Nė Kosovė nuk bėhet politikė, por vetėm biznes!

 

 

KOSOVA AKOMA

NUK ĖSHTĖ E LIRĖ!

Shkruan: Faik Smajli - Londėr, 14 janar 2012

 

 

     Edhe 12 - vjet pas dėbimit tė hordhive ēetnike serbe, pėr shumė shqiptarė tė Kosovės, lufta akoma nuk ka mbaruar. Ata akoma jetojnė nėn shtypje e varfėri tė skajshme. Ata akoma jetojnė tė pėrbuzur, tė manipuluar dhe me dinjitet tė nėpėrkėmbur! Ata akoma jetojnė nė gjendje tė jashtėzakonshme pėr mbijetesė, tė pa vlefshėm dhe tė harruar nga bota. Sėkėndejmi, ata janė tė pafuqishėm pėrballė pushtetit despotik qė ėshtė instaluar nė Kosovė, qė nga paslufta, dhe sa herė qė tentojnė ta ngrisin zėrin pėr tė drejtat e tyre, pėr hallet e tyre, pėr dinjitetin e tyre, ata marrin si shpėrblim injorimin, mashtrimin, pėrbuzjen e shpesh edhe dhunėn e sistemit despotik.

     Kishin shpresuar se pas gjithė atyre vuajtjeve e sakrificave, mė nė fund do t’i ngrohte dielli edhe ata. Se mė nė fund, do tė ishin tė lirė dhe do tė kishin mundėsi e shanse afėrsisht tė barabarta me tė tjerėt pėr njė jetė dhe ardhmėri tė dinjitetshme!?

     Mbase ata po e shohin dhe duhet ta shohin e kuptojnė, sikurse edhe unė, qė Kosova akoma nuk ėshtė e lirė. Kjo Kosovė e tillė akoma ua mohon tė gjitha ato pėr tė cilat kanė shpresuar…!

     Edhe njė herė: Kosova akoma nuk ėshtė e lirė!?

     Nuk ėshtė e lirė, sepse lirinė e saj tė vėrtetė po ia ngulfasin biznesmenėt e pandershėm, spiunėt, hajnat, kontrabandistėt, kriminelėt e ēdo lloji, matrapazėt e injorantėt, tė huaj e vendorė, tė cilėt i kanė pushtuar institucionet shtetėrore. Kosova akoma nuk ėshtė e lirė, sepse pėr Kosovėn klani nė pushtet nuk bėn politikė tė mirėfilltė dhe tė vendosur qė ajo tė jetė plotėsisht e lirė.

     Nė Kosovė nuk bėhet politikė!

     Nė Kosovė bėhet vetėm biznes!?

     Gjithēka nė Kosovė, prej A deri nė ZH, ėshtė biznes dhe asgjė tjetėr!

     Bėhet biznes nė Qeveri, nė Kuvend, nėpėr tė gjitha institucionet shtetėrore. Biznes dhe vetėm biznes bėhet nėpėr zyrat e partive politike, nėpėr Organizata joqeveritare, nėpėr spitale, universitete, shkolla, qerdhe etj. Biznes bėhet ditėn, natėn, edhe nė gjumė, tė shtunėn, tė dielėn, ēdo sekondė.

     Biznes bėhet para buke, pas buke…! 

     Biznes bėhet edhe me Shqipėrinė, por edhe me Serbinė. Kur rrezikohet biznesi mbyllet kufiri me Shqipėrinė dhe luftohet me tė gjitha mjetet qė tė hapet kufiri me Serbinė!? Biznes bėhet edhe kur bėhet biznes…!

     Dihet se nė biznes ka pėrfitime tė mėdha, por edhe humbje tė mėdha e bankrotime. Nė Kosovė fitojnė gjithmonė despotikėt dhe bankrotojnė tė pakrahėt, tė ndershmit, tė ligjtė, te pėrbuzurit…!

     Fitojnė politikano-biznesmenėt, VIPA-t e vėrtetė!

     “Sokrat i vuajtur apo derr i kėnaqur”.

     Ta merr mendja…!

     Jemi futur nė rendin kapitalist, tė tregut tė lirė.

     Derisa nė shtetet demokratike kapitaliste ka rregulla e ligje dhe rolet janė tė ndara; ata qė bėjnė vetėm biznes, dhe ata qė bėjnė vetėm politikė shtetėrore, politikė pėr interest e popujve dhe shteteve tė tyre, nė Kosovė s’ka rregulla e ligje. Edhe ajo pak politikė qė bėhet, bėhet nga varėsia e biznesit, ose thėnė ndryshe, nė shėrbim tė bizneseve tė tyre. Nė Kosovė, ata qė duhej tė qėndronin larg bizneseve dhe tė merreshin vetėm me politikė pėr interest e popullit e tė shtetit, bėjnė biznes nė emėr tė popullit e shtetit kundėr popullit e shtetit.

     “Fshati qė duket kallauz nuk don”

     Kosovėn e ka mbėrthyer korrupsioni, varfėria, injoranca, ineteresat mafioze fisnore e klanore, te cilat bėjnė luftė tė pa kompromis pėr t’i mbrojtur me ēdo ēmim, jashtė ēdo rregulli e norme, interest e tyre mafioze. Ata qė po tentojnė t’ua zėnė rrugėn e t’ua ndalin hovin, tallen, shpifen, kėrcėnohen, rrahen e burgosen. Shpallen ekstremistė, banda kriminale kaēakėsh e deri si antishtetėrorė e antikombėtarė!?

     Ata kontrollojnė ēdo gjė, e kanė monopolizuar ēdo pore tė jetės nė Kosovė. Me ta fillon dhe mbaron historia!? Ata kontrollojnė ēdo organizatė, ēdo shoqatė, tė gjitha mjetet e informimit, dhe i kanė korruptuar e shantazhuar shumicėn e atyre qė do tė mund tė ndryshonin diēka. Opozita u ėshtė nėshtruar kėtyre rregullave me kohė (pėrveē Vetėvendosjes), sepse edhe ajo bėn pjesė nė zingjirin e gjatė tė krimit e korrupsionit. Kjo klasė sunduese qė ėshtė shumė biznesore e fare pak politike tashmė e ka humbur edhe at pak legjitimitet qė ka pasur. Tė gjithė e dime se si janė masakruar votat nė zgjedhjet e fundit. Por skenari ishte i tillė dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe. Duhej tė shpallej fituese nė ēdo mėnyrė kjo klasė politiko-biznesore, sepse duhej tė bėhėshin politika e biznese tė tilla tė papėrgjegjshme e nėnshtruese ēfarė po bėhen . Ndėrkombėtarėt i mbyllen sy e vesh pėrpara kėsaj masakre votash, sepse kishin edhe ata interest e tyre, sepse duan tė bėjnė politikė e biznes tė qetė e pa probleme.

     Shembulli mė i mire qė e dėshmon kėtė ėshtė Vetėvendosje.

     Kur Vetėvendosje po mundohet tė bėjė vėrtet politikė parimore shtetėrore e kombėtare, ngrihen tė gjithė si nė kor dhe pa zgjedhur metoda e mjete e demantojnė, e shpifin, e akuzojnė dhe e luftojnė me egėrsi. Kjo urrejtje patologjike e kėsaj klase politiko-biznesore nė pushtet, sidomos e PDK-sė, ndaj Vetėvendosjes, tregon se sa tė tėrbuar bėhen kur u cenohen monopolet dhe ineteresat e tyre. Pra kjo dėshmon se sa fort janė tė lidhur me karrigėn e butė tė pushtetit dhe privilegjet e shumta qė ata gėzojnė. Aq shumė po i frigohen rrites sė Vetėvendosjes, sa qė edhe nė protestėn krejtėsisht paqėsore qė bėri Vetėvendosje nė pikat kufitare (per mocionin e reciprocitetit me Serbinė) flisnin dhe pėrgatiteshin si pėr luftė.

     Ēfarė Paradoksi!!!

     Po kundėr kujt ishin pėrgatitur aq seriozisht?

     Kundėr popullit tė vet, krejtėsisht paqėsor e tė paarmatosur!?

     Po a rrihet populli yt i vuajtur e fukara pėr plazma - keksat e Serbisė!?

     Kjo tė bėn tė qeshėsh e tė qashė nė tė njėjten kohė!

     Kjo Qeveri qė nuk i zbaton vendimet e organit vendimmarrės, Kuvendit, dhe pas kėsaj qė ndodhi nė protestėn e Vetėvendosjes do tė duhej tė largohej menjėherė. Kėshtu do tė ndodhte nė vendet demokratike ku ka demokraci, rend dhe ligj, por nė Kosovė kjo nuk mund tė ndodhė, sepse Kosova akoma nuk ėshtė e lire dhe demokratike. Nė Kosovė po bėhet e ndaluar tė jesh popull, tė jeshė parti qė mendon dhe vepron ndryshe, tė kritikosh e demonstrosh. Nė Kosovė po bėhet e ndaluar tė jesh i pakėnaqur. Ne Kosovėn e sotme duhet tė shtiresh si “derr i kėnaqur”!  Kosova vėrtetė do tė jetė e lirė kur t’i shporrim kėta mafiozė e injorantė dhe tė mos guxojė mė asnjeri ta dhunojė e ta pėrbuzė.

     Kosova do tė jetė plotėsisht e lirė atėherė kur tė bėhet njė - me nėnėn Shqipėri!

     Kėsaj rruge tashmė jemi nisur…!

 

 

 

FAIK SMAJLI

NĖ KOSOVĖ BĖHET VETĖM TYM E PLUHUR!