet pyetur populli vetėm njė ditė, ditėn e zgjedhjeve e pastaj tė veprojnė sipas interesave tė tyre, por duhet pyetur nė vazhdimėsi pėr tė gjitha ēėshtjet qė i pėrkasinė atij dhe vetėm atij. Shpėrfillja dhe moszbatimi i vendimeve tė sovranit detyrimisht tė ēon nė gabime dhe vendime tė dėmshme. Kosova nuk ėshtė dhe nuk guxon tė jetė vetėm ēėshtje numrash siē po pėrceptohet e po veprohet nė Kuvend, sidomos kur dihet dhe po shihet se sa i pacipė dhe i neveritshėm ėshtė bėrė servilizmi nė skenėn tonė politike, por ėshtė ēėshtje e secilit prej nesh, ėshtė ēėshtje e ekzistencės sonė, e lirisė sonė, e zhvillimit, pėrparimit tonė, ėshtė dhe duhet tė jetė ēėshtje e pėrgjegjėsisė dhe llogaridhėnjes tė secilit. Kjo klasė politike ende nuk e ka arsyetuar me asgjė tė qenit nė politikė dhe nė pushtet!?

     Ėshtė fatale dhe e pafalshme shantazhimi qė i ėshtė bėrė dhe po i bėhet nė vazhdimėsi klasės sonė politike, qoftė nga brenda qoftė nga jashtė, i cili shantazh po na sjell pasoja tė dėmshme pėr tė tashmen dhe tė ardhmen tonė. Dhe sikur nuk po mjaftojnė shantazhet e armiqve tė jashtėm, kohėve tė fundit ėshtė mbush Kosova me lloj - lloj akuzash e shantazhesh ndaj njėri - tjetrit, sidomos nga klasa politike. Gjen lloj - lloj akuzash e shantazhesh, nė shumicėn e tyre qesharake dhe banale. Ka akuza e shantazhe me “Llullė” e me “Kamish”, me duhan furtuz etj. etj.

     Kur je i akuzuar dhe i shantazhuar, qoftė me tė drejtė, qoftė pa tė drejtė, dhe pastaj nuk je i gatshėm dhe nuk ke forcė morale tė pėrballesh me to, detyrimisht, nuk je mė vetja, por shndėrrohesh nė njė mjet nė duartė e tjetrit - shantazhuesit. Dhe pastaj njė i shantazhuar, sidomos kur ka njė pozitė vendimmarrės dhe ekzekutiv, ėshtė shumėfish mė i dėmshėm.Ai e humb arsyen dhe tė gjitha parimet etiko-morale, e humb integritetin dhe pėrsonalitetin e tij dhe shndėrrohet nė robot, nė numėr. Kur veē e ka pranuar rolin e shantazhuar, ai mundohet detyrimisht qė tė tubojė rreth vetes edhe tė tjerė (sa mė shumė) duke i bėrė edhe ata tė shantazhuar, dhe nė kėtė mėnyrė bėhet njė konglomerat shantazhues. I shantazhuari pastaj edhe me arrogancė bėn presione tė forta dhe tė pa arsyeshme ndaj tė tjerėve qė nuk pajtohen me tė nė mėnyrė qė ta shpėrndajė pėrgjegjėsinė sa mė gjėrė... Ai tani mė nuk zgjedh mjete e metoda pėr tė mbijetuar sa mė gjatė qė tė jetė e mundur...!

     Siē e dimė, shumica e klasės politike nė pozitė kanė dosjet e tyre tė ndryshme dhe jetojnė e veprojnė nėn presionin e tyre. Bashkėsia ndėrkombėtare (sidomos ajo proserbe), kanė arritur qė ta kenė nė dorė mjetin e fortė shantazhues ndaj disa funksionarėve kyē tė politikės kosovare. Pėr kėtė ka punuar shumė dhe pandėrprerė Serbia...! Presidenti serb Boris Tadiq pat deklaruar para zgjedhjeve tė fundit nė Kosovė, se nėse ndėrron skena politike kosovare nė pushtet, nuk do tė ketė bisedime. Pra Serbia e ka zgjedhur kryeministrin aktual Hashim Thaēin partner pėr bisedime, sepse arriti paraprakisht perms Dik Martit ta shantazhojė dhe kėtė akuzė - shantazhi ta bėj edhe vendim tė KE. Ndjekja, fajėsia ose pafajėsia e tij dhe disa tė tjerėve rreth tij varen shumė edhe nga elasticiteti, dė gjueshmėria dhe kompromiset qė do tė bėjė ai nė emėr tė Kosovės me palen serbe dhe atė ndėrkombėtare. Prandaj kryeministri aktual dhe partia e tij ėshtė dashur qė nė ēdo mėnyrė t’i fitojnė zgjedhjet e fundit, qoftė duke i vjedhur ashiqare, sepse Serbia dhe bashkėsia ndėrkombėtare duhej patjetėr ta kishin Thaēin e shantazhuar partner nė bisedime, dhe pėr kėtė shkak i pranuan tė gjitha parregullsitė e zgjedhjeve.

     Dhe si gjithmonė klasa sunduese kujdeset qė t’i ketė edhe njerėzit e oborrit tė cilėt i ka shantazhuar e joshur me bisht tė pushtetit dhe me para e tė cilėt pastaj u shėrbejnė pėrulshėm padronėve tė tyre pushtetarė. Ata i kanė gjithmonė “emisarėt” e vet kudo pėr t’i bindur tė tjerėt (pra popullin) se pushteti po punon dhe po kujdeset shumė pėr ta dhe tė gjitha vendimet qė po i marrin janė vetėm nė interes tė tij!? “Telallėt” e pushtetit gjithmonė nė gadishmėri janė tė pa kompromis dhe bėjnė zhurmė tė madhe deri nė neveri pėr plasimin e politikave pushtetare. Kėta e kanė pėr detyrė qė edhe ata qė nuk pajtohen me veprimet e padronėve tė tyre, t’i diskreditojnė, t’i pėrqeshin e t’i paraqesin si tė rrezikshėm pėr interesat e Kosovės. Atėherė kur nuk bėjnė punė “telallėt” e tyre, nuk pėrtojnė ta pėrdorin edhe kėrbaēin!?

     Mjerisht, tė paktė janė ata njerėz qė u qėndrojnė deri nė fund parimeve
dhe idealeve tė tyre. E Thaēi me disa tė tjerė po shihet qė nuk janė nė gjendje tė sakrifikojnė as karrigėn e pushtetit e lėre mė mė shumė...!? Populli e ka nė dorė se si dhe sa do tė lejojė qė tė shantazhohet edh mė tutje nė kurriz tė tij. Kjo qė po ndodhė ėshtė e padrejtė, e dėmshme, jo humane dhe jo demokratike...

     Gjithsesi, Kosovės i duhen politikanė drejtues tė pa shantazhuar, tė menqur, tė vendosur dhe tė gatshėm pėr sakrifica nėse kėrkohen ato...! Dhe tė gjithė sėbashku e kemi pėr detyrė tė mos shndėrrohemi vetėm nė krijesa fiziologjike qė i pėrmenda mė lart...!

* ) Autori ėshtė kryeredaktor i portalit albaniapress.com.

Londėr, 29. 01. 2012