”Serbia duhet tė zgjedhė BE-nė ose Kosovėn”!

 

 

NJĖ SINTAGMĖ E GABUAR

 

Shkruan: Dr.Jakup Krasniqi ( * )

 

__________________________________________________________________________________________________________________

 

     Ka kohė qė nė politikėn europiane, herė - herė dhe nė politikėn kosovare, por shpeshherė nė atė serbe gabimisht pėrdoret sintagma: “Serbia duhet tė zgjedhė BE-nė ose Kosovėn”. Politika serbe mbase mund tė jetojė edhe me iluzionin e zgjedhjes mes integrimit nė Bashkimin Europian dhe njohjes sė realitetit tė pakthyeshėm tė Kosovės. Afėrmendsh, ky mashtrim i madh liderėve nacionalistė serbė u duhet pėr fushata zgjedhore, pėr tė shpresuar se do tė fitojnė ndonjė votė mė shumė pėr tė ardhur nė pushtet. Por, duhet theksuar faktin se e tėrė kjo u shėrben vetėm pėr pak konsum tė brendshėm dhe asgjė mė shumė.

     Kosova ka rrugėn e vet tė shtruar me gjak e jetė njerėzish, ka tė drejtėn e vet historike tė fituar me vėshtirėsi e vuajtje tė shumta, ka rrugėn e veprimeve demokratike kulmuar me vlerėsimin e dhėnė edhe nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, se pavarėsia e shpalluar nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė qytetarėve tė saj nuk ėshtė nė kundėrshtim mė tė drejtėn ndėrkombėtare. Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, i njohur nga 86 vende tė Botės, e anėtarėsuar nė FMN, nė BB, ėshtė pranuar nga Parlamenti i BE-sė, ka rrugėn e vet tė integrimit, paraprakisht liberalizimin e vizave dhe nė kėtė drejtim nuk mund ta ndalojė politika shoviniste serbe. Rrjedhimisht, Serbia me politikėn e saj antidemokratike e shoviniste edhe mund ta humbė rrugėn e integrimit nė BE, por prapėseprapė e ka tė humbur Kosovėn. Kosova tashmė e ka zgjedhur dhe e ka tė pėrcaktuar rrugėn e saj tė pavarur dhe integruese nė institucionet euroatlantike.

     Nė kėtė kontekst, ne nuk na befason mashtrimi qė i bėn vetes politika e vjetėr nacionaliste serbe, por na befason politika e disa qarqeve edhe brendapėrbrenda BE-sė, qė shpesh pėrsėrisin sintagmėn se “Serbia duhet tė zgjedhė BE-nė ose Kosovėn”, thuase ėshtė kaq e thjeshtė dhe lehtėsisht e mundur qė Serbia vėrtet tė zgjedhė njėrėn nga kėto tė dyja. Po tė ishte kėshtu, Serbia nuk do tė hamendej kė do ta zgjedhte. Por Kosovėn ajo e ka shndėrruar nė mit, e miti s’ka tė bėjė asgjė me realitetin. Ndaj, ka tė ngjarė se deklarimet sporadike si mė sipėr, e kanė trimėruar edhe zėvendėskryeministrin dhe ministrin e Punėve tė Brendshme tė Serbisė, Ivica Daqiēin, tė pėrkėdhelurin e kriminelit Millosheviq, tė pėrgjigjet se “Serbia nė mes tė Europės e Kosovės, preferon Serbinė”.

Ndoshta europianėt pa dashur e bėjnė kėtė, por qėndrimet jo tė qarta tė europianėve kanė ndihmuar dhe nė vijimėsi po ndihmojnė nė krijimin e iluzionit nacionalist e shovinist serb, i cili iluzion nė njė formė a tjetėr ėshtė duke e penguar jo vetėm Serbinė, por edhe Kosovėn nė rrugėn e integrimeve evropiane. Nė shėrbim tė kėsaj politike mashtruese, jondihmuese dhe jointegruese, qė nuk kanė lidhje me vlerat transformuese tė BE-sė gjatė dekadave, janė edhe pėrsėritjet e shpeshta tė disa personaliteteve tė vendeve tė ndryshme tė BE-sė, se Kosova nuk ėshtė pengesė pėr Serbinė nė rrugėn e saj tė integrimeve nė BE. Mė nė fund, po tė njėjtėn gjė e pėrsėriti edhe ndėrmjetėsuesi i BE-sė nė bisedimet Beograd - Prishtinė, Zoti Kuper.

     Nėse pėrfaqėsuesi i BE-sė e ka rolin e lehtėsuesit tė bisedimeve nė mes dy delegacioneve, me kėtė retorikė e ka tė vėshtirė tė jetė lehtėsues. Pas verdiktit tė GJND-sė, tė kėrkuar nga Beogradi zyrtar, do tė thosha mė shumė pėr tė fituar kohė, konsideroj se politika zyrtare e BE-sė do tė duhej tė ishte mė e qartė, mė e prerė dhe pėrfundimisht do tė duhej tė ushtronte presion pozitiv tė fuqishėm mbi politikėn konfliktuoze nacionaliste e shoviniste serbe. Njė qasje e tillė dhe serioze e BE-sė jo vetėm qė do tė ndihmonte e forconte perspektivėn europiane tė Kosovės, por nė tė njėjtėn kohė do ta ndihmonte politikėn e Beogradit zyrtar tė shkėputej nga e kaluara dhe njėkohėsisht do t’i ndihmonte qytetarėt serbė tė Kosovės tė hynin nė rrugėn e integrimeve dhe tė perspektivės sė tyre.

     “Serbia duhet tė zgjedhė BE-nė ose Kosovėn”, njė sintagmė kjo ndonėse jo nė pėrmasat qė u tha mė lart, jo pak herė ėshtė pėrdorur edhe nė Kosovė. Por nė Kosovė, duhet thėnė kėtė, mė tepėr ka ndodhur pėr shkak tė “imponimit” tė europianėve, tė cilėt tejēmohen nga politikanėt, analistėt dhe publicistėt tanė, ndoshta edhe pėr shkak tė inferioritetit qė kanė apo qė kemi ndaj tė tjerėve, pra, nuk ėshtė fjala thjesht vetėm pėr europianėt. Si duket, te popujt e vegjėl, ku nevoja pėr mbėshtetje nga tė fuqishmit ėshtė nevojė jetėsore pėr tė pasur mė shumė liri, zhvillim ekonomik e demokratik, inferioriteti nė njė masė ėshtė edhe domosdosmėri. Te popujt e vegjėl edhe nėse ndonjė herė ka pasur shenja tė integritetit politik, shpeshherė ky integritet edhe nuk ėshtė vlerėsuar sa e si duhet, pėr faktin se tė shumtėn e herės shoqėrohet edhe me njė shkallė tė rrezikshmėrisė tė cilėn shumica e njerėzve nuk mund ta pėrballojnė. Pasi jemi nė jubileun e 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, nuk mund tė mos e them se baballarėt e pavarėsisė nuk kishin integritet tė lartė, por nė krye tė shtetit nuk erdhėn dot, meqenėse dihet tashmė se erdhėn dallkaukėt, erdhėn ata qė nuk u interesonte Shqipėria Etnike, por pushteti i ēfarėdo Shqipėrie, qoftė ajo edhe ndonjė ēiflig i ndonjė ēifligari.

     Por t’i kthehemi ēėshtjes pėrse Serbia nuk mund tė zgjedhė mes BE-sė dhe Kosovės.

     Serbia nuk mund tė zgjedhė, sepse ajo ka vetėm njė zgjedhje: BE-nė! Kosova pėr Serbinė gjithsesi ėshtė e humbur tash e 13 vjet. Kosova pėrgjatė kėtyre viteve ėshtė shtuar nga 30.000 qytetarė tė rinj nė vit. Tani Kosova ka rreth 400.000 banorė tė lindur e tė rritur nė liri e pavarėsi, tė cilėt nė asnjė mėnyrė nuk mund ta durojnė robėrinė. Ka ndryshuar mendėsia. Ėshtė njė realitet i ri. Janė proceset e pandalshme dhe, sigurisht se kėto nuk janė arsyet e vetme, por ka edhe shumė tė tjera qė e bėjnė dhe duhet ta bėjnė Ballkanin e Ri, Europėn e Re. Prandaj askush nuk duhet ta mashtrojė Serbinė se mund tė zgjedhė BE-nė ose Kosovėn. T’i thuhet qartė dhe sa mė herėt aq mė mirė, se ka vetėm njė zgjedhje: BE-nė!

     Humbja e BE-sė nuk mund tė kompensohet me Kosovėn, e cila edhe djep, edhe zemėr ėshtė e qytetarėve tė saj, pėrkatėsisht e shumicės shqiptare.

 

Prishtinė, 09. 01. 2012

 

* ) Autori ėshtė Kryetar i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės.

 

 

_________________________________________________________________________________________________________________