- Jemi nė njė situatė -

 

 

KUR VARFĖRIA TA HA SHPIRTIN!

( Shkruan: Besnik Kryeziu )

 

 

     Ėshtė ditė e shtunė. Fundjavė. I ftohti i acartė i fillimshkurtit po tregohet i pa mėshirshėm! Jam zgjuar herėt pėr ta blerė gazetėn time tė preferuar “Zėri”, pa tė cilėn s“bėj dot. Leximi i gazetės kėtu nė kurbet nuk ka vetėm kuptimin e tė lexuarit dhe marrjes sė informacionit, por ka edhe kuptimin dhe simbolikėn qė nė ato faqe gazete e prek dhe ndjen atdheun dhe njerėzit e gjakut tėnd.

     Tė paktėn tė shtunave kur gazeta brenda saj ka edhe shtojcėn pėr kulturė, e ushqej shpirtin duke medituar pėr rrėnjėt e mija, ia mbylli derėn mėrzisė qė ėshtė e pashmangshme nė kurbet. Lajmet e mira nga atdheu tė gėzojnė, tė bėjnė pėr tė fluturuar! Por, lajmet e kėqija tė hidhėrojnė, tė bėjnė tė ndjehesh shumė keq! 

     Fatkeqėsisht lajmet pėr varfėrinė janė tė pandara, janė gjithmonė brenda faqeve tė gazetės dhe kronikave televizive. Kjo dramė njerėzore po vazhdon t“i trondit shpirtrat e shumė familjeve shqiptare anembanė atdheut, duke ua bėrė jetėn tė papėrballueshme, duke i pėrballur me dilemėn se a ka fund kjo gjendje ndonjėherė.

     Nė faqen tetė tė gazetės, te rubrika “Rajoni”, lexoj shkrimin me titull: “Tė varfėr dhe tė sėmurė”. Prekem shumė kur pėrfundoj sė lexuari! Jam i bindur se dhembja, ndonėse nė kėtė rast, ėshtė individuale dhe familjare, ka pėrmasa universale dhe si e tillė me ose pa dashje hynė brenda teje dhe depėrton deri nė asht. “Varfėria ma ka pru shpirtin nė fyt”, thotė personazhi i rrėfimit tė gazetarit Kajtaz Gecaj.

     Sikur tė mos i mjaftonte vetėm kjo e keqe, ai thotė se e ka tė sėmurė edhe vajzėn e tij trevjeēare, pėr tė cilėn mjekėt i kanė thėnė se duhet operuar, por atij i mungojnė paratė pėr njė gjė tė tillė. Nuk e di se sa e tmerrshme ėshtė pėr prindin qė tė mos ketė mundėsi qė ta mjekojė fėmijėn e vet, por edhe ta ushqejė dhe ta rrisė shėndetshėm! Kėtu dhe me kėtė rast mund tė flasim pėr ēdo gjė, por assesi pėr njė jetė tė dinjitetshme dhe fėmijėri tė garantuar me tė drejtat njerėzore. 

     Pėrveē prekjes shpirtėrore nga ky rast, mė lindėn edhe disa pyetje pėr solidaritetin tonė si shoqėri dhe si popull qė e kemi pasur dhe dėshmuar me shekuj. Kam pėrshtypjen se po i mbyllim sytė dhe veshėt para kėtyre rasteve, duke mos e treguar humanizmin e dėshmuar mė herėt.

     Mbaj mend nė vitet e 90-ta kur babai im ndante nga rroga e vet pėr njė familje nė Prishtinė, nė kuadėr tė aksionit “familja ndihmon familjen”. Po tani pse nuk mundemi tė jemi solidar me kėta njerėz qė ushqehen me mjerim, dhe mjerimi i ha ata? Sepse jemi fokusuar vetėm nė botėn tonė dhe assesi nuk duam ta prishim rehatinė dhe kėnaqėsinė.

     Pa dashur tė futėm fare nė analiza socio - politike por edhe psikologjike, sikurse nuk mė bėn aspak pėrshtypje edhe pse mund tė ketė tė drejt Xhozef Marfi kur ka thėnė se “varfėria ėshtė sėmundje psikike”. Dua ta zgjoj ndėrgjegjen time dhe tė gjithė lexuesve se nuk duhet tė na mjaftoj vetėm vetja jonė, por se shoqėria ka detyrė dhe duhet tė ketė pėrkujdesje pėr kėta njerėz qė kėrkojnė ndihmėn tonė.

     Mundėsia ėshtė gjithmonė kur njeriu ka vullnetin dhe dėshirėn.

     Tė gjithė ne qė jetojmė nė shtetet perėndimore, dikush mė shumė e dikush mė pak, mundemi tė ndajmė diēka nga vetja pėr kėta njerėz. Mjafton vetėm tė shikojmė se sa luks dhe gjėra tė panevojshme bėhen nė mesin tonė, ndėrkohė qė njerėzit e gjakut tonė nuk kanė kushte pėr tė mbijetuar, iu mungon buka, iu mungojnė paratė pėr mjekim...Tė gjithė ne po tė ndanim nga njė euro nė ditė, nė mbarim tė vitit do t’i kishim 365 euro, tė cilat do tė ja ndanim kėtyre njerėzve dhe mė sė shumti kėtyre fėmijėve qė nuk kanė as edhe njė fije faji.

     Vetėm njė ditė tė rinjtė dhe tė rejat tona nė kurbet sikur t’i “bojkotonin” diskotekat, mund tė mblidheshin me qindra-mijėra euro! Vetėm njė ditė tė hiqnim dorė nga kafeja e mėngjesit, do tė bėnim shumė pėr kėta njerėz.

     Privimi ynė nga “luksi” qoftė edhe pėr njė ditė, pėr shumė nga kėta njerėz do tė thotė jetė dhe buzėqeshje nė fytyrėn e tyre, por edhe neve do tė na kthente dinjitetin si individė, si shoqėri dhe si popull.

Würzburg, 17. 02. 2012