Vulgarizmi i Hashim Thaēit!

 

 

HASHIM, NUK JE NĖ LANGSTRASSE!

 

Shkruan Salih Kabashi ( * ) 13. 01. 2012

 

 

     Nėse kjo mė nuk mund tė pritet nga Sali Berisha, i cili ka shkalluar keqas, Hashim Thaēi megjithatė duhet njė orė e mė parė jo vetėm ta pasurojė, po mbi tė gjitha ta pastrojė fjalorin e tij nga vulgarizmat saliberishiste. Ai nuk ėshtė mė njė azilant djerraditės nė Langstrasse tė Zürichut apo kryeministėr apo deputet gojėndyrė i Parlamentit Shqiptar nė Tiranė.

     Ka shumė vjet qyshse Hashim Thaēi ėshtė shfaqur armiqėsor ndaj Lėvizjes Vetėvendosje. Ai ka nėnēmuar dhe ka fyer edhe atė edhe (sidomos) liderin e saj. Njė animozitet i ēuditshėm i tij i ka fillet qysh nė lindjen e VV. Armiqėsinė nuk e ka fshehur as nė kohėn kur partia e tij, PDK, ishte nė opozitė e kur opozitė bėnte edhe VV. Nė njė shkrim timin i cili para 6-7 vitesh lavdėronte opozitarizmin e PDK-sė dhe liderizmin e Hashim Thaēit, nė kryerreshtin e fundit i kisha bėrė me dije kryeministrit tė tashėm tė Republikės qė tė shihte me realizėm fuqinė politike nė ngritje tė Albin Kurtit e tė djemve e tė vajzave tė Lėvizjes Vetėvendosje. Hashim Thaēi sikur nuk don tė shohė se nė Kosovė dhe nė vetė Parlamentin e saj, ekziston njė grup parlamentar i atyre qė ai ē’prejse ekzistojnė nuk dėshiron t’ua dėgjojė ankesat as pyetjet dhe as t’ua kuptojė protestat.

     Pse kjo sjellje e Hashim Thaēit dhe pse kjo sjellje e PDK-sė ndaj njė realiteti politik dhe ndaj njė force politike nė ekspanzion dhe intensifikim tė fuqishėm e tė pėrditshėm? Nuk pyes pse gazetarė tė Kosovės, shumica e tyre, bėjnė gara ndėrmjet veti nė gjetje cilėsorėsh sa mė negative e sa mė rrėnues e fyes ndaj Albin Kurtit. Sepse Kosova nuk ka gazetarė. Ka shumė, pafalshėm shumė hyzmeēarė partish nė media.

     Fillimisht Lėvizja Vetėvendosje nga qeveritė e Kosovės shihej me pėrqeshje deri nė pėrbuzje. Albin Kurtin absurdshėm e mbanin ose nė burg tė vėrtetė ose nė burg shtėpiak. Hashim Thaēi qė i prin njė partie me emėr demokratike, nė rastin e VV dhe tė z. Kurti ka treguar nė vazhdimėsi mungesė tė madhe tė demokracisė dhe dozė tė palejueshme armiqėsie.

     Nuk ėshtė harruar kur para shumė vitesh njė tubim i PDK-sė me publikun nė Mitrovicė, ku ishin Hashim Thaēi dhe kryepolici i tashėm i Kosovės Bajram Rexhepi, pėrfundoi me rrahjen e djemve tė VV nga truprojat pdkiste, vetėm pse ata me praninė e me pyetjet e tyre prishėn skenarin idilik e dashuror tė militantėve partiakė ndaj liderit tė tyre tė dashur. Media e Kosovės e kaloi pothuajse heshtur atė brutalitet tė palejushėm dhe tė dėnueshėm tė dajakxhinjve tė Hashim Thaēit. As zyrat e huaja nė Kosovė nuk e panė tė nevojshme tė dėnonin dhunėn.

     Hashim Thaēi shpeshherė ka bėrė pėrpjekje fatkėqija e krejtėsisht tė dėshtuara qė tė bėjė humor nė llogari tė Albin Kurtit dhe aksioneve tė Lėvizjes sė prirė nga ai. Humorin nuk mund ta bėjnė njerėzit e stresuar, qysh shfaqet njė kohė tė gjatė, pothuajse rregullisht kryeministri i tashėm. Nė kėtė pikė ai duket se ka gjetė si model antitalentin nė humorbėrje - Sali Berishėn. Nė fillimet e aktivizimit tė Hashim Thaēit nė politikė njė ndėr kundėrshtarėt e tij mė tė mėdhenj ishte pikėrisht Berisha dhe media e tij nė Tiranė e nė Prishtinė. Asokohe janė bėrė shumė pėrpjekje dhe nė kėto pėrpjekje pėr tė paralizuar sadopak uraganin e shpifjeve e tė sharjeve qė vinin nga LDK nė Prishtinė dhe PD-ja nė Tiranė pėr tė njollosur UĒK-nė, PDK-nė dhe nė kėtė kuadėr edhe Hashim Thaēin, duke menduar se po mbroja ēlirimtarėt isha rreshtuar edhe vetė. Principialisht kam qenė nė anėn e ēlirimtarėve. Pa qenė as atėherė, siē nuk jam as sot pjesė as e PDK-sė dhe as e ndonjė partie tjetėr.

     Mbėshteja ime pėr luftėtarėt e UĒK-sė qė nė masė tė madhe iu bashkuan partisė sė dalė nga lufta, jam i bindur se ishte thellėsisht parimore dhe e drejtė. Nga pozita pokėshtu parimore demokratike dhe atdhetare kam mbrojtur dhe popullarizuar nė fillimet e tyre edhe Ibrahim Rugovėn, edhe Lidhjen Demokratike tė udhėhequr nga ai. Apo fillimisht edhe Sali Berishėn dhe Partinė Demokratike. Kėshtu mendoj ta vazhdoj deri nė fund prononcimin tim pėr ēėshtjet, temat e dilemat qė kanė tė bėjnė me Kosovėn, Shqipėrinė dhe tė ardhmet e tyre. Pėrkrahja ime e dikurshme dhe kritikat e mia tė mėvonshme pėr Sali Berishėn e Ibrahim Rugovėn kanė burimet nė qėndrimet e nė koncepcionin tim tim tė demokracisė dhe tė debatit nė demokraci. Nėqoftėse kam kritikuar me argumente veprimet e mosveprimet e dy liderėve tė parė tė demokracisė (Rugovės dhe Berishės), ja qė tash erdhi koha apo mė mirė Hashim Thaēi e solli punėn qė unė nga njė mbėshtetės i tij, tė kthehem nė njė mospajtues kategorik tė diskursit e tė praktikave tė tij katastrofalisht jodemokratike, dėshmitarė tė tė cilave jemi tė gjithė pėr njė kohė tė gjatė.

     Do tė kisha dėshiruar qė tė kisha mbetur deri nė fund mbėshtetės i Rugovės, Berishės dhe Thaēit. Ishte e pamundur dje, e pamundur me gjasė po mė bėhet edhe sot. Pėr degjenerimin moral e politik tė burrėshtetasve ne nuk mund tė kemi shumė faj. Apo mbase do faj tė vogėl edhe mund ta kemi pasur sepse edhe ne na mbėrtheu euforia e liri-demokracisė. E liri-demokracisė i bėri vaki edhe Sali Berisha me Hashim Thaēin. Koha kur ky i fundit, sikurse i pari tashmė njė kohė tė gjatė, do tė kalojė nė delirin e sharjeve me nėnė e babė, nuk duket e largėt. Por, atėherė edhe mund tė vijė koha fundit tė tij politikan i nderuar.

     Nėse kjo mė nuk mund tė pritet nga Sali Berisha, i cili ka shkalluar keqas, Hashim Thaēi megjithatė duhet njė orė e mė parė jo vetėm ta pasurojė, po mbi tė gjitha ta pastrojė fjalorin e tij nga vulgarizmat saliberishiste. Ai duhet ta kuptojė se nuk ėshtė mė njė azilant djerraditės nė Langstrasse tė Zürichut apo kryeministėr ose deputet gojėndyrė i Parlamentit Shqiptar nė Tiranė.

 

 

     PS: Nėse nesėr, mė 14 janar, mos e thuaj Zot, do tė ndodh 21 janari i vjetėm i Tiranės, pėrgjegjėsia do tė bjerė edhe mbi Hashim Thaēin edhe mbi Sali Berishėn, pasiqė gojėt e shthurura tė tyre nuk mund tė prodhojnė gjė tjetėr pos dhunė e rrėmujė, nė kohėn kur Lėvizja Vetėvendosje ka paralajmėruar aksionet e saj pėr stopimin e hyrjeve e ndėrhyrjeve tė Serbisė nė Kosovė. Fjalėt qė kanė hedhur nė opinion dy qeveritė shqiptare lidhur me lėvizjen e 14 janarit janė fjalė qė nuk i han as qeni. Janė difuzione tė rrezikshme tė dy kryeministrave qė do tė duhej tė kishin sjellje krejtėsisht tjera.

 

* ) Autori ėshtė themelues dhe botues i revistės Republika.