14 janari ishte tmerr!

 

 

PENEROLOGJIA POLITIKE

“E keqja mė e madhe qė mund tė bėhet, ėshtė t’i japėsh vetė tė keqes pėrmasat e njė rėndėsie tė jashtėzakonshme”. -  O. Uajlldi

 

Shkruan: Adnan Abrashi - Prizren, 17. 01. 2012

 

 

 

14 janari ishte tmerr!

 

     14 janari ishte tmerr! Katrahurė! Pėr shumė kė, diēka e pabesueshme se kėshtu mund tė veproj njė pushtet qė vetes i thotė demokratik. Por jo tė gjithė mendojnė ashtu.  Sė paku, jo edhe ata qė e kanė ditur dhe parathėnė me kohė njė gjė tė tillė. Unė, ta zėmė, me kėtė rast, mund t’i besoj gjithė atyre arsyetimeve shabllone dhe shterpe tė qeveritarėve tanė se, shteti ligjor nė kėto raste, me tė gjitha instrumentet e veta disponuese e mbron me ēdo mjet qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe tė mallrave nė vendkalimet e veta doganore, parime kėto qė konsiderohen si vlera esenciale tė botės sė pėrparuar demokratike, por, para gjithė atyre skenave trishtuese tė aplikimit mė ēnjerėzor tė kėsaj dhune qė pamė nė tė cilėn nuk janė kursyer as pleq, gra, fėmijė dhe invalid nė karroca invalidore, si ta bindi veten se vėrtetė ishte i tillė ky intervenim?!! Pėrgjithėsisht, gjatė gjithė kohės sė zhvillimit tė shoqėrive tė ndryshme gjatė historisė nėpėr botė, nė shumė strukturat e saja organizative, pėrveē atyre njerėzve profesionist, tė menēur, tė urtė dhe tė pėrkushtuar, pėrherė kemi hasur edhe nė injorantė, mediokėr dhe jo/inteligjentė, andaj, varėsisht nga niveli i pėrfaqėsimit tė tyre nė kėto struktura pėrgjegjėse shoqėrore, zakonisht dukurinė nė fjalė e kemi konsideruar si diēka normale. Por kur kjo kategori njerėzish arin tė futet nė nivelin e aparatit tė fuqishėm organizativ shtetėror, atėherė, ardhmėria e asaj shoqėrie, gjithmonė rrezikohet dhe dikur patjetėr pėrfundon nė diktaturė.

 

Penerologjia politike

 

     Pėr ta kuptuar edhe mė afėr se sa mund tė jetė i rrezikshėm njė pushtet nė dorė tė disa njerėzve tė ēakorduar nga paniku i ndjeshmėrisė paranoide tė ofrimit tė humbjes sė saj, mu deshtė qė t’i rikthehem edhe njė herė sė lexuari librit: “PENEROLOGJIA POLITIKE – studim shkencor mbi natyrėn e “SĖ KEQES”, e adaptuar pėr qėllime politike”, tė autorit, Andrew M. Lobaczewski. Pėr ata qė nuk e dinė, Penerologjia ėshtė emri pėr njė dege tė re tė shkencės sė psikologjisė qė merret me studimin e fenomenit tė sė KEQES nė pėrgjithėsi. Ndėrsa, libri konkret ka tė bej me trajtimin e kėsaj dukurie tė shprehur nė kuptimin edhe mė tė ngushtė: analizės psiko-etike tė mentalitetit tė elitės politike tė njė shoqėrie. Lavdi pėrjashtimeve, kuptohet, por gjatė tėrė kohės sa e lexoja kėtė vepėr interesante shkencore tė shembujve tė pėrshkrimit psiko - analitik tė tipareve tė personaliteteve politike nga autori nė atė libėr, nė parafytyrimet e mija  gjithnjė nė mendje mė shkonte krahasimi tek politikanėt tanė kosovar. I nxitur nga ndjeshmėria e situatės dhe korrektėsia e mos keqkuptimit eventual nga disa tė kėsaj teme nga ky libėr, atė do ta lėmė qė mė gjerėsisht ta trajtojmė ndonjėherė tjetėr.  A thua, me kėtė mendėsi kėshtu, kah po na shkon kjo shoqėri e jona? Sa kemi nė tė udhėheqės dhe vendimmarrės tė menēur, e sa tė urtė?! Ndoshta nė menēurinė e disave mund tė hasėsh aty, por sinqerisht dyshoj se edhe nė urtėsinė e tyre... Kėtė e kam thėnė disa herė dhe mbase duhet ta pėrsėrisė ende:  Urtėsia dallon shumė prej menēurisė! MENĒURIA ėshtė intelekti, ndėrsa URTĖSIA- inteligjenca, dy vlera kėto tė kundėrta nė mes vete qė mundet t’i posedoj njė njeri! E para nė vete ngėrthen dijen dhe mendjen, ndėrsa e dyta e pasuron njė personalitet me njė nivel tė lartė tė ngritjes shpirtėrore.

 

Menēuria dhe urtėsia

 

     Nga tė gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja ėshtė mė sė miri e shpėrndarė nė botė, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado qė tė jemi tė kėnaqur me mendjen dhe inteligjencėn tonė, realiteti i pėrditshėm na dėshmon tė kundėrtėn: mbi pamundėsitė, kufizimet intelektuale dhe marrėzinė tonė, e mos tė flasim pėr urtėsinė, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare. Por, nė kėtė kohė qė gjendemi ne sot, edhe sikur tė kishim shumė mend, nuk do tė na mjaftonte. Sepse, pėrveē mendjes dhe menēurisė, na duhet edhe urtėsia. Po, po! Edhe URTĖSIA! Sepse kėto tė dyja nė mes veti janė tejet tė kundėrta. Me dijeni nėnkuptojmė, qė nga njohja dhe mbajtja nė mend e shumė tė dhėnave e shėnimeve qė na ofrohen nė ēdo ēast, e gjeri tek intelekti qė na formon si intelektual. Fatmirėsisht, kėso "dijetar" kemi mjaft dhe nė ēdo vend, e mė sė shumti aty ku vendoset nga lartė - Nė PUSHTET. Mos vallė mu pėr kėtė shkak sot e kemi gjendjen ashtu siē e kemi? Si shoqėri jemi aty ku jemi?!

 

E, urtėsia? Ēka ėshtė urtėsia?

 

     Urtėsia ėshtė shumė mė e lartė se vetė intelekti dhe tėrė menēuria sė bashku. Ajo vendos shpejtė dhe drejtė. S'ka gabime dhe nuk frikėsohet nga askush, e mė sė paku nga vetja. ėshtė aftėsia e Zotit e ndėrtuar gjatė dhe me vrojtim tė qartė nė rrjedhėn e gjėrave. Ajo i gjen shkaktarėt nė pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerėson saktė ē'ėshtė patjetėr pėr momentin, ėshtė e panėnshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk ėshtė egocentrike dhe nė gjykime ėshtė tejet e shpejtė dhe e qartė. Nė tė s'ka kokėfortėsi, por vendosmėri, nuk ėshtė imponuese dhe zėdhėnėse, por ėshtė e patjetėrsueshme, sepse nė vete pėrmban forcėn e madhe tė realitetit. Urtėsia sot na nevojitet shumė dhe mė sė tepėrmi, por ku ta gjejmė atė? A ekziston? E k z i s t o n! Por, jo nė vendet ku vendoset. Fatėkeqėsisht ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di tė vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye tė plotė nuk ėshtė nė pushtet ku ne jemi mėsuar ta kėrkojmė. Fare nuk ėshtė ēudi pse ajo nuk ėshtė nė pushtet, por duhet tė jetė ēudi pse pushteti nuk i kėshillon ata qė e kanė kėtė aftėsi, sė paku pėr tė pasur edhe me se tė lavdėrohen si zakonisht, se urtėsia e dikujt ėshtė e tyre.

 

Pėr kėtė veprim tė urtė kurr nuk ėshtė vonė...!

 

 

ADNAN ABRASHI:

KANCERI E KA BAZĖN NĖ PSIKIKĖ?!