Korbat s`mund tė fluturojnė nė lartėsitė e shqipeve

 

 

SHQIPTARĖZINJTĖ

DHE ĒLIRIMTARĖT

Shkruan: Faik Smajli ( * )

 

 

     Ēdo popull nė gjirin e vet ka pasur dhe mbase mund tė ketė pjesėtarė, qė nė kontinuitet e, sidomos nė gjendje tė jashtėzakonshme, kanė vepruar e mund tė veprojnė nė dėm tė popullit tė tyre. Tė tillėt u kanė sjellur shumė tė zeza e tragjedi bashkėkombasėve tė tyre. Pėr shkaqe, gjithėnjė tė liga e personale, qė i dinė vetėm ata, janė vu nė sherbim tė pushtuesve, qė shumė prej tyre kanė qenė nė gjendje tė shkelin edhe mbi kufomat e ēlirimtarėve, pėr qėllimet e tyre ogurzeza, qė si emėrues tė pėrbashkėt kanė tradhtinė kombėtare! Shembuj tė tillė kemi plotė…!?

      As populli ynė nuk bėn pėrjashtim! Bile, kam bindjen se populli ynė ka mė shumė se tė tjerėt pjesėtarė tė tillė. Kėtė bindje ma forcon, e kaluara dhe gjendja e tanishme, nė tė cilen ndodhemi. Pėr tė tillėt qė kanė bėrė dhe akoma po bėjnė, kush mė shumė e kush mė pak tė zeza, nė rrugėtimin tonė si popull, termi mė gjithėpėrfshirės, mė i drejtė dhe mė i saktė pėr emėrimin e tyre tė pėrbashkėt, mbase do tė ishte: “Shqiptarėzinjė”.

     Shqiptarėzinjtė na kanė penguar e na kanė luftuar nė mėnyra tė ndryshme, gjatė gjithė historisė sonė tė gjatė e tė dhimbshme. Na kanė mohuar, vjedhur, plaēkitur, shantazhuar, dezinformuar, spiunuar e bile na e kanė kthyer edhe pushkėn. Secili prej nesh mund tė gjejė plotė shembuj tė tillė. Janė shkruar libra e libra, historike e publicistike e, shumė shkrime tjera nė tė cilat janė dėshmuar me fakte tė zezat e shqiptarėzinjėve.

     Por prapėseprapė nuk janė thėnė tė gjitha, e nga njė herė edhe janė mbuluar e manipuluar tė zezat e tyre. Disa prej tyre qė janė dėshmuar botėrisht si antikombėtarė me damkė, po mundohen prej disave tė na paraqiten si kombėtarė, tė cilėt na paskan dhėnė kontribut nė ēėshtjen tonė! Sikur, qė ka tė atillė qė me tė vėrtetė u ėshtė bėrė e padrejtė e madhe historike nė mohimin dhe akuzimet e ndryshme ndaj tyre, sipas interesit tė politikės ditore! Historia jonė ka shumė punė pėr tė bėrė nė kėtė drejtim.

     Ėshtė e pamundur qė nė njė shkrim tė shkurtėr si ky, tė pėrmbledhen tė gjitha tė zezat e shqiptarėzinjėve, por nė mėnyrė fare kalimthi, pa ndonjė strukturim, nė mėnyrė pėrgjithėsuese dhe pa cituar emra, t’i pėrkujtojmė vetėm disa tė zeza tė tyre gjatė historisė sonė mė tė re:

     Gjatė gjithė kohės, por sidomos gjatė kohės sė fundit nėn Perandorinė Osmane, shqiptarėzinjtė kanė vepruar kundėr interesave jetike tė popullit tonė. Dihet mirėfilli veprimtaria e tyre kundėr Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912). Detyrimi i Kryeministrit tė parė dhe tė fundit tė tė gjithė shqiptarėve - Ismail Qemalit, tė japė dorėheqje. Pastaj, nė kontinuitet, me ēdo Qeveri qė arrinte nė pushtet. Pothuaj se tė gjitha qeveritė vinin nė pushtet duke e rrėzuar qeverinė paraprake, dhe qeverisnin fare shkurt, deri nė rrėzimin e tyre tė radhės. Nė kėto kohė turbullirash dhe luftėrash pėr pushtet, janė vrarė edhe shumė figura tė mėdha tė kombit tonė. Dhe jo edhe pa ndihmėn e shqiptarėzinjėve, Shqipėria- atdheu i tė gjithė shqiptarėve, u coptua kaq keq, pėr interesat e tė tjerėve. Gjatė gjithė kohės janė shitur e janė shkelur interesat e Shqipėrisė. Shqiptarėzinjtė kanė bashkėpunuar dhe e kanė ndihmuar ēdo pushtues qė vinte nė tokėn tonė, tė cilėve ua kanė bėrė mė tė lehtė pushtimin dhe ua kanė zgjatur qėndrimin. Ka edhe sot shqiptarėzinjė tė shumtė, bile edhe nė pushtet, qė zakonisht, janė nė shėrbim tė djallit e kundėr inetresave tona!

     Por, shumė herė mė e madhe ėshtė tragjedia e shqiptarėve tė mbetur jashtė shtetit administrativ shqiptar. Kjo gjė ėshtė e kuptueshme, sepse mbetėm nėn sundimin e egėr sllav. Pėr ta bėrė edhe mė tė madhe kėtė tragjedi tė shqiptarėve tė mbetur nėn ēizmėn fashiste sllave, janė kujdesur si gjithmonė shqiptarėzinjtė, tė cilėt ishin dora e djathtė e pushtuesit, qė nga koha e Krajlėve tė Serbisė, e deri mė sot. S`ka munguar veprimtaria oguzezė e shqiptarėzinjve, kundėr pėrpjekjeve tona pėr t’u ēliruar. T’i pėrmendim fare shkurt vetėm disa nga ngjarjet historike, nė tė cilat edhe shqiptarėzinjtė kanė luajtur rolin e tyre si antikombėtarė:

     Gjatė Luftės Nacionalēlirimtare, shumė ēlirimtarė shqiptarė u vranė me ndihmėn e tradhtarėve, e shpeshėherė edhe nga vetė ata. Ta kujtojmė “Masakren e Tivarit”, pastaj pushkatimet e shumta me gjyq e pa gjyq, anekėnd trojeve shqiptare, luftėn e madhe kundėr brigadave tė Heroit Shaban Polluzha, nė Drenicė etj. Propaganda e trysnia e madhe pėr shpėrnguljen e sa mė shumė shqiptarėve pėr nė Turqi.

     Spiunimet dhe denoncimet kundėr bashkėkombasėve tė vet nė tė ashtuquajturin „Aksioni pėr mbledhjen e armėve“, nė kohėn e Rankoviēit. Vijmė me radhė deri te protestat e shqiptarėve brenda ish-Jugosllavisė, qė kėrkonin Liri dhe Bashkim Kombėtar. Zbulimet dhe pėrsekutimet e panumėrta tė grupeve ilegale, qė zhvillonin aktivitet ēlirimtar, duke filluar nga Adem Demaēi, Metush Krasniqi e mijėra tė tjerė. Shqiptarzinjtė ishin shumė tė zellshėm nė denoncimet, torturimet dhe dėnimet me burg tė ēlirimtarėve dhe, e kryenin punėn e pushtuesit, nė shumė raste, madje edhe mė mire se ata. Disa shqiptarėzinjė votuan pro, edhe pėr heqjen e asaj pak autonomie qė kishte Kosova. Kjo gjendje pra, pandėrprerė, vazhdoi edhe me fillimet e veprimtarisė dhe Luftės heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Tė gjithė e dime faktin se nė Tiranė burgoseshin ata shqiptarė qė bėnin pėrpjekje tė formonin grupe tė armatosura e qė mė vonė u shndėrruan nė UĒK. Edhe Adem Jashari - Komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė burgosur nė Tiranė, sikurse edhe Zahir Pajaziti e disa tė tjerė! Nė kėtė kohė tė lavdishme, nė Shqipėri ishte instaluar njė regjim i rreptė nė kėrkim tė atyre qė nuk ishin nė njė vijė me politikėn mjerane “institucionaliste” qė zhvillohej nė Kosovė.

     Nė Shqipėri, vepronte edhe e ashtuquajtura “Zyra e pėrfaqėsisė sė Kosovės”, e cila ishte nė dijeni dhe kishte emrat e shumė ēlirimtarėve qė stėrviteshin e organizoheshin pėr luftė tė armatosur. Shėrbimi Informativ Shtetėror i Shqipėrisė, nė krye tė tė cilit ishte Bashkim Gazidede, Zyra e pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Tiranė, nė bashkėpunim edhe me Shėrbimin Sekret Informativ nė Prishtinė, kanė shumė faje nė ndjekjen, burgosjen e ushtarėve tė lirisė e, si rezultat i kėsaj, disa ēlirimtarė tė devotshėm pak mė vonė ranė heroikisht nė pritat e UDB-sė.

     Pastaj furnizimi i makinerisė vrasėse serbe, gjatė luftės me karburante, nga njerėzit e Sali Ziut edhe, megjithė embargon e rreptė qė kishte Serbia, nga bashkėsia ndėrkombėtare etj. etj. Por, siē thamė mė lart, edhe nė Prishtinė tashmė ekzistonin Shėrbime tė fshehta informative shqiptare, tė cilat bashkėpunonin me Shėrbimin informative serb, pėr ndjekjen dhe likuidimin e pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Edhe LDK- ja, thuhet, tė ketė pasur Shėrbimin e saj informativ (sekret) qė ishte ngritur nga kuadrot e mėhershme jugosllaviste, (qė kurrė nuk i kishin shkėputur lidhjet e tyre) tė cilės shumė i interesonte qė nė Kosovė tė mos kishte veprimtari kombėtare, sepse ata ishin pėr ruajtjen e status-cuos, qė ishte bėrė e padurueshme.

     Nuk ishte e rastėsishme dhe nuk mund tė ishte bėrė e mundur arrestimi i disa figurave tė rėndėsishme tė luftės si: Besim Rama, Avni Nura, Besnik Restelica, Nait Hasani e shumė tė tjerė, pa ndihmėn e shqiptarėzinjėve, pa tė cilėt as sot nuk do tė bėhej e gjithė kjio fushatė kundėr ish-ushtarėve tė lirisė. Sikurse nuk ishte e rastėsishme rėnia heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut edhe e Edmond Hoxhės, nė Pestovė tė Vushtrrisė (Janar - 1997), e shumė raste tjera, qė nuk do tė ishin bėrė pa ndihmėn e shqiptarzinjėve atėherė as sot.

     UDB-ja serbe, e cila ishte e shtrirė deri nė Shqipėri dhe jashtė saj, edhe me ndihmėn e shėrbimeve informative tė shqiptarėzinjėve, shumė herė kishte informata tė sakta mbi aktivitetin e pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, sė cilės nė disa raste i shkaktoi dėme tė mėdha…! UDB-ja, edhe me ndihmen e Shėrbimit sekret shqiptar tė Kosovės, nuk e kishte tė vėshtirė, qė t`i infiltronte njerėzit e saj ( shqiptarėzinjė) edhe nė radhet e UĒK-sė. Pastaj edhe grupi politik qė ishte dėrguar nga LDK-ja nė fshatrat e Drenicės (nė fillim tė luftės) kishte pėr mision denigrimin e ēlirimtarėve, duke bėrė thirrje nė popull qė tė mos i pėrkrahnin „ Grupet terroriste“ siē u thonin, tė mos u ofronin bukė e strehim! Me kėtė qėllim ishin nisur njė grup prej tyre, por si shpėrblim e moren njė dajak tė mirė nga ēlirimtarėt (nė Qirez) dhe u kthyen mbrapshtė me bishtin ndėr shalė! (Tė kujtojmė me kėtė rast edhe grupin e formuara nga LDK-ja, pas luftės nė mbledhjėn e gjoja “fakteve” kundėr ēlirimtarėve, tė cilin e udhėhiqte lėdėkeisti Eqrem Kryeziu). Dihen mirė kualifikimet dhe etiketimet e tyre kundėr ēlirimtarėve, duke i quajtur herė si dorė e zgjatur e Serbisė, njerėz tė frustruar, herė grupe katundarėsh, tė pashkolluar etj. etj. Nė Kosovė, ndiqej politika pasive e nėshtrimit ndaj okupatorit, sepse tė ashtuquajturat “elita politike” nuk kishin asnjė besim nė asgjė, pothuajse kishte humbur ideja e tė vepruarit ndryshe, mbjellnin frikė kudo e, dinjiteti gati ishte shtrirė pėrdhe!

     Kjo “elitė politike” edhe, nė kėto rrethana jetonte pėr mrekulli me paratė e shqiptarėve tė derdhura nė 3% ( qė sot e asaj dite nuk u muar vesh se ēka u bė me to), hanin, pinin, shetisnin, ndėrtonin shtėpi e vila, makina tė mira etj. etj. Por falė ēlirimtarėve trima dhe tė paepur edhe kjo gjendje e mjerė u pėrmbys dhe filloi rruga e vetme e duhur, pėr t’ia hequr frikėn, pėr t’ia kthyer besimin dhe dinjitetin popullit, qė gati kishte humbur ēdo shpresė.

     Shumė mallkime, sharje, pėrbuzje, pėrēmime, kundėrshtime, shantazhe e mosmirėnjohje kanė pėrjetuar e duruar ēlirimtarėt gjatė gjithė kohės nga shqiptarėzinjtė, tė cilėt ishin nėnshtruar e adaptuar me kohė nėn ēizmen e pushtuesit, dhe pėrmes kanaleve tė ndryshme kriminale, ata i kishin bashkuar ineteresat e tyre. Moto e tyre ishte bėrė: “Le tė digjet e gjithė bota, vetėm unė tė jem mirė”!

     Qė nė fillim, por sidomos pak para mbarimit tė luftės, kur e panė se lufta po mbaronte edhe po fitohej, UĒK-nė e vėrshuan me tė madhe edhe shumė shqiptarėzinjė, qė deri dje ishin kundėr! Duke e ditur se lufta ēlirimtare bėhej nė mėnyrė vullnetare dhe nuk kishte ndonjė kriter pėr pėrzgjedhjen e tyre, por secili mund tė inkuadrohej nė UĒK, ata me tė “drejtė” vlerėsonin se kohėt po ndryshonin dhe ishte momenti mė i duhur pėr t’i “larė” mundėsisht mėkatet e tyre tė mėparshme. E tani, shiten si “patriotė e ēlirimtarė” nė sytė e tė tjerėve! Lirisht, mund tė themi se UĒK-ja ishte e pėrbėrė nga dy kategori ose grupe tė interesit:

     Grupi i parė: - Ishin ata ēlirimtarė, qė kishin njė preokupim dhe interes tė vetėm; ēlirimin e plotė dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Pėr kėtė ideal dhe synim, i kishin rrokur armėt dhe ishin tė gatshėm ta sakrifikonin edhe jetėn.

     Grupi i dytė: - Ishin ata njerėz, qė kujdeseshin pėr mbijetesėn e tyre individuale dhe vepronin vetėm pė tė pėrfituar nga lufta.

     Qė tė gjithė ishin betuar mbi flamurin „Kuq e Zi“ ( e dimė se ēfarė thuhet nė Betimin e UĒK-sė), por kėtė betim e quan nė vend vetėm ata qė nuk e ndalėn luftėn deri nė rėnien e tyre, ndėrsa shumė tė tjerė e kishin nė rend tė parė mbijetesėn dhe pėrfitimet e kėsaj lufte, (pas luftės) e lanė pėrgjysmė kėtė betim tė shenjtė. Pas mbarimit tė kėsaj lufte tė lėnė pėrgjysmė, shumica e shqiptarėzinjėve vrapuan pas pėrfitimeve materiale e pozitave, duke uzurpuar ēdo gjė qė mund tė uzurpohej, nė emėr tė luftės! Duke uzurpuar e marrė merita tė paqena, tash na shesin “patriotizėm” nga pozitat e tyre nė hierarkinė politike e shoqėrore dhe janė mė tė zėshmit!

     Pėr tė qenė paradoksi edhe mė i madh, shumė shqiptarėzinjė qė s’kanė asnjė meritė tė luftės, qė s`kanė shkrepuar as edhe njė fishek tė vetėm, janė bėrė pėrfituesit e tė qenit “veteran i luftės”, ndėrsa shumė t`atillė qė kanė luftuar e kanė rėnė nė fushėn e nderit (edhe ata qė kanė rėnė para luftės sė UĒK-sė), kanė mbetur jashtė kėtij rregulli! Shumė familje e fėmijė dėshmorėsh, kanė mbetur pa asnjė pėrkujdesje shtetėrore etj. etj.

     Disa shqiptarėzinjė tė historisė sė Kosovės, por edhe tė viseve tjera shqiptare na janė shpallur nė mėnyrė zyrtare e shtetėrore “heronj”! Tė shumta janė sjelljet dhe keqpėrdorimet qė janė bėrė e, po bėhen nė dėm tė vlerave tė luftės nga shumė shqiptarėzinjė (profiterė tė luftės dhe gjendjes kaotike), sa qė nga njė herė nuk po dallohen qartė vlerat e mirėfillta me antivlerat e shoqėrisė sonė…!

     Tė gjithė e dimė dhe pajtohemi (pėrpos shqiptarėzinjėve) se ēėshtja shqiptare ende nuk ėshtė zgjidhur plotėsisht. Ende kemi copa tė mėdha tokash shqiptare, tė banuara me shumicė dėrmuese nga shqiptarėt, qė vazhdojnė tė jenė nėn pushtuesit sllavo-grekė. Qėllimi ynė gjithmonė ka qenė dhe duhet tė jetė njė shtet i vetėm pėr shqiptarėt, sikurse e kanė tė gjitha kombet tjera nė Ballkan e Evropė. Pėr kėtė qėllim, tė gjitha brezat janė pėrpjekur e kanė bėrė sakrifica tė shumta…!

     Asnjė luftė, asnjė pėrpjekje, asnjė sakrificė gjatė gjithė historisė sonė nuk ėshtė bėrė pėr gjė tjetėr, pos pėr Shqipėrinė Etnike - pėr atdheun e tė gjithė shqiptarėve! Nė kėtė rrugėtim tė gjatė, pėr bėrjen e Shqipėrisė, tė cilėn ende s’e kemi bėrė, pėrpos armiqve tė jashtėm qė dihen historikisht, na kanė e penguar e luftuar edhe shqiptarėzinjtė edhe do ta bėjnė edhe nė tė ardhmen. Do tė kemi ēimka, ndėskamca, e pengesa tė shumta prej tyre, dhe mund tė na vonojnė, por nuk do tė mund tė na ndalin nė bėrjen e Shqipėrisė!

     Ata, atėherė, po tė njejtit edhe sot zhvillojnė fushatė meskine, qė duke sharė disa udhėheqės tė dėshmuar, shajnė edhe vlerat e luftės sė UĒK-sė edhe pėrditė i akuzojnė ish-ushtarėt e lirisė, qė disa nė Hagė e, disa nė burgjet e Kosovės vuajnė pėr shkak tė denoncimeve tė tyre. Por e kotė ėshtė, se korbat nuk mund tė fluturojnė nė lartėsitė e shqipeve!

Londer, 14. 02. 2012

 

* ) Autori ėshtė kryeredaktor i portalit albaniapress.com.

 

 

FAIK SMAJLI:

DEGRADIMI I KOSOVĖS