Desh volla nga inati!

 

 

KUR ”MINJTĖ E KANALIZIMEVE“ U SHNDĖRRUAN NĖ PROFETĖ DHE KĖSHILLTARĖ TĖ PUSHTETIT!

 

     Volla nga inati kur pashė se kush ishte nė promovimin e “Gjarprinjėve tė Gjakut“, tė shkruar nga Demaēi i krisur fare 55 vjet mė parė mirėpo nga kjo doli diēka pozitive pasi kuptova definitivisht se jam krejtėsisht i marrė! Kam rrjedhur fare; nuk po kuptoj asgjė nga zoologjija e lėre mė nga biologjija. Nuk po i dallojė cilėt ishin gjarpinj, hardhucė, zhapinė, krokodilė, bretkosa apo aligatorė por se qė nė mesin e tyre ishin disa zvarranikė qė i lėvyren ēdo pushteti, e nėnshkruaj me dorė!

 

 

( Shkruan: Behxhet Sh.SHALA )

 

 

FRYNĖ VERIU, PO NGRIHET ZANA,

DIKUJT KĖTU PO I KAHET NANA!

____________________________________________________________________________________

 

Bashkimi si metaforė nė kohėn kur jemi tė bllokuar me borė

 

     Se jemi deklaruar patriotė nuk ka fare dyshim. Se nuk jemi hiē patriotė nuk ka fare dyshim. Se e duam shtetin ėshtė mashtrim verbal dhe se e dhunojmė shtetin ėshtė fakt banal! Trimėrinė e blejmė me euro dhe dollarė, frikėn e mbulojmė me denarė dhe dinarė! Tė Irakut a tė Serbisė, tė Sllobės apo Sadamit ėshtė finesė teknike po ama qė e shesim prapanicėn, si pjesė tė fytyrės ėshtė e vėrtetė faktike! Ani kur e ulim prapanicėn - fytyrėn nė karrike tė buta, harrojmė se ka Zot dhe se ēka ėshtė tuta! Krenohemi me moral tė gjinisė mashkullore nė kohėn kur i shkelim bishtin edhe maces pa bėrė kontrollė nėse ėshtė e gjinisė femėrore! Ėshtė shumė mė lehtė t’i pushtosh Himalajet nė Nepal, se tė gjesh te disa politikaj, gazetarė, analistė, civilistė-moral! Ēoftė si kategori psikologjike apo edhe si zėvendėsim i vlerave etike!

     Kategoria psikologjike nėnkupton qė sė paku tė skuqesh nė prapanicė - fytyrė kur i shkel dikujt moralin ndėrsa sistemi i vlerave etike nuk nėnkupton kėngėt epike dhe promovimi i kėtyre vlerave pėrmes telave tė lahutės dhe ēifetlisė por qė tė kesh sjellje qoftė edhe sipas standardeve minimale tė njerėzisė!

     Populli thotė: ”Kush ka nge, futė rruza nė pe“. Ose, kur nuk ke punė tė menēur e shkėrdhen kohėn kot sė koti! Merresh me punėt e tė tjerėve! Mė duket se nuk ka popull nė botė qė e shkėrdhen kohėn mė shumė se kosovarėt e Halilit, Migjenit dhe Nexh Mitrovicės! Ose, si do tė thonin miqtė nga Shqipėria: ”jemi shkėrdhata fare”! Dikush flet pėr Mollėn e Kuqe dhe Dardhėn Kakiqke! Pėr Ilirinė deri nė Tunis. Pėr mbretėrinė e Teutės nė Kotorr dhe Ilirit nė Dalmaci. Pėr “Lidhjen e Kokainės“ tė disa ministrave tė qeverisė nė Kolumbi. Pėr pastrimin e parave tė pista nė Dubai, Turqi, Shqipėri, Serbi dhe Kroaci! Pėr prostituimin e “elitės“ intelektuale dhe pėr njė pjesė tė estradės si shtresė e kastruar nga ēdo vlerė morale! Se dikush e paska shaluar mbesėn e Sllobodanit ndėrsa nė mbrėmje paska marrė pjesė nė aheng nė synetinė e Draganit! Apo, se i pari i vendit nuk bėka asgjė veēse po e rrjep shtetin, po e forcon pushtetin duke e tradhėtuar interesin kombėtar, duke u rreshkur plazheve tė Greqisė apo duke ua ngritur bishtin “pelave tė Mongolisė“!

     Ata qė i shėrbyen Titos e qė e luftuan shqiptarinė, nė mėnyrėn mė tė poshtėr po e gėzojnė lirinė! Nė aspektin moral e sidomos material! Duke deklaruar se formula e Bacės pėr liri dhe pavarėsi ėshtė e barabartė me ēmenduri! Dhe nuk ėshtė se nuk po u shkon fjala sepse po pėrdridhen si ngjala! Miqtė e Stanishiqit, tė Arkanit dhe Veselinoviqit nuk kanė probleme material e as dyshime nė aspektin e pastėrtisė morale. Minjtė e kanalizimeve kundėr shqiptarisė dhe shtetit, u shndėrruan nė profetė dhe kėshilltarė tė pushtetit!

     E pranoj, jam i pafatė dhe pa ndikim fare prandaj kam mbetur nė margjina ashiqare! Mbase emrin e kam bajat sepse nuk quhem Berat! Mė mirė do tė mė trajtonte vendi po tė mbaja emrin e njė shpendi! I cili aterroi nė maja tė pushtetit, jo duke fluturuar me flatrat e shqiponjės njėkrenare por duke luajtur prapanicėn sipas standardeve ndėrkombėtare! Po del se mė mirė paska qenė me i shėrbye Serbisė dhe Rusisė se me shkuar pas Demaēit dhe Nėnė Shqipėrisė!

     Volla nga inati kur pashė se kush ishte nė promovimin e “Gjarprinjėve tė Gjakut“, tė shkruar nga Demaēi i krisur fare 55 vjet mė parė mirėpo nga kjo doli diēka pozitive pasi kuptova definitivisht se jam krejtėsisht i marrė! Kam rrjedhur fare; nuk po kuptoj asgjė nga zoologjija e lėre mė nga biologjija. Nuk po i dallojė cilėt ishin gjarpinj, hardhucė, zhapinė, krokodilė, bretkosa apo aligatorė por se qė nė mesin e tyre ishin disa zvarranikė qė i lėvyren ēdo pushteti, e nėnshkruaj me dorė! E duan Demaēin kur u vjen veja te bytha apo kur u bėhet truri me lytha! Pranoj botėrisht se bėra njė gabim sepse te ta bytha dhe lytha janė nė njė vend prandaj tė thuash se kanė tru ėshtė krejtėsisht pa mend!

     Tė paaftė pėr tė ndėrtuar ardhmėrinė e shtetit qė shumė e kemi gjakuar, disa prej hajdutėve dhe spekulantėve nė politikė po pėrpiqen tė ndėrtojnė njė tė kaluar! Prandaj, kur tė bėhet plus - minusi, tangentat e funksionimit tė shtetit, nuk ėshtė aspak vėshtirė tė shpjegohen mekanizmat e marrjes dhe mbajtjes sė pushtetit! Po ēfarė Makiaveli, Bizmarku, Napoleoni apo Cezari kur tė gjithėve ua kalon Xhehajdin Kali! Prodhim vendor i mbuluar me lytha qė masėn trunore e ka te bytha. Ky diversion anatomik, na ka shndėrruar  nė popull historik!

     Prandaj, punėt po na shkojnė shumė mbarė dhe ėshtė pėr ēudi se si po funksionon shteti, me kėsi xhemati dhe mileti! Merreni me mend nė vend se tė ulen dhe bisedojnė pėr shtetin, janė shndėrruar nė korba qė e gjakojnė pushtetin! Janė shndėrruar nė Homera (tė verbėr) tė politikės dhe janė dhėnė pas prostitucionit dhe erotikės! Interesi shtetėror dhe kombėtar peshohet me euro dhe dinarė!

     Mendova ta bėjė njė analizė pėr Jugun, perėndimin, lindjen dhe posaēėrisht pėr veriun por e lashė fare sepse po mė thonė se pėr analiza tė zeza po ia qėlloj si shpendkeqja grabitēare! Por, definitivisht: ”frynė veriu, po mėrdhinė Zana, dikujt kėtu do t’i kahet nana“!

 

Prishtinė  - 08 shkurt 2012