Ēfarė absurditeti!

 

 

PAQJA NĖN ĒIZME!

Shkruan Iljasa SALIHU

 

 

     Zallahi e madhe vazhdon tė gėlojė nėpėr mediumet dhe librat e disa autorėve shqiptar. Duke trumbetuar qė tė thonė diēka tė padėgjuar mė parė, nuk thonė asgjė, pėrpos se kokat me disa pjesėza tė tredhura, fillojnė t’i mbushin kėto pjesėza me gjėra qė i pėrkasin familjes sė asgjėsė. Madje edhe ky shkrim vėshtirė ėshtė tė mos rrėshqasė nė bėrrakėn me ujė tė ndenjur, tė cilėn edhe lopėt nuk do ta vizitonin. Sidoqoftė, ky ėshtė ēmimi i atij libri qė dashamiri im ma dha falas atė, jo pse ishte nė ndonjė pozitė tė volitshme financiare, porse fare mirė e dinte se unė i dua shumė librat dhe ndonjėherė nga pamundėsia financiare ta blejė ēdo libėr qė shoh, ma dhuroi librin: “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovės”, tė autorit, Enver Bytyēi. Pavarėsisht se pėr kė bėhet fjala, unė me vrik gjeta njė ēik kohė pėr t’u futur thellė nė vargjet dhe nėn vargjet e atij libri. Qysh nė pėrmbajtjen e librit parakuptova se i kėndohet lepurit tė trajtėsuar nė luan. Sigurisht qė vetėm pėrmes shikimit tė pėrmbajtjes lexuesi nuk mund tė arrij tė dijė se pėr kė bėhet fjalė, pėr lepurin a pėr luanin, porse pėr njėrin prej tė dyve s’kishte dyshim!

     Me emrin e Zotit ia filloj leximit, kėnaqem me fenomenin e leximit, ndonjėherė aspak me atė qė arrij pėrmes leximit! Meqė ia fillova duhet ta mbaroj, bluante kėsi lloj hamendjesh koka ime teksa lexoja. Duke ia arsyetuar ēdo lėshim kombėtar dhe human kryepersonazhit tė librit, autori ofronte argumente nė pėrkrahje tė kėsaj filozofia paqėsore. S’kishte dert pse kishte thėnė se Kosova ishte ēėshtje e brendshme e Serbisė, kjo ishte njė kurth i ndėrtuar prej kryepersonazhit tė atij libri, qė populli i Kosovės tė mund tė dilte sa mė lehtė prej kthetrave serbe. Kjo mendėsi ia ulė ēmimin lirisė, ose e bėnė falas krejt, edhe pse dihet qė liria kushton shtrenjtė, mbase asnjėherė mund tė mos i dihet ēmimi. Gjithkush kishte dashur qė pa asnjė gjemb tė vogėl nė kėmbė tė dilte nė kapėrcyell tė lirisė, por ja qė armiku yt nuk i pėrket viteve por shekujve, aq mė e ndėrlikuar bėhet ēėshtja, kur identiteti yt kombėtar dhe ai fetar ėshtė i ndryshėm prej pushtuesit. Nė bazė tė kumtit tė autorit, mbase i ndikuar vet autori prej protagonistit kryesor tė librit tė tij, shkruan se kryepersonazhi i tij nuk ishte kufizuar nė literaturėn nacionaliste dhe retorika pėr heronj qė “kapin grykėn e topit”, apo “hidhen me granatė mbi tankun e armikut”. Kėshtu qė ky popull dhe mundėsia e tij qė tė ēlirohet prej ēizmes sė armikut, qėndronte tek njerėzit qė pranonin nė emėr tė ruajtjes sė paqes tė bėnin gjumė nė pėrfundim tė stinės sė verės edhe sipėr vrimės sė gjarprit.

     Ē’tė shohėsh tjetėr nė faqet e kėtij libri, ku e gjithė gama e veprimtarisė sė protagonistit kryesor tė librit ishte e njohur, por jo ashtu siē e kishte stilizuar dhe arsyetuar pėr ēdo gjė, madje e kishte pandeh pėr sukses dhe fat kombėtar qė kishim njė njeri tė tillė. Ai e lavdėron nė kulm kryepersonazhin e tij, sepse nė mes tjerash, ai kishte dy idhuj tė mėdhenj (Papa Gjon Palin dhe Nėnė Terezėn), qė domosdo do ta ndihmonin zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, paēka se kishin petk dhe mision tjetėr. Autori e lavdėron kryepersonazhin e tij, sepse ishte i pari udhėheqės politik i shqiptarėve tė Kosovės qė hyri nė “shtėpinė e Zotit” nė Vatikan dhe qė puthi dorėn e zgjatur tė zėdhėnėsit tė Perėndisė nė tokė. Ec e mos u rrėqeth, thuajse Kosova nuk kishte pasur shtėpi tė Zotit, mbase as duar qė meritonin tė putheshin! Si do qė tė jetė, kryepersonazhi nuk frymon mė nė mesin tonė, edhe pse pa pinjoll tė verbėr nuk e la mjedisin tonė.

     Vazhdova mė tej me lexim, derisa togfjalėshi “rezistencė paqėsore” u pėshtjell nė mullirin e mendjes sime, qė assesi nuk mund tė bluhej. Ēfarė ėshtė ore ky togfjalėsh i pakuptimtė? - sikur me pahir pyeta, edhe pse nė dhomėn ku lexoja nuk ishte askush. U ndala njė ēik, nė vend tė librit, me gishtin tregues tė vendosur nė kokė, ashtu siē e kam shprehi kur zihem nė ndonjė pezhishkė tė panjohur, fillova ta shfletoj trurin tim, duke pretenduar se mos vallė diku mund tė gjendej ndonjė shpjegim pėr kėtė togfjalėsh. Kot, ēdo pėrpjekje mė dėrgonte edhe mė tej nė mjegulla tė dendura. Pushova pak, tani mė i kthjellėt shtrova pyetjen se ēfarė mund tė kuptojmė me togfjalėshin: REZISTENCĖ PAQĖSORE?

     Asgjė, ėshtė njė gabim kuptimor, mbase edhe i qėllimshėm. Ngaqė paqja nuk ruhet dhe kultivohet me rezistencė (aq mė tepėr kur prishėsit e paqes i kishim tė armatosur deri nė dhemb dhe fare nuk i bėhej vonė pėr shfarosjen e atyre qė ishin dem baba dem aty), ajo mund tė jetė e tillė para ose pas rezistencės, (rezistencė kemi atėherė kur dikush tė sulmon pėr tė lėnduar apo pėr tė vrarė, e kundėrvėnien si mund ta bėsh me lule nė dorė, ose zgjidhja tjetėr ėshtė t’ia mbathėsh pėr diku tjetėr, por paqja ėshtė e venitur nė dhe tė huaj) kuptohet nėse krijohen kushtet pėr njė gjė tė tillė. Nė ēastin kur rezistojmė nė ruajtjen e paqes, atėherė nuk kemi mė paqe (nė atė periudhė), por tollovi qė pas qėrimit tė hesapeve, pandehet qė vendi prapė tė hijezohet me paqe.

     Pėr shembull, a mund tė themi se matanė urės sė Ibrit nė Mitrovicė shėmbėllen paqja? Assesi. Atje forcat e rendit dhe tė sigurisė kosovare dhe ato ndėrkombėtare nuk janė duke bėrė pėrpjekje pėr ta ruajtur nė atė pjesė paqen, sepse atje veprojnė njėsitė paramilitare serbe dhe herė pas herė sulmojnė trupat e rendit dhe tė sigurisė, por atje tentohet tė pastrohet terreni prej kėtyre mikrobeve dhe qėllimi kryesor ėshtė tė kthehet paqja, e jo tė ruhet, sepse s’ka ēfarė tė ruhet kur ajo nė fakt nuk ekziston. Kėsisoj, nė kėtė situatė, cila palė mund tė etiketohet si rezistuese paqėsore?! Asnjėra. Ngase pala serbe nėn ombrellėn e shtetit tė Kosovės ėshtė duke rezistuar me armė, barrikada, propaganda dhe gurė nė dorė, ndėrsa pala shqiptare kohėve tė fundit as nuk ėshtė duke rezistuar, as duke ndėrmarrė ndonjė veprim konkretė mbi dorėn e zgjatur tė Beogradit. Vallė nė kėtė zgrip tė humbjes sė asaj pjese shqiptare, do tė ishte menēuri gjuhėsore dhe kuptimore tė themi se njėra palė ose tjetra ėshtė duke bėrė rezistencė paqėsore? Aspak!

     Ky ėshtė njė kombinim i shpikur prej atyre qė frika u kishte hyrė nė palcė gjatė kohės sė luftės. Shkau vriste fėmijė, gra dhe pleq, kurse njė grup i caktuar bėnin “rezistencė paqėsore”! Kjo i bie nėnshtrim dhe pranim tė gjenocidit, vetėm e vetėm qė ta ruanin paqen, edhe pse gjatė atij rrugėtimi shfarosės nuk mund tė kishim as pėr sė largu paqe nė ndonjė cep tė vendit, ndėrsa disa mėtonin edhe nė kėtė rrugėtim ta kultivonin paqen. Ēfarė absurditeti! Edhe pse ky togfjalėsh nuk ėshtė hedhur pa qėllimin dashakeq tė faqezinjve, tė cilėt duan qė rezistencėn qė e bėri UĒK-ja, t’ia pllakosin vetės, duke dashur qė para popullit shqiptar tė tregohen se edhe ata kishin bėrė njėfarė rezistence, si dhe tė mburreshin para ndėrkombėtarėve gjoja se kishin kultivuar paqen nė lug tė luftės sė armatosur. Jo, jo, tė gjithė e dimė se rezistencėn e bėri UĒK-ja dhe po ajo e kultivoi paqen kur qe koha, ndėrsa prodhuesit e kėtij togfjalėshi, as njėrėn as tjetrėn nuk e bėnė - pėrpos hipokrizisė ndaj popullit, sepse botėkuptimi i tyre rrėfeu pėr njeriun i cili kishte hedhur farėn e grurit nė asfalt dhe pastaj nė pikė tė verės, kur e kishte hetuar anakronizmin prej budallallėkut, kishte aktruar gjoja se ai nuk ėshtė ngushtė pėr grurė, duke tentuar kėshtu qė ta fshehė gabimin prej adoleshenti. Nuk kishte pėrfunduar me kaq ky njeri i ēakėrdisur. Pėrmbi kėsaj injorance, me qėllim qė sa mė mirė t’i fshehė gjurmėt e budallallėkut tė tij, kishte krijuar edhe njė teori rreth kėsaj ēėshtjeje. Ajo ishte: paēka se gruri hidhet edhe nė asfalt! Kėsisoj, disa qė nuk mendonin me kokat e tyre, filluan ta qepin kėtė teori si tė pėrnjėmend, pra edhe njė lloj anakronizmi shtesė nė organizmin e njeriut. Dishepull tė kėtij ngjasimi veprues dhe arsyetues, padyshim ishte kryepersonazhi me shpurėn e tij, pse jo edhe autori i kėtij libri!

Kėshtu do tė ndodhė sa herė me ata qė veprimtarinė e zymtė dėshirojnė ta mbulojnė me gabime tė thella sintaksore - qė ėshtė vėshtirė tė zbėrthehet dhe hetohet kuptimi i drejtė, porse po kjo fshehje mund t’ia zbulojė edhe mė ēiltėr sterrėn e asaj veprimtarinė paqėsore, edhe pse nga kjo shpurė mashtruesish, dėgjuam ovacione me rastin e ēlirimit tė Kosovės me mjete jopaqėsore.

 

____________________________________________________________________________________________________________________________