|
Kur shteti bėhet organ i partisė!? |
|
FIZIOTERAPEUTI
KAMISHI
Shkruan Arbana Xharra
Fizioterapeut
me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Shėrbimit
Informativ tė Kosovės, Bekim Haxhiu (Kamishi), sot deputet i Partisė
Demokratike tė Kosovės (PDK), ėshtė duke na treguar haptazi se SHIK-u nuk
ėshtė shuar dhe se ai ekziston nė mesin tonė. Bile, pėrmes kėtij korrieri tė
SHIK-ut, ne jemi duke mėsuar se si nė Kosovė kemi tė bėjmė me njė pushtet, i
cili funksionon nėn patronatin e Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK). Deklaratat
e tij na bėjnė me dije se SHIK-u ėshtė organizatė qė ende funksionon shumė
aktivisht dhe se ėshtė futur nė poret e secilit sektor tė rėndėsishėm tė
shtetit. Mėnyra se si Kamishi paraqet
faktet e tij janė tė stilit kryekėput tė shėrbimeve sekrete. Me datėn 28
shtator 2011 pėrmes autobusit tė linjės Beograd - Prishtinė ju keni marrė njė
korrespodencė me pako nė zarf..., detaje kėto tė spiunėve klasikė. A thua deri ku i ka tė shtrirė spiunėt e
tij SHIK-u? E nėse politikanėt janė nė gjendje tė
marrin informata nėpėrmjet policisė edhe t'i shfrytėzojnė ato pėr tė
shantazhuar konkurrentėt nė politikė, kjo i bie qė shteti ėshtė bėrė i
partisė. Bekim Haxhiu ėshtė njohur fillimisht nga
sporti, kryetar i KF Trepēa, nėnkryetar i FFK-sė. Mbaj mend rreth dy vjet mė
parė, Kamishi pati nxjerr nė pah revolen qė mbante nė trup nė njė ndeshje tė
futbollit mes Kosovės sė Vushtrrisė dhe Trepēės. Edhe si fizioterapeut duhet ta ketė
dorėn e lehtė, por mė sė miri tregojnė ata qė kanė kaluar nėpėr duart e tij,
nuk ēuditem nėse shumė shpejt Kamishi merr titullin DR. i Fizioterapisė. Vitin e kaluar ai e pat pranuar se ka
punuar pėr SHIK-un, shėrbim i afėrt me partinė nė pushtet tė udhėhequr nga
kryeministri Hashim Thaēit. Ai pati thėnė se ka punuar pėr SHIK-un deri nė
qershor tė vitit 2008, po kėtė ditė shefi i saj, Kadri Veseli, pat thėnė se
ėshtė shuar kjo organizatė. Kurse Kamishi pat deklaruar se ndihet krenar qė
ka kryer punė nė kėtė shėrbim. Ish-zyrtari i SHIK-ut tash anėtar nė
komisionin pėr mbikyqrjen e Agjencisė sė Inteligjencės sė Kosovės, ka nisur
njė stil tė ri tė shantazhit publik me suxhuk dhe femra. Nuk e besoj qė me
kėtė praktikė pajtohen shumė shokė tė tij, sepse mjafton dikush tė marrė
zemėr e tė nxjerrė skandale degraduese dhe zinxhiri nuk do tė ketė tė ndalur.
E kur ke nė dorė njė rrjet tė tėrė
spiunazhi nė secilin cep tė Kosovės e pėrtej saj, nuk ėshtė e zorshme edhe tė
ndėrtohen raste sipas planeve afatgjata tė grupeve tė caktuara. Ky ėshtė niveli denigrues nė tė cilin ka
rėnė Kuvendi i Kosovės, nė ulėset e sė cilės u ka ardhur rendi tė ulen
persona me tė kaluar tė dyshimtė e qė sot kanė nė dorė fatin tonė. Kjo
situatė ėshtė duke legjitimuar funksionimin me autoritet tė njerėzve tė
dyshimtė qė pėr interesa tė caktuara shantazhojnė duke degraduar institucionet
e vendit. Kėta janė kontribuuesit e zhvlerėsimit
tė shtetit qė secilėn ditė ėshtė duke prodhuar antivlera demokratike. E pėr
fat tė keq kjo ėshtė fytyra e skenės sonė politike e pėrfaqėsuar nga
kapadainj, kauboj, injorant, shantazhues e kriminel. Si duket tė zėnė me
angazhime tė brendshme, kanė harruar se dikush ėshtė duke i vrojtuar nga
sipėr. E me largimin e shokėve tė ngushtė ndėrkombėtarė pėsojnė edhe
ndryshime nė strukturė, sepse deri me tash bashkimi i tyre ka bėrė fuqinė,
dhe e nesėrmja nuk dihet se ēfarė u sjell. Prishtinė,
02. 02. 2012
|