Nuk mund tė ndalemi kėtu ku jemi, sepse ende nuk kemi arritur atje ku dėshirojmė!

 

 

RRETH PĖRVJETORĖRVE JUBILARĖ TĖ 2008-ės

 

Shkruan Mr.Hasan Ukėhaxhaj

 

    

     Me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės, viti 2008 hyri pėrgjithmonė nė historinė e popullit shqiptar. Fitore e pėrmasave gjithėkombėtare 17 shkurti na sjell nė mendje shumėēka. Sė pari, na i pėrkujton sakrificat sublime qė brezat e njėpasnjėshėm i bėnė pėr t’i kėputur prangat e robėrisė; meqė vetėm nė saje tė atyre flijimeve arritėm aty ku jemi sot. 17 shkurti, pra, na pėrkujton tė kaluarėn e afėrt e tė largėt, aktet heroike, me tė cilat mburremi po edhe ato tė shėmtuarat qė nuk na munguan, prandaj edhe nuk mund tė mos skuqemi. Na i pėrkujton armiqtė e afėrt e tė largėt, tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt, me pushkė e pendė, u pėrpoqėn qė tė na gėlltisnin dhe pastaj nė ndonjė epope do tė shkruanin se si e zhdukėn njė racė... Por nuk ia arritėn, ndonėse nuk mbetėn duarthatė. Ndėrkaq, as ne nuk arritėm ende cakun tonė tė ligjshėm pėr ēdo komb, prandaj nuk mund tė ndalemi kėtu ku jemi. Pėr kėto qė u thanė nuk ėshtė vendi tė zgjatem mė tej.

 

 

I

 

     Duke iu kthyer temės sė pėrcaktuar nė titullin e kėtij shkrimi, po theksojmė se e 2008-ta ishte edhe njė katalog pėrvjetorėsh jubilarė, katėr prej tė cilėve u pėrkujtuan nė shkallė gjithėkombėtare. Duke pėrfillur kalendarin, ishte Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės ajo qė me rastin e 40 vjetorit tė mbajtjes sė saj, filloi ajo veprimtari shkencore - kulturore, tė cilės nuk i munguan as nuancat e karakterit manifesatues. Instituti Albanologjik, pėrmes njė sesioni shkencor tė mbajtur me 22 prill, pikėrisht nė datėn kur Konsulta i kishte filluar punimet e saj para katėr dekadave, ua solli ndėrmend shqiptarėve atė ngjarje pėrmasash gjithėkombėtare. Sė pari, duhet tė theksojmė se asnjėrės nga ato 30-tė e sa kumtesa qė u lexuan nė atė sesion nuk i mungon vlerėsimi pėr konsultėn i shprehur me mė pak apo me mė shumė fjalė nga autorėt e tyre. Ndėrkaq, emėruesi i tyre i pėrbashkėt mund tė pėrkufizohet si vijon: Ajo ėshtė njėra nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e zhvillimit tė gjuhės shqipe, sepse, duke u pėrcaktuar pėr Projektin e Rregullave tė Drejtshkrimit, tė hartuara nė Tiranė, u bė, jo vetėm prijatare, por edhe pėrcaktuese e njėsimit tė shqipes letrare, qė nė Kongresin e Drejtėshkrimit e mori pagėzimin. Me vendimet e saj Konsulta shprehte bashkimin shpirtėror tė kombit qė ngėrthente synimin pėr bashkim edhe nė rrafshin politik, duke i varrosur pėrgjithmonė synimet e qarqeve politike tė Serbisė, nė radhė tė parė, por jo vetėm tė saj qė copėtimin politik tė shqiptarėve ta pėrforcojė edhe nė rrafshin gjuhėsor, respektivish kombėtar. Shikuar nga ky aspekt, ajo u vlerėsua si njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme, tė cilat e kishin dhe e kanė realizimin e aspiratave tona kombėtare.

     Rrethanat politike e shoqėrore, nė tė cilat i zhvilloj punimet Konsulta, janė prekur nga disa kumtues, por mė gjerėsisht janė trajtuar nga: R.Qosja, SH.Islamaj, S.Fetiu, F.Syla, Z.Gjocaj e ndonjė tjetėr (Shih kumtesat e tyre nė “Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės (1968, Prishtinė 2008), nė tė cilat panorama e tyre ėshtė pasqyruar me objektivite shkencor.

     Ndėrkaq, pėrpjekjet pėr kodifikimin e drejtshkrimit tė shqipes, dhe zhvillimit tė saj nė pėrgjithėsi, si nė gjysmėn e Shqipėrisė sė pavarur asht edhe nė gjysmėn e saj tė robėruar, qė nga fillimi i gjysmės sė dytė tė shekullit XX nė mėnyrė tė pėrmbledhur janė pasqyruar sidomos nga Shefkije Islamaj. Nė kumtesėn e saj po edhe tė ndonjė tjetri (p.sh E. Lafe nė “Konsulta”) ėshtė vėnė nė dukje se Tirana dhe Prishtina ishin nė dijeni pėr tė arriturat e tyre nė kėtė fushė. Madje, ato shqyrtoheshin me kujdes nga tė dyja palėt. Ėshtė theksuar gjithashtu se faktorėt jashtėgjuhėsor, respektivisht, udhėheqja politike e tė dy Kryeqyteteve e mbėshtesnin njėsimin e shqipes letrare.

Pra, Projekti i Rregullave... ishte fryt i veprimtarisė sė qarqeve shkencore e arsimore tė shtatit amė, qė zhvillohej me vite tė tėra. Edhe Konsulta ishte gjithashtu vazhdimėsi po edhe fryt i asaj veprimtarie, tė cilėn intelegjencia shqiptare nė trojet e robėruara e zhvillonte nė rrethana shumė tė vėshtira. Por, pėrveē se vazhdimėsi, Konsulta u organizua, nė radhė tė parė pėr ta diskutuar Projektin. Prandaj, mendojmė se pohimit tė padiskutueshėm qė pa Konsulten dhe vendimet e saj as Kongresi nuk do tė ishte ai qė ėshtė - gjithėkombėtar, duhet shtuar se pa Projektin e Rregullave mund tė kishim ndonjė Mbledhje gjuhėsore, si pararendėset, por jo Konsultėn, ēfarė e kemi tash e 40-tė vjet. Kėto janė dy anėt e njė medaljeje jo vetėm nė fushėn e gjuhės e tė kulturės shqiptare, siē u tha edhe mė lart.

     Ndėrkaq, rreth hapave qė u bėnė pėr tė arritur nė mėngjesin e 22 prillit a u thanė tė gjitha nė pėrvjetorin jubilar tė Konsultės? Nė vijat kryesore po; por ato mund dhe duhet tė plotėsohen, tė sqarohen e tė saktėsohen nė mėnyrė qė edhe ky segment i saj tė jetė i ndriquar ashtu siē e meriton ajo. Prandaj, po ndalem shkurtimisht nė ndonjėrėn prej tyre: Sė pari, nuk ėshtė vėnė nė dukje saktėsisht se ishte Instituti... dhe Dega e Gjuhės qė e kėrkuan Projektin nga si motrat e tyre nė Tiranė, apo kėto tė fundit ua dėrguan vet? Sė dyti, nė cilėn datė saktėsisht u arriti Projekti institucioneve qė e organizuan Konsulten, meqė ceket vetėm viti 1967? Sė treti, kur dhe ku studiuesit nga Shqipėria i paskan bėrė ato sugjerime, tė cilat mund tė quhen edhe propozime pėr ta mbajtur Konsultėn; kush ishin protagonistėt? Pėr kėtė tė fundit mund tė ceken, ndėr tė tjera, edhe kėto, ishte gjysma e dytė e janarit tė 1968, ishtin Tirana dhe Kruja vendet ku u shkėmbyen mendime edhe rreth Konsultės qė u mbajt tre muaj mė vonė. Ato ditė, siē dihet, u shėnua 500 vjetori i vdekjes sė Skėnderbeut, manifestime nė tė cilat mori pjesė edhe delegacioni i Kosovės i udhėhequr pikėrisht nga korifejtė e organizimit tė Konsultės. Kjo nuk mund tė merret krejtėsisht e rastit. Ishin, pa dyshim, autorėt e Projektit, nė radhė tė parė, ata qė mund tė kenė shkėmbyer mendime pėr kthesėn e madhe qė ndodhi nė Prishtinė. 

     Siē dihet, delegacionin e Kosovės e takoi nė Krujė dhe e zhvilloj njė bisedė mė tė edhe udhėheqėsi i Shqipėrisė E. Hoxha, i cili, ndėr tė tjera ju tha: ”Qiejt mund tė rrėzohen, por e vėrteta qė iu jeni vėllezėrit tanė e qė ne jemi vėllezėrit tuaj, pse kemi njė mėmėdhe, njė atdhe nuk lėviz... Nuk ka forcė nė botė qė ta ndalojė popullin shqiptar tė rrojė i bashkuar, i lirė, i pavarur e sovran... Ju keni kėrkuar ndihma nga ne nė lėmin e kulturės dhe tė arsimit. Ne e kemi pėr detyre t’ju ndihmojmė. Shqipėria duhet tė bėjė sakrifica pėr kosovarėt dhe sa mė shumė qė t’ju ndihmojė, aq do tė themi se ėshtė pak”... (Kosova ėshtė Shqipėri, Tiranė ’99 f.53-55, M. Pirraku nė Fokus, shkurt 2004).

     Dhe ēfarė tė themi tash pėr ”mendimin” se ishte Konsulta ajo qė “e zgjoi nga gjumi Shqipėrinė shtetėrore pėr tė menduar pėr gjuhėn dhe segmente tė tjera nė shkallė kombėtare”? Ėshtė njė pėrrallė, njė gėnjeshtėr e paskurpullt qė e pėrtrollisin si rreashtat e mėsipėrm edhe qindra fakte tjera tė dokumentuara, rreth tė cilave kėtu nuk ėshtė vendi tė zgjatemi. Megjithatė pėrveē mendimit tė mėsipėrm po theksojmė se gjuhėtarė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe Mehmet Ēeliku, shprehet pa kurrfarė ekuivokesh: “Procesin e nxitėn dhe e mbėshtetėn udhėheqėsit kryesor... megjithėse shqipja standarte u realizua nė kėtė regjim, ajo do tė vlerėsohet nė tė ardhmen, ndoshta, si arritja mė e madhe e atij sistemi”. (Seminari Ndėrkombėtare pėr gjuhė dhe letėrsi dhe kultur shqiptare, Prishtinė, 2001 f.34 - 38). Kėtu ėshtė vendi tė theksojmė edhe mendimin e prof. E. Ēabejt i cili thotė se “po tė shtrohet pyetja nėse formimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt, sidomos nė shkrim, ka marrė pjesė nė njė masė mė tė madhe veprimtaria gjuhėsore-letrare apo komponentja e fuqive jashtėgjuhėsore, pėr Shqipėri pėrgjigjja ėshtė kjo, qė - si nė shumicėn e vendeve tė Evropės - shtysa kryesore erdhi nga ana e kėtyre fuqive” (shih: Konsulta Gjuhėsore f.31). Mendimet e mėsipėrme gjejnė mbėshtetje nė dhjetra e qindėra referenca, por lexuesit do t’i mjaftojnė edhe vetėm ato nė fund tė punimit tė prof Androkli Kostallarit: Gjuha letrare kombėtare shqipe dhe epoka jonė (Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalėve nė gjuhėn shqipe 3, Tiranė 1989 f.35).

     Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės ėshtė megjithatė vepėr e pėrfaqėsuesve tė intelegjencės sė gjysmės sė kombit shqiptar qė jetonte ne trojet e veta e tė robėruara dhe tė copėtuara mbrėndapėrmbrėnda shtetit pushtues. Ajo ėshtė prova qė dėshmon mė sė miri pjekurinė e saj nė atė periudhė, jo vetėm nė aspektin kombėtar po edhe nė atė shkencor. Ajo i ngazlleu tė gjithė shqiptarėt dhe u bė gurrė frymėzimi pėr hapat e mėtejshėm qė do tė merren pėr tė realizuar aspiratat kombėtare.

     Lexuesi gjenė nė disa kumtesa shifra tė ndryshme rreth numrit tė pjesėmarrėsve nė Konsulten Gjuhėsore: nga 150 deri nė mė shumė se 200 (Sh. Islamaj, Rr: Berisha (“Konsulta” f 27 dhe 195) Por kemi edhe njė tė dhėnė tjetėr: “...Konsulta IV gjuhėsore e Prishtinės nė tė cilėn me bekimin e 87 delegatėve nga tė gjitha trojet shqiptare dhe mė gjerė, u vendos pėrdorimi i njė gjuhe letrare tė njėsuar shqipe...” (Dr.Bahitjar Kryeziu nė gazetėn Zėri 18 tetor 2008 f.20). Duhet theksuar gjithashtu se nė ndonjė kumtesė (Agim Vinca e ndonjė tjetėr) ėshtė thėnė pa ngurim se jo tė gjithė pjesėmarrėsit ishin tė njė mendjeje, por falė qėndrimit tė I. Ajetit, A. Hadrit, F. Aganit dhe disa tė tjerėve tė mbeshtetur edhe nga studentėt e pranishėm, diskutimi mori rrugėn e mbarė dhe Konsulta i miratoj ato vendime qė do tė mbesin si shumė tė rėndėsishme jo vetėm pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe.

     Prandaj, duke i pasur parasysh kėto e ndonjėtjetėr qė s’u tha, Instituti Albanologjik do ta nderonte atė edhe mė shumė se me shėnimin e pėrvjetorit tė saj, sikur ta pėrgatiste pėr botim gjithė materialin qė ka tė bėjė me atė ngjarje tė rėndėsishme, qysh ėshtė vepruar pėr disa simotrat tė saj. Zvarritja e mėtejshme do ta ketė tagrin e hidhur, sepse kur Konsulta “plaket” edhe pėr disa dekada, studiuesit do ta kenė mė tė vėshtirė pėr t’u rėnė nė gjurmė dokumenteve burimore, pėrmes tė cilave do tė saktėsoheshin, ndėr tė tjera edhe ēėshtjet e theksuara mė lart.

     Duke i mbėshtetur me argumente shkencore vendimet e Konsultės dhe ato tė Kongresit tė Drejtshkrimit, kumtuesit nuk mund tė mos ndaleshin rreth orkestres dhe dirigjentėve tė saj, tė cilėt tash e 20 vjet s’pushojnė sė denigruari ato dy ngjarje tė mėdha tė kulturės dhe historisė sonė kombėtare. Megjithėse nuk kanė mbetur asnjėherė pa pėrgjigje, heshtja nuk do tė arsyetohej nė asnjė mėnyrė. Pėrveē tė tjerave, pėr tė dėshmuar me fakte se nuk notojnė nė ujėrat e kurrėfar dogmatizmi, disa nga kumtuesit bėnė edhe vetė disa propozime konkrete se ku mund tė rishikohet standarti, duke u mbėshtetur edhe nė vetė porosinė e Kongresit (Konsulta f.223), por pa i prekur as edhe pėr njė fije themelet e asaj pėrmendoreje, qė u ngrit edhe me pėrkushtimin e disa brezave qė nga Rilindja Kombėtare.

     Si” veteranėve” tė maskarades njėzet vjetėshe, porosia iu pėrcuell edhe “juniorėve”, tė cilėt” n’ekstazė” pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, ulurojnė pėr konstituimin e kombit tė ri kosovar dhe gjuhės sė tij kosovarishte. Pėrpjekjet e tilla janė krejtėsisht tė shėmtuara dhe anakronike madje edhe antikombėtare, siē u vlerėsuan nė atė sesion, do tė dėshtojnė pėrfundimisht. Do tė dėshtojnė se kombi shqiptar do tė jetė njė dhe i vetėm, do tė ketė njė gjuhė tė njėsuar qė do ta zhvillojė edhe mė tej pėr tė qenė e denjė si gjuhė e njė kombi tė pėrparuar, i cili do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr ta krijuar njė shtet tė vetėm nė trojet qė i trashegoi nga tė parėt.

 

II

 

     Ndonėse u shėnua me njė sesion shkencor qė e organizuan tė dy akademitė tona, Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit do ta kapėrcejmė, meqė 130 vjetori i formimit tė saj nuk ishte i karakterit jubilar. Natyrisht se nuk munguan as artikujt e disa studiuesve, tė cilėt iu qasėn kėsaj embleme nga mė tė ndritshmet nė historinė tonė tė re. Mė nė fund, duhet thėnė se pėrkujtimi i Lidhjes, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, ēoftė edhe nė pėrmasa simbolike, ėshtė i pėrvitshėm. Nė botėn shkencore dhe kulturore tė mbarė kombit e 2008-ta u shpall viti i Eērem Ēabejt. Ishte njė nga nderimet qė iu bėnė Profesorit tė paharrueshėm, meqė ky ishte njė nga jubiletė mė tė ndritshėm qė mund ti ketė shkenca dhe kultura jonė ndonjėherė. Pėrveē manifestimeve tė ndryshme, u shkruan shumė artikuj nė shtypin ditor e periodik pėr tė kulmuar me konferencėn shkencore “Eqrem Ēabej dhe vendi i tij nė shkencat albanologjike”, organizuar nga dy akademitė tona, Qendra e studimeve Albanologjike dhe institucionet tjera shkencore, e mbajtur me 10 tetor nė Tiranė.

     Duhet thėnė se nga ky kėndvėshtrim E. Ēabej ėshtė vlerėsuar edhe kur ishte gjallė e sidomos pas ndarjes sė tij nga jeta. Njė varg studiuesish tė huaj e shqiptarė e kanė vlerėsuar si albanologun mė tė madh, duke vėnė nė dukje pa ngurim se Ēabej me veprėn e tij kishte pasur ndikim tė konsiderueshėm nė formimin e tyre shkencor. Sa pėr ilustrim po japim disa konsiderata: “... unė ju admiroj dhe ju vlerėsoj, e mė shumė tė drejtė, do tė thosha se ju jeni albanologu mė i shquar i tė gjitha kohėrave” A. Leotti gjuhėtar italian (Sh.Demiraj: Eqrem Ēabej - Njė jetė kushtuar shkencės, Tiranė 1990 f 245). 

     Ndėrkaq, indoevropianisti i njohur Herman Ölberg shkruan se “E. Ēabej nėpėrmjet tė formimit tė tij indoevropian... dhe tė punės sė tij shkencore tė vazhdueshme pėr studimin e shqipes ka ndikuar thellė nė formimin tim... Vdekja e prof Ēabejt ishte njė ndarje prej babait tim shpirtėror”. I njejti studiues nė njė artikull tjetėr shkruan se “kush do qė punon nė fushėn e gjuhėsisė ballkanike duhet t’i ketė parasysh studimet e tij dhe tė merret seriozisht me tė ... Vdekja e kėtij shkencėtari tė shquar dhe albanologut mė tė madh ka lėnė njė boshllėk tė pazėvendėsueshėm...” Edhe studiuesit e njohur gjermanė Fiedler dhe Bucholt e quajnė Ēabejn “njė shkencėtar tė madh dhe njė mėsues personal pėr ta” (shih pėr kėto nė “Eqrem Ēabej Pėrsonalitet i shquar i shkencės dhe kulturės shqiptare”, Universiteti i shkodrės “Luigj Gurakuqi”, Tiranė 1998 f 171 - 72; 161-62 dhe 167). Po e pėrfundojmė me vlerėsimin e prof Idriz Ajetit, i cili nė njė intervistė tė dhėnė njė tė pėrditshmeje tė Kosovės me 1997 theksonte se “Nė ēoftė se do t’mė falet mungesa e modestisė, Gjuhėsia shqiptare ia ka dalė ta ketė krijuar mendimin e vet shkencor shqiptar falė partiarkut tė linguistikės shqiptare Eqrem Ēabejt, i cili ka zėnė vendin nė majat e piramidės sė linguistikės indoevropiane”. Kėtu nuk mund tė mos thuhet se njė studiues pėrmasash ēfarė ėshtė autori i rreshtave tė cituar zor se mund tė shprehte njė mendim qė nuk do t’i qėndronte provės.

     Ndėrkaq, tė tjerė - dhe kėta nuk janė tė paktė - tregohen si mė tė “matur” duke e vlerėsuar me atė shprehjen klishe se Prof Ēabej ėshtė njėri nga gjuhėtarėt mė tė shquar, njėri nga albanologėt mė tė mėdhenj etj.; ndonėse disa prej tyre nė vėzhgimet e veta rreth segmenteve tė ndryshme tė veprės sė kėtij titani, tėrthorazi dalin nė shtegun e t’parėve. Dhe si tė mos dalin kur siē thotė edhe Ėlbergu se te ”ky pėrsonalitet bashkohen tė gjitha fijet e albanologjisė sė viteve 1930 - 80”. Nė atė mori shkrimesh prof Ēabej ėshtė quajtur kurora e gjuhėsisė shqiptare, Bardi, Nestori, po edhe babai i studimeve te gjuhės shqipe e tė tjera vlerėsime si kėto. Po kėshtu edhe vepra e tij konsiderohet si monumentale, Piramida e Keopsit, Pėrmendore, Epope madje edhe enciklopedi e shkencave albanologjike. Prandaj, ai qė merr lapsin nė dorė pėr tė hedhur ndonjė rresht pėr Ēabejn dhe veprėn e tij e ka tė vėshtirė, nė mos tė pamundur, tė gjejė ndonjė epitet, metaforė apo ndonjė figurė tė “virgjėr” qė do tė shprehte madhėshtinė e tij dhe tė veprės qė ia la kombit.

     Kėtu nuk mund tė mos ndalem nė dy botimet e cekura mė lart. Profesor Demiraj, pėrveē pėrshkrimit tė jetės sė shkencėtarit nė vijat kryesore, u ēaset pėrmbledhtas tė arriturave tė tij nė disa nga fushat kryesore albanologjike. Nė kapituj tė veēantė janė trajtuar kontributet e tij pėr historinė e gjuhės shqipe, pėr studimet etimologjike, pėr fonetikėn dhe gramatikėn historike, pėr dialektologjinė, pėr autorėt e vjetėr, pėr shqipen e sotme dhe pėr letėrsinė popullore dhe tė shkruar. Demiraj nė kėtė vepėr ia ofron lexuesit edhe 15 punime tė cilat Ēabej i shkroi nė peridha tė ndryshme tė jetės sė tij, letėrkėmbimin qė pat me studiuesit e huaj mė tė njohur dhe njė bibliografi tė pėrzgjedhur tė veprave dhe punimeve tė tij e cila ngėrthen mėse 150 tituj.
Nė mėse 20 kumtesat qė pėrbėjnė lėndėn e botimit tė dytė, mund tė thuhet se studiuesit e kanė trajtuar gati nė tėrėsi gamėn e veprimtarisė shkencore tė dijetarit tonė. Edhe ky vėllim mbyllet me njė biliografi tė pėrzgjerdhur tė punimeve qė autorėt vendas e tė huaj ia kushtuan prof E. Ēabejt dhe veprės sė tij tė shkruar nga viti 1980 e deri mė 1998 e qė janė asnnjė mė pak se 160 tituj.
Mund tė thuhet pa ngurim se me kėto dy botime studimet nė kėtė fushė kanė shėnuar njė pėrparim tė ndjeshėm. Por se ē’punė ka mbetur pėr t’u bėrė nė “minierėn” Ēabej dhe galeritė e saj do tė thuhet mė poshtė. Por kėtu po theksojmė se ajo ka tė bėjė nė radhė tė parė me botimin e plotė tė pėrmendores mė madhėshtore jo vetėm tė albanologjisė (shih edhe Studime gjuhėsore VII, Prishtinė 1986 f 331-336).

     Siē u tha edhe mė lart, viti 2008, nga ana e institucioneve shkencore e kulturore shqiptare u shpall vit i Eqrem Ēabejt. Ishte krejt e natyrshme qė tė shkruhen, sikundėr edhe u shkruan, njė vistėr artikujsh e vėshtrimesh, zhanresh nga mė tė ndryshmet, tė cilat, pa dyshim e kanė begatuar madhėshtinė e kėtij jubileu. Nė atė mozaik janė pėrsėritur tė dhėna tė njohura edhe mė parė, por pėr kėtė nuk mund t’u bihet nė qafė rrėmbyeshėm artikullshkruesve, sepse edhe ato e kanė rėndėsinė e vet kur pėrdoren me masė e me vend; madje ndonjėherė janė edhe tė pashmangshme. Nė ato vėshtrime nuk kanė munguar as disa tė dhėna tė cilat jo vetėm pėr opinionin kanė qenė tė panjohura. Sa pėr ilustrim po ndalem shkurtimisht nė ndonjėrėn prej tyre. E bija e shkencėtarit tonė Brikena informoi studiues e lexues se i ati nė kapėrcyell tė gjysmės sė parė nė tė dytėn e shekullit 20 i shkroi 18 sonete dhe ia kushtoi femrės qė e zgjodhi pėr shoqe tė jetės. Sipas saj ato janė tė njė niveli tė lartė artistik, ”tė pėrkryera pėr nga forma dhe si tė tilla do ta begatojnė poezinė shqiptare me njė kryevepėr tė nji fare njė lloji qė i mungon” Se a qendron ky mendim, lexuesve ua dha mundėsinė ta gjykojnė vetė Brikena Ēabej, e cila i botoi sonetet bashkė me dy poezi qė albanologu ia kushtoi tė birit, Artanit, me rastin e ndarjes sė tij tė hershme nga jeta (Koha ditore 29 mars 2008 f 35, Zėri 30 gusht 2008 f 31).

     Opinionit tė gjerė iu bėnė tė njohura edhe disa fėrkime qė Ēabej i pati me sektorin e arkeologjisė, respektivisht me kolegė tė njohur si Skėnder Anamali, Muzafer Korkuti e ndonjė tjetėr, tė cilėt mendonin se gjuhėtari i madh nuk i merrte fort nė konsideratė tė arriturat e tyre nė studimet rreth autoktonisė sė popullit shqiptar dhe kulturės ilire. Nė njė farė mėnyre i kėrkohej njė llogaridhėnie (Kosova Sot, 14 dhjetor 2008 f.11). Brikena Ēabej e ringriti edhe njėherė ēėshtjen e vendlindjes sė babait, duke theksuar se ai ėshtė i lindur nė Eskisher tė Turqisė. E thash e ringriti, sepse Emil Lafe nė gushtin e 2005 e pohon tė njejten gjė (Shekulli 12. 08. 2005). E, siē dihet, mbarė opinioni e ka ditur se Gjirokastra ėshtė vendlindja e tij, pikėpamje e mbrojtur katėrqiprisht nga T. Osmoni e S. Pepa nė punimin e tyre (shih vėllimin e cekur mė lart f 13), bashkė me ndonjė studiues tjetėr. Duhet thėnė se vetė Ēabej si vendlindje e njihte Qytetin e Gurt. Kėtyre duhet shtuar edhe fakti tjetėr se UNESCO ka pėrfshirė nė planin e saj prej 17 objekteve pėr restaurim nė Gjirokastėr edhe shtėpinė e lindjes sė Ēabejt. Nė anėn tjetėr, dy akademikėt, Domi e Demiraj nuk e japin as njėren as tjetrėn (Pėr tė parin shih Fjalorin Enciklopedik Shqiptar f 147, e pėr tė dytin veprėn e cituar mė lart f 9). Nga kėto qė u thanė del se kemi tė bėjmė me njė ēėshtje tė pasqaruar, e cila pret ndonjė studiues qė do tė provonte tė shkruaj njė biografi shteruese tė shkencėtarit tonė, ku do tė argumentohej me fakte bindėse njėri apo tjetri version.

     Nė atė mozaik shkrimesh nė shtypin e pėrditshėm e periodik nuk munguan as rrėfimet e disa ish studentėve, tė cilėt, jo vetėn nė emrin e tyre shprehėn respektin dhe admirimin e jashtėzakonshėm ndaj profesor Ēabejt, duke pėrkujtuar ligjėrimin e tij tė papėrseritshėm tė lėndės “Hyrje nė studimin krahasues tė gjuhėve indoevropiane” qė u botua nė vėllimin e shtatė tė kollanės ēabejane me titullin e pėrbashkėt Studime Gjuhėsore mė 1986 nė Prishtinė. Ndėr tė tjera ata mund tė shtonin sė paku edhe kėtė se duke e pasur nė auditoriumet e veta profesor Ēabejn gjatė viteve ’71-’74 bashkė me ne ishte i priveligjuar dhe fatlum edhe vet universiteti i Prishtinės nė agun e veprimtarisė sė tij arsimore - shkencore. Dihet se ai nuk ishte i vetmi por i printe atij karvani qė vinte nga Shqipėria pėr tė pėrgatitur jo vetėm kuadrin e “kėshtjellės sė nacionalizmit” qysh e quajti shovinisti F. Herleviē Universitetin e Prishtinės nė pranverėn e vitit ’81, kohė kur edhe u ndėrpre misioni i tij, ndonėse ishte pėrmbushur. Ajo veprimtari dhjetėvjeēare ishte vetėm njė nga segmentet e prmtimit qė iu dha Kosovės nė janarin e ’68- es nė Krujė, siē ėshtė theksuar edhe mė lart.

     Siē e thamė nė fillim, nė gjysmėn e parė tė tetorit nė Tiranė u mbajt Konferenca shkencore me temėn “Eqrem Ēabej dhe vendi i tij nė shkencat albanologjike”, ku u lexuan 27 kumtesa, tė cilave u parapriu referati i akad. SH. Demiraj e I. Ajeti (shih Gjurmime albanologjike- seria e shkencave filologjike, Prishtinė 2009 f 389-392). Duke u mbėshtetur nė titujt e kumtesave, mund tė thuhet se studiuesit e kanė trajtuar gati nė tė gjitha aspektet veprėn e shkencėtarit tonė tė madh, me synimin e tyre tė pakontestushėm pėr t’i ēuar mė tej ato studime (po aty). Megjithatė, se nė ē’shkallė janė ato, duke parashikuar, ndoshta, edhe rezultatet e Konferencės, e kanė vėnė nė dukje akademikėt nė referatin e tyre tė cekur mė lart: “Disa vjet mė parė na kishte takuar tė pėrpiqemi e tė bėjmė njė analizė pak a shumė tė pėrimtuar tė punimeve shkencore qė albanisti shqiptar kishte vėnė nė ndėrtesėn e gjuhėsisė shqiptare, duke prekur pothuajse tė gjitha degėt e shkencave albanologjike. As ne atėherė, as ndokush tjetėr mė heret a mė vonė, nuk kemi arritur tė zbėrthejmė veprėn e albanologut tė njohur shqiptar nė njė mėnyrė qė do tė kapte vlerėn e veprės sė kėtij studiuesi nė gjerėsinė dhe nė thellėsinė e saj” (Po aty f 24). Kėta rreshta dėshmojnė mėsė miri se nė ē’shkallė janė studimet nė kėtė fushė.

     Nė korpusin e veprave tė Eqrem Ēabejt, i cili, siē u tha edhe mė lart, ngėrthen mėsė 200 tituj, nuk mungojnė punime qė mund tė quhen edhe traktate gjjuhėsore. Nuk mungojnė as ato qė edhe studiuesit e njohur i kanė cilėsuar si vepra model nė fushėn pėrkatėse, pėrveē tė tjerave edhe pėr metodėn qė shkencėtari ynė e ka pėrdorur. Strumbullarin e atij korpusi e pėrbėjnė “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” bashkė me ato mbi historinė, prejardhjen dhe vendin e formimit tė gjuhės sonė. Studimet, pra, nė tė cilat ėshtė ndriēuar me argumente tė padiskutushme autoktonia e popullit shqiptar nė trojet ku jeton edhe sot. Pėr kėto tė fundit nuk mund tė mos thuhen kėu disa rreshta, meqė, siē theksonte edhe vetė Ēabej, ēėshtja pėrtej interesit shkencor, pėr ne shqiptarėt ka edhe rėndėsi tė veēantė nacionale.

     Duke i dalė zot mendimit tė disa dijetarėve tė huaj, respektivisht historianė e gjuhėtarė, se gjuha shqipe ėshtė bijė e ilirishtes e plotėsoi atė me argumente vetiake shkencore tė pakundėrshtushme, se populli shqiptar ėshtė vendės nė trojet ku jeton sot qė nga koha greko-romake (shih edhe Historia e popullit shqiptar I Tiranė 2002 f.53-54). Ai e rrėnoi mendimin e njė vistre dijetarėsh tė huaj se gjuha shqipe ėshtė bijė e trakishtes e pėr pasojė populli shqiptar ėshtė i ardhur nė trojet e sotme. Duhet thėnė se mendimi i tij ėshtė mbėshtetur gjithashtu nga njė vistėr dijetarėsh tė huaj nga mė tė shquarit. Ai nuk qe i vetmi, por qe dhe mbeti prijėsi. Me Profesor Ēabejn dhe veprėn e tij shkencore, e cila do tė mbetet gjithmonė kurora e albanologjisė, kombi ynė do tė mburret jo vetėm para botės shkencore ndėrkombėtare.

 

III

 

     Njėqindvjetori i Kongresit tė Manastirit ishte pėrvjetori tjetėr Jubilar i 2008-es, tė cilin bota shkencore shqiptare, dhe jo vetėm ajo, e shėnoi nė pėrmasat qė i meriton ajo ngjarje nga mė tė rėndėsishmet jo vetėm pėr gjuhėn e kulturėn, por edhe pėr historinė tonė re. Siē dihet, edhe nė dekadėn e parė tė shek. 20 shqiptarėt vazhdonin ta shkruanin gjuhėn e vet me disa alfabete. Ajo gjendje ishte bėrė e padurueshme, sidomos nė ato vite, jo vetėm pėr faktin se e pengonte zhvillimin e gjuhės dhe literaturės shqipe, por manifestonte njė tė ēarė nė lėvizjen kombėtare pėrgjithėsisht. Prandaj, shkrimtarė e publicistė, gjuhėtarė e ideologė tė ēėshtjes kombėtare e ngritėn zėrin si anjėherė mė parė pėr ta shėruar atė plagė qė kishte marrė pėrmasa shqetėsuese (shih edhe Mendimi politik e shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare vėll.I parė 1879-1908, Tiranė 1971 f 227-303).  

     Dhe “kushtrimi” i lėshuar nė tė katėr anėt, mė nė fund dha frytin e vet. Lajmi se do tė mbahet njė kongres pėr tė zgjidhur ēėshtjen e alfabetit tė shqipes u shoqėrua me njė vistėr artikujsh, nė tė cilėt i jipej njė pėrkrahje e pakursyer e opinionit mbrenda e jashtė trojeve etnike. Nuk mungoi ndonjė zė qė shprehte skepticizėm qė ndaj asaj nisme. Ndėrkaq, shovinistėt fqinjė e pritėn me pezėm e shqetėsim qė shprehej si gjithmonė me akuza dhe epitete nga mė tė ultat nė adresė tė kombit shqiptar. Pėr shtypin e ndonjė vendi perėndimor nė Kongres do tė shtroheshin ēėshtje tė karekterit politik e alfabeti konsiderohej vetėm si pretekst.

     Me 14 nėntor tė vitit 1908 i filloi punimet Kongresi i Manastirit pėr t’i dhėnė zgjidhje pėrfundimtare ēėshtjesh sė alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė kėtė Kuvend gjithėkombėtar u shqyrtuan edhe njė varg ēėshtjesh me tė cilat pėrballej Lėvizja jonė Kombėtare nė atė periudhė (F E SH, Tiranė 1985 f 512, Tomoe Osmani “ Udha e shkronjave shqipe” Shkodėr 1999 f.465-67, Historia e popullit shqiptar II Tiranė 2002 f 391-92). Nė ditėn e tretė Kongresi, ku merrnin pjesė 50 delegatė, 32 prej tė cilėve me tė drejtė vote zgjodhi njė komision prej 11 anėtarėsh qė do tė hartonte alfabetin e gjuhės shqipe. Qė nė fillim tė punimeve Komisioni u pėrcaktua pėr t’i lėnė anash tė tri alfabetet qė kishte nė tavolinė: Atė tė Stambollit, tė cilin e modifikoi nė 5 raste, tė “Bashkimit” dhe tė “Agimit”, pėr tė vazhduar me hartimin e alfabetit tė ri me bazė latine. Por, siē dihet, Komisioni vendosi t’u japė dritėn e gjelbėrt alfabetit tė Stambollit, versionit tė pėrpunuar, dhe tė riut qė sapo ia kishte pėrthėkuar tė 36 shkronjat pas njė shkėmbimi mendismesh ndonjėherė edhe tė tensionuara. Komisioni e arsetoi vendimin duke pranuar se “tė shtyer edhe nga disa shkaqe tė pėrjashtme u kthyem prapa”. Ndėr ato qė paėn ndikim mė tė theksuar konsiderohen trysnia qė ushtrohej ndaj Kongresit dhe Komisionit pėr tė pranuar njėrin apo tjetrin alfabet, mospajtimet edhe nė mes anėtarėve tė Komisionit, ndėrhyrjet e pushtetarėve xhonturq, tė pėrkrahur edhe nga kleri fanatik musliman, tė cilėt kėrkonin alfabetin turko-arab pėr shqipen, vėshtirėsitė objektive pėr ta ndėrprerė si me sopatė traditėn e pėrdorimit tė alfabetit tė Stambollit, me njė fjalė rrethanat shoqėrore e politike, nė tė cilat ndodheshin shqiptarėt nė vjeshtėn e vitit 1908 (T. O. Vep. e cit. f 480- 83, HPSH II f 493 - 95).

     Vendimi i Komisionit nuk shkaktoi shqetėsime nė Kongres, pėrkundrazi u llogarit si fitore sepse duke mėnjanuar atė mozaik alfabetesh qė ishte shndėrruar nė gangrenė tė Lėvizjes Kombėtare, hapi shtegun qė edhe njėri prej tyre shpejt do tė mbetej nė historinė e shkrimit tė shqipes. Sikurse parashikohej edhe nga ana e disa delegatėve ai fat i pėrkiste alfabetit tė Stambollit, ndėrkaq tė riut do t’i takonte e ardhmja. Dhe pas njė kohe qė s’ishte as e gjatė e as e shkurtėr, parashikimet e shumicės u bėnė realitet, ndonėse jo pa vėshtirėsi. Por, kėtu nuk mund tė mos thuhet se Komisioni qė hartoi alfabetin e vitit 1879, duke pėrcaktuar saktėsisht 36 tingujt fonema tė domosdoshme pra asnjė mė pak asnjė mė shumė pėr gjuhėn shqipe, mėnjanoi njėrėn nga vėshtirėsitė mė tė mėdha qė dilnin pėr njėsimin e alfabetit tė shqipes. Se zgjidhja ishte edhe shkencėrisht e drejtė dėshmoi jo vetėm koha por edhe punimet e shumė studiuesve qė e trajtuan kėtė ēėshtje. Prandaj, mund tė thuhet pa ngurim se “anatomia” apo pėr t’u shprehur me njė figurė tjetėr “djepi” i alfabetit tė sotėm ėshtė ai i ’79-ės, ndėrsa “takimi” i Kongresit tė Manastirit (shih edhe T. O. Vep. e cit. f 498). 

     Se vendimi i Komisionit sajoi njė atmosferė ngazėllyese nė mesin e delegatėve dėshmon fakti se Kongresi vazhdoi punimet edhe dy ditė pėr t’i realizuar detyrat qė kishte pėrpara vetes. Ndėr tė tjera, miratoi programin politik prej 18 pikash qė do t’i dorėzohej Parlamentit Osman, vendosi qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres pėr tė diskutuar pėr ortografinė e letėrsinė shqipe dhe klubit “Bashkimi” tė Manastirit ia blatoi mandatin udhėheqės nė veprimtarinė e mėtejshme kombėtare me klubet e formuara nė trojet etnike dhe jashtė tyre. Nga Kongresi Lėvizja Kombėtare doli mė e bashkuar, pra edhe mė e fortė se ē’kishte qenė pak kohė mė parė. Prandaj, ai Kuvend ėshtė njė nga emblemat e rralla, jo vetėm tė filologjisė por edhe tė historisė sonė tė re, respektivisht njėra nga kulmet e Rilindjes sonė Kombėtare.

     Vendimet e Kongresit nuk mund tė mos nxitnin shtypin shqiptar pėr tė shprehur opinionin ndaj tyre. Shumica i mbėshteti ato, por nuk mungoi edhe ndonjė zė qė i kritikoi me ashpėrsi, prandaj ēėshtjen e alfabetit e konsideronte tė pazgjidhur. Ndėr ta mė i dalluari ishte Faik Konica, i cili Kongresin e quajti “ Njė nga faqet mė tė pandershme dhe mė tė turpshme”. Ky vlerėsim mė sė paku mund tė quhet skandaloz qė nuk e arsyeton as pezmi qė i shkaktoi, me tė drejtė, sjellja e organizatorėve tė Kongresit ndaj tij, e cila mund tė quhet gjithashtu skandaloze. Kemi tė bėjmė me dy adresa. Po vazhdojmė me tė parėn, duke filluar me vetė titullin e punimit tė Konicės “ Kongresi i Shqipėtarėve Xhon-Turq nė Maqedhonie”. As organizatori, as delegatėt, disa prej tė cilėve me pushtuesin flisnin me grykėn e pushkės, as pjesėmarrėsit e tjerė, as vatrat e delegimit nuk ishin Xhonturq nuk e mbėshtesnin politikėn e tyre verbėrisht. Dihet se Lėvizja Kombėtare e mbėshteti Revolucionin e tyre pėr tri arsye: Sė pari, pėr tė hequr qafe tiraninė e Sulltanit, sė dyti besonin prandaj edhe shpresonin, se ata do t’i mbajnė premtimet e dhėna, dhe mė nė fund t’i shfrytėzojnė ato rrethana politike pėr t’i ēuar mė tej synimet e saj.

     Prandaj, akuza e Konicės ishte e rėndė dhe e pambėshtetur, pavarėsisht se ndonjėrin ai kostum nuk e neveriste. Lėvizjen tonė Kombėtare e pėrshkuan mjaft zik-zake qė ndonjėherė morėn pėrmasat e tė “ moderuarve” nė njėrėn anė, e nė anėn tjetėr tė “radikalėve”. Lėvizjet e tilla nuk u munguan as personaliteteve tė shquara tė asaj periudhe, ndėr tė cilėt ishte edhe vetė Konica dhe shumė tė tjerė para e pas tij... nė ”Maqedhonie”! Prej kur Manastiri - kryeqendra e njėrit prej katėr vilajeteve shqiptare i pėrkitka njė shteti qė atėherė as nuk ekzistonte (!?), ndonėse “ēėshtja maqedone” kishte kohė qė ishte vėnė nė tavolinėn e Fuqive tė Mėdha (Mendimi politik... f 32). Gabim i rėndė, madje edhe skandaloz. Manastiri bashkė me Kėrēovėn e Gostivarin, Tetovėn e Shkupin, Dibrėn dhe vendbanimet e tjera, qytete apo fshatra nė ato anė janė troje shqiptare, tė cilat bashkė me tė tjerat u shkėputėn dhunshėm nga trungu me vendimet kriminale tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat ua plotėsuan apetitin fqinjėve shovenistė. Sot, kur flasim pėr to nė ēfarėdo kontesti jemi tė detyruar tė theksojmė se ... shqiptarėt nė Greqi e nė Maqedoni, nė Sėrbi e Mal tė Zi se brenda tė kėtyre shteteve janė, por asnjėherė pa atributin se jetojnė nė trojet e veta.

     Konica ishte dishepull i paluhatshėm pėr njė alfabet tė shqipes me bazė latine. Pėr kėtė provat janė tė padiskutueshme dhe ky qėndrim ėshtė njė nga meritat e tij mė tė pakontestueshme. S’e honepsi asnjėherė alfabetin e Stambollit, e mbėshteti vazhdimisht atė tė “Bashkimit”. Duke e kundėrshtuar vendimin e Kongresit pėr faktin se i lejoj dy apo “njė palė alfabetesh” siē thotė vetė, vendim tė cilin para delegatėve e arsyetoi Fishta si kryetar i Komisionit, pėrveē tė tjerave edhe mė tė dhėnėn se edhe gjermanėt pėrdorkan alfabetin gotik e roman, Konica shton nė artikull se ata e pėrdorin edhe njė tė tretė, atė italik. Prandaj, “jam nė mendje qė tė marrim edhe ne njė alfabet tė tretė, alfabetin grek” duke e mbėshtetur mendimin me njė “trastė” argumentesh (J. Kastrati Faik Konica f 196-97). Por jo mė pak se njė “thes” kundėr argumentesh i ka albanologjia, e katėrta e tė cilit mbushet me ato qė e mbajnė emrin e Konicės. Njė kundėrthenie tjetėr e kėtij dijetari i meriton edhe katėr pesė rreshta. Nė njėrėn anė thotė se “ēėshtja e shkrimit tė gjuhės shqipe nuk ėshtė njė ēėshtje filologjie, po njė ēėshtje letrare e kombėtare” e nė anėn tjetėr alfabetit tė Stambollit, tė “Bashkimit” tė “Agimit” po edhe kėtij qė e pėrdorim tash e njėqind vjet u bėn pikėrisht analiza tė mirėfillta gjuhėsore - fonetike e gramatikore (J.K.Vep. e cit f 185-86, T. O. Vep. e cit. f 416-20). Pėr kėtė ēėshtje ai i konsultoi edhe disa gjuhėtarė tė huaj, ndėr tė cilėt edhe Holger Petersenin, duke propozuar qė nėse shqiptarėt nė ndonjė kongres nuk arrrijnė nė njė mendim tė pėrbashkėt, njė albanolog i huaj, i zgjedhur prej tyre, do tė kishte mandatin e arbitrit. Duhet thėnė se Konica me gjithė vėrejtjet e ashpėra qė ia bėri alfabetit tė Manastirit ai ndėr tė parėt e pėrdori me njė ndryshim tė vetėm. Edhe kjo ėshtė meritė e tij e padsikutueshme. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre qė u thanė e shumė tė tjera qė u kapėrcyen, mund tė thuhet pa ngurim se Faik Konica zė njė vend tė veēantė nė mesin e tė gjithė atyre qė u pėrpoqėn pėr ta zgjidhur ēėshtjen e alfabetit tė shqipes.

     Gjatė periudhės sė Pavarėsisė Kongresi i Manastirit tėrhoqi vėmendjen e disa studiuesve, kontributi i tė cilėve pėr kohėn ishte i mirėseardhur. Ndėrkaq, albanologjia e gjysmės sė dytė tė shek 20 atij Kuvendi i dha edhe pėrmasa institucionale. E dėshmon kėtė sesioni shkencor qė u mbajt me 1968 nė Tiranė, materialet e tė cilit u botuan nė vėllimin “ Alfabeti i Gjuhės Shqipe dhe Kongresi i Manastirit” me 1972. U shkruan vepra tjera tė karakterit monografik si ajo e studiuesve SH. Demiraj e K. Prifti dhe punime tė tjera tė cilat i kanė quar pėrpara studimet rreth kėsaj ēėshtje (T. Osmani vep. cit. f katėr e hyrjes).

     Mund tė shtrohet pyetja se a ka mbetur ndonjė ēėshtje qė ka tė bėjė me Kongresin e Manastirit pėr ta sqaruar gjuhėsia dhe historiografia shqiptare nė pėrvjetorin e tij jubilar? Pėgjigjja dihet - Po. Njėqindvjetori i Kongresit tė Manastirit u pėrkujtua denjėsisht, jo vetėm mbrenda hapėsires shqiptare, po edhe nė ndonjė qendėr studimesh albanologjike siē ėshtė ajo e Munihut nė Gjermani. U shkruan njė varg artikujsh madje edhe fejtone, u botua ndonjė material i panjohur mė parė dhe kulmoi nė konferencėn shkencore organizuar nga tė dy akademitė tona nė Tiranė. Njė veprimtari e tillė u organizua edhe nė Shkup ku morėn pjesė studiues nga tė gjitha viset shqiptare; ndėrkaq nė Manastir u pėrurua Shtėpia e Alfabetit tė Gjuhės shqipe, e cila do tė jetė njė nga shenjat mė tė rėndėsishme tė sė kaluarės sonė kombėtare.

     Nė fillim po ndalem nė disa artikuj shtypi, ku autorėt kanė trajtuar disa ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me atė Kuvend dhe vendimet qė i mori. Siē dihet, nė Kongres nuk morėn pjesė disa nga figurat mė tė shquara jo vetėm tė kulturės shqiptare, tė cilėt kishin dhėnė ndihmesa tė ēmushme edhe pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit. E trajtuar edhe mė parė, kjo ēėshtje nuk mbeti anash dhe nuk kishte si tė mbetej, prandaj studiuesi Mahmut Hysa nė punimin me titull “Kush dhe pse nuk mori pjesė nė Kongresin e Manastirit” (Zėri 15 nėntor 208), pėrveē se pėr rsatin e Konicės, tė cilin e sqaroi vetė protagonisti, madje flakė pėr flakė thekson se as Ēajupi, as Asdreni, as Xhuvani nuk patėn ftesa personale, e nė anėn tjetėr, edhe ēerthujt ku jetonin e vepronin dy tė parėt i mėnjanuan duke dėrguar nė vend tė tyre njerėz gati anonimė qė si tė tillė, nuk dihet saktėsisht a morėn pjesė nė Kongres. Autori pohon se kėto personalitete nuk u ftuan pėr arsye se e mbėshtetnin alfabetin e “Bashkimit”. Sa i pėrket Ēajupit as qė do tė shkonte edhe pėr arsye se me ndonjėrin nga udhėheqėsit e Kongresit ishte nė kundėrshtim tė thellė sa i pėrket ēėshtjes kombėtare. Ftesa nuk patėn as gjeēovi, Skiroi dhe ndonjė veprimtar tjetėr, tė cilėt meritonin mė shumė se disa tė tjerė pėr tė qenė pjesė e tribunės sė atij Kuvendi. Prandaj, ky studiues bashkohet me Jup Kastratin e ndonjė tjetėr, tė cilėt, me tė drejtė, veprimtarinė e organizatorit nė kėtė aspekt e shohin si tepėr tė mangėt dhe me gabime tė pafalshme. Nė anėn tjetėr studiuesi Tomor Osmani thekson se nuk dihet me siguri se cilėt nuk patėn ftesa nga ata qė nuk morėn pjesė.

     Ndėrkaq, historiani M.Pirraku nė punimin e tij me titull “Alfabeti i Koalicionit” (Zėri 22 nėntor - 1 dhjetor 2008). Pasi u bėn njė pėrshkrim tė shkurtėr punimeve tė Kongresit, ndalet nė vendimin e tij pėr pėrdorimin e dy alfabeteve dhe thekson se “Kongresi shumė mė tepėr i kontribuoi ēėshtjes sė pėrgjithshme kombėtare se sa ēėshtjes sė alfabetit, sepse bėri njė zgjidhje gjysmake qė linte shteg pėr vazhdimin e pėrēarjes midis shqiptarėve toskė e gegė... se nuk i ka kontribuar sa ėshtė pritur pėrparimit tė gjuhės dhe shkollės shqipe prandaj ka qenė e dėmshme pėr interesat nacionale tė popullit shqiptar”. Lexuesi pa vėshtirėsi mund ta hetojė njė kundėrthėnie tė fortė qė e pėrshkon mendimin e mėsipėrm, ai mund tė pyes: cili qenka kontributi i Kongresit pėr ēėshtjen kombėtare, kur ia paska lėnė shtegun haptas pėrēarjes sė shqiptarėve, kur gjuha shqipe nuk qenka zhvilluar me ritmet e pritura?! Hiq Konicėn, vlerėsim mė denigrues zor se ėshtė shqiptuar pėr atė Kuvend gjatė kėtyre dhjetė dekadave. E mira, megjithatė, ėshtė se pėrmes atij pėrshkrimi panoramik qė u bėn pėrpjekjeve tė popullit shqiptar dhe udhėheqėsve tė tij mė tė shquar pėr tė mbrojtur alfabetin, gjuhėn dhe shkollėn shqipe nga pushtuesi dhe bashkėpuntorėt e tij qė s’ishin tė pakėt, Pirraku e korrigjon vetveten. Pra, vendimi i Kongresit nuk i pėrēau shqiptarėt tė cilėt e mbronin pa dallim krahinash e besimi alfabetin e ri. Ata ishin nė konflikt me pushtuesin dhe veglat e tij, tė cilėt pėr qėllime tė caktuara e mbėshtesnin alfabetin e Stambollit, tė mbėshtetur vetėm nga klerikėt fanatik muslimanė me “gjematin” qė u shkonte pas. Edhe fqinjėt shovinistė nuk qėndruan duarkryq, i ndihmonin sidomos me propagandėn e tyre tė shfrenuar.

     Ky historian ndalet edhe nė vendimet e Kongresit tė dytė tė Manastirit i cili sipas tij e pranoi alfabetin e hartuar para 18 muajsh, vendim qė “ ka pėr ta plotėfuqizuar Kongresi i Janinės”. Duhet thėnė se Pirraku si burime ka shfrytėzuar shtypin shqiptar, raportet e konsujve dhe diplomatėve tė shteteve fqinje bashkė me shtypin e tyre, pa i lėnė anash as t’akredituarit e Fuqive tė Mėdha. Njė varg tė dhėnash nė kėtė artikull nuk pėrputhen gjithnjė siē janė p. Sh datat e ndryshme dhe numri i pjesėmarrėsve nė kongreset pėr tė cilat shkruan dhe autori nuk merr gjithnjė qėndrim tė prerė ndaj tyre.

     Se Kongresi i dytė i Manastirit “vendosi definitivisht pėr alfabet - Alfabetin e sotėm tė shqipes” mendon edhe historiani tjetėr Xheladin Shala, duke mos e theksuar vendimin e tij pėr t’u thirrur nė korrikun e atij viti (1910) Kongresi i Janinės qė do tė vendoste pėr ēėshtjen e alfabetit, por qė nuk u mbajt asnjėherė sepse tani shqiptarėt flisnin me pushtuesin pėrmes armėve. Edhe pėr kėtė studiues kuvendet janė preludi i kryengritjeve tė armatosura qė e sollėn edhe Pavarėsinė e vendit duke pėrfunduar se “synimi kryesor i tė gjithė brezave ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė bashkimi i tė gjitha territoreve shqiptare nė njė shtet kombėtar (Zėri 6 shtator 2008). Njė lajthitje tjetėr e kėsaj natyre ndeshet edhe nė shkrimin e Naum Priftit, i cili vendimin pėr mbajtjen e Kongresit nė Janinė ia atribuon Kongresit tė parė tė Manastirit (Zėri 22 nėntor 2008). Ndėrkaq, nė vepren Historia e popullit shqiptar II faqe 425 thuhet “Kongresi i dytė i Manastirit vendosi qė njė kongres mė i gjerė nė Janinė ... do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njėrin prej dy abėcėve latine tė miratuara nga Kongresi i parė i Manastirit.

     Njė lajthitjeje tė vogėl s’i ka shpėtuar as studiuesi Hajrullah Koliqi, i cili nė shkrimin e tij thekson se nė Kongres morėn pjesė 51 delegatė, 31 prej tė cilėve me tė drejtė vote. Natyrisht se nuk mungon edhe ndonjė tjetėr rreth sė cilės nuk po ndalem. Duke e konsideruar Kongresin si njė vatėr prej nga shqiptarėt dolėn mė tė bashkuar, autori shpėrthen: “...sa tė mjerė duken aktualisht disa zėra dhe pėrpjekje mefistofelėsh pėr vetėndarjen e kombit shqiptar, ... pėr vetėndarjen edhe tė vetė historisė, (ilirėt dhe dardanėt), ... pėr e revizonimin e gjuhės letrare shqipe, pėr vetėndarjen e saj ... dhe sipas kėesaj logjike s’ėshtė ēudi qė edhe alfabetit tė Manastirit t’ia krijojnė ndonjė alternativė tė re (Zėri 18 nėntor 2008). S’do mend se ky reagim qė ngėrthen shqetėsimet e autorit mund tė konsiderohet i arsyeshėm.

     Lajthitjen, ndoshta, mė flagrante lexuesi do ta gjejė nė punimin me titull “Armiqtė e gjuhės shqipe dhe mėsuesit e saj”, botuar nė “Epoke e Re” 25 nėntor 2006, ku pas njė pėrshkrimi kronologjik tė pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, thuhet: “ Nė kėtė Kongres – ėshtė fjala pėr Kongresin e parė tė Manastirit - ishin tė pranishėm 150 delegatė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė ... Kongresi vendosi me votė unanime tė lėrė mėnjanė alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin me 36 shkronja qė pėrdoret deri nė ditėt tona. Pėr njė ēast anash autorin, por lexuesi nuk mund tė mos habitet edhe me punėn e redaksisė sė gazetės, e cila nuk do tė duhej tė lejonte botimin e njė artikulli me lajthitje kaq tė mėdha. U ndala nė kėta artikuj, qė s’janė tė vetmit, pėr tė dėshmuar pėrkushtimin qė kanė treguar autorėt ndaj pėrvjetorit jubilar tė Kongresit, por edhe pėr tė provuar se lexuesi, i cilės do shtresė qoftė ai, ende pėrballet edhe me aso shkrimesh qė krahas vlerave, nuk u mungojnė tė meta as edhe gabimet e asaj natyre apo tė asaj shkalle qė s’i pret. Prandaj, ai mbetet krejtėsisht nė mal nga pikėpamjet aq tė kundėrta - si nata me ditėn - pėr njė ēėshtje, pėr njė figurė historike, cilado ēoftė ajo, qė pėr ndonjėrin ėshtė apostull e pėr tjetrin djall! Ka mjaft raste kur studiuesit mund t’i kryqėzojnė shpatat nė mejdanin e shkencės, armėt e tė cilėve duhet tė jenė vetėm fakte tė provuara, se vetėm me to mund tė fitohet beteja. Pėr ta thjeshtėzuar po them se mendimi kritik ėshtė i mirėseardhur por ai duhet tė jetė vėrtet i tillė. Ndėrkaq raste si disa qė u cekėn mė lart, madje, edhe shumė tė tjera dėshmojnė se studiuesit duhet ta “cokatin vazhdimisht gurin e mullirit”, nėse nuk dėshirojnė qė “bloja” t’u dalė me mė shumė krunde se miell”.

     Tani, duke iu kthyer Konferencės shkencore, mund tė thuhet se ajo ėshtė njė provė qė shkencat albanologjike e nderuan, ashtu siē e meriton, Kongresin e Manastirit nė pėrvjetorin e tij jubilar. Meqė nuk ėshtė vendi pėr t’u ndalur nė secilėn prej atyre kumtesave, njė klasifikim tematik e shoh nė kėtė rast tė mjaftushėm, prej nga do tė shihet mė qartė se nga ē’kėnde ėshtė vėshtruar kjo piramidė e kulturės dhe e historisė shqiptare:

     a) Vlerėsim tė karakterit pėrgjithėsues Kongresit dhe vendit qė zė nė kulturėn tonė i kanė bėrė Sh. Demiraj dhe K. Prifti, nė kumtesėn e tyre tė pėrbashkėt, duke theksuar se vendimet e tij pėrbėjnė njė kthesė tė veēantė nė historinė e shkrimit tė shqipes. Me to mbyllet njė periudhė e gjatė prej mė shumė se treqind vjeēare dhe hapet e reja qė do tė jetė e pėrgjithmonshme. Prandaj, sipas tyre, Kongresi hyn nė radhėn e ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė sė kaluarės sonė. Ndėrkaq, rrugėtimin njėqindvjeēar tė alfabetit e pėrshkruan gjithashtu nė vija tė pėrgjithėshme Xhevat Lloshi, duke vėnė nė dukje se vitet e para karakterizoheshin edhe me stuhi rrėnqethėse, tė cilat u pėrballuan nė saje tė vendosmėrisė sė popullit tonė pėr ta zhvilluar mė tej gjuhėn e vet.

     b) Rėndėsinė qe e patė Kongresi pėr bashkimin e kombit dhe pėr Lėvizjen Kombėtare nė pėrgjithėsi e trajtuan edhe Hysen Matoshi e Sala Ahmeti.

     c) Ndėrkaq, ēėshtjet, me tė cilat u dasht tė merret komisioni dhe ndonjė tjetėr me karakter tė mirėfillt gjuhėsor i trajtuan disa gjuhėtarė: Kolec Topalli u ēaset parimeve themelore mbi tė cilat u hartua alfabeti, Remzi Pėrnaska ndalet rreth dyshkronjėshave, segment ky qė nė njė farė mėnyre u pėrket edhe parimeve. Prandaj, mund tė thuhet se kėtyre dy studiuesve u pėrzihen pak ujėrat. Derisa Emil Lafe trajton raportin midis njėsimit tė shkronjave dhe larmisė sė tingujve, Pajazit Nushi shqyrton problemin e pėrceptibilitetit tė shkronjave. Dhe Gjovalin Shkurtaj vendimet e Kongresit, respektivisht tė komisionit i konsideron “si kurorėzim i vlerave fonetike e fonematike nė shkrim”.

     d) Rėndėsinė qė e pat alfabeti i hartuar nga komisioni pėr planifikimin gjuhėsor pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, pra, pėr standartizimin e saj e trajtuan, secili nga kėndveshtrimi i vet gjuhėtarėt: Mehmet Ēeliku, Enver Hysa, Rami Memushaj dhe Qemal Murati.

     e) Roli i shtypit shqiptar pėr njėsimin e alfabetit ėshtė trajtuar nga Tomor Osmani, ndėrkaq, Alfred Uēi ėshtė ndalur rreth alfabetit dhe shkollave shqipe. Kumtues tė tjerė iu ēasėn ndihmės qė dha kjo apo ajo krahinė shqiptare pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė alfabetit apo edhe tė ndonjė segmenti tjetėr, rreth tė cilėve nuk po zgjatem.

     Nga sa u tha mė lart, mund tė konstatohet pa asnjė dyshim se Konferenca i ēoi mė tej studimet rreth Kongresit tė Manastirit. Kėta rreshta rreth kėtij pėrvjetori jubilar dua t’i mbyll shkurtimisht me disa nga mendimet e akademikut Qosja tė shprehura nė shkrimin kushtuar kėtij jubileu e tė botuar nė “Gjurmime...” me 2009. Kongresin ai e quan marrėveshje e madhe kombėtare, dhe, ēdo kush qė rezonon sado pak, kėtij pėrkufizimi nuk ka ēka t’i shtojė se pėr t’i hequr jo se jo. E quan madje njėrėn nga tri marrėveshjet e mėdha tė historisė sonė tė re, krah Lidhjes shqiptare tė Prizrenit dhe Kongresit tė Drejtėshkrimit. Janė tė mėdha se e para “ do ta lėvizė historinė shqiptare prej kohės kur ėshtė krijuar kjo Lidhje e deri nė ditėt tona”. E dyta do t’u sjell shqiptarėve pėrveē tė tjerave edhe “dėshminė e njėsisė sė kombit, i cili e bėnte me dije Evropėn pėr qenien e tij, tė drejtat e tij dhe kėrkesat e tij politike e kombėtare qė po shtronte”. E treta ndėr tė tjera “ do t’i pėrkujtojė shqiptarėt se, megjithėse tė ndarė nė disa shtete ballkanike, janė njė komb, ēėshtja e tė cilit duhet tė zgjidhet si ēėshtje e njė populli dhunshėm tė ndarė”.

 

IV

 

     Dyzetvjetori i shpėrthimit tė demonstratave nė Kosovė dhe vise tjera shqiptare me 1968 ėshtė pėrvjetori i katėrt qė u shėnua me manifestime tė ndryshme e qė kulmuan me Konferencėn shkencore qė u mbajt nė fund tė nėntorit te 2008-es. Duke e hedhur nė shporten e hedhurianve Rezoluten dhe vendimet e Konferencės sė Bujanit, Titoja dhe banda e tij shoveniste i paralajmėroi shqiptarėt, pra, gjysmėn e kombit se edhe mė tej do tė mbeten nėn kthetrat e robėrisė jugosllave. Nė shkurtin e ’45-es paralajmėrimi i para njė viti u bė realitet - Kosova pushtohet ushtarakisht. Gjithēka ishte e ēartė; trojet shqiptare, pra gjysma e kombit do tė pėrballej me robėrinė e re. U vranė disa mijėra shqiptarė gjėja si bashkėpunėtor tė nazifashizmit, vazhdoi shpėrngulja me dhunė e qindėra e mijėra tė tjerėve pėr nė Turqi, vazhdoi kolonizimi i Kosovės qė kishte filluar qė nga e trembėdhjeta.

     Megjithatė, shqiptarėt nuk u dorėzuan; filluan pėrpjekjet e reja pėr ēlirimin e vendit. U formuan grupe e organizata tė fshehta, tė cilat vepruan, prandaj edhe u zbuluan anėtarėt e tyre u torturuan dhe u dėnuan pamshirshėm, por veprimtaria nuk ndėrpritej. Kėshtu, duke i kapėrcyer pararendėset po theksoj se me 1958-tė Metush Krasniqi dhe me 1963 Adem Demaēi ishin nė krye tė dy organizimeve tė fshehta tė cilat nė programet e tyre e theksonin qartė synimin pėr t’i ēliruar trojet e robėruara dhe pėr t’i bashkuar ato me Shqipėrinė. Veprimtaria e tyre ndikoi fuqishėm nė formimin e vetėdijes kombėtaer tė brezave tė rinj. U shfrytėzua edhe ajo liri e paktė qė pushtuesi u detyrua t’ua japė shqiptarėve, siē ishte ndėr tėt tjera edhe arsimimi i mesėm e mė vonė edhe i larti.
Pas verės sė vitit ’66-tė shqiptarėt merrnin frymė pak mė lirisht, meqė ishte mėnjanuar nga maja e pushtetit jugosllav xhelati i tyre A. Rankoviēi. Viti 1968 mund tė thuhet se ishte i mbarė pėr shqiptarėt qė jetonin nė trojet e veta tė robėruara. Shėnimi i 500 vjetorit tė vdekjes sė Skendėrbeut nė Shqipėri e nė Kosovė, vendimet e Konsultės gjuhėsore tė Prishtinės e ngritėn edhe mė lart vetėdijen e tyre kombėtare. Nė verėn e atij viti filloi edhe debati pėr pėrmirėsimin e pozitės sė Kosovės nė baza kushtetuese. U kėrkua edhe statusi pėr Kosovėn Republikė, por Titoja e refuzoi vendosmėrisht , prandaj udhėheqja politike e Kosovės u tėrhoq. Atėherė stafetėn e mori Lėvizja ilegale, respektivisht Lėvizja Kombėtare. Prandaj nė vjeshtėn e atij viti ajo vendosi qė pushtuesit t’i dalė pėrballė nė fushėn e mejdanit pėr t’i treguar se veprimtarėt e ilegales e kishin pas vetes jo vetėm rininė por edhe popullin nė pėrgjithėsi, pra bij e bija, bashkė me baballarėt e tyre.

     Dhe mė 6 tetor u organizua demonstrata e parė nė Prizren - nė qytetin ku 90 vjet mė parė emblemat e Lėvizjes Kombėtare e formuan Lidhjen e famėshme, programi politik i sė cilės qe dhe mbeti busolla kryesore pėr shqiptarėt gjatė luftės sė tyre, me pushkė e pendė, pėr ēlirimin e vendit. Pas dy ditėsh njė demonstartė tjetėr u zhvillua nė Therandė, pėr tė vazhduar me 19 tetor nė Pejė, qytet qė identifikohet me emrin e rilindėsit tė madh Haxhi Zeka. Dhe pas njė “tajmauti”prej afėr 40 ditėsh Lėvizja ilegale pas pėrmbushjes sė misionit nė Rrafshin e Dukagjinit i ngriti nė kėmbė viset tjera tė Kosovės dhe atė nė tė njėjtėn ditė. Me 27 nėntor, nė vigjilie tė festės kombėtare shpėrthyen demonstrata nė Ferizaj e Gjilan, nė Besjanė e Mitrovicė dhe mė e madhja nė Prishtinė. Bartėsi kryesor i demonstratave ishte rinia - nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe studentėt. Rreth emrave tė organizatorėve nuk po ndalem, sepse janė tė njohur dhe nuk janė tė pakėt; por nuk mund tė kapėrcehet emri i dėshmorit tė vetėm, nxėnėsit Murat Mehmeti, i cili ra nga plumbat e policisė me flamurin kombėtar nė duar nė rrugėt e njėres nga lagjet e Prishtinės. Ndėrkaq, me 23 dhjetor u organizua njė demonstratė edhe nė Tetovė. Demonstratat u shpėrndanė gjithkund me dhunė policore prandaj njė pjesė e organizatorėve u arrestuan dhe u dėnuan me burg me vite tė tėra.

     Duke kaluar tani tė kėrkesat qė u shpalosėn sidomos nė demonstratėn e Prishtinės, duhet theksuar se Lėvizja Kombėtare “ devijoj” nga boshti i programit tė saj politik. Tash po e them edhe me fjalė nė thonjėza, sepse ajo asnjėherė nuk hoqi dorė nga synimi kapital - bashkimi kombėtar, por diti, jo vetėm njėherė, edhe tė taktizojė. Prandaj, kėrkesat kryesore qė u shpalosėn: Vetvendosje - interpretimi i saj ėshtė i tepėrt kėtu - Kushtetutė, Gjuhė e Flamur, Universitet dhe Kosova Republikė. Kėto ishin shkallėt qė mendohej se do tė na qonin nė majėn qė synohej. Porosia e demonstratave pėr pushtuesin ishte se parulla antishqiptare e “bashkim - vėllazėrimit”, edhe pas njė qerek shekulli, nuk kishte lėshuar rrėnjė fare nė zemrėn dhe mendjen e shqiptarėve. Se nuk do tė gjunjėzohet dhe do tė vazhdoėj rrugėtimin drejt lirisė, i vetėdijshėm pėr ēmimin qė duhet paguar. Pra, demonstratat patėn efektin e vet nė disa drejtime: sė pari, ato e kanė hisen e vet nė zhvillimin e gjithanshėm tė Kosovės duke pėrfshirė kėtu edhe pozitėn e saj politike e juridike nė Kushtetuten e Jugosllavisė qė u miratua nė vitin 1974; sė dyti u bėnė gurrė frymzimi, pėrveēse pėr brezin e ri vetėdija kombėtare e tė cilit ngritej vazhdimisht, edhe pėr vetė ilegalen sepse e pa se sakrifica e saj gjatė viteve tė tėra i dha frytet e para; sė treti ato pėr herė tė parė e ndėrkombatrizuan ēėshtjen e Kosovės - mbarė shtypi i shteteve perėndimore shkroi gjerėsisht pėr ngjarjet qė kishin ndodhur nė Kosovė gjatė vjeshtės sė ’68-es (shih edhe Agim Zogaj “ Shtypi i kohės pėr demonstrata t e vitit 1968 nė Kosovė, fejton nė “Zėri” 3 nėntor 2006 “.

     Demonstratat, kapitull i lavdishėm i historisė mė tė re tė Kosovės, u pėrkujtua nė mėnyrė dinjitoze pėr herė tė parė nė dyzetvjetorin e organizimit tė tyre dhe nė Kosovėn e pavarur. U mbajtėn njė varg manifestimesh tė cilat kulmuan me Konferencėn shkencore dhe “ anekset” e saj. Gjatė dy ditėve, sa zgjatėn punimet qysh edhe ishte parashikuar, u lexuan mė sė 130 kumtesa (150 kumtues ishin tė ftuar). Pjesėmarrėsit ishin nė radhė tė parė, nga tė gjitha trojet etnike, nga radhėt e mėrgimtarėve dhe disa studiues tė huaj. Ėshtė e pamundur tė ndalem nė asnjėrėn nga kumtesat e lexuara, prandaj, si mė lart, do tė pėrpiqem tė bėj njė klasifikim tematik, duke i kapėrcyer madje edhe emrat e autorėve. Jo vetėm pėr nga numri i pjesėmarrėsve por edhe pėr kah “vokacioni” i tyre ata pėrbėnin njė mozaik ta quajmė gati tė jashtėzakonshėm. Organizatorėt e atyre ngjarjeve (jo tė gjithė) “shoqėroheshin” nė tribunat e asaj Konference nga njė mori e tė burgosurve politikė qė u pėrkisnin katėr dekadave, historianė, studiues tė gjuhės e letėrsisė me njė fjalė albanologė, po edhe gazetarė e publicistė, dhe mė nė fund edhe politikanė e diplomatė.

     a) Demonstratave,organizimit dhe zhvillimit tė tyre, siē ishte e natyrshme u kushtohen njė numėr i konsuderueshėm i kumtesave, autorėt e disa prej tė cilave ishin vetė protagonistėt e atyre ngjarjeve qė referuan madje me modesti. Ato u analizuan, ndoshta, nga tė gjitha aspektet si Rrethanat shoqorore e politike nė tė gjitha trojet shqiptare brenda kufijve tė shtetit Jugosllav, para shpėrthimit tė tyre, kėrkesat qė u shpalosėn, gjendja e krijuar pas ndėrprerjes sė tyre, kontributi i disa protagonistėve tė atyre ngjarjeve qė prej vitesh pren nė pėrjetėsi bashkė me dėshmorin e tyre, jehona e demonstratave nė trojet shqiptare etj.

     b) Shqipėria dhe reagimet e saj nga segmentet e ndryshme duke filluar me shtypin, i cili tėrthorazi shprehte edhe qėndrimet zyrtare tė udhėheqjes sė saj deri tek ato tė “padukshmet” - siē janė lėvizjet ushtarake - pėrbėjnė lėndėn e disa kumtesave, autorėt e tė cilave janė kryesisht nga Shqipėria qė ofruan tė dhėna me interes tė veēantė, duke pėrfshirė kėtu edhe dokumente arkivore.

     c) Demonstratat e vitit ’68-tė nė shtypin shqiptar brenda e jashtė vendit si lėndė ėshtė trajtuar nga ana e disa publicistėve.

     d) Me interes tė veēantė ishin edhe kumtesat, tematikėn e tė cilave e pėrbėnte shtypi i Evropės perėndimore dhe lindore i pasqyruar nga disa autorė.

     e) Ndikimi apo kahu qė mori zhvillimi politik - legal e ilegal, ekonomik e kulturor pas demonstratave nė Kosovė ėshtė trajtuar gjithashtu nga disa studiues.

     f) Nė njė varg kumtesash tjera janė trajtuar tema tė cilat nuk kishin tė bėnin drejtpėrdrejt me ngjarjet e vitit ’68-tė, siē ishin aty disa edhe nga fusha e gjuhėsisė. Por kjo nuk do tė thotė aspak se ato nuk ishin tė rėndėsishme. Diēka e tillė ėshtė e rendomtė nė auditoriume tė tilla. Sa pėr ilustrim po i jap dy shembuj: “Ēėshtja ēame para vitit 1968”, “Tė dhėna pėr albanologjinė nė Poloni para e pas vitit 1968”.

 

Pėrfundim

 

     Pėr demonstratat e vitit 1968, siē u theksua edhe mė lart, ėshtė shkruar edhe para se tė mbahej kjo Konferencė, e cila mendojmė se i pėrfundoi punimet me sukses tė plotė, dhe kjo nuk ėshtė klishe, sikurse edhe tri pararendėset e saj qė u trajtuan nė kėtė punim. Megjithėse kontributet qė u dhanė me kėtė rast pėr t’i ndriquar edhe mė mirė ato ngjarje, nuk do tė thotė aspak se a thua ka mbetur diēka pa u thėnė, se ajo qė ėshtė thėnė ėshtė e padiskutushme? Pėrkundrazi, sigurisht se ende ka punė rreth ngjarjeve tė vitit 1968. Mė parėsorja ėshtė hulumtimi i arkivave nė Shqipėri, nė kryeqytetet e shteteve perėndimore, pa e lėnė anash as Beogradin dhe vendet e Lindjes. Edhe kjo qė ėshtė thėnė deri tash brenda katėr dekadave nuk do tė thotė se nuk duhet tė vėshtrohet dhe tė shihet se ēfarė ka aty tė qėndrueshme. E thash edhe me lart dhe po e pėrsėris se viti 1968-tė ishte i mbarė pėr kombin shqiptar: Pėr herė tė parė pas Luftės sė Dytė Botėrore u vunė kontaktet midis Shqipėrisė e Kosovės nė fushėn e arsimt dhe shkencės; me Konsultėn gjuhėsore tė Prishtinės iu vunė pėrgjithmonė bazat njėsimit tė shqipes letrare, Protagonisti i njėrit prej kėtyre pėrvjetorėve jubilar nxirrte nė dritė veprat e njėpasnjėshme pėrmes tė cilave ndriēohej e kaluara e popullit shqiptar dhe e gjuhės sė tij. Arriteshin, me fjalė tjera rezultate nė fushėn e albanologjisė tė cilat njiheshin edhe nga shkenca evropiane. Viti u mbyll siē dihet e siē u tha me demonstratat qė shpėrthyen nė Kosovė, me tė cilat ajo hyri nė njė fazė te re zhvillimi nė tė gjitha aspektet. Viti 2008-tė qe edhe mė i mbarė: U shpall Pavarėsia e Kosovės e cila, nė njė mėnyrė nėnkupton realizimin edhe tė njė pjese tė programit tė Lidhjes shqiptare tė Prizrenit.

20 nėntor 2010

 

     Literatura

  1. Fjalori Enciklopediki Shqiptar, Tiranė 1985

  2. Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranė 2002

  3. Historia e Popullit Shqiptar IV, Tiranė 2008

  4. Jup Kastrati Faik Konica, New York 1995

  5. Mendimi Politik e Shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare,Vell.I 1879 -1908,Tiranė 1971

  6. Tomor Osmani Udha e Shkronjave Shqipe, Shkodėr 1999

  7. Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės (1968) Prishtinė 2008

  8. Shaban Demiraj: Eqrem Ēabej Tiranė 1990

  9. Eqrem Ēabej Personalitet i shquar i shkencės dhe kulturės shqiptare , Tiranė 1998

10. Gjurmime Albanologjike Seria e shkencave filologjike 38 - 2008, Prishtinė 2000

 

 

© Pashtriku.org, Janar’2012