|
Kah po
shkon Kosova?! |
|
AKUZAT E SHIK-ut
DHE BISEDIMET
POLITIKE ME SERBINĖ! ( Shkruan: Besnik Kryeziu )
Opinioni
publik dhe ai qytetar ėshtė shokuar dhe tronditur me akuzat dhe shpifjet e
llojllojshme tė javėve tė fundit, qė pėr cak ishin disa figura tė rėndėsishme
politike tė vendit. Kjo luftė speciale dhe tepėr antinjerėzore e
antikombėtare do tė thosha, filloi me akuzat qė agjenti i SHIK-ut (tani
deputet nė Kuvendin e Kosovės), Bekim Haxhiu, bėri pėr Albin Kurtin. Kjo
luftė po vazhdon tė ashpėrsohet dhe tė marrė dimensione tepėr tė rrezikshme
pėr mjedisin tonė politik, dhe fare lehtė mund tė na shpije atje ku nuk do tė
dėshironim kurrsesi! Nė
dukje tė parė dhe sipėrfaqėsore, mund tė mendohet se kjo shpreh krizėn e
ideve qė ka klasa politike nė vend dhe vetė shoqėria nė pėrgjithėsi. Kjo,
edhe mund tė jetė njėra nga arsyet, por jo e vetmja dhe kryesorja! Duke
analizuar dhe parė zhvillimet politike pėr dhe rreth Kosovės, lehtas mund tė
vijmė te pėrfundimi se Qeveria e Kosovės, nėpėrmjet deputetit Haxhiu, por
edhe vetė Grupit parlamentar tė PDK-sė, kryetari i tė cilit Adem Grabovci
deklaroi publikisht se deputeti Haxhiu ka edhe mbėshtetjen e plotė tė Grupit
Parlamentar tė PDK-sė, ka pasur pėr qėllim tė manipuloj dhe tė hutoj
njėherėsh qytetarin e vendit duke larguar vėmendjen e tij nga zhvillimet
politike qė po ndodhin. Kėtu do tė pėrmendim sidomos largimin e vėmendjes nga
problemi i Mitrovicės dhe bisedimeve qė po mbahen nė Bruksel, ku delegacioni
i udhėhequr nga Edita Tahiri po vazhdon tė bėj lėshime substanciale, duke e
rrezikuar shumė seriozisht funksionimin dhe zhvillimin e shtetit tonė. Pas
tronditjes qė pėsoi opinioni publik dhe qytetar nga kėto akuza dhe shpifje tė
ulėta, kemi fillimin e deklaratave serike nga faktori ndėrkombėtar pėr njė
zgjidhje kreative tė problemit tė Mitrovicės, si dhe hovin diplomatik tė
planit tė presidentit serb Boris Tadiq. Siē
edhe ėshtė pritur dhe thėnė nga shumė analistė dhe politikanė, shtetet qė e
kanė njohur dhe po vazhdojnė ta mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės, tani po e
presin planin konkret tė kryeministrit Thaēi. Duke
dashur qė kryeministri Thaēi tė dal para faktorit ndėrkombėtar si i vetmi
faktor qė do tė mund tė arrinte dhe zbatonte marrėveshje me Serbinė, lehtas
mund tė ketė premtuar edhe gjėra qė qytetarėt dhe opinioni publik nė Kosovė,
jo qė nuk do ti pranonte, por edhe do ti kundėrshtonte fuqishėm. Nė kėtė logjikė tė tė menduarit mė shpije vet
retorika e Qeverisė dhe kryeministrit Thaēi, i cili, nė njė intervistė nė
Radion Evropa e Lirė, paragjykoi spektrin politik, duke thėnė se sikur edhe
gjithė spektri politik tė pranonte heqjen e Republikės, ai sdo ta bėnte kėtė
kurrė. Nė fakt kjo tregon retorikėn e njohur se mė mirė ėshtė tė sulmosh se
sa tė mbrohesh. Thaēi me deklarata tė tilla bombastike ende po shpreson qė
para opinionit tė dal si atdhetar dhe njeri qė nuk bėn kompromise, por nė
bisedimet e fshehura dhe larg vėmendjes sė opinionit, ai mund tė jetė krejt i
ndryshėm Ka dy
fakte qė janė tepėr shqetėsues pėr proceset qė do tė zhvillohen dhe po na
presin nė javėt vijuese. E para ėshtė se Kuvendi i Kosovės
ėshtė shndėrruar nė njė makinė votuese dhe tėrėsisht i kontrolluar nga
Qeveria. Nė gjithė kėtė mjegull tė qėllimshme, Qeveria po luan shumė mirė
edhe me kartėn e tė ashtuquajturit unitet i klasės politike nė vend, ku edhe
partitė opozitare, pėrjashtuar Vetėvendosjen!, po i bėn pėrgjegjėse pėr atė
qė pritet tė ndodh nė ditėt dhe javėt vijuese. Ai nė mėnyrė krejt klandestine, bėn njė
takim nė njė restorant tė Prishtinės, ku merr pėlqimin dhe nėnshkrimet e
pėrfaqėsuesve tė partive parlamentare pėr njė deklaratė politike pėr
pėrmbylljen e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Vetėm mė pastaj kjo u
hodh nė votim dhe u aprovua nė Kuvendin e Kosovės, nė mėnyrėn qė jemi mėsuar
ta shohim nė kėtė Kuvend: lexim dhe votim. Kaq! E dyta, ka tė bej me luftėn speciale
dhe akuzat denigrues qė i pėrmendėm edhe nė hyrje tė kėtij shkrimi pėr tė
gjithė ata qė guxojnė ta thėnė tė vėrtetėn. Kjo luftė me gjasė do tė vije
duke u rritur, konform lėshimeve qė do tė bėj Qeveria pėr Veriun dhe
bisedimet nė Bruksel. Sa mė
shumė qė agjenda politike bėhet dhe zhvillohet jashtė Kuvendit tė Republikės
sė Kosovė, aq mė shumė do tė rritet mundėsia dhe rreziku i lėshimeve dhe
kompromiseve ndaj trysnisė sė Brukselit dhe kėmbėnguljes serbe.
Opozita politike nė Kuvend do tė duhej ti vejė kushte Qeverisė dhe
partive nė pozitė, duke thėnė haptazi dhe shumė qartazi, se nėse ēdo
marrėveshje e arritur me Serbinė nė Bruksel nuk miratohet dhe ratifikohet nė
Kuvend, ata nuk do ta njohin dhe respektojnė kėtė marrėveshje. Nėse
Qeveria vazhdon me kėtė avaz dhe nuk e pėrfill Kuvendin dhe opozitėn fare,
atėherė opozita duhet ta braktis pjesėmarrjen nė Kuvend dhe tė kėrkoj
zgjedhje tė reja demokratike. Kjo ėshtė e domosdoshme nga ana e opozitės nė
mėnyrė qė tė respektohet organi mė i lartė legjislativ nė vend dhe tė ruhet
rendi kushtetues i Republikės sė Kosovės. Würzburg, 04. 02. 2012
|