Jemi shndėrruar nė njė periferi tipike perandorake!

 

 

“PARAJSA” E PREMTUAR

QĖ E QUAJMĖ EVROPĖ

( Shkruan: Arbėr Zaimi )

 

 

Ideologjia e dedikimit ndaj BE, si shuarje

e mohim i subjektit plural (popullit politik)

 

     Ideologjia perėndimoro - evropianiste, dominimi i opinionit publik e politik prej premtimeve tė pambarimta tė politikanėve tė tė gjitha palėve, nė Shqipėri ka marrė pėrmasa tė stėrmėdha. Disidenca e kritika ndaj kėsaj ideologjie nuk pritet mirė, pėrkundrazi, pėrbuzet e kundėrshtohet haptazi, duke tė kujtuar nė njė farė mėnyre hegjemoninė e njė tjetėr ideologjie, para ’91. Por nėse totalitarizmi i shkuar u shfaq si njė tragjedi, ky i dyti - pėr tė kujtuar parashikimin e Hegelit - shfaqet si farsė. E nė fakt duket komike tė shohėsh se si nė pluralizmin e shumėpritur palėt kritikojnė njėra - tjetrėn, bash se kush ėshtė mė nė pėrputhje me udhėzimet e BE-sė, apo tė miqve tanė perėndimorė. Politikanėt garojnė me dekorata qė shpallen nė progres - raporte, dhe kritikojnė njėri - tjetrin po me ato progres - raporte. Ministrat mburren pėr kontribute konstruktive kombėtare nė strukturat ndėrkombėtare. Me pak fjalė, janė tė gjithė nė tė njėjtėn rrugė, ecin nė tė njėjtin drejtim, i shėrbejnė qėllimit tė njėjtė, dhe akuzojnė njėri-tjetrin pėr sabotazh, apo pėr ngadalėsim tė procesit. Dhe kėtė e quajnė pluralizėm… Gjithēka merr formėn e melodramės dhe anon nga komikja, nėse mban parasysh psh. diskutimin qė zhvillohet aktualisht nė BE, apo rėndėsinė qė paraqet Shqipėria pėr vetė BE-nė. Kjo tė bje ndėr mend njė kėngė nga ato qė s’i harron dot pse janė tepėr kitsch, “Livin’ on a prayer”, tė Bon Jovi-t (Bon Jovi rastėsisht pėrfaqėson, bashkė me njė sėrė pop - rockerash tė tjerė, ardhjen e muzikės pluraliste-demokratike ndėr ne). Refreni i kėngės sė shkruar gjatė periudhės reaganiste nė SHBA shkon kėshtu: Duhet tė vazhdojmė me atė ēka kemi / nuk ka rėndėsi nė ia dalim a jo… jemi nė gjysmė tė rrugės / jetojmė nė njė lutje… kapemi pėrdore se njė ditė do t’ia dalim / jetojmė nė njė lutje!

     Qė prej fillimit projekti evropianist pati kritika edhe nė vendet qė sot e drejtojnė e janė qendrore pėr tė, e duhet thėnė se u desh shumė qė ky projekt - fillimisht margjinal e i implementuar nė terrene tė ngushta tė bashkėpunimit sektorial ekonomik - tė bėhej hegjemonik e sundues. Gjatė gjithė dinamikės zhvillimore ky projekt u kritikua e u kundėrshtua, natyrisht jo nė mėnyrė monolineare, e jo pėr tė njėjtat arsye apo interesa, si prej tė djathtėve, ashtu edhe prej tė majtėve. Kritika populiste, kritika intelektuale, po edhe kritika shkencore, tė cilat edhe pse kurrė s’pushuan - e njohėn momentin e tyre tė margjinalizimit, sidomos menjėherė para e pas rėnies sė komunizmit dhe gjatė viteve ’90 (the happy nineties). E me ardhjen e depresionit tė madh tė shekullit tė ri, kritikat duket se po dalin prej zgripeve e po pėrqafohen edhe mė gjerėsisht nė politikėn institucionale e nė atė qytetare, si nė vendet e BE, ashtu edhe nė vendet qė presin tė hyjnė (integrohen) nė BE.

     Kriza duket se ka sjellė argumente e ka ekspozuar fakte mbi rrėnjėt ideologjike tė kėtij Bashkimi, tė cilit nėse ia sheh me imtėsi tė dhėnat ekonomike ia dallon qartė pabarazinė mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar, nė formatin qendėr – gjysėm - periferi - periferi, pabarazi tė cilat e bėjnė tė pamundshme lirinė (kqyr fjala vjen marrjen nėn administrim tė vendeve qė nuk shlyejnė dot borxhet, duke e anuluar kėshtu demokracinė qua lirinė). Nė tė njėjtėn kohė kėto pabarazi bėjnė tė pamundshme vėllazėrinė. A mund tė jenė grekėt - qė po etiketohen si dembelė e si mashtrues - vėllezėr tė gjermanėve, punėtorėve shembullorė? E pamundur tė konsiderohen si vėllezėr grekėt - tash qė ėshtė hedhur nė diskutim nė tryeza tepėr serioze pėrzėnia e tyre - ndėrsa po rishfaqen edhe stereotipizimet e popujve tė tjerė (PIIGS - jugorėt qė nuk e paskan atė “etikėn” e veriperėndimorėve, qė mashtrokan, qė njohin vetėm qejfin e ahengun… ndryshe nga ata qė po punojnė sa po u bie bretku nė Gjermani). Ky fenomen s’ėshtė as i ri, e as i paanalizuar - e rishfaqja e tij gjithashtu luan rol nė zbehjen e entuziazmit evropianist brenda e jashtė BE-sė. Na del se ky bashkim, i krijuar pėr tė mposhtur nacionalizmat, nė rrekjen e tij pėr tė krijuar njė tjetėr nacion, mė tė madh e mė tė qėndrueshėm, nuk paska prurė as barazi, as liri e as vėllazėri. Gjithēka qė rreket tė sjellė na qenka mė shumė siguri pėr kapitalin e pėr tregjet, stabilitet pėr investimet e garanci pėr lėvizjen e lirė tė mallrave e tė krahut tė punės…

     Kėto kritika, si dhe shumė tė tjera qė vijnė prej kėndvėshtrimeve tė ndryshme, gėlojnė nė ambientet akademike e publike tė vendeve tė ndryshme evropiane, por jo nė Shqipėri. Te ne kritikat ndaj “idesė evropiane” janė tė rralla, tingėllojnė disi tė ēuditshme, e nėse dikush i ngre, nuk ia pėrtojnė shumė pėr t’i ngjitur etiketa: “anti-evropian”, “anti-perėndimor”, “anti-integrues”, pra kundėr sė ardhmes sė shndritshme, e nė mėnyrė implicite, pro sė shkuarės sė errėt. Ndėrkohė opinionin ndėrkombėtar e pėrfytyrojmė njėsoj si kėtė tonin, monolitik, monolinear, e tėrėsisht pro - perėndimor. Qė kėndej rrjedhin akuzat e tipit “kėtė mendim apo projekt, nuk ta pranon Evropa”, duke pretenduar qė ekziston vetėm njė Evropė (moniste, ku palėt janė dakord tė gjitha) pikėrisht meqenėse ne na imponohet vetėm njė Shqipėri, e tillė.

 

Themelet

 

     Pyetja thelbėsore pėr t’u shtruar ėshtė se pse pikėrisht nė Shqipėri, por edhe mė gjerė ndėr shqiptarė, evropianizmi ėshtė njė projekt politik dominant, i pakritikueshėm, njė vlerė tek e cila (sipas sondazheve) e gjen veten njė shumicė dėrrmuese e popullsisė, pakrahasimisht me vende tė tjera, qofshin ato nė Evropė, qofshin jashtė?

     Pėrgjigjet mė tė thjeshta janė pėrgjithėsisht tė paplota, edhe deri diku e ekspozojnė arsyen vetėm nė nivel partikular, duke pjellė tė tjera pyetje. Dihet qė Shqipėria nuk ka ndonjė kapitalizėm tė sofistikuar, as ndonjė treg domethėnės, as ndonjė pėrqendrim tė shqueshėm tė kapitalit vendas, kėshtu qė njė pjesė e arsyeve politike qė nisin prej njė kėndvėshtrimi politik tė shtresės sė sipėrme, bien. Po ashtu bien arsyetime tė nisura prej shtresave qė ndodhen mė poshtė, pasi Evropa qartėsisht nuk ėshtė ndonjė parajsė sociale, parė nė dritėn e zhvillimeve tė fundit. Ē’i bėn pra, tė gjithė, tė mėdhenj e tė vegjėl, tė pasur e tė varfėr, tė dėshirojnė kaq shumė kėtė “diell qė lind nga perėndon”? Pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes ndoshta do duhet tė kthejmė vėshtrimin shumė mė pas, nė ēastet kur u themelua shteti ynė, me institucionet e tij, dhe me ideologjinė qė e mban mė kėmbė, kėshtu siē ajo shfaqet nė diskutimin publik, po edhe nė imtėsitė private tė saj.

     Walter Beniamin shkruan tek “Kritika e Dhunės”, se nė rrėnjė tė cilitdo proces institucionalizimi, qėndron njė akt i dhunshėm, e premisa ime ėshtė se instituimi i shtetit modern shqiptar themelohet nė kolapsin shoqėror qė pėrfaqėsohet prej eksodit tė ’90 - ’91. Themelet e kėtij sistemi, pėrfshi edhe weltanschauung-ėt e aktorėve tė ndryshėm qė e mbajnė gjallė nė dialektikėn e tyre konstruktive e konservatore fillojnė pikėrisht aty, para rrėzimit formal tė sistemit, para rrėzimit simbolik tė bustit, te qindra - mijėrat qė vareshin nėpėr kavo tė anijeve nė portin e Durrėsit, duke shkelur njėri - tjetrin nė njė garė tė dhimbshme pėr tė ikur prej vetes publike. Ky spastrim etnik gjigand, ndoshta zhvendosja e grupit mė tė madh tė popullsisė - brenda kohės mė tė shkurtėr - qė ky vend kish njohur nė kohėt moderne, u bė gur themeli pėr pushtetin qė pasoi. Ky vullnet kolektiv pėr tė ikur prej kolektives u mitizua, sė bashku me individin kurbetqar, heroin e kohės qė erdhi. Ikja e tyre shėnoi lindjen e ideologjisė sė re nga hiri i sė vjetrės pėrmes njė dhune pa pararendės.

     Dikush mundet tė mbrojė idenė e zakonshme, se ata njerėz zgjodhėn lirinė - lirisht, dhe e gjetėn kėtė duke shkuar e duke u arratisur prej njė kampi pėrqendrimi. Mirėpo ky shpjegim ėshtė i cekėt. Dhuna qėndron pikėrisht nė faktin se ata qindra - mijėra patėn vetėm dy zgjidhje, ose tė rrinin nė vendin e tyre tė mjerė, ose tė merrnin rrugėn e mjerė tė kurbetit. Dhuna jetėsohet nė formėn e njė shantazhi, nė formėn e kinse - zgjedhjes sė lirė midis vetes tonė publike, shtetit tonė represiv, ose dhunimin tjetėrsues qė ngjet kur i bashkėngjitesh publikut tė tjetrit - duke u bėrė mė pak se hiēi. Dhuna ėshtė mungesa e njė alternative tė paqtė, ofrimi i mundėsive pėr tė zhvilluar vetveten moralisht, shpirtėrisht, intelektualisht e materialisht nė vendin tėnd. Kjo dhunė themelore instituoi kėtė shtet qė e kemi edhe sot, i cili vijon t’i vendosė shqiptarėt masivisht pėrballė tė njėjtit shantazh tė dyfishtė. 22 vjet mė vonė, shumica “zgjedhin lirisht” tė njėjtėn alternativė qė zgjodhėn refugjatėt nė ’90-’91.

     Kjo suazė ideologjike u vu shpejt nė provė, Fondi Monetar Ndėrkombėtar pruri tė ashtuquajturat “Structural Adjustment Programs”, reforma tė parapara nė famėkeqen “Terapi tė Shock-ut”. Jo vetėm qė kjo doktrinė u mirėprit e nuk u kritikua, por shoqėria ndihmoi pėr shumėfishimin e efektit tė saj, duke prerė me ndėrgjegje tė plotė degėn mbi tė cilėn rrinte. Nuk qenė kriminelė ata qė vidhnin pronėn publike, por popull. Jo rrallė, ata qė prisnin pemėt frutore e agrumet qenė vetė agronomėt, dhe ata qė zhvishnin fabrikat prej makinerive tė metalta qė shkonin pėr skrap qenė vetė inxhinierėt, ashtu si sot, qė dija po dėbiret nga vetė universitarėt. E gjithė kjo festė e shkatėrrimit rezultonte nė mė shumė arratisje, e vetė ekzili merrte forma tė ndryshme. Njė pjesė vetė - ekziloheshin maleve me borė, drejt Greqisė qė nuk i priste krahėhapur. Njė pjesė nxirrnin dokumenta false, ndryshonin emra, fe, profesion pėr tė shkuar. Njė pjesė ekziloheshin nė terren tė imagjinatės, duke iu dedikuar besimit te fitimi i shpejtė (duhet lexuar mirė pėrqafimi i fortė qė shqiptarėt i bėnė skemave Ponzi krahasimisht me vende tė tjera tė Evropės Lindore).

     Qeveritė shqiptare qė pasuan njėra - tjetrėn, fillimisht dhunshėm e tash gjithnjė e mė paqėsisht, s’e vunė kurrė nė pyetje kėtė dhunė fillestare (e si do tė mundeshin, a vihet nė pyetje themeli i pushtetit…). Premtimi qė pėrsėritej mė shpesh ka qenė integrimi evro - atlantik, njė farė vaniteti simbolik qė e ka kryer funksionin e vet mė tė mirė kur ėshtė shqiptuar nga gojė tė pėrbindshme e prapė ka qenė nė gjendje tė paqtojė mllefet legjitime qė i lindte njė realitet i egėr e tragjik nė pėrditshmėrinė e vet qė zhvillohet jashtė dritave tė spektaklit televiziv, jashtė kafeneve e restoranteve tė ish - bllokut, apo jashtė lagjeve rezidenciale qė janė blloku aktual.

 

Livin’ on a prayer

 

     Hegjemonia, nė njė analizė gramsciane, zhvillohet nė tre territore tė pushtetit, nė atė ekonomik, nė atė politik, e sė fundmi (dhe ndoshta mė brutalisht) nė atė tė kulturės sė pėrbashkėt (common sense, qė i thotė anglezi). Institucionet qė e garantojnė janė ato qė Hegeli ia pėrshkruan publikut, familja, shoqėria civile, dhe shteti. Kėshtu edhe nė rastin tonė, ideologjia evropianiste, kjo ide e largimit prej publikut ku jemi bashkėpjesėtarė (nė krim/krijim) te publiku ku jemi tė huaj (se krimin fillestar e ka bėrė tjetri), mund tė analizohet si e shtrirė nė kėto terrene.

     Pra kemi shtetin evropianist, forcat e armatosura ndėrkombėtare qė forcojnė prezencėn e tyre ndėrkohė qė zbehen ato kombėtaret. Shteti ofron institucionet qė imponojnė stabilitetin. Policia dhe politika janė legjitimueset e kėtij stabiliteti. Brutaliteti nė fjalė, ndryshe nga situatat tipike, nuk pėrfshin vetėm pėrdorimin e forcave tė armatosura vendase, pėr tė instaluar tretjen e subjektit shqiptar nė perėndim, shuarjen e tij dhe stabilizimin e situatės sė re. Brutaliteti mbėshtetet edhe nga pushtetet e jashtme, perėndimorėt qė si keyword pėr kėtė anė tė botės kanė stabilitetin. Ruajtjen e status quo-sė. Siē thotė dhe kėnga e sipėrpėrmendur, we gotta hold on to what we got…

     Ekonomikisht Shqipėria ėshtė shndėrruar nė njė periferi tipike perandorake, nė njė vend qė shėrben vetėm pėr tė prodhuar trupa (se mendimi, ai qė prodhon zhvillim edhe rregull vjen nga importi), qofshin kėta trupa krahė tė lirė pune, apo mish pėr top, apo femra pėr trotuare tė qendrės. Publikisht kjo ėshtė quajtur liberalizim i tregut, edhe pse nė fakt ka qenė asgjėsim i prodhimit dhe shndėrrim nė njė ekonomi tėrėsisht tregtare, pra tėrėsisht tė varur prej sė jashtmi, me njė bilanc qė shkon prej shiut nė breshėr. Privatizimi i industrisė ekzistuese nė fakt ka qenė vetėm shitje e tokės, pasi ka rezultuar jo nė zhvillim tė industrisė, por nė vdekjen e saj. Qendra e ekonomisė qėndron gjithnjė e mė jashtė, te investimet e huaja (a janė e ku janė?), te remitancat, te ndihmat (nėse kujtojmė pakot me lėmoshė qė shoqėronin reformat strukturore). Mirėpo nė tė njėjtėn kohė ekonomia pėrfaqėson njė prej aktiviteteve tė rėndėsishme tė shoqėrisė, e kur ajo ėshtė ekscentrike (qendėrjashtėsuar) shoqėria fillon tė sillet ēuditshėm. Duke kuptuar se pakogjė ka mbetur nė duart e saj, shoqėria civile shndėrrohet nė njė kor eumenidesh, shoqėria nis tė lutet qė gjithēka do tė shkojė mirė, qė dikush prej sė jashtmi do ta zgjasė dorėn, shoqėria nis tė jetojė brenda lutjes sė saj. Si nė kėngėn e Bon Jovi-t, (shpeshherė kėngėt e shėmtuara ekspozojnė tė vėrtetat e njė realiteti mjeran). Living on a prayer.

     Kjo ekonomi ėshtė thelbėsisht e politizuar, jo vetėm pėr shkak se prodhon pushtetin pėr ata qė (tashmė tradicionalisht) sundojnė nė kėto 20 e ca vjet, po edhe pėr shkak se si parim kryesor ka konformimin me tregjet globale - siē po quhen zyrtarisht ekonomitė e zhvilluara nė mėnyrė tė pabarabartė, qė riprodhojnė dominim e qė ngurtėsojnė shtresėzimin. Pikėrisht pėrmes riprodhimit dhe zgjerimit tė diferencave imponohet fondamentalizmi i tregut si e vetmja rrugė, e cila paketohet bukur, herė prej njėrės palė e herė prej tjetrės, kur vjen puna te fushatat elektorale apo lokale. Kultura e mirėpranuar qė prej familjes patriarkale e gjer te ish-ēunat e ish-gocat trendy tė shoqėrisė civile, apo opinionistėve nėpėr gazeta, qė ripėrtypin tė njėjtin bar, duke mos dashur tė shkelin parime tė reja. PD-ja e PS-ja (edhe me programin e ri tė fundit) i blatohen garės, ndėrsa meritokracia shfaqet si vlera kyē pėr njė mentalitet tipik borgjez, qė synon tė luftojė korrupsionin sepse mendon se vetėm kjo ėshtė e keqja e kėsaj qė po ndodh. Qėndrim tipik borgjez, pėrmes njė morali sipėrfaqėsor qė fsheh pranimin e shtypjes, dominimit dhe pabarazisė si inherente, ndėrkohė qė ngre shqetėsimin e cėnimit tė prekjes sė pronės private nga tė korruptuarit. Retorika anti-korruptive ėshtė shtylla pėrbashkuese e palėve politike sidomos kur ato janė nė opozitė, duke mohuar kritikėn esenciale e duke u ndalur te ajo moralizuese e moraliste. Tė pėrbashkuar kundėr vjedhjes, pa analizuar arsyet se pse ndodh ajo, tė pėrbashkuar kundėr atyre qė nuk e meritojnė pasurinė e shkėlqimin – qė rezervohet veē pėr mė tė mirėt. Jo pėr kushėrinjtė e dajallarėt, po pėr mė tė mirėt. E mira vjen nė pushtet, take my hand and we make it someday…

     Ndėrkohė individi qė i hyn kėsaj gare barazohet me pionierin e filmave western. Ai qė prej njėzet e kusur viteve dėshiron tė shkojė drejt njė horizonti perėndimor qė pėrditė ndryshon (parafrazimi nga Paul Virilio). Sa mė shumė pėrparon pionieri, aq mė shumė largohet horizonti. Kjo ėshtė veti tipike e horizonteve virtuale, ato tė pėrcjella mes mediave (qė nė momentin ngjizės kanė qenė italiane, e sot ėshtė Hollywood-i botėror), mes rrjeteve sociale, mes informacionit tė marrė nė universitetet private, prej profesorėsh tė arsimuar nė google, apo prej thashethemit tė pėrgjithshėm. E megjithatė, politika, shteti, institucionet e shoqėrisė civile a tregtare, me qindra syresh vijojnė tė pėrsėrisin se rruga e nisur nė ’90 - ’91 duhet vazhduar cause it doesn’t make a difference if we make it or not. Tė gjithė vazhdojnė tė tundin para syve tė ndonjė tė hutuari gogolėt e dordolecėt e ish-komunizmit apo ish-fashizmit, Sadamin, Ghaddaffin, Kim Jong-Un apo Chavezin e tė tjerė. Besnikėria ndaj shantazhit fillestar mbetet maksimale, vėrejtjet qė nuk konformohen, reduktohen ad-enverum.

     E megjithatė, Qendra e kėtij pushteti gjendet nė Evropėn e Bashkuar. Ajo ėshtė parajsa e premtuar pėr kėtė purgator, edhe pse me mesazhet qė jep konfirmon se gjithnjė jemi half - way there. Telosi religjioz, e pambėrritshmja nė kėtė botė, konfirmon procesin e sakrificės dhe flijimeve, tė pabarabazive, tė vėllazėrive qė ta mohojnė subjektivitetin (grekėt mund tė ishin shumė mirė sot, po tė ishin si gjermanė, madje pse jo gjermanė), tė jo-lirive qė dalin nė sipėrfaqje psh. si austerity measures, si masa shtrėnguese. Ca e shohin kėtė punė si njė gotė gjysmė plot, e ca si njė gotė gjysmė bosh. Mirėpo kjo punė duhet parė ndryshe. Nuk ka kuptim sot tė jesh evroskeptik apo evroentuziast. Sot ėshtė e domosdoshme tė ndryshohen termat, pikėrisht prej konceptit fillestar revolucionar publik, tė flitet me terma tė lirisė, barazisė e vėllazėrisė, si kondita qė duhen plotėsuar jo veē mes individėve, po edhe mes subjekteve publike, kombeve e popujve. Vetė internacionalizmi (nė thelb ndėr-subjektiv) duhet shkėputur e duhet shpėtuar prej mbivendosjes sė globalizmit (asimilues e shtypės). Nė linja tė tilla duhet tė mendohet njė tjetėr Evropė, pa qendra e periferi, pa zhvillim tė diferencuar, e mbi tė gjitha pa mohim tė subjektivitetit nacional. Ēdo projekt tjetėr do tė vazhdojė tė pjellė dhunė pėr ne, qė edhe pse ende s’jemi pjesė e BE-sė, tashmė jemi pararojė e dedikimit popullor evropianist, e nė fakt rezultojmė si kombi mė evropianist brenda e jashtė Evrope.

 

Tiranė, 14. 02. 2012

 

(Teksti i mėsipėrm pėrmban, ndoshta mė shumė sesa duhet, fjalė anglisht. Mirėpo kjo ėshtė lingua franca e perandorisė sė re, qytetar i sė cilės nuk mund tė jesh pa zotėruar aftėsitė komunikative nė kėtė gjuhė. Madje as punė nuk gjen dot. Me sa duket kėtė e ka kuptuar mirė qeveria shqiptare, qė po kujdeset tė imponojė provimin nė anglisht pėr secilin tė diplomuar universitar).