HUMOR

 

MAHITET ARKADIA

___________________________________________________________________________________

 

Darka e lamės

Darka e lamės ėshtė kryefestė pagane e motmotit, qė shenjon mbarimin e verės e fillimin e dimrit, kur mblidhen tė lashtat, frutat e bereqeti. E ka kėnduar edhe nusja nė vek:

 

Ku m’i la gjashtė muj tė verės

T’i shkrun dada nė skej dyshemes.

Ne jemi populli mė i pasur me lėmenj. Kemi lėmenj drithi, drush e leshi. Kemi lėmenj burrash, grash e dreqėrish. Kemi  lėmenj thish, kuajsh e gomarėsh.  Sidomos shkėlqejmė nė lėmenj politikė, artistikė, kulturorė e  shkencorė.

Lėmi i drithit ka njė strumbullar mbi duaj tė shtruar, ku kuajt lodrojnė nė lėmė deri nė hėnė.

Kur shijmė mirė lėmin, shtrojmė Darkėn e lamės.

Atė natė hapet qielli, hėna e yjzit zbresin nė tryezėn tonė. Vjen Mbreti dardan me buzėqeshjen hėnore e shallin e kuq tė verės dhe kėndon yshtjet magjike pėr Dhemetrėn e bukur. 

Atė natė hamė gjithēka: shtalba tė pjekur e kallamoqa tė zier, hashure, fasule me groshė, kėrtolla me patate, tranguj me kastraveca, petulla nė ujė, mazė tė zier, mbrume e pogaēe, kollpite e pite me rrathė, kėrlana me rende, flia e vakarrime, ēervish e kunguj dervishė, pėrshesh me kos e tambėl, pekmez me dardha turshi, bibanė, gica, keca,qengja tė pjekur...

Pimė verė ilire me kunguj, pocerrka e vegsha, tambėl zogjsh, tambėlborė, kos tė kulluar, lėng rasoji...

Tė gjitha kėto janė specialitete dardane nga serrat tona tė specave, lakrave patėllgjanave e kastravecave. Janė nga fermat tona tė buallicave, berrave e derrave, demave, hamshorėve e pelave tė azdisura,  deshve e cjepve, qė i ruan vetėm njė qen i madh Sharri.

Populli  kėnaqet duke ngrėnė e duke pirė nė ekran.

Oh, oh sa lezet! - kėnaqet edhe Lami im.

Pastaj hedhim valle, u biem gajdeve e kavalleve dhe luajmė kapuēas.

Shėnmitri i kėrcen Dhemetrės.

Ne jemi aq tė zotėt, sa gjithherė shijmė lėmin!

Moti i Ri

Mot i Ri ’92 solli shumė risi. Mbi tė gjitha vezulluan e rraplluan saēet e antenave satelitore. Paqėsorėt kėnduan: tė bashkohemi nėpėr qiell, nė mos pėrtoke, si zogjtė nė erė!

 

Tash shpallėm Pavarėsinė e po presim Lirinė.

 

Jemi fis paqėsor, hyjmė n’Evropė me kalem n’dorė!

Jemi ne demokratikė, gjithė botėn e bamė mik!

Ah, fort u gėzua edhe Nėnė Hyria, bėri qullin e qiti flia. 

Paqėsorėt humbėn durimin vetėm nė njė pikė: dolėn nga gjiri familjar pėr ta pritur Motin e Ri fatbardhė.

I ranė Rrugės Paqėsore tė kryeqytetit, lakuan Kurrizin dhe thyen Qafėn nė Dorė, duke e mbushur spic njė natė, dy, tri …

Nuk i shihet fundi kėsaj rruge. S’mund tė presim mė tė ngujuar.

Jetė ėshtė kjo.

Na mbuluan thinjat, rrudhat ...!

Si e ka shkruar Zoti: i gjalli me tė gjallėt, i vdekuri me tė vdekurit, i pasuri me tė pasurit, i urituri me tė uriturit, i burgosuri me tė burgosurit, i mėrguari me tė mėrguarit, i pushtuari me tė pushtuarit…

 

Palli lara nė male tė rralla.

 

Nė Dorė u derdh vera e ēeli lelevera, ra xhazi e pėlciti gazi.

Adelina kėndoi hitin Moj e mira nėpėr therra/ t’prita, t’prita sa ke vera…

Kėshtu dėshmojmė para botės se njėmend jemi popull i qytetėruar, qė di ta mundė pushtimin nė mėnyrė tė kulturuar.

Rapsodi nga Akllapi kish ulėrirė si luani:

Le ta dijė gjithė Evropa / se na s’bahmi mish pėr topa!

Rebelimi

Nė valėn e korrje-shirjeve tė shekullit tė kaluar kishte rėnė njė haber si breshėr:

Partia Fshatare dha dorėheqje tė parevokueshme nga skena plurale!

Fshatarėt qenė hidhėruar keq dhe kishin ngritur krye:

Ku janė bereqeti, shteti e selameti?

U ngopėm me deklarata, urata e kungata!

Na ka ardhur shpirti nė grykė!

Durim - durim! - pėlcet burri e guri nė kėtė vapė.

Kryeqyteti u shastis: mbeti gruri nėpėr ara, do tė mbesim pa bukė!

Fshatarėt kishin zėnė pisk nė kurth kryetarin e tyre:

E di ti se dhelpra bie vetėm njė herė nė kurth? Paske sytė e kaltėr e bishtin shumė tė bukur! Kėrceve male e kodra deri te ne, moj dhia e Marecit! Kujtove tė na mashtrosh me lulepaqe. E sheh si na ke lėnė nė hėnėz, si po ikin njerėzit me tesh e kotesh. Do bėsh ti pastaj hulumtime demografike se deri ku shkelėn shqiptarėt gjeografinė e globit? Huhu, po ti nuk qenke fshatar, po has katundar!

Legjenda thotė se fshatarėt e kishin zhdėpur me hunj gardhi dhe ai tri javė e tri ditė nuk ishte ēuar nga shtrati.

Kur njė ditė ishte zgjuar nga gjumi, te Pallati i paqes e kishin pritur me qesėndi:

Hė, more Hivzi qyqari, nuk munde t’i lidhėsh as fshatarėt! Partia Fshatare na doli shterpė, kur simotrat e saj po bėjnė binjakė. Ē’marrin vesh fshatarėt nė politikė? Ata dinė si sillet rrota, e jo bota! Kujtojnė ata se do vdesim pėr bukė. Kemi ne hambare e grazhde tė tjera.

Sa tė ketė paqe, do tė ketė edhe pogaēe. Rrofshin e qofshin degėt e nėndegėt tona nėpėr botė!- kishin pallur nė Pallatin e Paqes.

Bekimi i Zotit

Prejse na pėrgėzojnė festat presidentėt e partitė politike me uratėn Zoti i bekoftė shqiptarėt, ka filluar tė shtohet mbarėsia e pjelloria.

Fushave ka mbirė bari e po rritet mullari.

Jemi bėrė komb vėrtet i bekuar. Na ka mbulur hirėsia e urtėsia, sa as zogjtė e malit nuk tremben mė prej nesh.

Ėshtė shtuar dashuria dhe rrallė e pėrmall vritemi mes vete.

Jemi rrėnjė e lashtė, prandaj nuk na ka humbur Zoti.

Sot kemi mė shumė parti se fiset ilire dikur.

Kemi mė shumė princėr me shpura sesa kėshtjella.

Kemi tri fe, qė i luten Zotit pėr ne.

Falna Zot mėkatet!

Kurrė nuk kemi qenė mė unikė nė Atdheun e ndarė nė pesė shtete.

Pėr hir tė paqes e stabilitetit, flijojmė edhe sovranitetin.

Duke ndėrruar ēatinė, shembim edhe shtėpinė.

Bubullimė te Shkambi i Kavajės...!

Jemi zogj tė shqipes, qė fluturojnė lart e larg.

Nė stinėn kur duhet tė bėjmė diēka, thyejmė qafėn tjetėrkah.

Mora rrugėn pėr Janinė...

Aq shumė e duam Atdheun, sa pėr tė lėmė kokėn nė fund tė botės.

Vetėm kur dalim jashtė, shkėlqejmė si yjet.

Atje kėndojmė O e bukura More...!

Atje kėrkojmė lirinė, vetėvendosjen e pavarėsinė.

Zoti na shėlboftė!

Ata qė na bėjnė bekimin, paēin edhe uratėn tonė:

Zoti i i kungoftė!

 

Akademia e Titės

Kush po e nguc Akademinė tonė nė kėtė dimėr?

Oh, ajo ėshtė maja e Ajsbergut nė Detin e Ngrirė!

Ajo ėshtė Panteoni ynė kombėtar.

Ajo ėshtė Kulla e Ejfelit mbi Senė.

Ajo ėshtė Piramida e Keopsit nė shkretėtirė.

Ajo ėshtė Truri ynė i madh.

Ėshtė akademia mė fortė nė botė, sepse nė themel tė saj qėndron strategu i madh jugosllav Josip Broz Tito.

Shqiptarėt nuk janė bukėshkelės tė mohojnė kėtė dhuratė kaq tė bukur.

Po tė hiqej ai gur nga themeli, do tė ndodhte apokalipsi ynė.

Aty  ėshtė mbledhur gjithė yndyra jonė.

Mark Krasniqi me stazhin mė tė gjatė akademik: dhjetė vjet gjeograf i shqiptarėve nė Akademinė Serbe tė Shkencave. 

Ekrem Murtezai, figura mė rrezatuese e Akademisė. Tetė vjet ka kėnduar pėr hoxhė, pastaj pėr mėsues e filozof tė kulluar nė Beligrad. Ka doktoruar nė shkencat politike tė Universitetit tė Kumrovcit. Ka shumė merita shkencore: kėshilltar e shef kabinetesh nė Byronė Ekzekutive tė Komitetit Qendror tė LKJ-sė, ligjėrues i marksizmit, drejtor i Qendrės Krahinore tė Arsimit Marksist etj.  Esad Stavileci, doktorant i vetėqeverisjes socialiste jugosllave dhe mbi tė gjitha poet, tregimtar e dramaturg i dalluar.

Ali Aliu, xhoker ballkanik i letrave.

Nexhat Daci, trashėgimtari i vetėm i dinamitit tė Nobelit.

Isa Mustafa, reformator i trinisė sė mėrgatės sonė.

Hivzi Islami, demograf i fashatarėve nėpėr botė.

Aty janė edhe zenitistėt, linguistėt, piktorėt e dirigjentėt e paqes jugosllave.

Akademia ka bėrė vetėm njė sakrilegj, ka leēitur nga vatha Sinan Hysenin e ndjerė, shkrimtarin e romanit tė parė modern Rrushi ka nisė me u pjekė.  

Zoti i kungoftė akademikėt tanė! Edhe ndonjė ditė ata do tė prehen nė Shtėpinė e luleve tė shokut Tito.

Marshall Tita n’kali t’bardhė

Ugurolla more shiptarė!

______________________________________________________________________________________________

( Nga revista letrare Metafora, Prishtinė, janar 2012 )