Jemi tė shokuar nga vrasja e 2 tė rinjve tanė nė Gostivar.

 

 

POLICI SLLAV NUK DUHEJ TĖ GUXONTE…

 

Shkruan: Gjokė Dabaj - Durrės, 29 shkurt 2012

 

Shtojcė e pashtriku.org

Barbarėt e fillimshekullit tė XX-tė!

 

 

     Jemi tė shokuar nga vrasja e 2 tė rinjve tanė nė Gostivar. (Lexoni: Vrasja e shqiptarėve nė Maqedoni - Plotėsim i Sh.B) Nuk dimė ē’tė themi. Nuk dimė si tė i shprehim ngushėllimet pėr familjet e tyre. U themi: “T’ju rrojnė tė tjerėt!” U themi: “Shpirti i tyre shkoftė nė Xhenet!” Marrim pjesė nė kėtė dhimbje tė madhe, por ngushėllim nuk ka. Ngushėllimi ėshtė aq larg, sa mendja mė thotė, se edhe mbas 100 vjetėsh kjo vrasje nuk duhet tė harrohet. Nėse e harrojmė kėtė vrasje, duhet tė jemi tė sigurtė qė, pa shkuar shumė kohė, do tė na vriten edhe tė tjerė. Themi: Do tė na vriten edhe tė tjerė, sepse, ja ē’ka ndodhur nė tė kaluarėn po nė Gostivar:

 

     Nė vitin 1913, anglezja e madhe, Edith Durham, shkruan: “Nė Reēan tė Gostivarit, sėrbėt, pasi pushkatuan 30 vetė, 200 gra, fėmijė e pleq i mbyllėn nė 2 shtėpi dhe i dogjėn tė gjallė.” (Krahaso: Gj.DStrategjia e shqiptarėvet”, f.101)

     Dokumente tė tjerė vazhdojnė tė na japin tė tjerė lajme, secili mė i rėndė se tjetri.

     “Nė Zdunjė tė Gostivarit djegin 37 gra, fėmijė e burra. Tė nesėrmen 9 tė tjerė i ēojnė nė Vakuf tė Benicės dhe i masakrojnė.” (“Stratf.101)

     “Nė Simnicė tė Gostivarit djegin 113 shtėpi dhe vrasin 18 vetėStratf.102)

     “Pas 8 ditėsh, sekretari i nėnprefekturės ftoi me emėr 22 vetė, i lidhėn gjoja pėr t’i ēuar nė nėnprefekturė dhe i masakruan nė Vakuf tė Bencės.” (“Strat,” f.102)

     “Nė katundin Gjinovicė (Gostivar) djegin 7 shtėpi me njerėzit brenda. Vetėm nė 2 prej tyre (djegin) 17 vetė.” (“Stratf.102)

     “Nė Vėrtok pushkatojnė 18 vetė dhe i groposin nė Bigorė. 40 i ēojnė e i pushkatojnė nė Vakuf tė Benicės.” (“Stratf.102)

     “Nė Kalisht tė Gostivarit, rrugės pėr nė Pozheran, i vrasin dhe i therin 43 vetė.” (“Stratf.102)

     “Nė Ēergan vrasin 32 vetė, duke i ēuar pėr nė Gostivar.” (“Stratf.102)

     “Nė Qafė tė Gostivarit masakrohen 65 gra, pleq e fėmijė.” (“Stratf.102)

     Vetėm pėr kėto ploja tė vitit 1913, ne duhej t’i kishim sot e pakta 10 pėrmendore, pranė tė cilavet tė ēonim vit pėr vit mijėra tufa lulesh dhe tė ndiznim mijėra qirinj pėrshpirtnorė. T’i bėnin kėto ceremoni pėrkujtuese jo vetėm shqiptarėt, por edhe sllavomaqedonėt, nėse duan tė qytetėrohen, nėse duan ta humanizojnė vetėveten.

 

     Nė vitin 1921, kemi prapė, po nė trevat e Gostivarit, ploja tė papėrfytyrueshme. Po japim vetėm disa. (Ata qė i dinė mė mirė, mund t’i plotėsojnė ose edhe t’i saktėsojnė.)

     “Nė fshatrat e Gostivarit janė masakruar 408 shqiptarė, ndėr tė cilėt 79 gra e 5 fėmijė.” (“Stratf.106)

     “Nė Gjeshovicė (tė Gostivarit) u vranė 9 burra, u dogjėn 13 tė tjerė e 7 gra. Gjithsej 29 vetė,” (“Stratf.106)

     “Nė Kalisht tė Gostivarit u vranė 43 vetė.” (“Stratf.106)

 

     Nuk do tė mjaftonin 3 pėrmendore dhe nuk do tė mjaftonte t’i pėrmendnim kėta shembuj martirėsh vetėm kur tė na vriteshin tė tjerė. Do tė duhej, nė kujtim tė kėtyre viktimave, tė paktėn 1 herė nė vit, nė tė gjitha kishat e sllavomaqedonėvet tė ndizeshin qirinj pėrshpirtnorė. (Edhe nė xhamitė!) Kėshtu duhet tė bėjnė sllavomaqedonėt, nėse duan tė rrojnė me ne! Nėse nuk duan, Bota duhet ta marrė vesh qė sllavomaqedonėt nuk janė ende tė denjė pėr tė qenė qytetarė tė Evropės. Kėshtu duhet tė bėjmė edhe ne! Nėse nuk dimė tė bėjmė kėshtu, le ta dijė Bota, qė nuk jemi tė denjė as pėr Evropė, as pėr Azi!

 

     Nė vitin 1944,

     “Nė Gostivar janė pushkatuar mbi 100 vetė.” (“Stratf.110)

     “Prapė vriten, po nė Gostivar, edhe 20 vetė tė tjerė.” (“Stratf.110)

     “Nė Vrapēisht tė Gostivarit vriten mė se 150 vetė.” (“Stratf.110)

     “Nė Zhegė tė Gostivarit, therur me thika 12 vetė.” (“Strat.”f.111)

     “Arrestuar nė Gostivar dhe pushkatuar nė Kodrėn e Gradishtit, 75 vetė.” (“Stratf.111)

     “Nė Pirok tė Gostivarit, vrarė 27 vetė.” (“Strat.”f.111)

     “Nė kampin e Gostivarit, janė pushkatuar mė shumė se 300 vetė.” (“Stratf.111)

 

     Pushofshin nė pėrjetėsi edhe kėta 2 djem, sė bashku me tė panumėrtit, vrarė po kėshtu dhe po prej tė kėtillė njerėzish! Por, a mundet, a ėshtė e mundur, mė nė fund, tė mos e fajsojmė edhe vetėveten, pėr tė gjitha kėto qė na kanė ndodhur, dhe jo vetėm kėtu?! Nė kėtė ditė tė pėrcjelljes sė kėtyre 2 tė rinjve, para kohe, nė banesėn e tyre tė fundit, ē’duhet tė bėjė qeveria shqiptarte e Tiranės?! (Ē’bėri qeveria greke pėr tė ndjerin Aristotel Guma, e cila, me siguri, nuk kish tė drejtė kaq sa ne?!) Nė kėtė ditė tė pėrcjelljes sė dhimbshme tė kėtyre 2 tė rinjve “kundravajtės”, ēfarė duhet tė bėjė qeveria shqiptare e Prishtinės?! Mė e pakta qė do tė duhej tė bėnte pjesa shqiptare e qeverisė sė Shkupit, duhej tė ishte: Dorėheqja e pėrkohshme. Njė dorėheqje, njė largim nga qeveria, duke shtruar sė paku 2 kushte:

     1.Tė shpallet ditė zie shtetėrore nė krejt Republikėn e Maqedonisė, tė celebrohen ceremoni mortore nė tė gjitha kishat dhe xhamitė nė territorin e kėtij shteti.

     2. Me shpenzimet e shtetit, tė ngrihen, me kėtė rast, e pakta 20 pėrmendore nė kujtim tė njė pjese tė atyre tė vrarėve e tė masakruarvet shqiptarė, qė u pėrmendėn kėtu. (Tė tjerat pėrmendore tė lihen pėr kur tė na vritet dikush tjetėr po nė kėtė mėnyrė!) Kėsisoj, tė tjerė policė sllavė tė atij shteti, apo kushdo tjetėr i armatosur, nuk do ta kish kaq tė lehtė tė nxirte armėn kundėr jetės sė bashkėshtetasvet tė vet.

 

Durrės, 29 shkurt 2012