LIBERALIZMI DJE DHE
SOT Shkruan: Elife LUZHA ______________________________________________________________________________________________________________________________________
Ėshtė
thėnė se periudha e mitologjisė greke pati njė sistem tė shkėlqyer sa i pėrket qeverisjes me problematikat e
shoqėrisė nė atė kohė. Hyjnorėt e Olimpit me Zeusin Zot, i pėrmbushnin tė
gjitha detyrimet nė bazė tė pushtetit qė kishin. Megjithatė as sundimi i
Zotit Zeus nuk qe i pėrjetshėm. Shekuj mė vonė Edmund
Bruke gjykonte se Absolutizmi
dhe tė drejtat hyjnore ishin modelet e fundit politik, si formė e qeverisjes
sė lashtė. Qeverisja me elemente liberale, apo sundimi i shumicės
(polyarchy), i dha fund qeverisjeve tradicionale hyjnore, autokratike e
oligarkike dhe qė nga shekulli V p.e.s. (kur edhe u paraqit) e deri nė
shekullin VI p.e.s., ekzistoi vetėm nė Athinė. Qė nė atė kohė burrėshtetasi
athinas, Perikleu,
tė gjithė qytetarėt i kishte shpallur tė barabartė para ligjit. Asnjė qytetar nuk mbetet jashtė punėve tė
shtetit, nėse ai mund tė kontribuojė, thuhej nė dekretin e tij. Po nė
kėtė vijė gjykimi, shekuj mė vonė, Presidenti amerikan
Xhekson sikur e plotėsoi vendimin e Perikleut, duke
shtuar: Jo vetėm administrata, por tė
gjitha postet zyrtare shtetėrore i takojnė popullit. Veēuam kėta shembuj
pėr tė dėshmuar rrugėtimin qindrashekullor tė qeverisjes liberale, tė cilėn Linkoln
do ta quajė: qeverisje e popullit nga
populli dhe pėr popullin.
Fjala liberalizėm rrjedh
nga fjala latine liber qė do tė
thotė i lirė. E liria ėshtė e drejtė pėr tė bėrė
gjithēka qė ta don zemra, pėrveē asaj qė bie nė kundėrshtim me lirinė e
tjetrit thoshte Konica ynė i madh. Xhon
Loku gjykonte se njerėzit nga natyra janė tė barabartė
dhe tė lirė, prandaj jo qeveria por
natyra i pajis njerėzit me tė drejta natyrore. Ishin pikėrisht kėto
parime qė u mbėshtetėn nė Deklaratėn Amerikane pėr Pavarėsi si dhe nė
Deklaratėn pėr tė Drejtat e Njeriut, dalė nga Revolucioni Francez. Me njė
fjalė idetė iluministe tė shekullit XVIII dhe sidomos Revolucioni Francez, me
sloganet e njohura pėr Liri dhe Barazi i kontribuuan zhvillimeve
liberale, apo lindjes sė liberalizmit klasik qė pasoi me ndarjen e
pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit
dhe Gjyqėsorit.
Nuk ka dyshim se nėn ndikimin e Revolucionit amerikan, por edhe atij francez, sistemi liberal si
ideologji dhe praktikė politike pėr tė parėn herė u instalua nė Britani mė 1819
(atje njihet si lėvizje kombėtare), edhe pse ndarja e pushteteve si
karakteristikė e sistemit liberal nė plotėni pėr tė parėn herė u realizua nė
SHBA me kushtetutėn e vitit 1787. Gjithsesi kjo dėshmon traditėn liberale
demokratike nė botėn anglosaksone tė njohur qė nga viti 1215 me Magna Karta, (Magna
Carta 1215 - Sh.B) nėpėrmjet sė cilės pushteti i
sovranit (mbretit) u kufizua me ligj dhe parlamentarizmin britanik, tė
praktikuar qė nga vitit 1689, pas fitores sė Parlamentit mbi Monarkinė.
Liberalėt (Niēe i quante inferiorė, kurse Marksi i quante borgjezė qė
synojnė ti legjitimojnė pozicionet e veta sipėrore), njihen si mbrojtės tė
meritokracisė, mbėshtetės tė arsyes, bindjes e drejtėsisė. Konkurrenca mes
partive politike si dhe ajo nė ekonomi, janė karakteristikė qė e
pėrgjithėsojnė kornizėn e sistemit me qeverisje liberale. Duke lartėsuar kėto
vlera, Xhon Rolls ishte i mendimit se shteti liberal mundet dhe duhet tė jetė njė siguri dhe drejtėsi pėr shoqėrinė.
Por kjo nuk mund tė arrihet pa avancimin dhe respektimin e autoritetit
ligjor, ngase nė jetėn e pėrditshme
liritė dhe tė drejtat nuk janė tė pa fundme, ato duhen kufizuar, sepse vetėm
kjo sjell shtetin e sė drejtės gjykonte Kant.
Gjykuar sipas teorive politike, para se tė konsolidohej
konstitucionalizmi, qeverisjet liberale ishin tė brishta. Studiuesit gjykojnė
gjithashtu se zhvillimet ekonomike janė faktori vendimtar pėr suksesin e njė
qeverisje liberale. Me kėtė pajtohej edhe studiuesi i demokracisė
konsociative, Limphart, i cili ndėr faktorėt pėr sukses tė demokracisė
liberale rendit edhe pluralizmin social, kulturėn politike si dhe pėrbėrjen
homogjene tė popullsisė. Pikėrisht mungesa e kėtyre faktorėve, por edhe
pėrhapja e ideve socialiste pas viteve 1800 (kur u shėnuan pėrplasje tė mėdha
mes liberalėve dhe socialistėve), e penguan shtrirjen e liberalizmit
demokratik. Duke marrė kėtė shkas studiuesi Filo, vitet 1815-1870 i
karakterizon si vite tė agjitacionit
liberal, me rezultatet e dukshme tek nė vitet 1870-1914. Ndryshe kėto
njihen edhe si vitet e evoluimit tė liberalizmit drejt demokracisė dhe
pothuaj tė gjitha shtetet evropiane dominoheshin nga qeverisje
konstitucionaliste. Por ishte kriza ekonomike e vitit 1920, e njohur si Depresioni i madh qė edhe njėherė e
zmbrapsi shtrirjen e ideologjisė liberale.
Nė kėtė kohė klika e Ahmet Zogut edhe nė Shqipėri e
pėrmbysi qeverisjen demokratike tė Fan Nolit, e njohur si demokraci e
parė parlamentare nė rajon. Tė dhėnat e vitit 1920 na japin njė pamje mė tė
detajuar rreth ndryshimeve sistemore qė ndodhėn atė kohė, sipas tė cilave
ekzistonin 35 qeveri kushtetuese, numėr ky qė u zvogėlua nė 17 mė 1938, pėr
tė rėnė nė 12 qeveri tė zgjedhura me votėn e lirė mė 1944. Pas vitit 1945
idetė e Rusveltit e ndihmuan fitoren e
liberalizmit nė Perėndim, pėrderisa njė pjesė e madhe e Evropės, pėrfshirė
Shqipėrinė edhe pėr gjysmė shekulli do tė sundohet nga diktatura famėkeqe
komuniste.
Sipas Limphart mė 1980 kishte vetėm 50 vende me qeverisje demokratike,
madje jo tė plotė. Sot, nga mbi 190 shtete tė botės, 123 prej tyre (pėrfshirė
Shqipėrinė dhe Kosovėn), zbatojnė modelin e qeverisjes liberale. Falė
shtrirjes sė ideve liberale e ashtuquajtura ideologji komuniste me produktin
e vet totalitarizmin vrastar pėrfundoi e dėshtuar. Kjo u ndje sidomos nė
fundshekullin e kaluar, pas rrėnimit tė Murit tė Berlinit mė 1989, por edhe
nė fillimshekullin tonė, me pėrmbysjen e diktaturave disadekadėshe edhe nė
Tunizi, Egjipt e Libi. Sipas shkencave sociale fenomenet politike janė produkt i faktorit social. Dhe nė fakt
mobilizimi social dhe zhvillimet politike janė rezultat i modernizimit
shoqėror. E kjo vjen nga integrimi
nacional, thotė Hatington. EKONOMIA LIBERALE
Krahasuar me sistemet tjera politike, sistemi me qeverisje liberale ka
treguar jetėgjatėsinė mė tė madhe nė histori.
Pa dyshim se liria dhe e drejta e individit pėr tė zgjedhur lirshėm si
dhe ekonomia e tregut janė karakteristikat e veēanta qė pėrbėjnė edhe bazėn e
kualitetit dhe jetėgjatėsisė sė kėtij sistemi. E liberalizmi ekonomik ėshtė bazė edhe e atij politik vlerėsojnė
studiuesit. Nė fakt ndarja mes publikes dhe privates ėshtė e njohur qė nga
Republika Romake, megjithėse politika tė caktuara shtetėrore si veprimtaritė
ekonomike, ishin tė mbrojtura me ligj, pasi vetėm kėshtu parashihej zhvillimi
ekonomik, e me kėtė edhe fuqizimi i kombit. Ekonomia e mirėfilltė liberale
filloi tė zhvillohet nė shekullin e tetėmbėdhjetė, me lindjen e liberalizmit
klasik apo teorisė Laissez-faire, e cila nėn vazhdėn e
ideve iluministe mbronte parimet e lirisė
natyrore edhe nė ekonomi. Themeluesi i saj, Adam
Smith kritikonte markantalizmin dhe kundėrshtonte
ndėrhyrjen shtetėrore nė ekonomi. Ai gjykonte se ekonomia ėshtė degė ndihmėse e urtėsisė qeverisėse,
prandaj shteti duhet tė luajė rolin e vet nė mbrojtjen e pronėsisė, pasi
ėshtė parakusht pėr investime dhe zhvillim ekonomik. Nė kundėrshtim me
teorinė marksiste, Smith, ishte i bindur se: jo shteti, por ekonomia e zhvilluar nga dora e padukshme e tregut tė
lirė, mund tė sjellė barazinė
shoqėrore. E kjo do tė rezultonte me zhdukjen e klasave dhe minimizimin
e kundėrthėnieve ideologjike qė vijnė si pasojė e statuseve tė ndryshme
sociale. Por viti 1870 shėnon fundin e teorisė laisez-faire dhe tė
liberalizmit klasik.
Zhvillimet politike dhe sidomos shtrirja e ideve socialiste nė atė
kohė i kontribuuan lindjes sė njė epoke tė re, asaj tė liberalizmit modern
apo shtetit tė mirėqenies sociale. Njė kontribut meritor nė kėtė drejtim i
dedikohet teorisė sė Kejnsit, i cili duke kritikuar teorinė e A. Smithit
mbėshteste ndėrhyrjen shtetėrore nė ekonomi. Madje sipas tij, ndėrhyrja nė
veprimtarinė ekonomike dhe sociale ėshtė detyrim
shtetėror. Ai vlerėsonte rėndėsinė e menaxhimit tė politikave fiskale,
pasi sipas tij pėrcaktojnė shkallėn e
zhvillimit ekonomik dhe papunėsisė sė njė vendi. (Vallė e ēfarė do tė
thoshim nė kėtė rast pėr Kosovėn, ku nga 65 mijė biznese vetėm 13 mijė janė
tė fiskalizuara)?!
Si doktrinė, liberalizmi modern, u ideua nga konservatorėt britanikė
tė cilėt synonin ta pengonin shtrirjen e ideve socialiste, gjė e cila sipas
tyre do tė kishte sukses vetėm duke ndėrtuar njė demokraci tė mirėfilltė
liberale. Kjo pėrveē tjerash nxiti edhe ndryshimin e qasjes ndaj politikave
sociale nga ana e kryeministrit britanik tė asaj kohe, B. Disrael, por edhe tė burrėshtetasve tjerė nė
perėndim. Kėshtu, nė gjithė Evropėn u krijuan sistemet e ekonomisė mikse qė
ēuan nė shtetėzimin e disa ndėrmarrjeve private si nė Britani dhe Francė.
Me njė fjalė e ashtuquajtura epokė e liberalizmit modern apo
kejnsianizmit i pėrballoi kohės edhe 30 vjet pas LDB, deri mė 1970, kur nėn
ndikimin e teorive ekonomike me parullėn
pėr tregun e lirė u
rishfaq nė horizont njė epokė e re, ajo e neoliberalizmit
(forma mė e re e kapitalizmit), e cila nė njė mėnyrė e riktheu nė jetė
teorinė e liberalėve klasikė, apo tė laissez-faire.
Nė vitet 80 tė shekullit tė kaluar, shtrirja e neoliberalizmit mori
hov sidomos nė perėndim (nė SHBA me R.Regan dhe nė Britani me M.Thatcher, tė cilėt nėn ndikimin e teorisė sė Milton
Friedman, e ndryshuan qasjen e tyre ndaj politikave
ekonomike). Por, as atje nuk u realizua nė plotėni, sidomos kur kemi parasysh
pėrpjekjet e dėshtuara tė znj.Thatcher pėr tė privatizuar shėrbimin publik
shėndetėsor. Ideologjia neoliberale
pėrjashton rolin kontrollues tė shtetit nė ekonomi. Pėrkundrazi, sipas
neoliberalėve ekonomia e tregut ėshtė ajo qė pėrcakton politikat qeveritare.
Megjithatė kriza e fundit financiare (me zanafillėn e saj nė SHBA, por e
zgjeruar sidomos nė eurozonė) ka dėshmuar se ndėrhyrjet shtetėrore nė ekonomi
janė tė domosdoshme pėr tė shpėtuar nga bankroti ekonomik, jo vetėm kompanitė
e mėdha (si publike edhe ato private), por edhe vetė subjektivitetin
shtetėror. E kolapsi ekonomik mund tė
ndodhė aty ku tregu vepron krejt pa
norma e rregulla, nga se aty ka njė dorė tė fshehur qė i ēon gjėrat pėr dreq
do tė thoshte Xhon Rolls.
Me neoliberalizmin ndėrhyrjet, apo kufizimet shtetėrore nė ekonomi
kanė marrė formė tė re veprimi dhe realizohen nėpėrmjet rregullave e
standardeve tė pėrcaktuara sipas parimeve ndėrkombėtare, respektimi i tė
cilave nė njėrėn anė pamundėson krijimin e monopoleve tė mėdha, kurse nė anėn
tjetėr fuqizon konkurrencėn e lirė tregtare. Pėrkundėr faktit se zhvillimet e
demokracisė e kanė zbehur besimin nė fuqinė
e dorės sė padukshme tė tregut tė lirė, kurse neoliberalizmi po akuzohet
si shkaktar i tkurrjes sė sovranitetit politik dhe financiar tė shteteve,
shtrirja e ekonomisė sė tregut, duke i tejkaluar barrierat kombėtare e
rajonale, gjithnjė e mė shumė po e ushtron ndikimin e vet nė mbarė hapėsirėn
globale. Prishtinė, 07. 02. 2012
|
© Pashtriku.org, Shkurt'2012