E ku jemi?!

 

 

NJĖQIND VJET SHQIPĖRI

Shkruan: Monika Shoshori’Stafa

 

______________________________________________________________________________________________________________________

 

     Shqipėria sivjet mbush njėqind vjet. Pėr fatin e saj, pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, janė pesė shtete tė pavarėsuar pas saj nė Ballkan: Mali i Zi, Bosnja, Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia. Nė fakt, Mali i Zi ka qenė shtet para se tė ishin Jugosllavia dhe Shqipėria, ndėrsa Kroacia ėshtė ndarė nga Serbia qysh nė vitin 1810, praktikisht para se tė pavarėsohej dhe Greqia, nė kohėn kur sundimi perandorak napoleonian u shtri deri kėndej Adriatikut. Ngushėllim i mirė pėr shqiptarėt, qė nuk janė tė fundmit shtetkrijues nė Ballkan, megjithėse duke e besuar entuziazmin foshnjarak pėr njė shtet tė dytė shqiptar nė Ballkan, domethėnė pėr Kosovėn e pavarur dhe jo pėr Kosovėn europiane, prapė sė prapė shqiptarėve u mbetet tė jenė tė fundmit fare nė gadishull qė krijojnė shtet.

     Shqipėria mbush sivjet njėqind vjet, por si i mbush?!

     E ku jemi?!

     Nė pesė shtete:

     Shqipėri,

     Kosovė,

     Maqedoni,

     Mal i Zi e

     Greqi.

     Pa numėruar tri komuna shqiptare nė jug tė Serbisė, qė as vetė nuk e dinė se ku tė kapen. Kuq-e-zinjtė kanė krijuar, madje, dhe emrin e njė konfederate panshqiptare:

     Shtetet e Bashkuara tė Shqipėrisė.

     Njėqind vjet Shqipėri dhe njėqind vjet hipokrizi; njėherėsh dhe njėqind vjet vetmi. Greqia e tejkaloi vetminė qysh nė vitin 1827, kur pavarėsia e saj u njoh nga Britania e Madhe. Serbia e kaloi vetminė nė vitin 1918, kur Konferenca e Versajės vendosi krijimin e mbretėrisė sė Karagjorgjeviqėve, duke i bashkuar asaj sllovenėt, malazezėt dhe Kosovėn. Shqipėria mbahet se e ka gjetur mikun strategjik, Washington-in, por, po tė lexosh raportet e diplomacisė amerikane nė atė masė qė janė shpallur nga ‘Wikileaks’, Shqipėria ėshtė vetėm njė “mik i pėrdorur”. Romantizmi i ri qė ka lindur nė dekadėn e fundme ėshtė vetėm njė vetėmashtrim.

     Treēerek shekulli mė parė Shqipėria ishte mbretėri. Kosova nuk ekzistonte, shqiptarėve nė Mal tė Zi nuk kishte si t’u vihej gjobė pėr mbajtjen e flamurit deri nė njėmijė euro, sepse as shqiptarėt kishin status, as euro ekzistonte. Shqiptarėt nė Maqedoni nuk kishin pse asistonin pėrurimin e njė monumenti kushtuar “Maqedonisė 1914”, sepse Maqedonia nuk ekzistonte as nė kėngėt popullore. Por, megjithatė, Shqipėria e mbretit, Shqipėria me tė cilėn ėshtė bėrė aq shumė humor sa nuk mund tė pėrshkruhet, kishte mė shumė thesar (rezerva nė ar) se sot (tė paktėn trefishin) dhe ishte mė e pavarur prej krizave botėrore se sot. Mjafton tė thuhet se nė kohėn e “Depresionit tė madh” tė vitit 1929 Shqipėria kishte monedhė deflacioniste, domethėnė letra vlente mė shumė se ari. Kurse sot Shqipėria shtet edhe rezervat e fundme tė arit, qė janė sa gjysma e thesarit tė grabitur prej ushtrive pushtuese nė vitet e antifashizmit.

     Nė vitin 1937, qė nuk ishte as vit i brishtė, si viti 2012; as vit i trishtė, si ky qė ka nisur, qeveria mbretėrore ngriti njė komision tė “25-vjetorit tė vetėqeverimit”. Komisioni ndėrmori disa nisma qė kanė mbetur nė histori. Shpalli njė konkurs pėr shtatoren mė tė mirė tė heroit kombėtar tė shqiptarėve, Gjergj Kastrioti, tė cilin e kryesoi Mirash Ivanaj. Meqė mbreti A. Zog donte t’ia njihte ēmimin e parė doemos njė italiani, Ivanaj dha dorėheqjen. Nuk u shpall fitues as ai qė vendosi juria ndėrkombėtare (njė kroat dhe njė bullgar), as ai qė donte Zogu. Fitoi statuja e O.Paskalit, e cila sot gjendet nė Kukės dhe nė monedhėn njėmijėlekėshe. Se ēfarė ndodhi me statujėn e skulptorit italian, askush nuk e di. Por dihet dinjiteti i dorėheqjes sė Ivanajt kur sovrani kushtetues ndėrhyri nė vendimmarrjen e tij.

     A dihet njė dinjitet i tillė vallė sot?

     Nė 25-vjetorin e vetėqeverimit, qeveria mbretėrore mblodhi nė Tiranė gjithė figurat e shquara tė albanologjisė nė botė. Milan Shuflaj nuk jetonte mė, por u ftua tė vinte nė Tiranė njėri prej nyjave tė trinisė albanologjike, Norbert Jokl. Dhe ai erdhi, foli e shkroi shqip, madje qė nė atė kohė u projektua vendosja e tij nė Shqipėri, duke qenė se doktrina e Reich-ut “final solution”, e rrezikonte fizikisht, sikurse dhe rezultoi. Njė vit mė vonė, i pabinduri Lasgush Poradeci do t’i shkruante njė letėr oborrit mbretnor qė tė kujdesej pėr riardhjen e Joklit nė Shqipėri, bashkė me bibliotekėn e tij, me njė pension modest qė tė bėn tė skuqesh, por Joklit gjithsesi ia shpėtonte jetėn. Monarku “anadollak”, qysh nė vitin 1929 kishte porositur njė histori tė popullit shqiptar dhe njė kolanė dokumentare pėr kėtė histori prej njerėzish eminentė tė dijes albanologjike, si M. Shuflaj, L. Taloci, K. Jirecek. Honorari qė iu premtua Shuflajt pėr historinė e Shqipėrisė, qė duhej tė ishte e pėrfunduar nė 25-vjetorin e vetėqeverimit, ishte 75 mijė franga zvicerane, baras me 3-4 milionė dollarė sot. Njė honorar i tillė kurrė nuk ėshtė paguar nga ndonjė qeveri shqiptare. Janė paguar 150 mijė USD pėr njė faqe nė “New York Times” nė vitin 2002 nga njė qeveri e majtė; janė paguar 200 mijė euro pėr njė spot publicitar nė “Euronews” nga njė qeveri e djathtė nė vitin 2007. Por jo pėr njė histori Shqipėrie. Sot historia e Shqipėrisė duhet tė bėhet pėr dy dekadat e fundme. Kryeministri duhet tė pėrgėzohet qė solli nė vėmendje kohėt e fundme se edhe antifashizmi ėshtė njė faqe e ndritur e shqiptarėve, sepse i vendosi ata nė anėn e fitores.

     Nė 25-vjetorin e vetėqeverimit, kur Shqipėria edhe njihej, edhe nuk njihej, kishte njė komision autoritar, me njerėz tė dijes, tė angazhuar nė komisionet mė tė rėndėsishme tė kremtimeve, prej At Gjergj Fishtės deri tek Ali Asllani. Kėto komisione, madje shpallėn dhe njė konkurs kombėtar pėr njė himn tė ri tė kombit dhe tekstet u botuan me kode tė shifruar, siē e do nderi i njė konkursi tė drejtė. Po ashtu, u vendos tė botohej dhe kolana e famshme “Visaret e Kombit”, qė arriti deri nė numrin XV, pėrgatitur nga Shaban Shoshori, me lirikė popullore tė Shqipėrisė sė Mesme. Mbi tė gjitha, At Gjergj Fishta, pikėrisht nė vitin 1937, pėrfundoi, pas mė shumė se 30 vjetėsh, poemėn epike-heroike “Lahuta e Malcis”.

     Por kush do ta pėrkujtojė 100-vjetorin sivjet?

     Ish-ministra qė premtojnė tė kthejnė nė Shqipėri eshtrat e Ismail Qemalit, qė u varros nė vendlindjen e tij nė Kaninė qysh nė kohėn kur u nda nga kjo jetė?

     Qeverisės qė vajtojnė pėr “piedestalet bosh”, duke pėrfytyruar veten mbi to?

     Pyetja ėshtė e thjeshtė: a ka autoritet Shqipėria tė festojė 100-vjetorin e vet?

     A. Zogu, mė 1937 dhe mė 1939, prodhoi monedha ari me fytyrėn e vet qė sot vlerėsohen nga 35-40 mijė euro secila. Cilat janė fytyrat qė do tė promovojė shteti shqiptar nė qindvjetėshin e vet?

     Po tė merret lidershipi politik:

     Princi Wied jo, se ishte i huaj.

     Esad Pasha jo, se ishte tradhtar.

     Katėrshja e ēerekmbretėrve tė Kongresit tė Lushnjės jo, se nuk kishte fituar Legaliteti.

     Noli jo, se ishte peshkop i kuq.

     Zogu jo, se ishte anadollak.

     Mehdi Frashėri jo, se ishte kolaboracionist.

     Enveri jo, se ishte komunist.

     R. Alia jo, se vazhdoi rrugėn e Enverit.

     Askush.

     Nobody.

     Nothing.

     Nessunno.

     Aucunne.

     Po tė kthehemi tek letėrsia, kemi edhe mė shumė hesape pėr tė larė. Mjafton tė themi se disa prej emrave mė tė ndritur tė kėsaj letėrsie: Musine Kokalari, Jusuf Luzaj dhe tė tjerė, nuk i njeh njeri as si emra. Dhe ndėrkaq, nderohen si nderi i kombit sportistėt e fshatit dhe garuesit e diletantėve.

     Viti 2012 ėshtė njė vit i brishtė, duke iu referuar tė gjithė kalendarėve tė mundshėm. Ėshtė vit qė plotėpjesėtohet me katėr, ėshtė vit me shkurtin tė gjatė (29 ditė). Kėtė e ka rregulluar natyra, e kanė rregulluar themeluesit e kalendarėve gregorian e julian. Por a mos vallė ky vit nuk do tė jetė thjesht i brishtė, por dhe i trishtė? Kjo varet shumė se kė do tė zgjedhė tė nderojė. Tani pėr tani njė gjė ėshtė e qartė: zgjedhja ėshtė kė do tė turpėrojė, dhe kjo e bėn vitin 2012 jo njė vit tė brishtė, por njė vit tė trishtė. Kur tė vėrehet se dikush, ka vendosur se kush do tė nderohet nė 100-vjetorin e vetėqeverimit, nėse vėrtet jemi vetėqeverisur gjatė kėtij shekulli, atėherė mund tė thuhet:

 

Po, rrotullimi i botės e solli vit tė brishtė, por shqiptarėt nuk e lanė tė bėhej vit i trishtė ...

 

Tiranė, 12. 01. 2012

 

 

 

MONIKA SHOSHORI’STAFA: 

TRIMĖRIA JONĖ E GĖNJESHTĖRT