„Konicėt“ a ”Fishtat” hijerėndė i mungojnė Kosovės!

 

 

MJERIMI I DIPLOMACISĖ RISHTARE

 

 

     (Lexim i kohės sime)

     (Popujt e vegjėl nuk mund tė pėrmbysin rende botėrorė.  Por, ndėrkaq, mund tė pėrfitonjė nė kapėrcyell tė tyre me artin dhe praktikėn e diplomacisė fine. Nė qytet-shtetet e moteve tė hershme, diplomatėt i pėrkisnin, rėndom, rrethit kushėrinor tė prijėsit apo njė rangu tė lartė shoqėrie. Ndėrkohė qė tani, nė vitet e demokracisė perėndimore, ata nuk vijnė mė nga fije farefisnore, por vetėm nga rangu i epėrm  - nė Kosovė, me sa duket, vijojnė tė refuzohen nga niveli i lartė (i dijes, kulturės) dhe tė qarkullohen vetėm nga afinitete tė ulta tė tregtizės transpartiake apo kooperativės familjare.)

 

 

Shkruan: Rexhep Kasumaj

 

 

Ora e njė dėshtimi tė paralajmėruar!

 

     Zotėsia pėr tė zhvilluar diplomaci ka qenė pėrherė njė nga pėrcaktuesit e krijesės politike qė shtet quhet sot e ngaherė. Popujt e vegjėl, sado tė arrirė e historikė tė jenė, nuk mund tė pėrmbysin rende botėrorė. Nuk ėshtė kurrsesi e pritshme tė pretendohet prej tyre njė autorėsi veprash tė mėdha diplomatike si, bie fjala, Paqja e Vestfalisė e Kardinalit Rishėljė (1648), Aleanca e shenjtė e Meternihut (1815), pastaj,  formati i Kisingjerit me fundluftėn vijetnameze (1973), Ostpolitika e Brantit (1970) apo dhe, sė fundi, tandemi Kohl - Gensher (1991) me rrėzimin e Murit berlinez dhe e bekuara Medlin Ollbrajt (1999) qė i dha kornizė e shpirt Marrėveshjes sė Rambujesė, mbi tė cilėn u lind shteti i dytė shqiptar nė Ballkan. Por, ndėrkaq, tė vegjėlit mund tė pėrfitonjė nė kapėrcyell tė tyre me artin dhe praktikėn e diplomacisė fine. Tashmė tė gjithė nė Kosovė, madje dhe zogjtė nė degė, e dijnė se, nė kėtė mision tė madh, legjislatura e vjetėr e Ministrisė sė jashtme rezultoi definitivisht e dėshtuar. Dhe kjo dėshtatė e paralajmėruar ishte dydimensionale: politike njėherė - me njohjet e paardhura nga bota e rezervuar dhe, etike herėn tjetėr - me moralin  e munguar nacional. E, ky shurdhim, memecėri dhe mumifikim diplomatik rrjedhon tė dėrgojė larg nė tė ardhmen e ravizuar kosovare konsekuencat e saj.

     Qė kėtej, pėr pasojė, njohjet e kursyera dhe dialogu i nisur me Serbinė, sikur do tė  mbajnė vendin pezull nė krusmėn e izolimit tė njė statusi ende kontestimor (do bisedohet pėr gjitjhēka, thotė baronesha Ashton). Absolvimi i masės kritike (kemi njohje kualitative e konkludente, thonė) tė njohjeve do tė bėnte sprapsjen, disiplinimin dhe fatpajtimin e Sėrbisė me kufinjtė e rinj shtetėror tė saj. Ish-ministri i jashtėm  ngushėllohej naivisht se Belgradi do shantazhohej nga politika e madhe atllantike pėr tė njohur Kosovėn dhe, meqė ai ka vėnė si pėrparėsi strategjike aderimin institucional komunitar, do tė ngrejė shpejt flamurin e bardhė! Po a nuk e dėgjonte ky ish-diplomat i parė deklaratėn e, si shprehet shumėkush, tė mikut tė Kosovės, Kushner, se as ajo nuk mund tė aspirojė integrimet europiane pa njė kontratė historike me banorėsinė serbe tė viseve veriore?

     Natyrisht, imazhi i admirueshėm i Kosovės mund tė ndėrtohej pėrmes pėrfomansės qeverisėse pėrgjithsisht: me transparencė (qė linte e lė shumė pėr tė dėshiruar), me ligje (qė dhunohen, jo rallė, diskrecionalisht) dhe me duar tė pastra (qė shpesh dalin tė ndyra),  pastaj me median e lirė (qė atashohet nė klientelizėm) dhe me opozitė tė ngashnjyer pozitivisht (por qė ndodh tė shpėrfillet keq)!

     Por ky i nėmuri imazh  pajiset denjėsisht dhe me lobim tė pandalshėm, aktiv e mėnēuror nė shkallė planetare. Mirėpo, me ē’rrėfejnė bathėt, edhe i pari, e sidomos, planveprimi  i dytė, qėndronin absolutisht jashtė momentit tė ngjizur historik. Athua ish - ministri indolent (Hyseni) tė ishte zotuar nė seancė pakti pėrbetues tė bėnte sa mė keq punėn e tij? Kolegu serb i linjės (Jeremiq) u shpreh entuziast pėr figurėn dhe bashkėpunimin me te, sepse, si tha, nuk ka gjak serbėsh nė duar. E zbėrthyer, kjo do tė thotė se ai nuk ka bėrė luftė kundėr Sėrbisė, qė nuk ėshtė e pavėrtetė. E pse tė mos e ngrohte shpresėn e tij ky profil pushtetari shqiptar? Por jo ēdo dorė e pėrgjakur ėshtė kriminale. Serbė ishin dhe gjak mund tė rridhte edhe prej ushtarakėve e policėve komandosė  qė vrisnin e shkretonin njerėz e tokė shqiptare. Ishte gjak qė derdhej nė truallin e huaj nė mision poshtarak robėrimi tė popullit qė ishte rrėnjės antik i saj. Sidoqoftė, le ta besojmė, ndoshta, tė kundėrten: paaftėsinė e tij proverbiale dhe, njėkohėsisht, papėrgjegjshmėrinė e mnershme qė s’ishte veēse pjesė jetike e ēelėsit stilor shpėrfillės e pėrtokas tė politikbėrjes sė tij! I pakulturė  elitare (e rustikale, mjerisht) dhe i paarsimuar nė fushė tė dijes politike, pastaj i paelokuencė diplomatike dhe, sė fundmi, i pamoral elementar (korruptant i orėve tė para), ai s’mund tė prodhonte diplomaci efiēente apo depėrtim tė shkathtė  nė „botėn e mosnjohjeve“ tė shtetėsisė sė Kosovės. Madje, jo vetėm kaq. Edhe marrėdheniet me kombet e lira qė kanė njohur Kosovėn do tė mbahen, inspirohen e priren, kryesisht, prej tyre vetė. Lokomotiva diplomatike kosovare nuk arrinte, pėr mosdashje a mosdije, ti kthejė ato nė realitete utilitare pėrfitimesh praktike pėr popullin e ngujuar pranė bedenash tė pritjes dhe modestisė sė pėrjetshme!

     I dehur me fronin e pamerituar dhe, gjithsesi i kamur (ėshtė kurs fillestar karriere) nga vjelja e favoreve pushtetare, ish-ministri i jashtėm nuk merrte mundimin  tė kaptonte qendra force e interesi nėpėr botė pėr tė ēarė ledhet e hekurta tė dyshimit tė zi pėr aftėsinė a tė drejtėn shtetformuese  tė Kosovės dhe popullit tė saj. Le tė mos shkonte ai nė Bukuresht a nė Bratisllavė ku rumunė e sllovakė bien e zgjohen nga makthi i njė secesioni tė mundshėm hungarez, le tė mos udhėtonte, fundja, as nė Mesdhe tek spanjolėt qė xyfen me baskė e katalonasė apo tek qipriotėt e lidhur pėr kauzėn greke, por, sė paku, duhej  ti luste pėr audiencė ata qė kanė ende tundim, mėdyshje, lėkundje…Atje, qoftė dhe njė yrt i humbur i globit, ku mund tė animojė dhe atje ku mund asgjėsojė intrigėn e kryediplomatit serb qė zbret aq shpesh me dosjet e ndėrrueshme  si moti me hiret e tij: nė Europė thotė se Kosova ėshtė ēėshtje fetare, pra kanosje e tranversales sė gjelbėr, kurse nė Indonezi, ku heton ndjeshmėrinė myslimane, pohon krejt tė kundėrten, se ajo nuk ėshtė punė feje por drejtėsie si njė precedent i shkeljes sė ligjit ndėrkombėtar. Po dhe nėse merrte takim me krerė tė skenės sė madhe, ish-diplomati i parė kosovar bėnte kuvendimin ose me snobizėm tė krekosur - nė gjeste, qė e bėnin komik nė sytė e ftohtė dhe vrojtimin racional tė tyre ose me inferioritet tė pėshtirosur - nė fjalė, qė i shqiptonte belbėzueshėm, pa kohezion tė organizuar intelektiv dhe, shpesh, me ndjesinė  e pafalshme tė fajit! Ndonėse prurjet e shekullit tė ri kanė begatuar trajtat e veprimit diplomatik me instrumenta tė ndėrllojshėm mirėbesimi siē mund tė jenė programet e kėmbimit akademik e ndonjė tjetėr, sėrish ajo, njėmend, ende farkohet nė hullinė tradicionale, tė cilėsuar gjithnjė sot diplomaci informale ose e zezė. Kėtė levė tė moēme rropatej ta kapte ai pėr shplarje publike e, mos ndoshta, pasrendėsi i tij i krahut kundėrshtar dhe i njė shkolle tjetėr politike. Qatipi - pėrkthyes, i pėrparuar nė pushtetin epror, qė lėngonte patogjenisht idolatrinė vatanake, theksonte ashtu me nėntekst shpjegimi  indiferent, gati arrogant se vijon tė lobojė jobotėrisht, larg syrit tė keq dhe, disi, tinėzisht pėr rrafshimin e mureve qė ndajnė Kosovėn e mosvarur nga qasja e barasvlershme  dhe sovrane nė organizmat relevantė tė botės. „Ē’lobim ėshtė ai qė bėhet hapur“, pyeste ai! Po aherė, nėse qenkėsh kėshtu, pėrse tė tjerėt, tė shkretėt, megjithatė, nuk pėrfillin prore kėtė rregull tė artė diplomacie, kėtė gjetje tė vyer inventive nga i yni ish-ministėr?

     Pėrse, fundja, oponenti i tij, Jeremiq, ky udhėmarrės i palodhshėm e agil, kur as tė drejtėn e as moralin nuk i ka nė shėrbim, por i yshtur nga motivi i vjetėr i krimit testamental serbian, lobon ēeltas e poaq krenisht? Ndėrkohė qė ish-kryediplomati ynė, qė pėrfaqėsonte vendin, nė anėn e tė cilit janė parrėzueshėm edhe e drejta edhe morali, nuk bėnte kėshtu, por zgjedhte, si thotė, lobimin e „kriptuar“, kinse me dinakėri tė hollė, gjuhė tė sofistikuar dhe prapa perdes qė mistifikonte gjithēka pėr elektorėt besimlehtė? Fraza e boshtė e tij se punonte nėnujshėm nuk rrjedhon, prandaj, veēse njė eufemizėm tepėr i tejdukshėm pėr disfatėn klasike!

     Natyrisht qė ndokush mund tė pyesė habitshėm: pėrse ky potretim? Pėrse njė vrojtim i tillė post-humno pėr ministrin qė s’ėshtė mė? Dhe pėr ē’hyn nė punė tani? Ndoshta pikėrisht kjo mėnyrė retrospektimi, paksa atipike dhe e tjetėrsojtė, ėshtė pahvėnja e njė sjelljeje dhe praktike pune, qė ministri i jashtėm aktual tė mos i pėrsėdytė kurrė!  Pėr tė kryer sukseshėm misionin e vėshtirė, ky duhet tė bėjė prerjen e thellė tė pamėshirė - tė bėjė jo vetėm gjithēka ndryshe por, madje, gjithēka tė kundėrt nga pararendėsi i tij. Dhe ky do tė ishte, mbase, kuptimi dhe mesazhi pėrkorė i kėsaj panorame tė vonė: fillesė me frymė, pėrkushtim e moral tė ri pėr njė fytyrė nacionale dhe, njėkohėsisht, tė iluminuar e moderne tė Kosovės nė botė.

 

„Mbyllja brenda llojit“ si negacion i Konicės!

 

     Pėrveē nė kėtė rrafsh, Kosova e pavarur, pret provėn e saj edhe nė njė tjetėr, gjithaq rėndėsor e fundamental: nė infrastrukturėn e saj diplomatike nė botė! „Ju zoti Konica, i thotė (pak a shumė kėshtu) miku i tij parisien, nuk nėvojisni tė avokoni drejpėrdrejtė pėr ēėshtjen shqiptare, vetėm flisni lirshėm dhe mos harroni tė tregoni se jeni shqiptar“! Kėshtu e kėshillonte Gyjom Apolineri Konicėn e madh, atdhetarin me edukatė tė kulluar nacionale dhe kulturė sipėrane europiane. Mjaftonte, njėmend, qė ai me pamje e manire zotėriu tė vėrtetė, me erudicion tė jashtėzakonshėm e aftėsi salloneske, tė fliste jo vetėm pėr oportunitetin historik e etnik tė indipendencės shqiptare, por, thjeshtė pėr artin, letėrsinė, madje pėr qiellin e hirtė me rč tė ngarkuara shiu dhe tė linte njė impresion mrekullor e bindje tė fortė mbi tė drejtėn e kombit tė tij pėr vetėjetesė. Pastaj, dija dhe shija pėrendimore i jepte atij kreninė e pėrligjur, shkathtėsinė kontaktvėnėse dhe njohjet personale qė i ēelnin dyert mė tė plumbta tė qarqeve aristokratike dhe oborreve politikė tė Europės.

     Po ai kishte dhe njė kredo tjetėr qė komletonte figurėn e tij komplekse. Zogu, thoshte ai pėr sovranin e shqiptarėve, nė Shqipėri ėshtė kundėrshtari im, kurse nė botė ai ėshtė - mbreti im! Dhe kjo ishte, tė thuash, ana pėrplotėsuese kulmore e shėrbesės sė tij atdhetare, qė mund tė ketė fuqinė dhe tė drejtėn e statusit tė njė doktrine tė vėrtetė diplomatike pėr rishtarėt tanė, tash e pėrgjithmonė! Nė tė vėrtetė, e gjithė plejada e Rilindasėve kishte njė kulturė, gati tė paarritshme, komunikimi tė hollė, virtuoz dhe etik nė promocionin e interesit kombėtar nė botė. Kam lexuar shumė promemorie nga autorė e institucione, por nė shijen, bindjen dhe kujtesėn time, Fjala e Fishtės nė Konferencėn e paqes nė Paris (1919) ngjeshur parrėzueshėm - me histori, etnografi e filozofi, mandej me dėshmi, diplomaci, e gjeopolitikė, tutje me stil, bukuri e thellėsi mendimi dhe, sė fundi, me argumentim shkencor, elokuencė intelektuale e zjarr atdhetar - ka mbetur e papėrsėritshme dhe e paharruar!

     E kėto pėrfaqėsitė e Kosovės nė botė? Kanė, vallė, dhe ato „Konicėt“ a ”Fishtat” hijerėndė (tė formatit kosovar, u muar vesh) nė krye, apo radhėsh, tė tyre? Jo, natyrisht, duke pėrfillur rregullin e artė tė pėrjashtimit! Pėrgjigja jepet kollajshėm e tillė, sepse, hiq disa tė rrallė, ata (njėsoj si ish-shefi i tyre, pėr tė mos dalė assesi jashtė llojit), nė fakt, janė antipodi cilėsor dhe negacioni i vdekshėm i tyre! Tabllonė e nxirosur sikur e pėrmbaron njė mangėsi fundore: shpirtėsia e pakultivuar kombėtariste e ligjzbatuese e pjesės dėrmuese tė tyre. Kanė debytuar aty, kryesisht,pėr qėllime pėrfitimesh hedoniste dhe nė shėrbim tė pėrkulur ndaj mentorit qė kėrkon ujem. Porse, protagonizmi i tyre impersonal pėrshfaqet,  pokėshtu, nė formimin e dyshimtė tė masės sė madhe tė tyre. Pa pėrgatitje dishiplinare politike, po, patjetėr, me ndonjė titull tė shpifur akademik tė Kosovės sė re, ku mizėrojnė mė shumė profesorė se sa banorė e ku ai kontrabandohet me njė kundėrshpėrblesė jashtėmėsimore a, mbase, njė darkė tė vetme dhe, tė themi, pa finokėri elegante qytetarie (ardhur shumica mjedisesh provinciale) - pjesė tė parisė e fragmentė personeli dytėsor (e ritheksoj: me pėrjashtime denjėsore qė u detyrojmė nderimin), sipas njė „rerum natura“, vetėvetiu bėjnė krejt tė ndryshmen e dedikimit tė tyre. Antilobojnė tė gjorėt, mbase paqėllimshėm e disi natyrshėm, vendin e pėrfaqėsuar dhe delozhojnė, ashtu, pėr rrjedhojė, argumentin e Kosovės nė pronėsi tė palės kundėrshtare qė pret nė pusinė e ligė!

 

Personifikimi i errtė dhe “gremina e ndarjes”!

 

     Midis tyre, mjerisht, ka tė tillė qė bėjnė personifikimin mė tė errtė tė kėsaj rrokullime, njė emanacion, gati tė pėrkryer, tė species politike tė ish-shefit tė tyre. Janė shumė arsye pėr njė pėrfundim tė tillė tė deshpėrimtar. Para sė gjithash, ėshtė keqkuptimi i urtisė aksiomatike konicjane pėr mbretin: edhe kundėrshtar (brenda) edhe sovran tė akseptuar respektshėm njėkohėsisht (jashtė). Ata duhet, sipas nominimit zyrtar, tė reprezentojė shtetin dhe qeverinė e tij nė dritėn mė tė bardhė. Mirėpo, pėr fatin e keq tė Kosovės qė i ka dėrguar - sjellja, bėmat dhe truket e tyre e mbrapshtkthejnė kėtė normė tė parė tė misionit diplomatik. I pėrfalen dhe eksponojnė ata hyjnisht, si sipėrthamė ndėrkaq, vetėm manjatėt politikė qė kanė qenė lidhja nepotike apo shtysa e ngushtores partiake tė gradimit tė tyre. Ndėrkohė qė, para autoriteteve vendpritėse qė ia dalin tė takojnė rrallė nė ndonjė festė, kur  marrin mesazhin e padronėve, rrėzojnė gurė e drurė mbi tė tjerėt, ndoshta, pėr kryeopozitarin, kuvendarin e parė, apo, madje dhe pėr kryeministrin (“mbretin”), tė vjetėr e tė ri, vetė!

     Ėshtė lapidare, pastaj, mangėsia e dėshmuar e sensit menagjerial tė punėve qė bien nė rrezen e kompetencave tė tyre ligjore. Pjesė e tyre ex jure ėshtė dhe administrimi i tė gjithė niveleve e shėrbimeve pėrfaqėsuese nė metropolin e caktuar. Dhe a ndodh kjo? Aspak! Pėrkundrazi. Abuzojnė keq, veē tjerash, me shpenzime jetese e rezidimi, duke cėnuar rėndė arkėn modeste tė Kosovės sė shkretė. Ende nė fillet e saj, fjala vjen njė ambasadė e Kosovės nė njė land tė madh europian ėshtė bėrė objekt hetimesh nga Gjykata vendore e krimeve tė rėnda. E, nė Europė, tė cilėn e adhurojmė (ose bėhemi sikur e adhurojmė) edhe pėr shkitje mė tė vogla, penalizohen titullarėt e parė!

     Keqkuptimi i luftės ēlirimtare si luftė e karakterit, idealit dhe flijimit fetar, bėn veēanėrisht mnargaritarin e zi tė huqjes sė dhimbshme tė zejes! “Vėllai im ka vdekur me kryq nė qafė” - u thoshte njėri prej tyre (pėr tė vėllanė e rėnė si ushtar i Ushtrisė ēlirimtare), kudo e kurdo qė arrinte, diplomatėve europianė (qė do ta kenė vėshtruar, mjeranin, me keqardhje) duke shfytyruar pamjen reale dhe dimensionin e vetėm kombėtar tė saj. Pėr ē’i duhej, vallė, kjo? Tė thuash tė jetė mosdije, vardisje e ultė ndaj eurobyrokratėve tė krishterė, pėrbetim i fshehtė kundėr Kosovės dhe, mė shumė akoma, ndaj krerėve tė saj qė, shumica syesh, i pėrkasin njė konfesioni tjetėr? Apo ēfarė? Dhe pėrse vėrtetė? Tashmė edhe armiqtė (kjo botė s’ėshtė asnjėherė pa ta) e shqiptarėve, ndonėse pėrpiqen ta dekonsiderojnė atė, e kanė tė njohur gjelozisht natyrėn kombėtare tė luftės ēlirimtare. Nė themel tė saj, si dihet, ishte nacioni dhe ēlirimi i tij nga vargojt e kolonializmit serbian. Nuk ishte, pra, luftė pėr ēlirim shoqėror nga tirania nė kėmbim tė ca tė drejtave tė dozuara nėn stemėn e moderuar belgradase. Nuk ishte, tutje, as luftė ndėretnike pėr epėrsi grupesh a fisesh nė truallin e pėrbashkėt. Por - e kjo ėshtė poenta denigruese - aq mė pak ishte luftė pėr kauzėn fetare. Askush nga qindra heronjė e dėshmorė tė rėnė, nuk bėri vdekjen pėr gjysmėhėnėn apo kryqin kristian. Ndaj, rezulton qė kjo tė mos jetė vetėm naivitet a injorancė pėr ēka shquhet ai, por dhe investim  negativ, antipėrfaqėsim diplomatik dhe, pse jo, hile e rrezikshme nė shtegtimin e gjatė.

     Nė qytet-shtetet e moteve tė hershme diplomatėt i pėrkisnin, rėndom, rrethit kushėrinor tė prijėsit apo njė rangu tė lartė shoqėrie. Ndėrkohė qė tani, nė vitet e demokracisė, ata nuk vijnė mė nga fije farefisnore, por vetėm nga rangu i epėrm  - nė Kosovė, me sa duket, vijojnė tė refuzohen nga niveli i lartė (i dijes, kulturės) dhe tė qarkullohen vetėm nga afinitete tė ulta tė kooperativės familjare apo tė tregtizės transpartiake.

     Nguti i riparimit tė sė keqes ėshtė aq mė i madh tash qė po i vjen fundi pavarsisė sė mbikqyrur dhe ata gatiten tė bėjnė pėrpara me forca vetore. Tek shestoj kėtė ecjen e vėshtirshme tė Republikės sė re shqiptare, mė ngjan gjithnjė i huaj e i largėt mendimi i Monteskiesė se  “refuzoj njė tė mirė pėr mua nėse ajo pėrfundon e keqe pėr Francėn”. Do tu japim pushtet, thotė Seanca e 14-tė e Procesverbaleve sekrete sioniste, tė tillė njerėzish tė Gojėve qė i ndanė njė greminė e tėrė me popullin e tyre. Autoritetet e Prishtinės politike duhet, prandaj, tė shprishin kėtė formulė tė hidhur tė kohėrave serbe, mbetjet e sė cilės, me gjasė, ende ruhen nė strategjitė shtetmbajtėse tė Kosovės.

 

Berlin, 16. 01. 2012

 

 

REXHEP KASUMAJ

KRYEHEROI YNĖ HISTORIK