Nė Shqipėri e nė Kosovė kemi sundimtarė e jo politikanė!

 

 

DO TĖ BASHKOHEN SHQIPTARĖT APO QYPAT ME FLORINJ TĖ BERISHĖS E THAĒIT?

Shkruan: Dr.Ilir Yzeiri - Tiranė, 14. 01. 2012

 

 

     Jehona e intervistės sė ambasadorit danez Karsten Ankjaer Jensen pėr ata qė kanė veshė dhe dėshirė qė t’i shohin nė sy sendet e kėsaj rrokullie qė mban emrin Shqipėri, nuk ėshtė shuar ende dhe nuk do tė shuhet pėr njė kohė bukur tė gjatė. Mirėpo, ndėrsa njė pjesė e shqiptarėve diskutojnė mbi ato tė vėrteta qė renditi Ambasadori nė intervistėn e tij, bash nė kėtė periudhė mbi shpinė tė shqiptarėve shfaqen dy padronė. Ne, shqiptarėt e Shqipėrisė jemi mėsuar me kryeministrin e vendit tonė qė sillet me shqiptarėt e Shqipėrinė si njė padron e, hera herės, sidomos natėn, edhe si padrino, por nuk kishim parė aq nga afėr dhe aq tė padenjė portretin e kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi. Kryeministri i Kosovės, nė intervistėn dhėnė «Dojēe Veles» ditė mė parė, foli pėr demonstratėn e 21 janarit dhe me tone autoritare e dėnoi atė demonstratė dhe tha se ne nuk do ta lejojmė qė ajo tė kryhet edhe nė Kosovė.

     U duk se ai po pėrpiqej qė problematikat dhe konfliktet qė ka krijuar me njė pjesė tė politikės nė Kosovė t’i transferonte nė Shqipėri. Mė keq se kaq, ai mori pėrsipėr qė ta gjykonte protestėn madhėshtore antiqeveritare tė 21 janarit ku u vranė katėr shqiptarė dhe u plagosėn dhjetėra tė tjerė. Kėtė Protestė ai, ashtu si Berisha, e quajti sulm kundėr shtetit. Ai nė atė intervistė u shfaq nė krah tė kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe sulmoi po me tė njėjtėn gjuhė Aleancėn Kuqezi.

     I shqetėsuar nga veprimet e «Vetėvendosjes» nė Kosovė, ai u pėrpoq qė ta kriminalizonte edhe Shqipėrinė dhe i kaloi kufijtė e Kosovės, jo siē bėri natėn kur erdhi me njė frymė pėr tė marrė pjesė nė Darkėn e Galerisė sė Fevziut, jo, ai kaloi kufijtė e retorikės politike, tė etikės qytetare, tė elegancės sė njė shtetari dhe u shfaq si njė militant i rėndomtė nė krah tė njė kryeministri qė ka ngjyer duart me gjakun e shqiptarėve dy herė.

     Natyrisht ėshtė e drejta e tij qė tė shfaqet si tė dojė, por kėshilltarėt e tij do tė bėnin mirė ta mėsonin se pėr sa kohė shqiptarėt janė nė dy shtete, ai ėshtė kryeministėr vetėm i Kosovės ose siē e akuzojnė kundėrshtarėt e tij politikė padron vetėm i Kosovės dhe nuk ka tė drejtė tė pėrgojojė apo tė paragjykojė veprimet politike tė shqiptarėve tė Shqipėrisė. Nėse pushteti qė ka nė dorė i ngjan si njė dhuratė apo si njė qyp i madh me flori, bėn mirė qė kėtė emocion, pra emocionin se mos ia rrėmbejnė qypin qė ka nė dorė ta shfaqė nė Kosovė te shqiptarėt e atjeshėm, sepse 21 janari gjykohet e vlerėsohet nga shqiptarėt e Shqipėrisė.

     Ndėrsa Aleanca Kuqezi nuk rrezikon pushtetin e Hashimit. Aksioni qė ka ndėrmarrė Lėvizja Vetėvendosje pėr tė bllokuar nė mėnyrė simbolike mallrat serbe ėshtė njė aksion qytetar dhe krejtėsisht i ligjshėm nė njė shtet demokratik. Ndaj kėtij aksioni kanė tė drejtė tė shprehen qė tė gjithė dhe tė reagojnė gjithashtu qė tė gjitha institucionet.

     Mirėpo, ndėrsa Feith, pėrfaqėsuesi i tė gjitha organizatave perėndimore nė Prishtinė reagon si njė diplomat i qytetėruar dhe modern duke renditur tri efekte negative tė kėtij aksioni, kryeministri Hashim Thaēi nis e i akuzon bashkatdhetarėt e vet me serbėt, nis e shan patriotėt e tij nė Shqipėri dhe i quan faqezinj siē i quan Berisha dhe fyen rėndė edhe mijėra e mijėra shqiptarė qė protestuan kundėr korrupsionit mė 21 janar. Si tė mos mjaftojė e gjitha kjo, nė njė cep tė mediave shqiptare shfaqet njė politikane anakronike dhe bajate me emrin Doris Pack qė ngre edhe ajo zėrin ashtu si Hashimi. Kjo eurodeputete qė ėshtė bėrė qesharake nė Shqipėri shan gjithmonė tė gjithė ata qė janė nė opozitė me Genc Pollon. Sikur, mos e dhėntė Zoti, qė Pollo tė bėhet me Ramėn, ajo menjėherė do tė shajė qeverinė. Pra, nė gjithė kėtė peizazh folklorik e tragjikomik gjithashtu, mbi shqiptarėt po pėrvijohet pėrditė portreti i dy padronėve apo i dy padrinove qė duan ta shpallin veten zotė tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Qė tė dy kėta padronė nuk pranojnė dot kundėrshtarėt politikė dhe ē’ėshtė mė e keqja kanė nisur tė pėrdorin njė retorikė tė ngjashme me atė qė pėrdoret nė regjime autokratike.

     Ajo qė po ndodh nė Shqipėri e nė Kosovė vėrteton edhe njėherė tjetėr se Shqipėria, pėr tė zezėn e saj, nxjerr nė krye tė vendit jo politikanė, por sundimtarė. Hashim Thaēi nė Prishtinė i ka mbushur mendjen e i ka dhėnė tė drejtė vetes se, meqenėse ai bėri luftėn, duhet qė tė shpallet edhe udhėheqės i pėrjetshėm i shqiptarėve nėn modelin e Fidel Kastros nė Kubė. Sali Berisha i ka dhėnė tė drejtėn vetes qė tė qeverisė dhe tė sillet si padron i shqiptarėve deri sa tė ketė frymė. Shqiptarėt, sipas tij, u dashka tė shohin tek ai jo njė kryeministėr kalimtar, por njė udhėheqės autoritar si Khameini nė Iran, njė autoritet suprem.

     Pėrballė kėsaj gjendjeje demokracia shqiptare ėshtė nė rrezik qė tė shndėrrohet nė njė qeverisje mafioze me mbėshtetje politike tė frikshme. Ndaj, apeli i Ambasadorit danez ėshtė aktual dhe nė kohė. Berisha dhe Thaēi mesa duket kanė projekt qė jo tė bashkojnė shqiptarėt, por tė bashkojnė qypat me florinj tė pushtetit tė tyre dhe tė sundojnė me tė gjitha mjetet mbi shqiptarėt.

     Ne, shqiptarėt e Shqipėrisė e kemi provuar nė kurriz kėtė sundim qė na ėshtė bėrė edhe me ndihmėn e atyre militantėve qė vijnė nga Kosova e votojnė pėr tė ndihmuar Berishėn nė Shqipėri, pėr tė prishur drejtpeshimin politik tė kėtij vendi. Nė kėtė kuptim ēdo lėvizje qė denoncon paudhėsitė e qeverisjes sė Thaēit nė Kosovė duhet mbėshtetur, sepse Hashim Thaēi, pėr fat tė keq, e dėshmoi veten si njė militant i paudhėsive tė kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Shqiptarėt e Shqipėrisė dhe ata tė Kosovės, pas kėtyre qėndrimeve duhet ta dinė se demokracia ėshtė vėnė nė pikėpyetje dhe se nė tė dy anėt e kufirit po ndėrtohen jo shtete tė shqiptarėve, por shtete ku shqiptarėt qeverisen nga padronė.