|
Pėrqasjet qeveritare
qė tė rrėnqethin mishtė! |
|
BASHKIMI KOMBĖTAR,
MOLLĖ E NDALUAR!? Shkruan Dr. Hasan LUĒI
28
Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i
mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i
rėndi qė ka ndodhur nė histori pėr vendin mė tė lashtė evropian,
pellazgo-iliro-shqiptar, siē dėshmon historia e kohėrave tė vjetra e moderne.
Vitet 1912-1915 shkuan nėn pushtetin e Komisionit tė Kontrollit Ndėrkombėtar
dhe me pushtime nė tė gjitha anėt e vendit, se gjoja shqiptarėt barinj nuk
dinin tė qeverisnin dhe fqinjėt grabitqarė me platformat shovene tė1844
(Naēertania pansllave serbe dhe Ideja e madhe helene) pasi sulmuan trojet
shqiptare etnike, natyrore e historike, po pėrlanin, sipas tyre troje osmane
gati 5 shekullorė, me miratimet e miqve fuqimėdhenj, qė po pėrfundonin
gjeopolitikėn ballkanase kolonialiste, si nga Perėndimi edhe nga Lindja. _____________________________________________________________________ Brenda trojeve shqiptare vepronin
tradhtarėt shqiptarė pėr tu bėrė mbretėr vasalė duke shitur territore nė tė
katėr horizontet e trojeve apo duke bėrė traktate copėtimesh me
serbo-malazezėt e revolta nga Esat pashė Toptani apo pėr tė risjellė baba
sulltanin (grebenistėt dhe dumbabistėt haxhiqamilistė etj.) dhe
vorio-epirotasit pėr tu bashkuar me nėnėn Greqi!? U bėnė edhe traktate
sekrete greko-italiane pėr copėtime tė reja, por plasi Lufta e Parė Botėrore
dhe antishqiptaristėt vendas e tė huaj u hodhėn nė veprim, se Shqipėria ėshtė
perla e Ballkanit. Vijmė shpejt nė 2012 pėr tė mos i lodhur
lexuesit, se ēka ndodhur nga1915-1990 deri sot e dimė mirė, por fati na zė
sėrish tė mbrapshtė nė njė ēorbė derri, se kemi 20 vjet qė prodhojmė
shkatėrrime, tragjedi, drama, varfėri nėn ombrellėn e tė ashtuquajturės
demokraci perėndimore, shkurt perėndim dielli me net polare nė trojet
shqiptare tė mirėnjohura pėr turizmin mė befasues, se ia kalojmė edhe Zvicrės
sė lakmuar pa detin. Shkurt, pasi u shkatėrrua Shqipėria e mbetur, ish
socialiste me emėr tė mirė dhe vend i pėrparuar bujqėsor industrial i
mirėnjohur nė botė, nė vitet 1990-1997 kur erdhėn edhe ushtritė e huaja pėr
pajtim e normalizim, u falėn kriminelėt, qė i vunė topat e avionėt popullit
dhe filloi alternimi i pushtetit blu-rozė, se populli nuk e ka zgjidhur ende
si e pse u rrėzua komunizmi dhe pse demokracia e filluar po ha veten 20 vjet.
Kėshtu nė fakt nga 1990 vendi mbeti i varur si trasta nė degė nėn
protektoratin e BE, OSBE, NATO, OKB. Kėtė fat pėsoi edhe shteti i dytė
shqiptar nė trojet tona, Kosova e cunguar sėrish nėn tė njėjtat tutela, por
me risinė e re se nuk valėvit flamurin kombėtar tė Skėnderbeut e Ismail
Qemalit, por 6 yje domethėnė shtet shumėetnik. Lugina e Preshevės iu la
Serbisė nga ēorba Ahtisari me bekim tė OKB. Maqedonia u krijua shtet liliput i majmur me trojet
shqiptare, pėrfshi ato qė Ahmet Zogu qerasi serbėt qė e risollėn nė pushtet. Mali
i Zi liliput mban trojet shqiptare qė thithi qė nga Kongresi i Berlinit e
Traktati i Shėn Stefanit. Nė kėto troje nėn kolonizim, shqiptarėt nuk gėzojnė
as tė drejtėn e flamurit kombėtar dhe po heqin tė zezat si qytetarė tė dorės
sė dytė e tė tretė ose tė dėbuar nė mėrgim me formula spastrimi etnik,
genocide, shkėmbim popullsie e marifete tė tjera policoro-diplomatike. Qeveritarėt tanė shkojnė atje, hanė e
pinė dhe lumturohen se shqiptarėt jetojnė nė demokraci. Pėr Ēamėrinė, as qė
bėhet fjalė se Greqia deklaron se nuk ka ēėshtje ēame, duke e shoqėruar me
akuzat e ligjit tė luftės nėn Musolinin fashist, me ngrirjen e llogarive e
pasurive tė shqiptarėve dhe me gjoja bashkėpunimin me hitlerianėt, qė ēuan nė
spastrimin etnik e genocidin nga zervistėt fashistė grekė, nėn kujdesin e
miqve tė mėdhenj tė Greqisė, e cila ėshtė idhull i tyre pėr themelimin e
kulturės perėndimore. Por qeveritarėt shqiptarė flasin pėr marrėdhėnie tė
shkėlqyera me Greqinė, kanė frikė tė ngrenė ēėshtjen ēame e tė kundėrshtojnė
me forcė synimet pėr Vorio-Epirin dhe e qerasin Greqinė me detin e naftėn
tonė, duke u bėrė lepitkė grekomadhe. Pėrsėri, shqiptarėt tė ndarė e tė
pėrēarė nė 150 parti nga brenda e nga jashtė, nga vetvetja dhe nga tė
ashtuquajturit miq pėr fiq gjeopolitikė fatbėrės. Por kjo gjendje mjerane mė
2012, nė 100 vjetorin e pavarėsisė, ėshtė njė zvarritje e shkaktuar nga
peshkaqenėt e vet shqiptarė qė u morėn me grabitjen e pasurive kombėtare, tė
bėra me gjakun e djersėn e popullit gjatė Shqipėrisė sė Re socialiste, duke
mos i njohur asnjė meritė tė merituar dhe po stolisin shtetin e klaneve tė
veta, nė bashkėpunim e mirėkuptim, por me sherre e shamata pėr tė mashtruar
popullin e mbetur cung, se shumica e banorėve iku nė kėrkim tė bukės sė gojės
dhe pakica ha veten nė varfėritė skajshme, duke parė bosėt e parlamentit e tė
sulltan shtetit, tė pleksur me fije tė dukshme e tė padukshme me pakte tė
mira tė jashtme, por mė tepėr me pisllėqe tė jashtme tė botės nė krizė, qė nė
kėrthizėn politiko-ekonomiko-kulturore, krizėn e pėrhershme kapitaliste. Veē gjendjes kaotike e anarkike, krizės
shpirtėrore e kulturore, dhe pikėpyetjeve tė mėdha para zgjedhjeve tė 1913,
pra vitit po ters shqiptar, mė 1912 nė Shqipėri njė pjesė e detit Jon iu dha
Greqisė me marrėveshje qeveritare, siē kuptohet duke kėmbyer troje e naftėn
shqiptare me pazare llogarish rrjedhėse, qė nga nisja e demokracisė mė 1990
dhe kur nė muret e parlamentit grek janė gdhendur emrat e krahinave tė
Shqipėrisė sė jugut, qė Greqia i mėton si Vorio-Epir. Edhe nė Kosovė
vazhdon kanceri i Mitrovicės sė Veriut etj. Ēibanė Ahtisari me kishat gjoja
serbe e pakicat etnike nė Kosovėn me banorė shumicė shqiptare etnike,
natyrore e historike. Edhe mė keq kur mė 14 janar 2012 nė Kosovė ndodhi
protesta ligjore, qė u krahasua me atė tė 21 janarit 2011 nė Tiranė, ku u
vranė 4 vetė, njė krim e turp qeveritar. Kjo pėrqasje tė rrėnqeth mishtė, se
qeverisjet ngjajnė si dy pika uji kur Kosova ka mė shumė halle dhe duhet tė jetė mė e kujdesshme nė ēdo hap. Pas 100 vjetėsh sėrish
e quajmė veten jo komb shqiptar, por krahinarė gegė, toskė, kosovarė, ēamė
etj., se ende nuk duam tė bėjmė shtet e komb, se duam bajrak, bej, sulltanat
pėr tė plaēkitur pasuritė kombėtare dhe kėto veprime squhen faj e krim, a
ndotje morale. Pas kėtyre sqarimeve tė shkurtra pėr ata
qė duan tė kuptojnė vjen ėmbėlsira: si nė Tiranėn zyrtare dhe nė Kosovėn,
qė ende bie erė baruti i spastrimit etnik e genocidit millosheviēar,
deklarohet pa u skuqur, pa u zverdhur para shqiptarėve tė kudondodhur dhe
botės mbarė, se nuk ėshtė koha pėr bashkim kombėtar, fare thjeshtė, pa
shpjeguar pse e qysh, nga koka e vet apo nga koka e klaneve e miqve tė vet. Pse
i mbajnė avazin atyre antishqiptarizmave qė gėlojnė tashmė nga shekujt e
kaluar dhe nuk kanė bėrė qoftė kėrkesa formale a vėnė kushte minimale
faktorėve ndėrkombėtarė tė pėrfshirė nė ēėshtjet shqiptare nė bazė tė
konventave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e liritė e njeriut, tė parimeve tė
vetėvendosjes sė popujve dhe integruese etj., qė u zbatuan edhe vitet e
fundit nė ish Jugosllavi e gjetkė dhe vetėm pėr shqiptarėt qenka kusht
detyrues statuskuoja e kufijve tė shek.XIX, XX e XXI!? Kush i autorizoi tė
bėjnė kėto deklarata kur nuk kanė asnjė vendim kuvendi, asnjė vendim qeverie,
asnjė referendum popullor etj., sikur tishte pronė e tė parėve tė tyre! Nėse
ka vendime tė tilla, atėhere tė bėhen publike, si pėr shqiptarėt edhe pėr
botėn e jashtme. Nėse ka marrėveshje sekrete dhe doemos qė ka, le tė hapen
arkivat, qė nga Kongresi i Berlinit e deri mė sot, duke i pėrmbledhur nė
vėllimet pėrkatėse. Ky ėshtė njė detyrim i qeverisjeve tė
shqiptarėve sot. Ne nuk ua japim votat dhe nuk paguajmė taksat qė tė na
mashtrojnė, si ua ka ėnda klaneve qeverisėse dhe bosėve mafiozė demokratė e
malukatė grykės pėr pasuritė e mbi e nėn tokės sė trojeve shqiptare. Shqiptarėt
atdhetarė tė kudondodhur duhet tė kėrkojnė transparencė tė plotė pėr ēėshtjet
qė kanė tė bėjnė me bashkimin e kombit shqiptar dhe marrėdhėniet me fqinjėt
tanė nė bisedime dypalėshe e shumėpalėshe nė OKB, BE,OSBE, NATO etj. Ti
jepet fund diplomacisė sekrete pėr ēėshtjet shqiptare dhe tu jepet fund
protektorateve tė huaja mbi trojet e qeverisjet shqiptare, mbi popullin
shqiptar, pėrfshi edhe qeverisjen me guvernatorėt diplomatė tė pėrmasave
trojka, skifterė e Ahtisarė, qė shpesh flasin si e ėma e Zeqos majė thanės
dhe pasi majmen edhe pak nė trojet shqiptare, kėta ustallarė ikin me dekorata
plot gjoksin pėr bėmat, qė u kanė pėlqyer atyre dhe shqiptarėt i lėnė shekull
pas shekulli tė nėpėrkėmbur, tė pėrgojuar, qė i ngulin e i shkulin, sipas
orekseve tė kohės pėr ta hedhur lumin pa lagur. Ndonjė i huaj flet nėpėr dhėmbė
se shqiptarėt duhen bashkuar, por presin pėr tė vepruar! Nėse nuk kėrkojmė tė drejtat tona, bota
nuk na jep asgjė, por kur kemi luftuar me pėrkushtim, na kanė lėshuar ca
thėrrime, por jo tortėn e plotė, se vepron ende politika e kulaēit dhe e
kėrbaēit shqiptar e tė huaj. Shqiptarėt e pabashkuar do tė kenė rreziqe tė
reja nė sfidat e ardhshme. Meqė jemi vėllezėr tė njė mėmėdheu, tė veprojmė sė
bashku nė mirėkuptim, ndryshe drejtuesit fatkeqė do na ēojnė nė gremina tė
reja, se dhuna sjell dhunėn, revoltėn kur na duhet me doemos paqja pėr tė
zgjidhur problemet kombėtare. Plaku i Vlorės e ka thėnė me kohės atė qė
kėrkuan edhe rilindasit e lirisė e pavarėsisė mė parė, se pa Kosovė (nė
kuptimin e gjerė nėn ish Jugosllavi) dhe pa Ēamėri nuk mund tė ketė Shqipėri
etnike, natyrore, historike. Asnjėra nga kėto krahina nuk mund tė jetojė e
pėrparojė pa tėrėsinė e pasurive tė veta nė ēdo skaj, siē e kanė treguar jo
njėherė vetė atdhetarėt e pėrkushtuar shqiptarė, por edhe tė huajt miq tė
vėrtetė tė shqiptarėve, tė cilėt kanė shkruar vepra tė argumentuara mirė. Pse
ne shqiptarėt e sotėm nuk po ndjekim rrugėn e nisur nė shekuj pėr tu
mbrojtur nga pushtuesit e huaj tė ēdo forme e mėnyre tė sundimit kolonial,
gjysmė kolonial apo integrues nė dėmin mbarėkombėtar shqiptar? Pėrvoja shekullore, tė paktėn duke filluar
nga epopeja e Skėnderbeut, qė shpėtoi edhe krishterimin evropian nga osmanėt,
qė nga pėrpjekja e Ali pashė Tepelenės, nga kryengritjet e mėdha qė kulmuan
Lidhjen e Prizrenit, shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, nga Kongresi i
Lushnjės e Luftės sė Vlorės, nga LANĒ-i dhe nga UĒK-ja qė ēimentuan liri e
pavarėsi tė shqiptarėve, janė shembulli mė kuptimplotė dhe udhėrrėfyes pėr
shqiptarėt qė guxojnė tė mbrohen nga padrejtėsitė e kohėve tė kaluara dhe tė
hedhin nė koshin e plehrave traktatet e diplomacive sekrete dhe tė zhabave tė
qeverisjeve klanore, krahinore etj., qė gėlojnė ende sot pėr tė keqen e
shqiptarėve nė trojet etnike, natyrore e historike. Shqipėria nuk do tė jetė
vend i zhvilluar as mė 2012-2015, siē deklaron mbreti blu, por as mė 2050 apo
3000 me kėto probleme tė mėdha pėrēarjesh, dhjetra e qindra partish nė ēdo
krahinė shqiptare, me dy shtete me bashkėpunim minimal, dhėntė zoti jo
rivalė, dhe me troje shqiptare nėn fqinjėt. Kėrkesa e bashkimit tė kombit ėshtė
ligjore, drejtėsi, dinjitet e sovranitet kombėtar, i barabartė me ata nė BE e
OKB. Shteti shqiptar i bėri pronarė tokash pakicėn greke, por paradoksi ėshtė
se nuk kėrkohet kthimi i ēamėve nė vatrat e veta etnike. Ne jemi atdhetarė e
mėmėdhetarė dhe jo nacionalistė, siē u pėlqen tė na akuzojnė
antishqiptaristėt. Shqiptarėt duhet tė rizgjohen e jo te kėmbėt, nė vend tė
qėndresės atdhetare, tė luftojnė kundėr fyerjeve nga kushdo, tė ngrihen nė
protesta publike kundėr kameleonėve dhe rrufjanėve politikė, mos presim tė na
trajtojnė si ēobani dhėntė e dhitė. Mos ēarmatosemi kur fqinjėt tanė
armatosen. Tė kalitim vullnetin atdhetar pėr bashkim kombėtar, se shumica e
shqiptarėve e do si sytė e vet. Tiranė, 04. 02. 2012 |
|
|