Imazhet tmerruese Millosheviqit Kosovėn e pavarur!

PO Ē`JU DESHT KY REAGIM I TURPSHĖM DHE ANTINJERĖZOR?

Shkruan: Ardian Ramadani

 

     Besoj se secili qė i thotė vetes shqiptar u shokua nga reagimi tendencioz, i paduhur, i dėmshėm dhe i zymtė i policisė sė Kosovės ndaj vėllezėrve shqiptarė tė njė gjaku. Normal, u shokova edhe unė. Mu kthyen imazhet e mėparshme tmerruese tė kohės kur Kosova ishte e kolonizuar nga Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Mu kthyen imazhet e demonstratave tė popullatės shqiptare ndaj fallangės serbe, edhe pse kam qenė nė atė kohė i vogėl fare, fėmijė pra. Mu kthye imazhi i protestave studentore tė vitit 1997, atėherė kur isha nė klasėn e shtatė tė fillores. Seē mė ngjante skena e dites sė sotme (14 janar 2012), me skenėn e athershme. E besoj se secili shqiptarė ka pėrjetuar tė njėjtėn ndjenjė mu sikurse edhe unė, por jo edhe oligarkia, autokracia dhe autarkia qeverisėse dhe pushtetare e Kosovės. Dhuna e ushtruar ndaj qytetarėve shqiptarė prej policėve shqiptarė, dėshmoi se armiku mė i madh i shqiptarėve janė vet shqiptarėt. Kėsisoj, i`u dėshmua Serbisė por edhe opinionit mė tė gjerė, se policia e Kosovės, nuk reagon kur territori i Kosovės shkilet nga Tadiqi dhe suitat e tij, nga kriminelėt serb dhe trafikantėt e ndryshėm, nga ata qė nuk e njohin sovranitetin e Kosovės, ata qė e llogarisin Kosovėn si tokė serbe dhe si kondominium. Policia e Kosovės nuk reagon edhe atėherė kur vritet pjesėtari i njėsisė speciale tė saj, as kur plagosen pjesėtarėt e saj, as kur maltretohen qytetarėt shqiptarė nga bandat kriminale serbe. Kjo polici, reagon ndaj shqiptarėve tė pafajshėm, ndaj atyre qė duan ta delegjitimojnė praninė serbe nė Kosovė, ndaj atyre qė janė kundėr bisedave tė dėmshme me Serbinė dhe marrėveshjeme me tė, marrėveshje kėto qė herėdo kurdo do tė bėhen  REBUS SIC SCANTIBUS (e pavlefshme kur ndryshojnė rrethanat e nėnshkrimit tė saj), e rrethanat do tė ndryshojnė kur do tė bjerė qeveria aktuale.

     Ende nuk arrita ta kuptoj se me ē`farė guximi kryeministri Thaēi dhe ministri i punėve tė brendshme Rexhepi, morėn vendimin qė tė reagojnė me policinė e tyre aq brutalisht, e nuk bėzanė kur u dogjėn pikat kufitare tė Kosovės nga bandat kriminale serbe. Po kjo maskaradė e kėtij Krye(ministri) dėshmoi se qeveria e tij ėshtė qeveri autarkike qė qeveris nė shpėrputhje me vullnetin e popullit, se ėshtė qeveri e klaneve, e gatshme tu nxjerrė sytė shqiptarėve nėse guxojnė tė thonė JO, nėse nuk pajtohen me realitetin e hidhur. Ky guxim i ēmendur i kėsaj kaste politike qė (keq)qeveris Kosvėn, dėshmon se kritika e tyre ndaj ish kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė kohėn kur ky i fundit ishte nė vlugun e pushtetit pa shtet, kishin qenė farsė dhe asgjė tjetėr. Kėsisoj kjo klasė qė qeveris me autokraci Kosovėn, dėshmoi se ėshtė servile dhe misionare, nė shėrbim tė demonėve dhe atyre qė janė kundėr humanizmit dhe mirėsisė, kundėr kombit dhe demokracisė. Nė vende demokratike, ku ėshtė demokratike tė bllokosh udhė dhe tė kėrkosh zbatimin e ligjeve parlamentare, mu ashtu si ishte edhe reciprociteti i Kuvendit tė Kosovės, do tė ishte utopike reagimi nė atė mėnyrė i policisė. Po jo edhe nė Kosovėn tonė, ku qytetari ėshtė larg shijimit dhe pėrjetimit tė konceptit DEMOKRACI, po shijon dajakun e demonėve autokratė qė me shpirtligėsinė e tyre nuk ēajnė kokėn aspak pėr ata qė protestojnė paqėsisht dhe qė kėrkojnė respektimin e sovranitetit tė Kosovės, si dhe ndalimin e bashkėpunimit me Serbinė armike. Por edhe pse kjo protestė u shkėrmoq brutalisht, ajo rrezatoi dhe i bėri me dije botės, se vegjėlia shqiptare, djalėria e mirėfilltė dhe elani kombėtar nuk ėshtė peng i afeksioneve servile pėr pushtet, as nuk ėshtė nė letargji. Ajo ėshtė shėndosh dhe rritet ēdo ditė e mė shumė, mu ashtu siē rritet foshnja. Ajo lėshon kumtin se do tė vijė ditė mė e mirė, ku e drejta, e moralshmja dhe njerėzorja do tė qeverisė me shqiptarėt e Kosovės. Nga protesta e Lėvizjes Vetėvendosja, pamė se u thye definitivisht miti i pathyeshmėrisė sė Serbisė nė Kosovė, por ama edhe miti i pathyeshmėrisė sė qeverisė antipopullore, me kryeministrin e saj dhe kryenegociatoren e bisedimeve shterpe.

     Edhe njė gjė mė brengosi pa masė njė natė para kėsaj proteste. Ajo ishte dhėnia hapsirė mediale disa analistėve poltronė, puthadorė dhe shpikės tė kombit nė inkubator kosovar dhe tė destruksioneve tė kombeve dhe nacionalizmave (lexo: kombit dhe nacionalizmit shqiptar), ithtarėve tė Renanit dhe Andersonit,nga ana e televizionit publik tė Kosovės . Kėsisoj ky televizion, i cili ka humbur qė moti primatin e duhur dhe funksionin esencial, duke ftuar kėsi lloj analistėsh dhe thartinash (HCL formulė kimike) tė tipit Ilir Dedės, tė cilit pėr sė pari herė dhe pėr sė fundi herė i pėrmendi emrin, ngase nuk dua tė ndyej higjienėn time, dėshmoi se analistėt e mirėfilltė tė depolitizuar, me vlera dhe tė duhur, nuk kanė qasjen e duhur dhe tė domosdoshme nėpėr media. Kėsisoj shqiptarit nė Kosovė, mu ashtu sikurse ke ne nė Maqedoni, i ofrohet pseudoanalisti poltron dhe antiintelektual, i cili nė vend tė kritikės konstruktive, pėrēon destruktivitet dhe rrezaton errėsirė, nė vend tė analizave tė mirėfillta ofron paloanaliza, duke u shndėrruar nė palaēoanalist ose nė analistė nekrofil, qė dashurojnė tė keqen dhe qė priviligjojnė atė, ndėrsa tė mirėn e urrejnė. Por, nė gjithė atė tė keqe nė atė emision, kishte njė tė mirė, ngase nuk mbyllen dyert nė tė katėr anėt. Aty ishte simboli i djalėrisė shqiptare, i drejtėsisė, i antikorrupsionit, i demokracisė dhe njeriu kombėtar, i pandyrė nga pashallėku i pushtetit dhe thyerėsi kryesor i kuietizmit, omertės dhe servilizmit, pėrfaqėsuesi i shpresave tė tė rinjve, Albin Kurti. Kėsisoj ky njeri, me veprimet e tij dhe moton e tij tė pathėnė, tė forcohemi pėrbrenda si shtet, e mandej tė bėhemi paqėsor pėrjashtė (ide e Bismarkut pėr Gjermaninė), e jo tė ligėshtohemi pėrbrenda kur na cenohet sovraniteti dhe integriteti territorial dhe tė zhvillojmė bisedime me njė shtet i cili ende nuk ėshtė denacifikuar, ende nuk e ka bėrė katarsėn e domosdoshme, ende nuk na ka kėrkuar falje, ende tė trajton si pjesė pėrbėrėse tė tij, dėshmon se shpresat jo vetėm qė janė gjallė, po ata rriten dita ditės dhe paraqiten si diell pranveror.

     Mendėsia qeverisėse pretoriane diletantiste e pushtetarėve tė Kosovės, e ndikuar nga thėnia e Leninit “Sa mė keq aq mė mirė” nuk do tė zgjas nė pafundėsi. Ky “shkėlqim” i zbehtė i tyre, do tė ketė patjetėr njė rėnie, ku nuk do t`i kryejė punė as mortifikimi (procesi i heqjes sė mbeturinave tė vetes) e as purifikimi, ngase janė ndyrė aq shumė me kėtė aksion tė turpshėm, mbi tė gjitha antihuman, saqė kanė vėnė njė njollė tė pashlyeshme. Alienimi (tjetėrsimi) i atyre qė gjatė luftės ēlirimtare nė Kosovė, u shfaqėn si rreze drite pėr shqiptarėt i takon tė kaluarės sė lavdishme. Por nuk pyesin se si ishe, po si je. Krejt kjo ngase ai imazh nuk ekziston .  Ai imazh u gris me ditėn e sotme, copa copa.